Irina

Basha: “Përulemi sot para bijve të Shqipërisë, Kosovës, shqiptarëve të Maqedonisë dhe Preshevës që luftuan në luftërat e fundit çlirimtare”

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar homazhe pranë Monumentit “Nëna Shqipëri” si dhe pranë vendit ku prehet Heroi i Demokracisë, Azem Hajdari.

Basha tha se për lirinë dhe vlera te saj luftohet në çdo kohë, ndërsa ka përkujtuar edhe shqiptarët e vrarë në trojet e Shqipërisë etnike në luftërat e tyre për liri.
“Është një ditë reflektimi për t’u bashkuar për të mbrojtur lirinë dhe vlerat e saj, të vetëdijshëm se për lirinë shkohet në betejë çdo ditë.

Përulemi me respekt përpara dëshmorëve të Luftës Antifashiste.

Kujtojmë sot me dhimbje të madhe të gjithë ata që, pasi sakrifikuan për lirinë kombëtare, ranë fli e kthetrave të diktaturës gjakatare që shkatërroi, përdhunoi dhe vrau lirinë e qindra familjeve shqiptare”, – tha Basha.

“Përulemi sot para bijve të Shqipërisë, Kosovës, shqiptarëve të Maqedonisë dhe Preshevës që luftuan në luftërat e fundit çlirimtare.

Sot është po kështu një ditë ku gjithsecili prej nesh të ndjejë mbi supe peshën e rëndë të sakrificës”, theksoi ai.atsh

Basha: “Përulemi sot para bijve të Shqipërisë, Kosovës, shqiptarëve të Maqedonisë dhe Preshevës që luftuan në luftërat e fundit çlirimtare” Read More »

3179 të punësuar në muajin prill nga Zyrat e Punës

3179 persona janë punësuar gjatë muajit prill 2019 në të gjithë vendin përmes Zyrave të Punës.

Sipas statistikave të punësimeve për çdo qark, për muajin prill 2019, në Berat janë punësuar 138 persona, në Durrës janë punësuar 460 persona, në Fier 293 persona, në Korçë 291 persona.

Po ashtu, gjatë muajit prill në Dibër janë regjistruar 108 të punësuar, në Elbasan 151 të punësuar, në Gjirokastër 106 të punësuar, në Kukës 13 të punësuar, në Lezhë 106 të punësuar, në Shkodër 225 të punësuar, në Tiranë 834 të punësuar dhe në Vlorë 333 të punësuar./atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/284561942473890/?t=0

3179 të punësuar në muajin prill nga Zyrat e Punës Read More »

Kthehet në normalitet situata e rrugëve në Vlorë

Pas reshjeve të shiut me intensitet të lartë, situata në të gjitha rrugët e qytetit të Vlorës është rikthyer në normalitet.

Rrugët e qytetit të Vlorës janë të kalueshme. Bashkia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve pasi deri sa të stabilizohen lidhjet e kanalizimeve në investimin e ri që po kryhet në bulevard, me pjesën tjetër të kanalizimeve në këto zona, do të ketë problematika, por gjë që do të zgjidhet në kohë.

Bashkia e Vlorës dhe Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime, në bashkëpunim me arkitektin që po zbaton projektin e bulevardit po punojnë që të gjenden zgjidhjet përfundimtare, me qëllim që të bashkohen të gjitha pikat më problematike te rruga “Albano&Romina”, pranë Bibliotekës Publike dhe në ndonjë zonë tjetër problematike, me rrjetin e ri në bulevard.

Është duke u përfunduar projekti që do të përmirësojë rrjedhjen e ujërave në zonën e rrugës “Transballkanike”, pasi rrjeti aktual nuk e përballon dot sasinë e madhe të reshjeve.

Sistemi i kanalizimeve në qytet ka qenë në funksion të plotë, por gjithçka ka ardhur si pasojë e sasisë së madhe të reshjeve të shiut gjatë këtyre ditëve. /atsh

Kthehet në normalitet situata e rrugëve në Vlorë Read More »

Shqipëria parajsa e re mesdhetare

Imagjinoni Mesdheun! Çfarë ju vjen në mendje? Brigjet gjarpëruese të mbushura me shkëmbinj dhe limane. Qielli fantastik, pa një njollë reje. Dhe sigurisht, një det i jashtëzakonshëm, për të cilin nuk ka epitet që mund ta përshkruajë.

