Irina

Vjehrra: Nusja bën magji, më theu krahun. Djali: I fute kokën mes këmbëve e i shkule flokët

Zënkat nuse e vjehrrë janë më të zakonshmet në familjet shqiptare.

Një histori sherresh familjare që ka mbërritur deri në dyert e gjykatës ka dalë sot në emisionin “Me zemër të hapur” në News24.

Dhuna në familje është një nga fenomenet më të rënda e cila vazhdon të godasë çdo ditë shoqërinë tonë. Një nënë 65-vjeçare akuzon të birin dhe nusen e tij se e kanë dhunuar disa herë fizikisht e psikologjikisht gjatë jetesës së tyre të përbashkët.

Çifti i ri kishte konflikte të shumta mes tyre, 65-vjeçarja thotë se ka mbrojtur nusen pasi nuk dëshironte që i biri të divorcohej dhe fëmijët e tij të përjetonin një dramë kaq të fortë.

Megjithatë ajo u akuzua se ishte shkaktare e atyre që po ndodhnin, filluan me fjalë e më pas situata agravoi dhe përfunduan në dyert e policisë dhe gjykatës.

65-vjeçarja ka kërkuar urdhër të menjëhershëm mbrojtje pasi akuzoi nusen se i theu dorën ndërsa i biri e tërhoqi zvarrë. Ajo e akuzon nusen e djalit se i ka bërë magji djalit dhe asaj vetë.

Sipas saj, djali dhe nisja kanë zaptuar një pjesë të shtëpisë dhe jetojnë atje afër saj, ajo nuk e dëshiron këtë gjë dhe kërkon largimin sa më parë. Dëshiron të jetojë e vetme dhe e qetë larg tyre.
“Djalit i kam gjetur copën e drurit në jastëk kur po i rregulloja krevatin dhe nuk e preka më krevatin. Thosha pse më hedh këtë pluhurin e bardhë. Nusja jonë është pritur më së miri në shtëpi. Unë i kam ruajtur fëmijët. Ajo nuk pyeste. I thosha fol si njeri. Çonte televizorin tek muzika në pikë të mëngjesit, merrte telekomandën dhe bënte fiu-fiu. I shkrova letër djalit tim, si nuk dite me i fol njëherë asaj tamam. Në u bëmë copë për atë. Fëmijët i kam rritur. Kur çohej në mëngjes, i ka rënë plaka skleroza thoshte. Që kaq vite dhe më doli skleroza. Më thoshin ik tek dhëndurët”, tregoi 65-vjeçarja.

Nga ana tjetër djali ka ndërhyrje në lidhje telefonike dhe ka akuzuar nënën se ka dorë dhe se në rastin që shkoi deri në gjykatë, nusja kishte reaguar për vetëmbrojtje pasi e ëma i kishte shkulur një tufë flokësh dhe nuk e lëshonte.

“Situata ka qenë para ca kohësh e vështirë por tani nuk besoj se është e vështirë. Unë them se i rregullova punët. Si nëna dhe nusja donin t’i shkonte e vetja, motrat ndërhynin dhe arritën gjërat deri këtu. U largova një vit nga shtëpia, shkova me qira se ashtu ishte situata. Ika për të qetësuar situatën. U arrit të vihej dorë. Kockat i kam shtrembëruar për këtë shtëpi. Kam punuar, kam qenë djalë i vetëm. I thashë nënës do kthehem në shtëpi, se nuk e shtyj dot me qira vet i pestë. I thashë mbaje pjesën më të madhe të shtëpisë.
Nana dhe nusja nuk përputheshin. Nëna është nënë nuk të bëhet njeri nënë dhe unë rashë mes dy zjarreve”, tregoi i biri.

Ai tha se nëna i kishte thënë të ndahej nga nusja por se nuk mund ta lërë gruan me të cilën ka tre fëmijë.

“Më pati thënë lërë nusen merr çunat. Njeriu ndahet për dy gjëra, më thoshte dembele, por aq e ka njeriu. Nëna ime ka dorë, është nevrike, të gjuan.
Nëna ime i kishte shkulur një tufë flokë nuses. Kishte ardhur nëna, gruaja me dy fëmijë në krah, kishte vajtur nëna i kishte ulur kokën poshtë tek shalët dhe i kishte shkulur flokët. Nusja për t’i hequr duart e kishte shtyrë dhe ishte vrarë. Nëna shan me fjalë meshkujsh. Kam vendosur një mur që mos ta shohë nusen, se nuk do ta shohë fare. I thotë një e dy magjistare”, tha djali i 65-vjeçares.

