Irina

Akuzat për Unazën, Rama Ylli Rakipi dhe “kadrinjtë” opozitarë: Materie të biodegraduara

Në rubrikën “Përgjigja ime”, kryeministri Edi Rama iu përgjigj komentit të një qytetari për prishjen e ndërtesave në zonën e Unazës së Re. Rama akuzoi gazetarin Ylli Rakipi se ka përfituar 2.5 mln euro qira nga kompania OSHE dhe ndërprerja e saj ka shërbyer si shkak për akuzat e forta të tij.

Rama: Thirrja jonë e përsëritur për të gjithë të tjerët që të mos bëhet mish për top për Lul Kadriun, Kadri Vasilin, Flamur Saliut, bashkë me Ervinin e Lulit dhe djalin e Fahriut. Këta dalin një xhiro andej, hedhin benzinë i vënë shkrepsen dhe ikin. Zjarri i antiligjit djeg ata që u venë nga pas qorrazi. Për shembull, ata që janë arrestuar që çuan plagosjen e rëndë dhe të pafalshme të polices 24 vjeçare do të ishin në shtëpi sot dhe jo në burg, nëse nuk do të kishin shkuar qorrazi pas Kadrinjve, pa din, pa iman, të cilët fjetën nëpër shtëpia sot.

Lul Kadriut dhe kompanisë së falimentuar të Partisë Demokratike, as nuk u ha qoshja kur thonë në Kosovë për të mbrojtur shtëpitë e Unazës së Re. Ata po mbrojnë qoshen e tyre ku hyn lagështira e humbjes së radhës.

Nuk ka gjynahqar në pikë të hallit në atë zonë ku ndërtohet Unaza e Re, gjynahqar në zonën e trurit të kokave të opozitës politike dhe në vrimat e të pa ekspozuarve të saj, të paditur dhe dallkaukë, me dreqin në barkë që shpikin dhe sajojnë gjithë ditën dhe natën.

Është megavjedhje projekti i Unazës së Re, thotë Ylli Kadriu në mbrëmje pasi Kadri Saliu në mëngjes ka thënë se është narkovjedhje, kurse Lul Kadriu që zgjohet vonë ka thënë në drekë se është supervjedhje dhe fjalën e merr Andi Kadriu, pa iu dridhur qerpiku thotë se shpifja është mjet legjitim për të rrëzuar Edi Ramën. Çfarë duhet dëgjuar më shumë. Zoti është i madh dhe mëshirplotë dhe i fal këta lehaqenë të padijes të shfytyruara nga mllefi dhe dëshpërimi i kokëboshllëkut cullak. Këtij populli nuk ia hedhin dot.

Habitem pse më sulmojnë kaq shumë Të Paekspozuarit. Mbase ka ardhur koha të ekspozoj një fakt që kushedi ka lidhje për Ylli Kadriun, ndryshe Ylli Rakipi që i ofroi OSHEE ndryshe e quajtur CEZ një garazh në pallatin plot 10 kate ndërtuar prej tij ku kryepritja për abonentin me një tualet për të gjithë stafin dhe abonentin bashkë dhe pa gjenerator në raste errësire.

Nuk e di po mendojeni në bazë të një kontrate absurde Ylli Kadriu ka marrë deri vonë në emër të pronarit Ylli Rakipi 2 milionë e 561 mijë euro qera. Po po, nuk e dëgjuat gabim plus 39 mijë euro garanci.

Këtë kontratë të paekspozuar ia prishi organizata kriminale e Rilindjes, e cila ka 1001 të këqija por të zezën që paratë e taksave dhe të mirat publike t’i ndajë me Ylli Kadriun, apo me shumë yje të tjerë të medias e politikës, që kanë rrezatuar me thënë të drejtën për shumë vite duke marrë nga pushteti i radhës energji financiar me hir a me pahir fatkeqësisht kjo organizatë kriminale nuk e ka. Organizata jonë e Rilindjes ka dhe arrogancën që nuk i ha qoshja kurrë dhe hiç fare as për jashtënxjerrjet e ekspozuara e as për gjobat e paekspozuara të Ylli Kadriut, të Qimi.net Kadriut, të Artur Kadriut dhe të tërë kadrijve në politikë që i paguajnë këto materie të biodegraduara në formë ylli./oranews

Akuzat për Unazën, Rama Ylli Rakipi dhe “kadrinjtë” opozitarë: Materie të biodegraduara Read More »

Identifikohet personi që hodhi kapsollën mbi policen

Pas prangosjes së 11 personave që protestuan në mënyrë të dhunshme përballë parlamentit paraditen e së enjtes, pritet që numri i të arrestuarve të rritet pasi mësohet se policia ka identifikuar të tjerë protestues që sulmuan uniformat blu.