Nëse nuk i keni planifikuar ende këto pushime verore, ju jeni ende në kohë për të bërë zgjedhjen e duhur.

Plazhet fantastike të jugut të Shqipërisë janë perlat e Mesdheut dhe ju duhet patjetër t’i vizitoni, shkruan Traveler.es.

”Shqipëria, objektivi juaj i ardhshëm.

Mundohuni të kujtoni plazhe si Costa Brava, Costa Azur ose bregdetin amalfitan… janë destinacionet e para që vijnë në mendje për disa pushime verore të paharrueshme në vijën e bardhë gurore dhe ujin blu të plazheve. Është koha për të shtuar në këtë listë edhe një vend të ri: Rivierën Shqiptare.

Plazhet më të mira të Rivierës Shqiptare

Shqipëria më në fund ka hapur dyert e saj për turistët dhe pushuesit dhe nuk ka nevojë për shumë argumente, thjesht shikoni fotot. Plazhet i ngjajnë parajsës në tokë (dhe disa janë pothuajse të braktisura). Surpriza arkeologjike dhe të gjitha me ndjenjën e zbulimit të një prej sekreteve të mirëfshehura në anën tjetër të Mesdheut.

Një breg i mbushur me surpriza

Riviera nuk ka kufij të përcaktuar, por nëse doni të vendosni një portë, ndoshta do të jetë në Vlorë, 150 kilometra në jug të kryeqytetit shqiptar, Tirana. Këtu është vendi ku Adriatiku takon Jonin, në një takim detar që ju fton të bashkoheni që nga momenti i parë. Vlora vjen me një ngarkesë të madhe historike: Aty u shpall pavarësia e Shqipërisë nga Perandoria Osmane në vitin 1912. Që atëherë, ajo është rritur për t’u bërë një qendër për aktivitetin e rëndësishëm të portit, gjithashtu dhe një nga plazhet kryesorë të Rivierës fantastike .

Plazhi më i ri në dispozicion mund të jetë zgjedhja e ardhshme nëse nuk doni ta ndani veten në shumë bare të këtij plazhi. Uji i Ftohtë, vetëm dy kilometra larg, është një shtrirje e plazheve më pak të frekuentuar, por me një nivel të aktivitetit për t’u pasur zili.

Nëse dëshironi një ofertë të mirë për kohën e lirë, Vlora duhet të jetë zgjedhja juaj.

Pas bregdetit në jug, ndalesa tjetër është qyteti i qetë i Himarës, i ndarë midis vendpushimeve moderne dhe tavernave tradicionale greke. Pak me larg nga Himara është Llamani, një plazh i bukur, i rrethuar nga dy kodra, shumë popullor për turizmin vendas.

Po kërkoni një eksperiencë më të relaksuar? Shkoni në Qeparo, një fshat piktoresk i kapur pas dy shkëmbinjve dhe me pamje nga skena e Mesdheut, pikërisht ajo që keni në mendjen tuaj: portin e artë, detin bruz dhe qiellin e përjetshëm.

Mbërritja në Sarandë, qendra strategjike e Rivierës dhe një destinacion që po fiton popullaritet në Ballkan. Saranda, përkundër popullsisë modeste të saj, po përjeton një periudhë rritjeje të lartë, e cila dallon dukshëm nga “bumi” i ndërtesave në të gjitha kodrat përreth qytetit bregdetar. Por, për momentin (dhe fatmirësisht), Saranda mbetet një opsion i këndshëm si një bazë për të eksploruar plazhet aty pranë, kur ju i keni parë tashmë ata që janë në rrugë.

Oazet e Ksamilit

Midis tyre, Ksamili merr trofeun më të mirë, jo vetëm në zonë, por ndoshta në të gjithë Rivierën. Ky arkipelag i vogël, 20 milje në jug të Sarandës, ka tre plazhe të vogla gurore që pothuajse mund të bashkohen me njeri-tjetrin. Ksamili është shumë afër qytetit të lashtë të Butrintit, sot një nga vendet më të rëndësishme arkeologjike në Shqipëri. Me një park kombëtar, Butrinti tregon shenja të vendbanimeve të lashta romake dhe greke që kanë jetuar aty, në një përzierje interesante që do t’ju marrë një gjysmë dite, për t’ju nxjerrë kështu nga peshqiri i plazhit.

