Irina

Petulla me miell misri dhe djathë të bardhë – Receta me shije unike

Përgatitja e petullave është një nga traditat më të dashura për amvisat.

Të ëmbla, me djathë apo fruta, mënyrat e përgatitjes janë të pafundme, mjafton vetëm që të zgjidhni se cilën dëshironi.

AgroWeb.org ju shton dhe një tjetër recetë për përgatitjen e petullave, kësaj radhe mielli i misrit është përbërësi kryesor.

Të shpjeta dhe me pak mundim, këto petulla janë perfekte për t’i përgatitur në çdo orë të ditës.
Përgatitja e Petullave me Miell Misri
Përbërësit
200 gr miell misri

50 gr miell gruri

2 vezë

Gjysmë gotë më qumësht

djathë i thërmuar

Vaj për skuqje
Përgatitja
Në një tas përzjeni miellin e misrit dhe miellin e grurit.

Në mes hapni një vend me dorë dhe hidhni vezët dhe djathin e thërmuar dhe përzjejini me ndihmën e telit të kuzhinës.

Më pas shtoni qumështin e nevojitur për recetën dhe përsëri përzjejini me telin e kuzhinës në mënyrë që të krijojnë një masë homogjene.

Brumi i formuar do të ketë trashësinë e petullave të zakonshme, por nëse e gjykoni që e leni pak më të trashë mund t’i shtoni dhe pak qumësht.

Po ashtu edhe nëse brumi ju duket pak i lëngshëm, atëherë AgroWeb.org ju këshillon të shtoni dhe pak miell misri.

Pasi brumi të ketë formuar një masë të plotë, mbulojeni me një pecetë dhe lëreni përreth 30 minuta.

Në një tenxhere shtoni vajin për skuqje dhe vendoseni në zjarr.

Me ndihmën e një luge merrni brumin e përgatitur dhe hidheni në tenxhere kur vaji të jetë në temeraturën e duhur.

AgroWeb.org ju këshillon që petullat t’i ktheni nga të dyja anët, në mënyrë që të marrin një ngjyrë të artë.

Në një pjatë të madhe vendosni disa letra kuzhine dhe vendosni aty petullat që skuqni.

Letrat e kuzhinës do të përthithin yndyrën e tepërt, duke i lënë petullat krokante dhe të shijshme.

Këto petulla mund t’i shërbeni për mëngjes, por nëse dëshironi mund t’i konsumoni për çdo vakt./AgroWeb.org

Petulla me miell misri dhe djathë të bardhë – Receta me shije unike Read More »

Horoskopi ditor, zbulo parashikimin e yjeve për shenjën tënde

DASHI

Sot do të kuptoni çdo bisedë që bënë partneri. Nëse nuk jeni çift, do të keni takime interesnate. Në aspektin financiar ju do të mendoni në mënyrën e duhur, për të kryer shpenzime.

DEMI

Sot do të shprehni gjithçka që mendoni te partneri juaj. Nëse nuk jeni çift, nuk do të keni dëshirë të takoni persona të rinj. Në aspektin financiar do të keni më shumë të ardhura.

BINJAKET

Sot disa gjëra nuk do të realizohen ashtu siç doni ju në aspektin afektiv. Nëse nuk jeni çift, do të keni një ditë të zakonshme. Në financë nuk duhet të bëni shumë blerje.

GAFORRJA

Sot do të jetë një ditë pozitive në aspektin afektiv. Nëse nuk jeni çift, do të keni një takim që do të ndryshojë disa gjëra te ju. Në financë mund të bëni shpenzimet që doni.

LUANI

Sot nuk do të keni një komunikim të duhur me partnerin tuaj. Nëse nuk jeni çift, do të takoni persona të rëndësishëm. Në aspektin financiar kryeni shpenzimet që ju duhen më shumë.

VIRGJERESHA

Sot do të jetë një ditë e zakonshme për aspektin afektiv. Nëse nuk jeni çift, do të keni një surpiza të këndshme nga takimi që do të keni. Meanxhoni siç duhet financat tuaja.

PESHORJA

Sot do të tregoheni tolerant me partnerin tuaj. Nëse nuk jeni çift, do të dilni për t’u argëtuar me shoqërinë. Ju i keni realizuar me sukses financat tuaja, prandaj do të investoni.

