Irina

Aromat që mund të largojnë mushkonjat

Gjatë verës të gjithë duam të kalojmë më shumë kohë në ajër të pastër, të ecim në park dhe të shijojmë gjelbërimin dhe lulet. Por mushkonjat mund të shkatërrojnë edhe pushimet më të mrekullueshme.
Ekspertët sugjerojnë disa receta për aromat natyrore që do të trembin mushkonjat, kështu që ju mund të shijoni kënaqësitë e verës dhe relaksin e saj.

1. Pluhur vanilje
Përzieni pluhur vanilje me locion për fëmijë në raportin 1 deri në 10 dhe aplikoni atë në të gjitha pjesët e hapura të trupit tuaj. Ju gjithashtu mund të shpërndani vaniljen në ujë dhe pastaj me lagni me përzierjen zonat e ekspozuara të lëkurës suaj dhe rrobat tuaja.

2. Vajra esenciale të anise, karafil, borzilok dhe eukalipt
Vajrat thelbësore të anise, karafil, borzilok dhe eukalipt mund të trembin mushkonjat nëse aplikoni vajrat e holluara në zonat e ekspozuara të lëkurës (5-10 pika për gotë uji). Ju gjithashtu mund të lagni një copë pambuk në vaj dhe ta vendosni në pragun e dritares.

3. Jasemina
Vendosini degëzat e freskëta të jaseminit në dhomën tuaj. Ata do të trembin mushkonjat po aq lehtë sa gjethet e domates. Por, kini kujdes, era e fortë e jaseminit mund të ndërpresë gjumin tuaj, kështu që është më mirë të hiqni degëzat nga dhoma e gjumit gjatë natës.

4. Karafili
Vendosni 5 g karafil në një gotë me ujë dhe vlojini ato për 15 minuta. Përzieni 10 pika të kësaj përbërje me 1 lugë, kaloni duke spërkatur në zonat e ekspozuara të trupit tuaj. Tani mund të qëndroni jashtë për të paktën 2 orë, dhe mushkonjat do të qëndrojnë larg nga ju.

5. Degët e dëllinjave
Nëse vendosni të bëni një zjarr kur uleni jashtë, hidhni një degë të dëllinjës në të.

6. Vaj i pishës
Era e vajit të pishës i frikëson jo vetëm mushkonjat, por gjithashtu zhduk dhe buburrecat.

7. Rrënjët e grurit
Në kohët e lashta, njerëzit përdornin rrënjët e grurit për të trembur mushkonjat dhe insektet e tjera që thithin gjaku. Vendosni një grusht rrënjësh të grira të grurit në 0,4 litër ujë dhe lëreni të zihet deri sa të marrë një ngjyrë të verdhë të lehtë. Lagni fytyrën dhe duart me këtë përbërje dhe as një mushkonjë e vetme nuk do t’ju afrohet./atsh

Aromat që mund të largojnë mushkonjat Read More »

Sëmundjet që shkaktojnë djersitjen e tepërt, ja si t’i parandaloni

Djersitja si çdo proces që kryen organizmi është gjithashtu shumë normale dhe e nevojshme për trupin. Dihet që gjatë stinës së nxehtë trupi djersit më shpejt dhe më shumë, për shkak të përballjes me temperaturat e larta.

Në shumë raste kjo është diçka normale që ndihmon nxjerrjen e toksinave jashtë trupit.

Gjithsesi edhe ky proces nëse fillon e ndodh vazhdimisht, përveçse i dëmshëm mund të kthehet në një bezdisje të madhe.

Ka disa shkaqe mjekësore, përveç vapës së tepërt se përse trupi reagon në këtë mënyrë.

Tiroidja hiperaktive

Kur tiroidja e mbiprodhon hormonin e saj, metabolizmi juaj fillon e përshpejton proceset e tij.

Në këtë mënyrë ju filloni dhe djersitni pa pushim, prandaj nëse ndjeni djersitje të mëdha pa shkak faji mund të jetë i tiroides.

Sëmundjet kronike

Sëmundjet kronike të zemrës apo mushkërive mund të bëhen shkak për djersitjen e tepërt.

Kjo sepse trupi ka vështirësi në funksionimin normal të tij, duke krijuar kështu faza djersitje të mëdha.