Ejani dhe zbuloni parajsën e re mesdhetare. Apo keni nevojë për më shumë arsye?”, përfundon Traveler.es./atsh

Shqipëria parajsa e re mesdhetare Read More »

Rilindja Urbane, transformim rrënjësor i qendrës së Dukatit në Vlorë

Programi i “Rilindjes Urbane” ka bërë që shumë qytete të dalin nga “korniza” e tyre e vjetër dhe të transformohen rrënjësisht, duke u kthyer në atraksione turistike, si dhe duke krijuar një impakt pozitiv në ekonominë e vendit.

Qendra e fshatit piktoresk të Dukatit, 30 kilometër larg qytetit të Vlorës, fal programit të Rilindjes Urbane është transformuar duke i kthyer dinjitetin kësaj zone me kaq histori dhe me natyrë mbresëlënëse.

Kryeministri Edi Rama shprehet, “me këto pamje të transformimit dhe rilindjes urbane në Dukat të Vlorës, ju uroj një të dielë të bukur”.

Fshati Dukat ndodhet në jug të Gjirit të Pashalimanit dhe kufizohet në verilindje me Tragjasin, në lindje me Tërbaçin, në jug me Palasën. Ky fshat piktoresk është i vendosur në këmbët e maleve Paliske e Qore, në një grykë të thellë e të thyer, me përrenj të shumtë. Ai ngelet në shekuj kështjellë e pathyeshme natyrore. /atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/385169002073421/?t=0

Rilindja Urbane, transformim rrënjësor i qendrës së Dukatit në Vlorë Read More »

Rama: Lufta Antifashiste e vendosi Shqipërinë në anën e duhur të historisë

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në ceremoninë e dekorimit të Shoqatës Kombëtare të Familjeve të Dëshmorëve, u shpreh se Partia Socialiste është e vetmja parti në vend që i ka mbetur besnik nderimit të Luftës Nacionalçlirimtare, duke theksuar gjithashtu se Lufta Antifashiste e vendosi Shqipërinë në anën e duhur të historisë.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se sakrificat e sotme, reformat e ndërmarra nga qeveria janë për shqiptarët dhe për brezin e ardhshëm.

“Ky 5 Maj ka një rëndësi të posaçme, sepse është 5 Maji i 75-vjetorit të çlirimit nga pushtuesit nazifashistë dhe dëshiroj t’ju informoj se nën drejtimin e zv/kryeministrit ka nisur puna për të përgatitur të gjithë kornizën e aktiviteteve në nderim të Luftës Antifashiste dhe në kremtim të 75-vjetorit të Çlirimit të Atdheut. Për ne Lufta Nacionalçlirimtare, ka qenë dhe mbetet një pikë e palëvizshme referimi. Dhe unë jam krenar, ashtu si gjithë ata që i përkasin familjes sonë politike, pasi PS është e vetmja parti e lindur pas rënies së regjimit komunist që asnjëherë nuk është lëkundur në detyrimin atdhetar, kombëtar, për nderimin e Luftës Antifashiste kombëtare”, – tha Kryeministri Rama.

“Nga ana tjetër, dua të nënvizoj shumë qartë se, për mua ka një vijë ndarëse midis Luftës dhe historiografisë pas Luftës. Janë dy gjëra të ndryshme dhe do doja që asnjëherë të mos ngatërronim atë që buron nga gjaku i pastër i dëshmorëve të Luftës Antifashiste, dhe atë që buron nga gjakderdhja e gjakut të pafajshëm të Pasluftës për shkak të një regjimi diktatorial, këto dy gjëra duhet të jenë të ndara dhe këto dy gjëra duhet të qëndrojnë të ndara”, – tha Rama.

“Ne në Luftën Antifashiste ishim në krahun e fituesit, në krahun e triumfuesve të luftës, ndërsa ajo që ndodhi pas Luftës s’mund të themi se ishte në krahun e duhur të historisë. Më vjen shumë mirë që sot jemi këtu për të rikonfirmuar përkatësinë tonë morale, shpirtërore, por dhe politike, të gjithë atë frymëzim që çoi në luftë një rini të tërë, dhe një popull të tërë dhe për të vlerësuar jo me fjalë të bukura, por me përpjekje dhe me vullnetin për të kaluar vështirësi të panumërta, amanetin e dëshmorëve të Luftës”, – tha Rama.