Me gjithë kokëfortësinë si e moshuara ashtu dhe i biri vendosën të takoheshin për të gjetur një zgjidhje dhe gjuhë të përbashkët komunikimi.

Vjehrra: Nusja bën magji, më theu krahun. Djali: I fute kokën mes këmbëve e i shkule flokët Read More »

Nisin hallet me drejtësinë për ish presidentin Nishani, Gjykata e Tiranës e shpall në kërkim

Politikani i radhës i cili i ka hyrë halleve me drejtësinë është Bujar Nishani i cili për shkak të deklaratave që bën pa i menduar gjatë, ka bërë që Gjykata e Tiranës ta shpallë në kërkim.

Gjykata e Tiranës i ka dërguar një letër zyrës së gjendjes civile për të gjetur adresën e Bujar Nishanit, pasi do i kërkojë të paraqitet si i paditur pas kallëzimit nga trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit Christain Panuçi. Me 1 tetor 2018, gjykata iu drejtua me shkresë zyrës së gjendjes civile për të kërkuar informacion mbi palën e paditur që është Bujar Nishani. Pergjigjia që gjykata ka marrë nga gjendja civile është: ‘Ka ndërruar adresë’.

Pas kësaj, Gjykata është detyruar ta ‘shpallë në kërkim’ ish – presidentin pasi nuk dihet se ku banon, për t’i dërguar etëthirrjen./korrieri

Nisin hallet me drejtësinë për ish presidentin Nishani, Gjykata e Tiranës e shpall në kërkim Read More »

Pas hidhërimit nga Brace, shfaqen buzëqeshjet në Kuvend: Vallë nga bojkoti i opozitës apo… batutat e Majkos?

Punimet e Kuvendit nisën me një vërejtje të deputetit dhe kreut të Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe, dhe u shoqëruan me diskutime të shumta. Kjo disa prej deputetëve u la nj ëshije të hidhur, por më pas të gjithë janë parë të buzëqeshur në punimet e kësaj seance ku mungonte opozita.

Ndërkohë, ajo që u vu re janë fytyrat e qeshura të disa prej ligjvënësve të mazhorancës. Më poshtë do të shihni disa momente të ksuara nga objektivi i aparatit.

Pas hidhërimit nga Brace, shfaqen buzëqeshjet në Kuvend: Vallë nga bojkoti i opozitës apo… batutat e Majkos? Read More »

Paditet në Prokurori Edi Rama, rrezikon deri në 5 vite burg

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë paditur në Prokurori kryeministrin Edi Rama. Kallëzimi i partive opozitare ndaj Ramës lidhjet me ngjarjen e bujshme të dhunimit të Xhisiela Malokut nga djali i deputetit socialist, Rrahman Rraja.

Padia konsiston në kërcënimin që Rama i bëri ish-nënkomisarit Emiljano Nuhu, që denoncoi ngjarjen, duke e quajtur horr dhe duke thënë se nuk do t’i ndahet këmba-këmbës.

Gjithashtu, Nuhu, që tashmë ndodhet në arrati, tha se është kërcënuar me jetë në zyrën e tij nga të afërm të deputetit socialist, Rrahman Rraja dhe në prani të kryetarit të grupit parlamentar, Taulant Balla.

Kreu i grupit të PD, Edmond Spaho, tha nga Prokuroria e Tiranës se ndaj Ramës rëndojnë disa akuza të rënda, për të cilat kreu i qeverisë rrezikon deri në 4-5 vite burg./Pamfleti

Paditet në Prokurori Edi Rama, rrezikon deri në 5 vite burg Read More »

Shpartallohet LSI, Manjani del hapur kundër Metës dhe bën paralajmërimin alarmues: Deklaratat e Presidentit janë shqetësuese!

Lëvizja Socialiste për Integrim po shpartallohet dita-ditës, teksa po dalin kundër njëri-tjetrit edhe njerëzit më të afërt të partisë. Vetë themeluesi i kësaj partie, Presidenti Ilir Meta, duket se ka humbur besimin e njerëzve përeth, të cilët janë lodhur nga skandalet, vjedhjet dhe krimet e tij.

Ilir Meta është kthyer në njeriun më të urryer kohët e fundit për shqiptarët, grekët, por edhe më gjerë der i në Bruksel, për shkak se po mban peng marrëveshjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë. Për këtë arsye, ka dalë kundër Metës edhe ish-ministri i Drejtësisë, njeriu i LSI, Ylli Manjani.