Hiperhidroza

Një nga diagnozat më të zakonshme kundër djersitjes së tepërt është hiperhidroza. Një çrregullim që shkakton mbiprodhim të djersës dhe aktivizon gjëndrat e djersitjes.

Në botë rreth 15 milion njerëz vuajnë nga hiperhidroza. Njerëzit e prekur nga kjo sëmundjet kanë sasi të mëdha djerse zakonisht në duar, këmbë dhe fytyrë.

Ushqimet e duhura

Një nga mënyrat më të mira për të shmangur këto probleme sipas mjekëve është stili i jetesës dhe më konkretisht, të ushqyerit.

Kjo këshillë vjen krahas trajtimeve mjekësore, ilaçeve apo kurave të ndryshme të cilat janë individuale në çdo rast.

Perimet

Mund të zgjidhni të gjitha perimet jeshile dhe të pasura me ujë pasi mbajnë trupin të hidratuar dhe bëjnë që metabolizmi të funksionojë më qetë.

Ndër to zgjidhni lakrat, spinaq, brokoli, patëllxhanët apo lulelakrat.

Kalciumi

Ushqimet me kalcium janë gjithashtu një metodë e mirë për të mbajtur djersën larg.

Të pasura me këtë proteinë janë kryesisht prodhimet e bulmetit, pra qumështi dhe djathi me nënproduktet e tyre.

Kalciumi ndihmon në rregullimin e temperaturës së brendshme të trupit dhe për rrjedhojë edhe me djersitjen e tepërt.

Vaji i ullirit

Edhe vaji i ullirit funksionon si një mënyrë e mirë për të rregulluar temperaturën e trupit dhe për të qetësuar metabolizmin. Ndaj vendoseni të parin në listën e ushqimeve dhe vajrave tuaj të preferuar.

Bananet

Bananet e pasura me kalium kanë elektrolite që ndihmojnë organizmin të vetëhidratohet. Gjithashtu edhe sasitë e mëdha të magnezit që përmban ndihmon në qetësimin e trupit dhe tretjes. /atsh

Sëmundjet që shkaktojnë djersitjen e tepërt, ja si t’i parandaloni Read More »

“Ura e frëngut” në Vlorë gati projekti për restaurimin

Monumenteve të kulturës po i kushtohet gjithnjë e më shumë një vëmendje e veçantë.

Ditët e fundit Instituti i Monumenteve të Kulturës ka hartuar projektin për “ndërhyrje restauruese në Urën e Frëngut” në Gjorm, Vlorë.

Projekti i miratuar në Këshillin Kombëtar të Restaurimeve parashikon ndërhyrje restauruese dhe konservuese në elementët konstruktivë të objektit.

Instituti i Monumenteve të Kulturës mirëpret çdo bashkëpunim dhe mbështetje që kontribuon në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore.

Në ditët e para të qershorit specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës kanë kryer një inspektim në Urën e Frëngut, në fshatin Gjorm, Vlorë.

Gjatë inspektimit u bë kontrolli teknik i monumentit dhe evidentimi i problematikave. Nga inspektimi u konstatua se gjendja strukturore e urës ishte përgjithësisht e mirë, me përjashtim të dëmtimeve sipërfaqësore të kalldrëmit dhe dëmtime të fugave në qemerë.

Ura e Frëngut ndodhet afër fshatit Gjormë dhe ka shërbyer për qarkullimin dhe komunikimin e banorëve të fshatrave, që ndodhen në bregun e majtë të lumit Shushicë.
Ajo është urë e tipit me dopjo qemer me harkun në formë lundre dhe me dy dritare shkarkuese. Arkitektura e urës i është përshtatur terrenit shkëmbor ku është ndërtuar, duke u harmonizuar me peizazhin natyror.

Muratura e saj është e ndërtuar me gur kave të lidhur me llaç gëlqere. Në vitin 2015 kjo urë i është nënshtruar një ndërhyrjeje restauruese nga DRKK Vlorë./atsh

“Ura e frëngut” në Vlorë gati projekti për restaurimin Read More »

Kërkuan azil në BE, vijojnë operacionet e riatdhesimit

Vijojnë operacionet e riatdhesimit të shtetasve shqiptarë, të cilët kishin kërkuar azil në vendet e BE-së.

