Irina

Parashikimi i motit, 20 maj 2019

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme parashikohet i vranët me intervale të shkurtra kthjellimesh.

Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulet dhe mesatar në formë shtrëngatash të përkohshme në veri dhe pjesërisht në qendër.

Mjegullinë lokale parashikohen përgjatë zonave luginore dhe malore.

Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim -Juglindje 1-12m/sek .Valëzimi i forcës 2-3.

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 10/23 re shi
Kukës 10/21 re shi
Lezhë 10/22 re shi
Dibër 9/23 re shi
Durrës 13/22 re shi
Tiranë 13/24 re shi
Elbasan 13/25 re shi
Berat 11/24 re shi
Vlorë 12/23 re shi
Korcë 11/21 re shi
Gjirokastër 8/25 re shi
Sarandë 12/22 re shi/atsh

Parashikimi i motit, 20 maj 2019 Read More »

Reformimi i ndihmës ekonomike, 8-fishim i punësimit dhe mbi 7 mijë përfitues për herë të parë

Reformimi i ndihmës ekonomike është fokusuar në dy drejtime, shpërndarjen e drejtë të fondeve dhe punësimin.

Nëpërmjet reformës në skemën e ndihmës ekonomike që prej vitit 2013, mbi 37 000 familje apo individë që nuk janë më pjesë e kësaj skeme pasi nuk ju takonte ose kanë arritur të gjejnë punë.

Ndërsa mbi 7 000 të tjerë, që padrejtësisht ishin të përjashtuar, përfituan për herë të parë nga skema e reformuar.

Pavarësisht reduktimit të numrit të përfituesve, Fondi i mbështetjes është rritur. Një familje në nevojë sot përfiton trefishin e shumës financiare që merrte në vitin 2013. Kjo shtuar faktin që sot se merret ndihmë ekonomike e plotë dhe jo gjysmake si dje.

Sot qeveria ju ofron qytetarëve në nevojë mbështetje në arsim, shëndetësi dhe kompensim të faturave të energjisë.

Megjithatë alternative më e mirë mbetet punësimi dhe numri i të punësuarve nga ndihma ekonomike në vitin 2018 ishte mbi 8 herë më i lartë krahasuar me vitin 2013. Sipas statistikave nga viti 2013 deri në vitin 2018 ky numër është 8.5-fishuar, nga 596 në 2013 në 5 066 në vitin 2018.

Sipas shifrave, numri i përfituesve është ulur me 37%, nga 101 000 që ishte në 2013-ën në 63 660 në vitin 2018.

Fondi i mbështetjes është rritur nga 3.8 miliard lekë në vitin 2013 në 4.7 miliard lekë në vitin 2018, pra 24.4% më shumë.

Mbështetja financiare është trefishuar, nga 1 500-3 000 lekë në vitin 2013, në 4 500-8 000 lekë në vitin 2018./atsh

Reformimi i ndihmës ekonomike, 8-fishim i punësimit dhe mbi 7 mijë përfitues për herë të parë Read More »

Basha: “Pa votë të lirë, nuk ka stabilitet dhe zhvillim”

Në mbyllje të vizitës së tij në Parlamentin Britanik dhe Dhomën e Lordëve, kreu i PD, Lulzim Basha ishte i ftuar i nderit në një darkë pune me anëtarë të parlamentit dhe Dhomës së Lordëve në Londër.

Mes pjesëmarrësve në këtë darkë pune ishte Lordi George Robertson, ish-Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s dhe anëtar i Dhomës së Lordëve.

Në darkë ishin të pranishëm edhe deputetët Crispin Blunt, Sir Mark Lyall Grant, dhe Gavin Williamson, anëtar i Parlamentit Britanik dhe lidershipit të Konservatorëve dhe ish-ministër i Mbrojtjes.

Gjithashtu në darkë ishte i pranishëm edhe Sir Hugh Orde, ish Kryedrejtuesi i Shërbimeve të Sigurisë në Irlandën e Veriut.

Në qendër të diskutimeve ishte siguria dhe stabiliteti në Europën Juglindore dhe kriza politike në Shqipëri.

Basha shprehu mirënjohjen për ndihmën e çmuar të Britanisë së Madhe për kapërcimin me sukses të sfidave jetike për paqen dhe stabilitetin në Ballkan, në veçanti, në luftën e Kosovës dhe procesin e pavarësimit të saj, në konfliktin e armatosur në Maqedoni e Marrëveshjen e Ohrit dhe, së fundmi, Marrëveshja e Prespës që shërben për të konsoliduar perspektivën afatgjatë euroatlantike të rajonit, duke garantuar anëtarësimin e saj në NATO.

