Irina

Dita Botërore e Mjedisit, Shqipëria me një sërë projektesh për ruajtjen e ekosistemeve

Në vendin tonë zbatohen një sërë projektesh që kanë në fokus ruajtjen e mjedisit dhe ekosistemeve, si pasuri e çmuar e jetës në planetin tonë.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) bën të ditur se, është përzgjedhur mes organizatave që përfaqësojnë Shqipërinë në një sërë projektesh me fokus ruajtjen e mjedisit dhe ekosistemeve të financuara nga Fondi Europian për Zhvillimin Rajonal nëpërmjet programeve Interreg.

“Në Ditën Botërore të Mjedisit, synohet që të gjithë të bëhen më të ndërgjegjshëm dhe më të ndjeshëm ndaj planetit tonë. FSHZH mbrojtjen e mjedisit e konsideron pjesë të rëndësishme të punës dhe stafi përgjegjës kujdeset në mënyrë të vazhdueshme të monitorojë zbatimin e kritereve të mbrojtjes së mjedisit në të gjitha projektet që FSHZH zbaton për llogari të palëve financuese”, thuhet në njoftimin e FSHZH-së.atsh

Dita Botërore e Mjedisit, Shqipëria me një sërë projektesh për ruajtjen e ekosistemeve Read More »

Ndotja e ajrit shkakton 2.4 milionë vdekje çdo vit

Ndotja e ajrit shkakton 2.4 milionë vdekje çdo vit, shumica e tyre janë në vendet në zhvillim.

Të dhënat u bënë publike nga strukturat e ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, më konkretisht nga Instituti i Shëndetit Publik në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit.

“Dita Botërore e Mjedisit 2019 kushtuar ndotjes së ajrit, një prej ndotjeve më të përhapura në mbarë botën. Ndotja e ajrit shkakton 2.4 milionë vdekje çdo vit, shumica e tyre janë në vendet në zhvillim”, bën të ditur ISHP.

Sipas ISHP, ndotja e ajrit është vrasësi i katërt më vdekjeprurës në botë dhe përgjegjëse për rreth 5% të barrës globale të sëmundjes./atsh

Ndotja e ajrit shkakton 2.4 milionë vdekje çdo vit Read More »

Për kurimin e astmës i dobishëm edhe sporti

Për mjekët pediatër, marrja me sport është zgjidhja më e dobishme për kurimin e astmës.

Studime të shumta kanë treguar se kapaciteti kardio-frymëmarrës i fëmijës me astmë që praktikon sport, është krejtësisht i krahasueshëm me atë të fëmijës së shëndetshëm dhe se sporti, nëse praktikohet siç duhet, mund të bëhet një mjet efektiv për rehabilitimin e frymëmarrjes.

“Është thelbësore për të edukuar fëmijët dhe prindërit me disa sugjerime, të tilla si kryerja e aktivitetit fizik jashtë zonave urbane me trafik intensiv duke shmangur kohën në të cilën ndotësit arrijnë pikun e përqendrimit në ajër, duke favorizuar sportin herët në mëngjes ose natën vonë, por mbi të gjitha duke arritur kontroll të mirë të sëmundjes, duke kombinuar trajnimin, kur është e nevojshme, me barnat”, shpjegon Diego Peroni, këshilltar i Shoqatës Italiane të Pediatrisë (SIP).

”Cilin sport duhet të zgjedhësh? Noti është sigurisht më i mirë që tolerohet nga fëmijët astmatikë, sepse zhytja në ujë promovon daljen dhe rritja e ventilimit pulmonar”, shton ai.atsh

Për kurimin e astmës i dobishëm edhe sporti Read More »

Vlorë, inspektime në Urën e Frëngut

Specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës kanë kryer një inspektim në Urën e Frëngut, në fshatin Gjorm, Vlorë.

Gjatë inspektimi u bë kontrolli teknik i monumentit dhe evidentimi i problematikave. Nga inspektimi u konstatua se gjendja strukturore e urës ishte përgjithësisht e mirë, me përjashtim të dëmtimeve sipërfaqësore të kalldrëmit dhe dëmtime të fugave në qemerë.

Pas kryerjes së inspektimeve do të vijohet me hartimin e projektit të mirëmbajtjes dhe restaurimit.

Ura e Frëngut ndodhet afër fshatit Gjormë dhe ka shërbyer për qarkullimin dhe komunikimin e banorëve të fshatrave, që ndodhen në bregun e majtë të lumit Shushicë.

Ajo është urë e tipit me dopjo qemer me harkun në formë lundre dhe me dy dritare shkarkuese. Arkitektura e urës i është përshtatur terrenit shkëmbor ku është ndërtuar, duke u harmonizuar me peizazhin natyror.

Muratura e saj është e ndërtuar me gur kave të lidhur me llaç gëlqere. Në vitin 2015 kjo urë i është nënshtruar një ndërhyrjeje restauruese nga DRKK Vlorë. /atsh

Vlorë, inspektime në Urën e Frëngut Read More »

Muzeu Historik Kombëtar hap ekspozitë për Ismail Qemalin në Muzeun e Kosovës në Prishtinë

Muzeu Historik Kombëtar dhe Muzeu Kombëtar i Kosovës në kuadër të Kalendarit të Përbashkët Kulturor për vitin 2019 çelën ekspozitën me titull “Rrugëtim – Ismail Qemali ndër vite”, në përkujtim edhe të 100-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit.

Ky bashkëpunim erdhi pas suksesit të vitit të kaluar, i cili shënoi edhe kulmin e marrëdhënieve mes dy institucioneve qendrore muzeore të Shqipërisë dhe Kosovës duke organizuar bashkëpunime, aktivitete dhe takime të shumta.