Gjatë mesditës së sotme me një avion të posaçëm, janë riatdhesuar vullnetarisht 29 shtetas shqiptarë, të cilët kishin kërkuar azil në Francë.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit edhe njëherë apelojnë për të gjithë shtetasit shqiptarë që të mos tentojnë për të kërkuar azil dhe mos abuzojnë me rregullat për lëvizjen në hapësirën Schengen, si dhe të tregojnë kujdes mos bien pre e mashtrimeve për të marrë dokumente false me qëllim përfitimin e azilit në vendet e BE-së, pasi shanset për të përfituar janë zero.

Operacionet e riatdhesimit nga Policia Kufitare në bashkëpunim me partnerët e vendeve të BE-së do vijojnë edhe në javët e ardhshme. /atsh

Kërkuan azil në BE, vijojnë operacionet e riatdhesimit Read More »

Gazetarët sllovakë, interes të lartë për Shqipërinë turistike

Përfaqësues nga medie të ndryshme vizive dhe të shkruara në Sllovaki zgjodhën Shqipërinë turistike në një udhëtim 1-javor ku shijuan bukuritë e bregdetit, trashëgiminë, kulturën dhe gastronominë.

“Me gazetarë sllovakë, nga media të ndryshme vizive dhe të shkruara në Sllovaki, për arritjet në fushën e turizmit gjatë vitit 2019 dhe sfidat e zhvillimit të kësaj industrie në të ardhmen”, u shpreh ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi.

“Përmes një udhëtimi disa ditor, në destinacionet që nuk duhet të humbnin në Shqipëri, axhendë e sugjeruar nga Agjencia Kombëtare e Turizmit, gazetarët realizuan reportazhe, dokumentarë e kronika në Parqe Kombëtare, Zona të Mbrojtura, Parqe Arkeologjike e muzeume, për tu njohur me vlerat kulturore, historike, por sidomos me potencialet që ofron Shqipëria për investime në këtë industri dhe për turizëm gjithë vjetor për turistët sllovakë, interesi i të cilëve është gjithnjë e në rritje”, tha Klosi.

Gjatë udhëtimit të tyre gazetarët sllovak bënë një itinerar turistik dhe kulturor ku vizituan qytete si Tirana, Durrësi, Fieri (Apoloni) dhe Vlora. /atsh

Gazetarët sllovakë, interes të lartë për Shqipërinë turistike Read More »

Meta po ofendon stemën e Republikës

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, gjatë një interviste televizive u shpreh se vendi ka parlament funksional.

”Ne kemi thenë se jemi gati të sfidohemi nga opozita. Ata kanë kapriçio, ne gjykuam në të mirë të vendit. Po të bënim zgjedhje të përgjithshme, do të ishim rivotuar më shumë. Kushtetuta i parashikon situatat, nuk mund të bësh lojëra”, – tha Hyseni.

Duke komentuar propozimin e sotëm të Presidentit Meta që më 13 tetor të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe presidenciale, Hyseni tha se “Meta duhet të kishte dhënë dorëheqjen, qoftë moralisht dhe nga pikëpamja juridike”. “Meta po ofendon stemën e Republikës së Shqipërisë me ato që thotë. Ai po kërcënon imazhin e Shqipërisë dhe Kushtetutën”, – tha Hyseni.

“Çështjen e moralit të tij politik e zgjidh vetë ai, pjesën juridike do ta zgjidhim ne për pak ditë nga Parlamenti dhe punë javësh do të jetë edhe nga Gjykata Kushtetuese. Sa i takon propozimit të tij ne nuk e marrim për bazë fare. Unë personalisht dhe nuk shpreh këtu opinionin e PS-së. Unë nuk do i referohem asgjëje që thotë Presidenti i Republikës, i cili edhe pse po rri në atë karrige ai po ofendon stemën e Republikës së Shqipërisë me këtë që po thotë. Do të punoj fort që një orë e më parë të mos jetë më në atë karrige, jo se më cenon gjë mua personalisht, por ai po cenon imazhin e Republikës së Shqipërisë”, – theksoi ai.

Gjatë kësaj interviste Hyseni foli edhe për zgjedhjet e 30 qershorit ku deklaroi se se me këto zgjedhje ka fituar vetëm Shqipëria.