Basha ndau me miqtë e shquar britanikë qëndrimin e PD se përpjekjet dhe diskursi mbi kufijtë dhe shkëmbimin e territoreve shkon kundër këtyre arritjeve, duke kërcënuar paqen dhe stabilitetin rajonal dhe minuar perspektivën europiane të vendeve dhe popujve të rajonit.

“Autokratët e korruptuar përbëjnë një kërcënim për demokracinë dhe stabilitetin. Kriza e thellë ne Shqipëri ilustron qartë se pa demokraci dhe sundim të ligjit nuk mund të ketë stabilitet dhe as zhvillim ekonomik.”- theksoi kreu i opozitës.

“Forcimi i institucioneve demokratike, kontrolli dhe kufizimi i pushteteve, drejtësia e pavarur dhe zgjedhjet e lira janë parakusht për integrimin e vendeve tona në BE. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë jetike për demokracinë dhe legjitimitetin e qeverisë para qytetarëve. Për këtë qëllim hapi më emergjent është shkëputja e lidhjeve të provuara mes krimit të organizuar dhe politikës”, vuri në dukje Basha.

Ai i njohu bashkëbiseduesit me propozimet e PD dhe opozitës së bashkuar për daljen nga kriza përmes një procesi të lirë zgjedhor nën kujdesin e një qeverie tranzitore, e cila do t’i çlirojë duart drejtësisë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve të kapur në bashkëpunim me krimin për vjedhjen e zgjedhjeve dhe do të përmbushë të gjitha parakushtet e ngarkuara me ligj për të garantuar votën e lirë./atsh

Basha: “Pa votë të lirë, nuk ka stabilitet dhe zhvillim” Read More »

Koncert madhështor dhe spektakël fishekzjarresh – Vlora çel sezonin turistik(foto)

Vlora ka hapur zyrtarisht sezonin turistik 2019 me një koncert madhështor ku performuan emra të njohur të muzikës shqiptare si dhe me një spektakël fishekzjarrësh.

Nën sloganin “Lungomare on fest”, qindra qytetarë vlonjatë dhe jo vetëm, iu bashkuan atmosferës magjike.

Kryeministri Edi Rama uron një të dielë të bukur të gjithë ndjekësit në rrjetet sociale me momentet festive nga çelja e sezonit turistik të verës në Vlorë.

Një sërë aktivitetesh, I kanë paraprirë çeljes së sezonit turistik dhe me koncertin e madh që u organizua në Lungomare, Vlora është tashmë gati të mirëpresë turistët vendas dhe të huaj.

“Ejani në Vlorë”, është ftesa e Bashkisë së qytetit bregdetar, e cila synon që edhe këtë vit të kthehet në epiqendrën e turizmit veror.

Kreu i bashkisë, Dritan Leli është shprehur se Vlora të tillë atmosfere do ketë gjatë gjithë verës. “Ky koncert është një ogur i mirë për sezonin veror të vitit 2019. Ky sezon do të jetë më i suksesshmi i të gjitha viteve dhe një shembull për të gjithë vendet që bëjnë turizëm”, tha ai.

“Dua t’ju them të gjithëve që Vlora është vend i sigurt dhe të gjithë familjet mund të vijnë në Vlorë, të jetojnë në Vlorë se është një vend i sigurt. Por qëllimi është që familjarët të vijnë në Vlorë që të kalojnë pushimet. Vlora ka shumë për të thënë dhe ka shumë për të treguar dhe mikpritja e Vlorës është mikpritja, vlera më e madhe që ky qytet ka”, deklaroi Leli. /atsh

Koncert madhështor dhe spektakël fishekzjarresh – Vlora çel sezonin turistik(foto) Read More »

Moti – Khjellime dhe vranësira

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për sot parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Parashikohen reshje shiu të dobëta në veri e prej mesditës e pasdites, shi dhe shtrëngata të përkohshme në veri e pjesërisht në qendër. Do të ketë mjegullinë lokale përgjatë zonave luginore dhe malore.

Era do të fryjë me drejtim Jug-Juglindje 1-8m/sek e në zonën bregdetare përkohësisht e vrullshme. Valëzimi i forcës 1-2.

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 13/27 re diell shi
Kukës 11/24 re diell shi
Lezhë 13/27 re diell shi
Dibër 10/22 re diell shi
Durrës 14/27 re diell shi
Tiranë 13/28 re diell
Elbasan 14/28 re diell
Berat 12/28 re diell
Vlorë 14/28 re diell
Korcë 9/22 re diell
Gjirokastër 10/27 re diell
Sarandë 14/27 re diell

Moti – Khjellime dhe vranësira Read More »

Tatimpaguesit mund të paguajnë detyrimet me këste

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informoi tatimpaguesit, që kanë detyrime tatimore të papaguara dhe kanë plotësuar kushtet ligjore, se mund të nënshkruajnë me organin tatimor një marrëveshje të pagesës me këste.