Burime nga grupi i hetimit thanë se është identifikuar mes protestuesve edhe personi që hodhi kapsollën në drejtim të efektives Ina Nuka, e plagosur më rëndë në këtë protestë. Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se, gjendja e 24-vjeçares është e stabilizuar dhe brenda ditës së premte pritet të udhëtoje drejt Stambollit ku mjekët do të kryejnë një ndërhyrje të specializuar për të rikuperuar gishtat e dëmtuar. Të njëjtat burime thanë se Nuka ka humbur njërin prej gishtave ndërsa 2 të tjerë janë dëmtuar rëndë.

Gjatë protestës së të enjtes mbetën të plagosur edhe 11 efektivë të tjerë të policisë si dhe 3 protestues. Në ambientet e spitalit vazhdojnë të marrin mjekim vetëm 2 punonjës policie, ndërsa pjesa tjetër bashkë me 3 protestuesit janë larguar pasi morën ndihmën e parë.

Pas përfundimit të protestës ekspertët kriminalistë shkuan në vendngjarje dhe konstatuan se kapsollat që u hodhën drejt punonjësve të policisë kishin në përbërje sasi të lartë baruti. Prokuroria e Tiranës ka regjistruar kryesisht procedim penal ndaj 11 protestuesve për 5 vepra penale, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë’’, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme dhe prishje e qetësisë publike”. Ndërsa shërbimi për çështjet e brendshme dhe ankesave pritet të verifikojë edhe veprimet e punonjësve të policisë gjatë protestës së banorëve të zonës së Astirit.

Identifikohet personi që hodhi kapsollën mbi policen Read More »

Flet babai i efektives: “Ja premtimi i madh që na bëri kryeministri Rama”

Gashi Nuka, babai i efektives së policisë, Ina Nuka që humbi dy gishtat e dorës nga protesta e dh.unshme dje para Kuvendit shprehet se gjendja e vajzës për momentin është e mirë, ndërsa pritet që të transportohet për në Turqi për mjekim të specializuar.
Në intervistën për Report Tv, ai thotë së mjekët i kanë dhënë shpresë për gishtat pas ndërhyrjes në Turqi, ndërsa dh.unën e cilësoi si të pa tolerueshme.

Intervista e babait të Ina Nukës

Si është gjendja e vajzës suaj?

Gjendja po përmirësohet për momentin. Ka dh.imbje, por është më mirë. Problemi është te gishtat, i janë këputur dy gishta

Çfarë iu kanë thënë mjekët?

Na kanë dhënë një fare shprese, por jashtë vendit në Turqi

Kur do të niset?

Nga momenti në moment, sapo të jetë gati

Çfarë iu tha kryeministri?

Komunikoi bashkëshortja, tha që do të bëjmë çfarë është e mundur për vajzën që të rregullojmë gishtat sikur i pati. Jemi me shpresë

Si e gjykoni atë që ndodhi dje?

Dh.una është e patolerueshme. Mesazhi im është që të mos ndodhë më ajo ndodhi, pasi dje ishte vajza ime, nesër mund të jetë një tjetër. Kushdo ka të drejtë për protestë 24 orë non stop, por pa dh.unë.

Kush mendoni se është përgjegjës?
Nuk kam çfarë të them, nuk bëj njeri përgjegjës, pasi s’kam parë gjë si ndodhi ngjarja

Flet babai i efektives: “Ja premtimi i madh që na bëri kryeministri Rama” Read More »

Ja kush garon për postet e sekretarit dhe nën/kryetarëve në PD (emrat)

Lulzim Basha ka urdhëruar thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD në 15 dhjetor, ku do të bëhet zgjedhja e Këshillit Kombëtar dhe më pas mbyllja e plotë e një proçesi riorganizimi, që në fakt duket të jetë thjesht aksioni i emërimeve formale. Por gjithsesi në garat për drejtuesit e lartë pritet të ketë përplasje, kuptohet midis rrymave mbështetëse të Lulzim Bashës, atyre që drejtohen nga kunati e familja e tij dhe atyre që servilosen nga brenda partisë.

Në postin e Sekretarit të Përgjithshëm pritet të rikandidojnë disa emra si Çlirim Gjata, Ervin Salianji, Arben Ristani dhe Enkelejd Alibeaj. Dy emrat e fundit u përballën 4 vite më parë dhe Ristani fitoi me pak vota diferencë, në atë kohë i mbështetur dhe nga kritikët e Lulzim Bashës, tashmë i vetëm duket formal në garë. Gjata duket një kandidat i preferuar se bashku me Salianjin, që pas dosjes “Babale” dhe atentatit imagjinar është ylli që nuk i ndalet shkëlqimi në PD.