Meta tha dje në një intervistë për “Zërin e Amerikës” se është dakord me kryeministrin Edi Rama për paktin me Greqinë për kufirin detar dhe cështjet e tjera të vjetra që po diskutohen në paketën mes dy vendeve, por marrëveshja duhet të kalojë në Kuvend në momentin që të ngrihet Gjykata Kushtetuese, pasi aktualisht ky institucion është jashtë funksionit për shkak të përjashtimeve që kanë ardhur nga vettingu.

Kjo gjë ka shqetësuar ish-ministrin Manjani, i cili në një postim në Facebook, shkruan se deklarata e Metës është shqetësuese dhe se presidenti nuk duhet të presë Gjykatën Kushtetuese për një proces fals negociatash.

Reagimi i plotë i Ylli Manjanit:

Është shqetësuese deklarata e Presidentit të Republikës që:”marrëveshja e detit me Greqinë të kalojë pas krijimit të Gjykatës Kushtetuese”… Presidenti si kryetar i shtetit, nuk ka pse të presë Gjykatën Kushtetuese për të denoncuar një proçes fallco negociatash, totalisht të diktuar nga qeveria Greke!

Ai proces diktati, i pranuar paturpësisht nga Qeveria jonë, ka prodhuar një draft marrëveshje dhe një hartë skandaloze që është shkëmbim i pastër territori. Jepet shelf continental për të marrë ujë me kripë!!

Presidenti, si përfaqësues i unitetit të popullit, duhet thjesht ta denoncojë këtë farsë dhe produktin e saj anti kombëtar. Në vijim Ai duhet të na sigurojë se nuk do të autorizojë nënshkrimin e asaj marrëveshje, pavarësisht ka apo jo Gjykatë Kushtetuese!

Autorizimi (Plotfuqishmëria) është detyrë kushtetuese e Tij, jo e Gjykatës. Ndaj ska pse të fshihet pas argumentit (jo të pa drejtë) që ska gjykatë, por të garantojë popullin Shqiptar që sdo lejojë shkëmbim territori me Greqinë!

Kaq i kërkohet të bëjë! Shqipëria dhe Greqia janë prej mëse 1 viti në një proces intensiv negociatash, për të arritur një marrëveshje për kufijtë detar dhe të tjera çështje që ndajnë të dy vendet.

Shpartallohet LSI, Manjani del hapur kundër Metës dhe bën paralajmërimin alarmues: Deklaratat e Presidentit janë shqetësuese! Read More »

Ja një “shpifje”: Rama i firmosi deputetit Alket Hyseni, resortin 11 mijë m2 në Himarë, për ta ndërtuar mbi tokë të vjedhur

Në raportin e “Taskë Forcës”, nuk publikoi vjedhjen 90 hektarë toka në Panaja, Mifol, Darëzezë  e deri në bregdetin e  Semanit, të zhvatura me falsifikime nga Pëllumb Petritaj e Artur (Genc) Shehu, nga të cilat ka marrë 12 hektarë, si “shpërblim”
Bëhet fjalë, për Alket Hysenin, i cili, pasi klani Rama, përzuri “pashain” Koço Kokëdhima, u bë “aga” i bregdetit Vlorë-Sarandë dhe po grabit në çdo milimetër.

Kujtojmë, që në vitin 2014, kryeministri “i vari mëlçitë e pronave në qafë”, duke e caktuar kryetar të “Taskë Forcës”, për zbulimin e tokave të vjedhura, kur vetë Alket Hyseni është krye-falsifikatori i dosjeve dhe kryehajduti i tokave në bregdet, së bashku me dy mafiozët Pëllumb Petritaj, në favor të të cilit, deputeti Hyseni, në raportin e “Taskë Forcës”, nuk publikoi vjedhjen 90 hektarë toka në Panaja, Mifol, Darëzezë  e deri në bregdetin e  Semanit, të zhvatura me falsifikime bashkë me Artur (Genc) Shehun, nga të cilët ka marrë 12 hektarë, si “shpërblim”.

“Shpifja” që po publikojmë sot, është kjo:

Me Vendim nr. 11, datë 7 qershor 2016 të KRRTSH, kryetari dhe kryeministri Edi Rama, ka miratuar lejen për ndërtimin e kompleksit turistik “Ionian Olea”, me vila e apartamente në bregdetin e Dhërmiut, mbi tokë bujqësore në plazhin e Drimadhes, ZK. nr. 1481, nr. 1481  dhe nr. 1739, kërkuar nga Mirela Papuli e Artan Dumi, si ndërtues.