Ekspozita është realizuar për të kujtuar Ismail Qemalin dhe kontributin e tij të paçmuar për kombin shqiptar.

Ekspozita është konceptuar si një rrugëtim i jetës së Ismail Qemalit, gjatë gjithë veprimtarisë së tij në administratën shtetërore, por dhe dallimi si një njeri me ide liberale dhe reformatore.

Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës në ambientet e Muzeut Kombëtar të Kosovës përshëndeti

Selim Bazeraj, Kryetar i Këshillit Drejtues të Muzeut Kombëtar të Kosovës, Drejtori i Muzeut Historik Kombetar, Dr. Dorian Koçi, Dekani i Fakultetit të Filozofisë Prof. Ass. Dr. Bujar Dugolli dhe Vjollca Aliu, drejtoreshë e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës dhe Ushtruese e Detyrës së Drejtorit të Muzeut të Kosovës.

Ekspozita “Rrugëtim – Ismail Qemali ndër vite” u organizua nga Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, Qendrën Mbarëkombëtare të Koleksioneve Shqiptare dhe Bibliotekën Kombëtare. /atsh

Muzeu Historik Kombëtar hap ekspozitë për Ismail Qemalin në Muzeun e Kosovës në Prishtinë Read More »

Edhe humori i paska rrënjët në stomak?

Jo vetëm mirëqenia e trupit, por edhe ajo e mendjes vjen nga ajo që hamë, thotë Pier Luigi Rossi, specialist i shkencës ushqimore.

“Lumturia, gëzimi, por edhe trishtimi lindin nga ajo që hamë dhe jo vetëm nga kushtëzimi psikologjik ose emocional”, shpjegoi ky mjek.

Protagonisti i këtyre kushteve është një “organ” i panjohur për shumicën, më pak të njohur se të tjerët, por jo më pak i rëndësishëm që gjendet në zorrë: mikrobiota, një ekosistem bakterial i përbërë nga mbi 1 000 lloje të ndryshme bakteriale dhe mbi 100 miliardë baktere dhe mikroorganizma.

“Çdo herë që hamë, ne ndryshojmë mikrobiotën e zorrëve tona. Miliarda mikrobiota ushqehen me ushqimin tonë dhe nëse kemi një dietë të pasaktë ne do të kemi një microbiota agresive, përgjegjëse për prodhimin e liposakarideve që mund të çojë në çrregullime, patologji funksionale, por edhe depresion, trishtim dhe humor negativ”, vuri në dukje Rossi.

“Janë skenarë të rinj shkencorë që duhet të shpërndahen në mënyrë që njerëzit të kenë njohurinë e duhur për të siguruar shëndetin fizik dhe mendor”, thotë ai.

Sidoqoftë, nuk ka ushqime “të mira” apo ”të këqija”, pasi të gjitha varen nga mënyra se si janë vendosur së bashku dhe si janë absorbuar nga trupi ynë.

”Prandaj, parandalimi i parë duhet të bëhet në tavolinë çdo ditë: akti ushqimor është shprehje e diçkaje që shkon përtej llogaritjes së thjeshtë të kalorive të përditshme”, shtoi Rossi./ atsh

Edhe humori i paska rrënjët në stomak? Read More »

Ja si do të jetë moti sot

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme parashikohet me kthjellime dhe prej orëve të mesditës do të ketë shtim vranësirash deri të dendura kryesisht përgjatë relieveve malore dhe kodrinore.

Në orët e mesditës deri ato të pasdites, parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Gjithashtu parashikohet breshër i izoluar në orët e mesditës. Në mbrëmje reshjet do të ndërpriten në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje- Jugperëndim 1-10 m/sek. Valëzimi i forcës 0-1 me lartësi vale 0.3-0.8 metër.

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 15/25 Diell shi
Kukës 14/25 Diell shi
Lezhë 15/24 Diell shi
Dibër 11/22 Diell shi
Durrës 15/25 Diell shi
Tiranë 15/26 Diell shi
Elbasan 14/26 Diell shi
Berat 14/26 Diell shi
Vlorë 14/25 Diell shi
Korçë 11/22 Diell shi
Gjirokastër 13/25 Diell shi
Sarandë 15/24 Diell shi/atsh

Ja si do të jetë moti sot Read More »

Festa e Fiter Bajramit, besimtarët myslimanë falen në Sheshin ‘Skënderbej’

Besimtarët myslimanë festojnë sot Fiter Bajramin pas 30 ditëve agjërim, lutje dhe adhurime. Një orë pas lindjes se diellit besimtarët myslimanë falën Namazin.

Që në orët e para të mëngjesit, besimtarë të shumtë falën Namazin e Fiter Bajramit në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, që njihet ndryshe edhe si festa e mbylljes se agjërimit.

Agjërim, që në gjuhën arabe do të thotë “përmbahem”, është një nga 5 shtyllat e fesë islame, dhe gjatë saj si i varfëri edhe i pasuri janë të barabartë.

I vendosur në krye të lumit të njerëzve që edhe këtë vit për mbylljen e muajit të sakrificës e bënë në Bulevard dhe jo në xhami, Myftiu i Tiranës Ylli Gura dha mesazhe vëllazërie.

Dita nisi herët me ndarjen e Sadaka Fitrit për të varfrit dhe më pas me grumbullimin në shesh.

Pas drekës së bollshme me familjen, dita mbyllet me vizita tek miqtë e të afërmit.

Festa e Bajramit manifestohet duke falur namazin e Bajramit. Namazi i Bajramit është obligim i domosdoshëm për çdo mysliman. Muhamedi i ka kushtuar rëndësi të veçantë duke i urdhëruar myslimanët që të falin këtë namaz. /atsh

Festa e Fiter Bajramit, besimtarët myslimanë falen në Sheshin ‘Skënderbej’ Read More »