AKREPI

Sot duhet të keni një sjellje të mirë me partnerin tuaj. Nëse nuk jeni çift, do të përfitoni nga ftesat që do t’ju bëhen. Në aspektin financiar ju nuk duhet të bëni shpenzime.

SHIGJETARI

Sot do të mendoni ndrsyhe nga partneri juaj. Nëse nuk jeni çift, do të takoni njerëz të rinj në një aktivitet social. Aspekti financiar ju favorizon, për të bërë blerjet që doni.

BRICJAPI

Sot do të dilni për t’u argëtuar me partnerin tuaj. Nëse nuk jeni çift, do të takoni një person që do t’ju përshtatet në çdo gjë. Në aspektin financiar ju do të keni sukses.

UJORI

Sot do të realizohen ato gjëra që doni në aspektin afektiv. Nëse nuk jeni çift, do të takoni një person që mund të bëhet partneri juaj. Në financë do të kryeni investimet që duhen.

PESHQIT

Sot do të merrni një surpriz të bukur nga partneri juaj. Nëse nuk jeni çift, do të dilni me një person të ri. Në financë do t’i shpenzoni në mënyrë pozitive të ardhurat që ju keni.

Horoskopi ditor, zbulo parashikimin e yjeve për shenjën tënde Read More »

Një vit pa të atin, fëmijët e Dritan Priftit rrëqethin me dedikimet e tyre

Në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të të atit, fëmijët e ish-ministrit Dritan Prifti e kujtojnë atë me mesazhe prekës.

Çdo ditë unë shoh jashtë në botë dhe të shikoj ty në çdo gjë dhe kudo. Ti u bërë drita ime udhërrëfyese çdo ditë dhe çdo natë, më mungon kaq shumë baba”, shkuan në një postim në rrjetet sociale e bija e Dritan Priftit. Një emocion të veçantë përcjell edhe përmes fotografisë së publikuar, ku shfaqet përballë me një pikturë të të atit, e nga sytë e saj rrezaton dashuria dhe del në pah malli, për njeriun e dashur.

Edhe djali i Dritan Priftit i kushton një mesazh prekës të atit: “Më i lumturi në botë në prehrin tënd ba! Më mungo pa fund çdo gjë e jotja”.

324ba2ce-1fe8-43eb-9a96-86894345cd61

Postimin e shoqëron me një fotografi të kohëve të largëta, kur të dy, babë e bir, shfaqen të lumtur në përqafimin e njeri-tjetrit.

Një vit pa të atin, fëmijët e Dritan Priftit rrëqethin me dedikimet e tyre Read More »

Futni kripë brenda shampoos që lani kokën. Të nesërmen do habiteni nga ajo që del në flokët tuaj

A e dini se mbajtja e një floku të bukur kërkon kohë dhe përpjekje. Përveç kësaj shumë prej nesh kanë probleme me lëkurën e kokës, shpesh ne duhet të luftojmë zbokthin dhe yndyrën e tepërt, për të mos përmendur rënien e flokëve që na shqetëson shumë.

Në treg ka shumë produkte që premtojnë t’i zgjidhin këto probleme, por që shpesh na zhgënjejnë me rezultatin që marrim prej tyre.

Përveç kësaj, shumë nga këto produkte gjithashtu kanë efekte anësore. Kjo është arsyeja pse ne vendosëm t’ju tregojmë për një “ilaç të gjyshes” që shumë gra kanë testuar në flokët e tyre me rezultate të shkëlqyera.

Ka të bëjë me përzierjen e kripës brenda shampos që ne zakonisht përdorim për të larë flokët. Të duket një çmenduri? Përkundrazi, metoda ka një shpjegim shkencor.

Kripa është e përkryer për të bërë një pastrim të shpejtë dhe shpesh përdoret për njerëzit me probleme të frymëmarrjes.

Edhe për flokët, kripa ka provuar të jetë një ilaç efektiv. Duke e përzier me shampon, ajo eliminon zbokthin, zvogëlon sebumin e tepërt dhe stimulon qarkullimin e gjakut. Kjo do të sigurojë që flokët tuaj të rriten të shëndetshëm dhe të fortë.

Kripa më e mirë për t’u përdorur në këto raste është ajo e detit, për shkak të vlerave të saj minerale. Çfarë po prisni për ta provuar?