Për postin e nën/kryetarit të PD, një prej të cilëve e drejton Edi Paloka pritet të ketë garë. Albana Vokshi, aktualisht prej më shumë se 10 vitesh kryetare e LDG pritet të rivalizojë për nën/kryetare. Një emër tjetër që mund të jetë pjesë e garës për kreun e grupit parlamentar ose nën/kryetarit të dytë mund të jetë edhe Enkelejd Alibeaj, i cili duke kandiduar në këto pozicione mund t’i hapë rrugë Çlirim Gjatës në postin e Sekretarit të Përgjithshëm.

Grida Duma pritet të jetë një nga emrat që kërkon të rrisë postin e saj politik nga Sekretare e Marrëdhënieve me publikun në kryetare e LDG dhe nënkryetare e PD.

Fatbardh Kadilli dhe Enno Bozdo pritet të kërkojnë rikonfirmim në sekretariate për të qenë më pas dhe anëtarë kryesie. Klevis Balliu, Gert Bogdani, Bardh Spahia, Endri Hasa, Ina Zhupa etj kërkojnë poste në krye të departamentëve për të siguruar qënien në kryesi, dhe pritet të pretendojnë edhe të zgjidhen direkt si antarë të kryesisë së PD.

Disa emra të tjerë që pretendojnë për departamente dhe sekretariatin e PD deri tek kryesia, janë edhe Jorida Tabaku, Flamur Noka, Oerd Bylykbashi etj, por këta shihen si pjesë e kastës së vjetër dhe jo si rishtarët e Lulzim Bashës.

I vetmi që duket se nuk do të ketë garë është Edmond Spaho, i cili pretendon të mos ketë zgjedhje në Grupin Parlamentar për të mbajtur postin e Kryetarit të Grupit.

Ja kush garon për postet e sekretarit dhe nën/kryetarëve në PD (emrat) Read More »

“Takohemi për një libër” në Parkun Arkeologjik të Orikut

Nisma e ndërmarrë nga Ministria e Kulturës ”Lëvizja Kombëtare e Leximit” po shkon pranë brezit të ri kudo, në çdo cep të vendit. Synimi është që çdo fëmijë kudo që të ndodhet duhet të njihet me librin për t’u bërë nesër një qytetar i denjë europian i kulturuar.

Aktivitetet dhe larmishmëria e tyre në kuadër të kësaj nisme po ndërthurin së bashku leximin dhe ambiente mjaft atraktive, ku të rinjtë lexojnë, siç janë vendet e trashëgimisë kulturore. Kjo pasi të rinjtë duhet të informohen me anë të librit dhe gjithashtu të njohin nga afër historinë e vendit të tyre.

Në kuadër të ”Lëvizja Kombëtare e Leximit” nxënës të shkollës të qytetit të Vlorës, lexuan dhe interpretuan tregime dhe poezi të autorëve të ndryshëm shqiptar në Parkun Arkeologjik të Orikut.

Krahas leximit, nxënësit e kësaj shkolle u njohën dhe me të rejat e fundit të gërmimeve arkeologjike në këtë park./Atsh

“Takohemi për një libër” në Parkun Arkeologjik të Orikut Read More »

Flet doktori: Ja si është gjendja e efektives

Doktori që administroi mjekimin e efektives së policisë Ina Nuka thotë se nuk mund të japë detaje të hollësishme.

Megjithatë doktori ka shtuar se efektivja ka pësuar dëmtime serioze, ndërsa kryeministri Edi Rama deklaroi se ajo do të niset drejt Turqisë ku do t’i nënshtrohet operacionit.

Efektivja e “Shqiponjave” pësoi dëmtime në dorë dhe qafë pas një kapsolle që iu hodh gjatë protestës së banorëve të “Astirit”.

“Ka pasur nevojë për ndërhyrje urgjente, është dëmtuar seriozisht në këtë vend, por nuk nuk mund të japim detaje të tjera për momentin”, u shpreh doktori.

Flet doktori: Ja si është gjendja e efektives Read More »

Meta nderon kujtimin dhe veprën e Gjergj Kastriot Skënderbeut në Shkup

Presidenti i Republikës, Ilir Meta po merr pjesë në kremtimet e Ditës Kombëtare të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Maqedoni. Fillimisht Presidenti Meta i shoqëruar nga Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, Zv/Kryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani, udhëheqës politikë, deputetë si edhe dhjetra shqiptarë në Maqedoni, u përul me respekt dhe vendosi një buqete me lule te monumenti i Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Shkup.