Prapa këtij resorti, fshihet deputeti Alket Hyseni, me profesion “falsifikator e hajdut tokash”, mbasi dy parcelat me sipërfaqe 5 mijë m2 dhe 6 mijë m2 tokë bujqësore, janë prona të Zyrës ligjore private “Hyseni & Associates”, regjistruar në QKR, në janar 2006, në emër të babait të tij 80 vjeçar, Namik Hyseni, administruar prej Alket Hysenit deri në vitin 2014, kur u emërua drejtor i “Taskë Forcës për pronat në bregdet”, zëvendësuar nga kunati i tij Idajet Çelaj.

Sipas dokumenteve ligjore (vendim gjykate), toka 11 mijë m2, pronë e studios ligjore “Hyseni&Associates”, rezulton e përfituar nga deputeti Hyseni, me falsikim dosjesh pronësie, të pronarëve legjitimë.

Për t’i shpëtuar sekuestros së mundshme, kur të mos jetë ky pushtet hadutësh, me leje të qeverisë “Rama” dhe Vendim nr. 11, datë 7 qershor 2016, të KRRTSH, deputeti bëri tjetrësimin me klering (vila e apartamente), te firma ndërtuese  e resortit “Ionian Olea”.

Këto 11 mijë m2 tokë, që ka vjedhur deputeti Hyseni, kryeministri Rama e di që nuk është shpifje, por vjedhje me falsifikim dokumentesh, dosje false e shit-blerje fiktive, që kanë kaluar nga duart e Pëllumb Petritajt, tek deputeti Alket Hyseni, i cili është organizatori i gjithë këtij skenari vjedhjeje me falsifikim, mbasi kishte në dorë lejen dhe vulat e qeverisë./Pamfleti

Ja një “shpifje”: Rama i firmosi deputetit Alket Hyseni, resortin 11 mijë m2 në Himarë, për ta ndërtuar mbi tokë të vjedhur Read More »

Paolo Fox sapo dha parashikimin e fundit: Këto shenja Horoskopi sot duhet të kenë shumë kujdes

Astrologu Paolo Fox ka listuar shenjat që do të jenë më pak të favorizuara ditën e sotme nga yjet.

Peshqit/ Nganjëherë besoni se dhimbja juaj është unike, që brengat që përjetoni dhe situatat e vështira që jetoni nuk mund të kuptohen nga të tjerët. Por edhe nëse ka vështirësi, kjo është një kohë e mirë. Por ka disa ngatërresa që mund t’ju shtyjnë të bëni disa pyetje.

Ju po përpiqeni të kuptoni nëse ajo që ju po bëni vërtet ju bën të lumtur dhe është në gjendje t’ju kënaqë në të ardhmen. Tejkalimi i një vështirësie është i mundur, vetëm nëse keni një person simpatik në anën tuaj që mund t’ju tregojë dashuri. Në dashuri ka një gjendje pozitive astrologjike falë edhe aspektit të shkëlqyer të Venusit.

Ujori/ Ju po kaloni një moment të veçantë nga i cili duket i vështirë për të dalë, por horoskopi sot sinjalizon një shërim të mirë. Mundohuni të jeni më pozitiv dhe të mos derdhni këto tensione në dashuri.

Në fakt, ju jeni një shenjë shumë pozitive, e bukur dhe optimiste. Por kini kujdes në këtë ditë që të jeni të qartë. Mos kini një qëndrim të luhatshëm dhe jo miqësor që mund të krijojë siklet dhe konfuzion.

Dashi/ Duhet të kesh kurajo, veçanërisht nëse ke filluar kohët e fundit në nisma dhe projekte të reja. Në përgjithësi ju jeni një shenjë mjaft e drejtpërdrejtë dhe e guximshme dhe nuk i frikësoheni sfidave të reja. Ndonjëherë ju merrni një qëndrim të çuditshëm.

Preferoni të largoheni nga ata që nuk ju kuptojnë ju ose nga mjediset dhe njerëzit që nuk e konsiderojnë lartësinë tuaj. Por ky është një kusht i përkohshëm sepse nuk mund të qëndrosh i vetëm. Në dashuri do të rimëkëmbemi sidomos para fundit të vitit.

Paolo Fox sapo dha parashikimin e fundit: Këto shenja Horoskopi sot duhet të kenë shumë kujdes Read More »