Futni kripë brenda shampoos që lani kokën. Të nesërmen do habiteni nga ajo që del në flokët tuaj Read More »

“Muskuli i shpirtit”, ndoshta nuk e dini as që e keni atë, por ju duhet të kujdeseni shumë për të

E dimë se e njihni mirë trupin tuaj, por a jeni i sigurt që me të vërtetë dini gjithçka për muskujt tuaj? A e dini se keni 752 muskuj? Epo, ka pak njerëz që e dinë të gjithë këtë, prandaj vendosëm të flasim me ju në lidhje me një muskul në veçanti…

Emri i tij shkencor është “musculus psoas major”, por është i njohur gjithashtu me emrin “muskuli i shpirtit”. Le të shohim së bashku se çfarë është ky muskul, pse quhet lështu kjo dhe mbi të gjitha se si mund të kujdesemi për të.

Ajo është i vendosur në zonën e mesit dhe, megjithëse mund të duket më pak i rëndësishëm se të tjerët, duhet të dini se kjo zonë është thelbësore për balancën e trupit tuaj … Pra ky muskul ka një rol shumë të rëndësishëm në sjelljen tonë.

Por pse e quajnë atë “muskuli i shpirtit”? E thjeshtë… sepse stresi, ankthet dhe tensionet që grumbullojmë çdo ditë ndikojnë në dhimbjen gjeneruese të muskujve. Por ka më shumë: Muskuli i shpirtit na jep dëshirën për të shpëtuar në rast rreziku të afërt, vepron si një lajmëtar që komunikon me sistemin nervor qendror dhe ndikon frymëmarrjen dhe tretjen.

Ky muskul na dhemb kur ne bëjmë një jetë shumë sedentare. Prandaj ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të kujdesemi për të në mënyrën e duhur. Joga është mënyra më e mirë për të lehtësuar tensionin në pjesën e mesit.

Më poshtë do t’ju tregojmë një stërvitje që ndihmon shumë këtë muskul dhe që lehtë mund të bëni në shtëpi. Duhet të qëndrosh në shpinë, duke e sjellë gjurin në gjoks. Pastaj ju duhet të rrotulloni mesin duke lëvizur në gjunjë në të majtë dhe të djathtë.

Tani që e dini se çfarë është dhe cili është “muskuli i shpirtit”, çfarë po prisni të kujdeseni për të?

“Muskuli i shpirtit”, ndoshta nuk e dini as që e keni atë, por ju duhet të kujdeseni shumë për të Read More »

Lulzim Basha shfaqet ‘i përlotur’ para mediave: Jam i tronditur (video)

Kryeministri ka gjetur kohë të flasë për paketën antishpifje jo njëherë nga dje deri sot por asnjë fjalë për tre të viktimat në Mat, sikur të ishin tre miza.

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka qenë sot në Mat ku ka vizituar familjarët e tre viktimave të sulmit të djeshëm me armë në fshatin Shëlli, të tre punonjës të Bashkisë që ndodheshin në krye të detyrës. Po kështu Basha ka parë në spital edhe të plagosurin e ngjarjes, Astrit Hanin që ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Kreu i PD iu ka shprehur ngushëllimet familjeve që humbën të dashurit dhe i ka uruar shërim të shpejtë të plagosurit, ndërsa në anën tjetër përshkroi një tablo të errët të gjendjes së vendit për shkak të krimit që sipas tij ka një model.

Basha i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të flasë për këtë tragjedi, të ngushëllojë familjet dhe t’i ofrojë qytetarëve siguri.

DEKLARATA E BASHËS
Së pari dua të shpreh dhe njëherë ngushëllimet e mia për tre familjet matjane që kanë humbur të dashurit e tyre, dy djem të rinj dhe një baba, bashkëshort në këtë ngjarje makabër, në këtë masakër ndërsa ishin në krye të detyrës. Sonte së bashku me kryetarin e bashkisë së Matit, kryetarin e bashkisë së Klosit deputeten Çupi, kryetarin e PD-së kemi qenë për ngushëllim tek familjet e Erzen Alisë, Mentor Hoxhës dhe Hamit Buçit dhe sapo kam vizituar dhe Astrit Hanin i cili për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve të spitalit të Burrelit, të cilëve iu shpreh falënderim për kujdesin që kanë treguar për të.

Ngjarja e djeshme ka tronditur jo vetëm Burrelin por gjithë shqiptarët dhe tregon kapitullimin total të shtetit për ballë krimit dhe gjendjen e pasigurisë që mbretëron nga Shëllia në qendër të Tiranës, nga Shkodra në Vlorë. Modeli nga i cili frymëzohen ngjarje të tilla kriminale është ai që duhet të marrë fund dhe të zëvendësohet nga një model i një qeverisje të përkushtuar, një qeverisje që kujdeset për sigurinë e qytetarëve dhe është pranë tyre në ditë të vështira si kjo sot.