”Glover, e tregon qartë fajtorin, grusht që i është dhënë opozitës. Ne i bëmë përpjekjet që opozita të vinte në zgjedhje. Ne mbajmë përgjegjësinë tonë, ne bëmë ç’është e mundur. Të hapur që skema politike të kompletohet, t’i japim mundësi opozitës të rikthehet rrugës politike. Kemi bërë ndaj elektoratit presion pozitiv, që të ushtrojnë të drejtën e tyre qytetare e të mos ndikoheshin nga situata aktuale. Mund të kishim marrë më shume vota, ka disa që janë stepur si intelektualë apo elektorat gri për shkak të pasigurisë së situatës. Kemi marrë më shumë vota se në 2017. Do ta bëjmë Shqipërinë me këtë opozitë, detyra jonë është t’ua shtrijmë dorën vazhdimisht, pa cenuar parimet kushtetuese e morale”, – tha Hyseni. /atsh

Meta po ofendon stemën e Republikës Read More »

Vlorë, Ujësjellës Kanalizime aksion për zbatimin e reformës së ujit

Ujësjellës Kanalizime Vlorë po vijon edhe gjatë stinës së verës aksionin për identifikimin dhe marrjen e masave për debitorët në zona të ndryshme të qytetit dhe në njësitë administrative, si dhe për vendosjen e matësave.

Ujësjellës Kanalizime Vlorë bën të ditur se “grupet janë në terren gjatë gjithë ditës për të kontrolluar linjat e paligjshme të furnizimit të ujit, si dhe për të vendosur matësat për abonentët, për të mundësuar furnizim me ujë të vazhdueshëm për të gjithë”.

Sipas UK, Vlorë aksioni është shtrirë në të gjithë territorin e bashkisë së Vlorës, në qytet dhe në njësitë administrative.

Po ashtu, gjatë ditës së sotme kanë vijuar kontrollet në biznese në zona të ndryshme të qytetit, në drejtim të detyrimeve që ato kanë ndaj Ujësjellës Kanalizime Vlorë.

Në fokus të punës së UKT Vlorë janë edhe riparimet e defekteve, ku sot është ndërhyrë në rrjetin e furnizimit me ujë, te Kabinat e ‘Plazhit të Vjetër’, si dhe në rrjetin e ujësjellësit në zonën e “Ujit të Ftohtë” dhe në lagjen “24 Maj”.

Prej gati një viti e gjysmë grupet e kontrollit të Ujësjellës Kanalizime kanë dalë në terren për të ndërprerë ujin të gjithë qytetarëve apo bizneseve që nuk kanë kontrata me ujësjellësin. /atsh

Vlorë, Ujësjellës Kanalizime aksion për zbatimin e reformës së ujit Read More »

Investimi në tokë bujqësore, lehtësohet procesi i konvertimit nga tokë arë, në truall

Komisioni i Veprimtarive Prodhuese miratoi sot, disa ndryshime ligjore, që lehtësojnë procesin e marrjes së lejes së ndërtimit apo zhvillimit të tokës bujqësore, duke përcaktuar konvertimin automatik nga tokë arrë në tokë truall.

Zv. ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Artan Shkreli argumentoi se kjo do të shmangë konfliktin institucional, që deri më tani ka sjellë vonesa apo refuzime të panevojshme.

Qëllimi i këtij projektligji është lehtësimi i procedurave dhe shkurtimi i afateve kohore për kalimin e sipërfaqes së tokave bujqësore në tokë truall për ndërtimin e objekteve për prodhimin, ruajtjen dhe përpunimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale, për struktura/objekte në funksion të agroturizmit si dhe veprimtari të tjera ekonomike.

“Nëpërmjet shtesave dhe ndryshimeve të propozuara bëhet e mundur që miratimi i kalimit të tokës bujqësore në kategorinë truall të realizohet në një kohë më të shkurtër, dhe sipërmarrësit të marrin më shpejt lejet e ndërtimit për fillimin e investimeve”,citon relacioni që shoqëron këtë projektligj./atsh

Investimi në tokë bujqësore, lehtësohet procesi i konvertimit nga tokë arë, në truall Read More »