“Është pak, por e sigurtë se vlerësimi dhe shpërblimi për ata që janë më të moshuar, për brezin e tretë, për ata që kanë dhënë gjithçka kanë mundur dhe kanë marrë pas, shumë më pak se çfarë kanë merituar, përballet me kufirin e mundësive objektive. Nga krahu tjetër, besoj se e lexoj si duhet amanetin e dëshmorëve të Luftës, se misioni ynë është që një tjetër gjeneratë e lindur pas rënies së regjimit komunist të mos paguajë çmimin e moskryerjes së detyrave nga ana e qeverive”, – tha Rama.

“Do të kishim sot një situatë të ndryshme për atë gjeneratë, në rast se qeveritë e mëparshme do ti kishin bërë siç duhet detyrat dhe s’do i kishin bishnuar përgjegjësitë dhe s’do kishin vënë interesin politik dhe jetëgjatësinë në karrige mbi interesin kombëtar për ti siguruar një të ardhme të drejtë fëmijëve. Të sakrifikosh sot, do të thotë të mendosh për ata që sot janë fare të vegjël. Të mos trajtosh sot atë tërësinë e mundësisë që ke si një moment për të jetuar në kurrizin e fëmijëve, do të thotë ti japësh fëmijëve më shumë nesër”, – tha Kryeministri.

Gjatë takimit me veteranët, Rama u ndal edhe te rrogat dhe pensionet.

“Ne, – shtoi Rama, – jemi të vetëdijshëm që pensionet janë të ulëta. Patjetër që jemi të vetëdijshëm që dhe rrogat nuk janë ato që do donim të ishin dhe që njerëzit do duhet të kishin, por ka një zgjedhje të qartë dhe jo të lehtë për të bërë, midis marrjes borxh të së ardhmes për të jetuar pak më mirë në të tashmen, duke ua faturuar fëmijëve të gjitha kusuret apo marrjes përsipër të një sakrifice më shumë sot, për të mos i lënë fëmijëve faturat nesër. Kjo është e gjitha. Nga ana tjetër, unë besoj se mund të flasim për amanetin e Luftës dhe dëshmorëve të Luftës, më shumë duke lexuar faktet dhe duke vlerësuar përpjekjet e bëra në një proces të vështirë transformimesh dhe në një proces të dhunshëm reformash me syrin tek e ardhmja”.

Sipas Kryeministrit, reformat e ndërmarra nga qeveria e tij nuk kanë qenë aspak të lehta, por kanë hedhur themelet bazë për një Shqipëri ndryshe.

“Reformat që kemi ndërmarrë nuk kanë qenë aspak të lehta, ato nuk i sjellin frytet e tyre menjëherë, por jam i sigurt se kanë hedhur bazën mbi të cilën një Shqipëri ndryshe po ndërtohet ditë pas dite, pavarësisht të gjitha pakënaqësive legjitime për të pasur më shumë sot, dhe pavarësisht të gjithë baltës dhe ziftit që hidhet çdo ditë”, – tha Rama.

Sa i takon çështjes së Mid’hat Frashërit, Rama tha se do e bënte njëlloj ceremoninë edhe sot.

“Unë do ta bëja njësoj ceremoninë për Mid’hat Frashërin, njësoj. Jo se kam ndonjë dilemë me kufirin që ndan qartësisht patriotët me bashkëpunëtorët e nazizmit. Unë s’i besoj historisë së shkruar nga fitimtarët, por i besoj tejkalimit të kësaj historie, duke mos lejuar atë që me të drejtë u tha këtu që, në emër të studimeve të krimeve e komunizmit të cenohet cilido që mori armën, që mori armët për të luftuar fashistët dhe nazistët në Luftën Nacionalçlirimtare. Në këtë aspekt qëndrimi im është i palëkundur. Çfarë ka ndodhur deri më 29 Nëntor 1944 s’mund të jetë objekt i Institutit që paguhet nga taksat e shqiptarëve, por çfarë ndodhi pas, ka qenë objekt i këtij instituti në raport me dobinë apo dëmin e shkaktuar nga ky institut”, – tha Rama. “Më lejoni t’ju them vetëm një gjë. Nuk e vlerësojmë Luftën dhe gjakun e dëshmorëve, nëse i hyjmë në hak dikujt që ka qenë në pozicion tjetër, por ka pasur të njëjtin mision kundër okupatorit”, – theksoi Rama./atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2070849619874050/?t=0