I bëj thirrje kryeministrit ta çkyçë gojën që e përdor vend e pavend me fjalor harbut për çdo gjë, t’i ofrojë ngushëllime tre familjeve, familjarëve të kësaj masakre, t’i ofrojë siguri qytetarëve të Matit dhe gjithë Shqipërisë. Ndonëse jam i bindur se çdo fjalë nga ana e tij nuk mund të zëvendësojë sot ndjenjën e pasigurisë që mbretëron dhe as të ofrojë ngushëllim për dhimbjen e thellë që ndiejnë qytetarët e Matit. Por dua t’i siguroj ata sikundër qytetarët e gjithë Shqipërisë se për mua, PD-në dhe opozitën rivendosja me dorë të hekurt e rendit publik, rikthimi i moralit nga forcat e rendit, kujdesi për jetën e qytetarëve që nga kryefamiljarët, të moshuarit e veçanërisht fëmijët.

Lufta pa kompromis kundër krimit që po drogon fëmijët nëpër shkolla dhe po merr jetë të pafajshme nga mëngjesi deri në darkë është prioriteti ynë numë një. Ligji dhe rendi mund dhe do vendosen me dorë të hekurt por parakusht për këtë është që të kemi një qeveri e cila vjen jo si një rezultat i kompromisit me krimin por si vullnet i hekurt për ta luftuar krimin.

Edhe njëherë dua t’i ofroj ngushëllimet e mia tre familjeve, shërim të shpejtë të lënduarit zotit Hani dhe t’iu jap një mesazh kuraje dhe force qytetarëve të Matit dhe gjithë Shqipërisë për betejën që do ta fitojmë së bashku për largimin e krimit nga politika, për largimin e krimit nga rrugët, nga sheshet dhe nga qeveria për ta çuar atje ku ka vendin para drejtësisë, prapa hekurave.

SHIKONI VIDEON KETU

Lulzim Basha shfaqet ‘i përlotur’ para mediave: Jam i tronditur (video) Read More »

Ndotje masive përgjatë aksit rrugor Llogara-Dhermi (Foto)

Ndotje masive pergjate aksit rrugor Llogara-Dhermi, perkatesisht sapo zbret Llogarane shume prane Pikes Panoramike te kesaj zone. Denoncimi vjen nga qytetaret te cilet te skandalizuar, nuk hezituan te raportonin mbi kete katastrofe qe papergjegjshmeria I ben natyres e ne vecanti nje zone ndaj te ciles tregohet interes I vecante per vet asetin natyror qe kjo zone ofron.

Situata behet edhe me alarmante per vet faktin se ky eshte nje aks nacional me frekuentim te gjere te automjeteve. Mendohet se hedhja e ketyre mbetjeve inerte eshte bere gjate oreve te mbremjes atehere kur nuk mund ti shihte askush personat e papergjegjshem, autore te ketij veprimi arbitrar. Nuk dihet nese vulen e ketij arbitrariteti e mbajne firma te ndryshme kontraktore apo mbetjet inerte I perkasin objekteve te shembura nga Inspektoriati Kombetar I Mbrojtjes se Territorit.

Pavaresisht se mbi ke bie pergjegjesia, fakt tregues eshte ndotja masive ne aksin nacional Llogara-Dhermi, aksi me fluksin me te larte te automjeteve. Veprime te tilla te bejne te kuptosh se ndergjegjia qytetare le shume per te deshiruar pasi sot, kurre me shume se kurre flitet per rendesine qe duhet ti kushtohet mjedisit, sot mjedisi jo vetem nuk mirembahet por eshte vet dora e njeriut qe sjell pasoja te tilla:si kjo ndotje massive ne aksin Llogara-Dhermi, shume prane Pikes Panoramike te zones.

Autoret e kesaj masakre natyrore duhet te identifikohen e te perballen me pas me ligjin,si shkeles te detyrimit per mirembajtjen e mjedisit, nje ligj qe me teper se konforme instancave ligjore duhet te nise te zbatohet si nje detyrim dhe ndjesi morale.

Ndotje masive përgjatë aksit rrugor Llogara-Dhermi (Foto) Read More »