Irina

Frika prej zgjedhjeve dhe Reformës në Drejtësi e çoi opozitën në rrugë qorre

Kryeministri Edi Rama deklaroi mbrëmjen e sotme se qëndrimet e opozitës, janë një skenë e përsëritur, e parë dy vjet më parë me çadrën e ngritur nga PD.

“Është një situatë e përsëritur, e kemi parë dy vjet më parë, ka ndryshuar formë, nuk është më një çadër, por një parti që ka braktisur parlamentin pa kthim. Kanë veshur jelekët e verdhë të një lëvizjeje e cila është karakteristikë e grupeve që krijohen për t’u bërë vizibël, por asnjëherë e partive politike dhe kërcënon njësoj si atëhere që nuk do ketë zgjedhje nëse nuk bëhet siç duam ne. Ndryshimi ndoshta është në faktin që jemi në kushtet kur ka një vendosmëri për t’i shkuar deri në fund një rruge qorre që në këndvështrimin tim është vetëvrasje politike dhe nga ana tjetër, thirrjeve për dialog i vjen gjithmonë e njëjta përgjigje standarde, e përsëritur pa pushim”, – tha Rama, i ftuar në emisionin “Open”.

Për sa i përket përgjegjësive lidhur me këtë situatë, Kreu i Ekzekutivit tha se dy përgjegjësitë e tij të mëdha janë besimi që i është dhënë përmes zgjedhjeve dhe zbatimi i Reformës në Drejtësi, të cilat sot kanë frikësuar opozitën, aq sa e kanë shtyrë të dalë në rrugë.

“Unë kam konstatuar dy përgjegjësi të mëdha, njëra është që ne kemi fituar zgjedhjet në mënyrë dërrmuese për opozitën që ka dalë tanimë në rrugë dhe kjo e bën opozitën që t’i friket zgjedhjeve dhe përgjegjësia tjetër, që kemi çelur një rrugë pa kthim për një reformë të thellë në sistemin e drejtësisë, të cilën këto forca të bashkuara rrugëve, nuk e kanë dashur që ditën e parë”, – tha ai.

“Frika nga zgjedhjet, paniku nga zbatimi i Reformës në Drejtësi, janë shtysa të forta që kanë përcaktuar rrugën qorre të opozitës”, – theksoi Rama. /atsh

Frika prej zgjedhjeve dhe Reformës në Drejtësi e çoi opozitën në rrugë qorre Read More »

Rritet numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjat detare dhe ajrore

Rreth 850 mijë shqiptarë kanë zgjedhur linjat ajrore për të udhëtuar jashtë vendit në periudhën janar-prill 2019.

Instituti i Statistikave bën të ditur se, është rritur me 10% numri i pasagjerëve që kanë përdorur linjat ajrore për udhëtim në periudhën janar – prill 2019, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Sipas INSTAT, për periudhën janar – shkurt 2019, numri i pasagjerëve të linjave ajrore është 849.797, ndërsa në të njëjtën periudhë të 2018 ky numër shënoi 772.519 pasagjerë.

referuar të dhënave të INSTAT, edhe transporti detar ka ndjerë gjithashtu një rritje të konsiderueshme me rreth 30%, krahasuar me periudhën janar – prill 2018.

Numri i pasagjerëve që kanë përdorur transportin detar në katërmujorin e parë të vitit 2019 është 227.298, ndërsa për po të njëjtën periudhë të vitit 2018, ky numër ka qenë 207.341

Për katërmujorin e parë të 2019, numri i pasagjerëve që ka përdorur transportin hekurudhor ka shënuar 15.931 pasagjerë me një rënie prej 11.4 % kundrejt të njëjtës periudhë në vitin 2018./atsh

Rritet numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjat detare dhe ajrore Read More »

Shqipëria ka përmbushur çdo kusht për hapjen e negociatave

Zv.ministri i Brendshëm Julian Hodaj e cilëson raportin e Këshillit të Europës si dëshmi se Shqipëria ka përmbushur çdo kusht për hapjen e negociatave.

“Vlerësimi pozitiv dhe rekomandimi pa kushte për hapjen e negociatave për anëtarësim, dëshmon se Shqipëria ka përmbushur çdo kusht për hapjen e negociatave.

Vlerësim dhe falënderim për objektivitetin e atyre që ndjekin përditë, me kujdes dhe seriozitet, atë që bëhet dhe ndodh këtu.”, shprehet Hodaj.atsh

Shqipëria ka përmbushur çdo kusht për hapjen e negociatave Read More »

Moti sot,e Enjte, 30 maj 2019

Moti ditën e sotme parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare e të dendura kryesisht përgjatë relieveve malore në qarqet e veriut e të qendrës.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, me përjashtim të pjesës veriore të vendit me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave të përkohshme.