Rama: Lufta Antifashiste e vendosi Shqipërinë në anën e duhur të historisë Read More »

Gazetari shpërthen ndaj komunistëve: “O k.rvickat e Enverit,racë e qelbur”

Gazetari Klodian Tomorri, ka shpërthyer ndaj komunistëve, e kjo nisur nga replikat mes Drejtorit të Institutit për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit Agron Tufa me deputetin e Partisë Socialiste Spartak Braho.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai i quan komunistët si të “racë të qelbur” ndërsa shprehet se pasi i dhunuan dhe i përndoqën qytetarët, tashmë tentojnë tu mbyllin edhe gojën.

Postimi i plotë:

Rrace me te qelbur nga komunistet nuk ka. Per 50 vjet i masakruan te perndjekurit. I vrane, i internuan, u perdhunuan grate dhe motrat, i moren pasurine.

Tani kur del ndonjeri nga shtresa e ish te perndjekurve dhe nxjerr ndonje fakt historik, ndryshe nga historia qe ka shkruar elita e kuqe komuniste, i leshohen si qener te terbuar.

O kurvickat e Enverit. Po ju i vrate dhe i perdhunuat per 50 vjet, tani doni t’u mbyllni dhe gojen. Sa te peshtire jane.

Kujtojmë se debatet e shumta verbale midis deputetit Spartak Braho dhe Agron Tufës, përfunduan edhe me një ankesë të këtij të fundit në Zyrën e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, me pretendimin se Braho e ka diskriminuar duke e quajtur një seksion të Ballit Kombëtar.

Po ashtu Agron Tufa ka ngritur padi penale ndaj deputetit Braho dhe 4 subjekteve të tjerë, Sabit Brokaj, Sevo dhe Fatos Tarifa, Arben Duka dhe Gazeta Dita me akuzën se të sipërpermendurit kërkonin të rikthenin periudhën e komunizmit.

Debati mes Agorn Tufës dhe Spartak Brahos vijon prej javësh, ndërsa tonet sa vijnë e ngrihen.

Gazetari shpërthen ndaj komunistëve: “O k.rvickat e Enverit,racë e qelbur” Read More »

‘Cmendet’ moti ne Shqiperi!

Ditët e fundit moti ka marrë një kthesë të papritur edhe pse jemi në muajin maj ku dielli dhe temperaturat e larta supozohej të dominonin.

Nëse kishit bërë plane për në fundjavë me siguri ky mot nuk u la të qetë. Por çfarë pritet ditën e sotme dhe në vijim?

Sipas “Meteoalb”, deri në mesditë i gjithë vendi do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta. Por pasditja dhe mbrëmja do të sjellin shtim të vranësirave, fillimisht në rajonin përendimor duke u zhvendosur gradualisht drejt lindjes, kur priten shira të përkohshëm.
Era do të dryejë e fortë në det por mesatare në tokë gjatë paradite, por gjatë pasdites do të ketë rënie të instensitetit me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgë në det 4-5 ballë.

Temperaturat e ajrit janë ulur në mëngjes por mesdita do të sjellë rritje duke u luhatur në vlerat ditore nga 7°C deri në 25°C

Ndërsa ditën e nesërme, e hënë 6 maj, Shqipëria do të jetë e ndikuar nga masat ajrore të paqëndrueshme, ku vranësira të dendura dhe rrebeshet afatshkurtra të shiut do të dominojnë gjatë paradites në zonat veriore dhe qëndrore. Por, pasdite do të ketë zbehje të rreshjeve të shiut megjithatë temperaturat do të jenë më të ulëta se sa sot duke u luhatur në vlerat 5°C dhe 22°C.

Por, i gjithë muaji maj do të jetën nën “pushtetin” e një moti të paqëndrueshëm me shira dhe kthjellime sporadike.

‘Cmendet’ moti ne Shqiperi! Read More »