Sipas DPT-së, tatimpaguesi, për të përfituar nga kjo lehtësi duhet të justifikojë paaftësinë likuiduese të përkohshme financiare.
Marrëveshja për pagesë me këste mund të lidhet për detyrime tatimore të vendosura nga administrata tatimore për një vlerësim tatimor të kryer.

Marrëveshja për pagesë me këste nuk mund të lidhet për detyrimin tatimor të vetëdeklaruar nga tatimpaguesi, i cili është llogaritur, ose mbledhur, ose mbajtur prej tij, përfshirë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. /atsh

Tatimpaguesit mund të paguajnë detyrimet me këste Read More »

Ndërgjegjësimi për hipertensionin – Vlorë, matje tensioni për qytetarët

Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë në Vlorë organizoi sot aktivitetin në kuadër të Ditës Botërore të Hipertensionit ku të pranishëm ishin ekipi i kujdesit shëndetësor parësor si dhe njësia vendore Vlorë.

Gjatë këtij aktiviteti, u realizuan 250 matje të tensionit arterial, si dhe u dhanë rekomandime për 6 hapat për të mbajtur nën kontroll presionin e gjakut.

Gjatë vizitave u dhanë rekomandime. Personat të cilët vuajnë nga kjo sëmundje duhet të mbanin nën kontroll peshën trupore, të ulnin konsumimin e kripës, si dhe të alkoolit, si dhe të shtonin konsumimin e tepërt të frutave dhe zarzavateve, si dhe të kishin një jetë aktive. Marrja e ilaçeve rregullisht sipas rekomandimit nga mjeku është e domosdoshme.

Qëllimi i kësaj dite është ndërgjegjësimi i popullatës lidhur me presionin e gjakut, si dhe sfida që do të jetë depistimi i më shumë se 1.000.000 adultëve për tensionin e gjakut.

Rritja e presionit të gjakut është rreziku kryesor për vdekjen dhe paaftësinë në nivel botëror, kjo evidentuar sipas studimit të Barrës Globale të kohëve të fundit të sëmundjeve dhe e theksuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Një nga pengesat kryesore për kontrollin efektiv të hipertensionit është thjesht se, njerëzit nuk janë të vetëdijshëm nëse tensioni i gjakut të tyre është i lartë. Megjithatë, disa hapa të thjeshtë e të përballueshëm duhet të përfshihen në rutinën e përditshme për vlerësimin e presionit të gjakut, në programet e komunitetit dhe në vendet e punës, ku një rol të rëndësishëm mund të luajnë të gjitha institucionet shëndetësore.

Presioni i lartë i gjakut, i njohur në gjuhën mjekësore si hipertensioni, është faktor i madh rreziku për sëmundje të zemrës, goditje në tru, sëmundje të veshkave dhe madje edhe sëmundjeve të syrit. Kur presioni i gjakut tejkalon një kufi të caktuar, ne e quajmë atë si tensioni i lartë i gjakut. E vetmja mënyrë për të gjetur se cili është tensioni juaj i gjakut, është matja e tij duke përdorur pajisjet matëse të pranueshme.

Në vendin tonë hipertensioni takohet në 36% të grupmoshave 25 vjeç e sipër. Te burrat e grupmoshave 25 vjeç e sipër takohet në rreth 40%, dhe te gratë e grupmoshave 25 vjeç e sipër në rreth 32% (OBSH, World Health Statistics, 2014). Gjithashtu, 80% e femrave dhe 90% e meshkujve me hipertension nuk ishin të vetëdijshëm për gjendjen e tyre (ADHS, 2010). Sipas vlerësimeve të GBD 2010, niveli i përgjithshëm i vdekshmërisë që i atribuohet tensionit të lartë të gjakut në Shqipëri ka patur një rritje domethënëse gjatë njëzet viteve të fundit, nga 27% që ishte në vitin 1990 ka shkuar në 35% në vitin 2010. /atsh

Ndërgjegjësimi për hipertensionin – Vlorë, matje tensioni për qytetarët Read More »

Parashikimi i motit, e shtunë, 18 maj 2019

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti ditën e sotme parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Mjegull e mjegullinë lokale në orët e mëngjesit pranë zonave luginore dhe malore.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Jugperëndim me shpejtësi 1-8 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 0-1 ballë.

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 10/27 Diell re
Kukës 10/24 Diell re
Lezhë 11/28 Diell re
Dibër 9/22 Diell re
Durrës 12/27 Diell re
Tiranë 11/29 Diell re
Elbasan 11/29 Diell re
Berat 9/29 Diell re
Vlorë 12/28 Diell re
Korçë 7/22 Diell re
Gjirokastër 9/28 Diell re
Sarandë 13/27 Diell re/atsh

Parashikimi i motit, e shtunë, 18 maj 2019 Read More »