Era do të fryjë me drejtim juglindje- jugperëndim 1-10 m/sek, përgjatë brigjeve të detit Jon me shpejtësi deri në 15 m/sek me rrahje, e pasuar nga një valëzim i forcës 1-3 ballë.

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 14/23 Re shi/diell
Kukës 13/23 Re shi/diell
Lezhë 15/23 Re shi/diell
Dibër 12/22 Re shi/diell
Durrës 16/24 Re shi/diell
Tiranë 16/26 Re shi/diell
Elbasan 15/26 Re shi/diell
Berat 13/26 Re shi/diell
Vlorë 15/25 Re shi diell
Korçë 12/21 Re shi diell
Gjirokastër 14/23 Re shi diell
Sarandë 13/22 Re shi/diell/atsh

Moti sot,e Enjte, 30 maj 2019 Read More »

Basha: Negociatat nuk do të hapen në qershor

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se beteja e opozitës nuk është për karrigen e një partie, por që pushteti t’i takojë çdo qytetari. Duke folur në një takim në Fier, Basha vuri në dukje se gjendjen në vend e dinë të gjithë qytetarët, të djathtë e të majtë, e dinë edhe në Bruksel.

“Edhe ata që bëjnë sikur nuk i dinë. I di edhe Edi Rama. Partnerët tanë ndërkombëtarë ia kanë bërë të qartë atij, siç kanë informuar edhe kryetarin e opozitës, se në gjendjen aktuale, Këshilli Europian i qershorit do të votojë për mos hapjen e negociatave për Shqipërinë. Dhe ky është një lajm ndëshkimi për çdo shqiptar, ndëshkim i pamerituar që ka një fajtor, një emër, Edi Ramën dhe qeverinë e tij antieuropiane”, tha Basha.

Sipas tij, Edi Rama e ka frikë hapjen e negociatave, sepse “e di fare mirë se ç’ka ndodhur në ato vende ku janë hapur negociatat. Se të parët që kanë shkuar para drejtësisë kanë qenë pushtetarët që kanë abuzuar me pushtetin”. /atsh

Basha: Negociatat nuk do të hapen në qershor Read More »

Hapja e negociatave për anëtarësim në BE, Thaçi uron Shqipërinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përgëzuar Shqipërinë dhe Kryeministrin Edi Rama për marrjen e rekomandimit për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

“Ky rekomandim uroj të shndërrohet në vendim nga ana e Këshillit të Bashkimit Europian, që Shqipëria në mënyrë meritore të bëhet pjesë e familjes evropiane”, ka shkruar Presidenti Thaçi. /KosovaPress/

Hapja e negociatave për anëtarësim në BE, Thaçi uron Shqipërinë Read More »

Parashikimi i motit

Moti për ditën e sotme parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare e të dendura kryesisht përgjatë relieveve malore në qarqet e veriut e të qendrës.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, do të ketë në të gjithë territorin, me përjashtim të pjesës veriore të vendit me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave të përkohshme.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim 1-10m/sek, përgjatë brigjeve të detit Jon me shpejtësi deri në 15m/sek me rrahje, e pasuar nga një valëzim i forcës 3 ballë.

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 15/21 Re shi/diell
Kukës 14/22 Re shi/diell
Lezhë 16/22 Re shi/diell
Dibër 13/23 Re shi/diell
Durrës 16/24 Re shi/diell
Tiranë 15/26 Re shi/diell
Elbasan 15/25 Re shi/diell
Berat 12/27 Re shi/diell
Vlorë 18/24 Re shi diell
Korçë 13/21 Re shi diell
Gjirokastër 14/24 Re shi diell
Sarandë 15/23 Re shi/diell/atsh

Parashikimi i motit Read More »

Haradinaj: Bashkimi kombëtar Kosovë-Shqipëri, projekt i shekujve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar idenë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për një bashkim të mundshëm të Kosovës me Shqipërinë.

Në një konferencë për mediet, Haradinaj deklaroi se çështja e bashkimit kombëtar është një projekt shekullor dhe se Kosova dhe Shqipëria duhet t’i heqin pengesat burokrate.

“Për çështjen e bashkimit kombëtar mund të them se është projekt i shekujve por në etapën që ndodhemi mendoj se është e rëndësishme që Kosova dhe Shqipëria ta thellojnë bashkëpunimin e gjithanshme, t’i heqim pengesat burokratike, administrative e të tjera ose ta heqim taksën e rrugës që e kanë nxjerrë për qytetarët e Kosovës”, tha Haradinaj.

Ai shtoi se vetëm përmes veprimeve konkrete fuqizohen lidhjet Kosovë-Shqipëri.

“Do ishte mirë me vepru kështu ma konkret dhe me ndihmu lidhjen më të fuqishme ekonomike e gjithanshme Kosovë-Shqipëri”, tha Haradinaj./KosovaPress/

Haradinaj: Bashkimi kombëtar Kosovë-Shqipëri, projekt i shekujve Read More »