Pasi vizitoi edhe Shkupin e vjetër dhe Mozaikun e Lidhjes së Prizrenit, duke vlerësuar figurën dhe rolin e tij, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Presidenti Meta u shpreh: “Jam shumë i lumtur që gjendem në Shkup së bashku me udhëheqësin e Bashkimit Demokratik për Integrim zotin Ali Ahmeti, me Kryeparlamentarin e Republikës së Maqedonisë, zotin Xhaferi dhe shumë personalitete të tjera për të marrë pjesë në kremtimin e 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, kësaj ngjarjeje madhore për të gjithë kombin shqiptar, që i bashkoi të gjithë shqiptarët rreth Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe që i parapriu edhe Pavarësisë së Shqipërisë, ekzistencës së shtetit shqiptar dhe gjitha mbarësive që u gëzohet kombi ynë sot.Është kënaqësi për ta nisur këtë kremtim duke u përulur me nderim këtu në Shkupin e vjetër para monumentit të Heroit tonë Kombëtar edhe në kuadër të 550-vjetorit të kujtimit të kësaj figure të përmasave europiane.
Dje pata kënaqësinë të isha me Presidenten e Kroacisë në Zadar, me komunitetin e Arbanasve për të festuar këtë 550-vjetor dhe më mbeti në mendje referimi që Presidentja e Kroacisë i bëri njërit prej shkrimtarëve më të njohur kroatë për figurën e Skënderbeut, i cili me të drejtë kishte thënë që ‘Hero më të madh nuk ka lindur nëna akoma.’
Këtu në Shkup do të preferoja t’i referohesha Fan Nolit tonë të madh, njërin prej kontribuuesve kryesorë edhe të Kongresit të Manastirit, pavarësisht se nuk arriti të merrte dot vetë pjesë duke u përfaqësuar përmes Sotir Peçit dhe patriotëve të tjerë, se ‘Skënderbeu do të mbetet përgjithmonë shqiptari më i gjallë ndër shqiptarët e gjallë’, që do të thotë se është vepra e jashtëzakonshme e kësaj figure madhore jo vetëm e kombit tonë, por edhe e qytetërimit europian, që përcaktoi identitetin tonë europian, rrugën tonë europiane, për të cilën edhe sot ne jemi të angazhuar, shqiptarët kudo në të gjithë rajonin dhe ku faktori shqiptar në Maqedoni jep një kontribut historik, dhe përcaktues. Sigurisht që është kjo rrugë, të cilën e përcaktoi me veprën e tij Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që udhëhoqi edhe filozofinë e bashkimit në Kongresin e Manastirit për Alfabetin e Gjuhës sonë, një alfabet që ndihmoi dhe kontribuoi jo vetëm Pavarësinë e Shqipërisë, po ka kontribuuar për të gjithë rrugën tonë europiane deri më tani.
Ndaj nderimin më të madh sot për Gjergj Fishtën, Luigj Gurakuqin, Mid’hat Frashërin, për gjithë ata personalitete të shquara, për përfaqësuesit e familjes Qiriazi, të cilët në kushte shumë të vështira arritën t’i japin kombit tonë një fuqi të jashtëzakonshme të bashkimit dhe të udhëheqjes për të ardhmen e kombit tonë.
Me këtë rast dua të vlerësoj edhe të gjitha përpjekjet që janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen këtu për të ecur drejt jo vetëm ruajtjes, por edhe të përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoni, në përputhje edhe me Marrëveshjen e Ohrit, dhe të përgëzoj këtë frymë të re bashkëpunimi e bashkëjetese në Republikën e Maqedonisë, që është e vetmja rrugë për paqe dhe stabilitet në të gjithë rajonin tonë.”, – u shpreh Presidenti Meta.

Meta nderon kujtimin dhe veprën e Gjergj Kastriot Skënderbeut në Shkup Read More »

Në dhomën e polices së plago.sur Ina Nuka,ja gjendja e saj(foto)

Kjo është Ina Nuka, policja e plagosur gjatë protestës së sotme dhe që humbi 4 gishta nga dora e djathtë.

Siç e shikoni është e shtruar në spital dhe dorën e ka të gjithën të fashuar, ndryshe nga sa shkruan ish kryeministri Berisha.

Ajo ka marrë ndihmën e parë dhe është nën efektin e qetësuesve.

Në dhomën e polices së plago.sur Ina Nuka,ja gjendja e saj(foto) Read More »