Irina

Ku shkoi Ismail Qemali pas dorëheqjes nga qeveria (dokumenti)

“Le Matin” ka botuar, të martën e 27 janarit 1914, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me largimin e Ismail Qemalit nga Shqipëria pas dorëheqjes nga qeveria e përkohshme, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Image

Ismail Qemal Beu rrugës për në Côte-d’Azur

Romë, 26 janar.
Nga korrespondenti i veçantë i “Matin” (me telefon):
“Ish-kryetari i qeverisë së përkohshme të Vlorës, Ismail Qemal Beu, mbërriti këtë mëngjes, në orën 4, në Brindizi, me avulloren Cita-di-Bari, i shoqëruar nga djali i tij dhe disa shërbëtorë.
Ai u nis sonte për në Milano, ku dhe deklaroi se dëshiron të shkojë në Nice, për të pushuar për pak kohë.”/Darsiani.com

Ku shkoi Ismail Qemali pas dorëheqjes nga qeveria (dokumenti) Read More »

Policisë së Vlorës i janë shtuar 18 mjete te reja(video)

Policia e Vlorës kompletohet sot me 18 mjete të reja në ndihmë të sektorit te rendit dhe të qarkullimit rrugor.

Në Vlorë do jenë 11 mjete nga të cilat 8 i përkasin rendit ndërsa 3 prej tyre i ka qarkullimi rrugor.

Në Sarandë do jenë 7 mjete, prej te cilave 4 rendi dhe 3 prej tyre i ka qarkullimi.

Do te zhvillojne nje parade duke filluar nga hyrja e qytetit deri tek rrapi, e me pas do te pershkruajne unazen nga Prokuroria per tu kthyer ne destinacion prane ambienteve te policise.

Policisë së Vlorës i janë shtuar 18 mjete te reja(video) Read More »

Helmimi në rrobaqepësi, 2 prej grave nisen me urgjencë drejt Tiranës. Policia jep versionin zyrtar

Paraditen e sotme një ngjarje e rëndë është raportuar në një biznes fason në Durrës, ku 40 gra kanë paraqitur shenja të helmimit.

Në biznesin ‘’Deni Factor” i cili operon në zonën e Fllakës, punonjëset pas konsumimit të drekës kanë nisur të ketë një sërë shqetësimesh, dhe 8 prej tyre janë drejtuar në spitalin e Durrësit për të marrë ndihmë.

Ende nuk dihen shkaqet e helmimit, paraprakisht flitet për rrjedhje gazi, ndërsa shumica prej grave janë paraqitur me marrje mendsh, kollë, dhe humbje ekuilibri.

Për shkak të disa komplikacioneve 2 prej grave që janë në gjendje më të rëndë shëndetësore janë nisur drejt Tiranës për një mjekim më të specializuar.

Për të zbuluar shkaqet disa prej pacienteve u është marrë gjaku për ekzaminim. Kjo është një situatë e përsëritur në qytetin e Durrësit, pasi dhe pak muaj më parë snjë numër shumë i lartë punonëjsesh u helmuan në një tjetër biznes fasonerie.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Më datë 24.11.2018, rreth orës 13 : 30 , në një rrobaqepësi në Fllakë janë ndjerë keq 8 punëtore, të cilat ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Nga veprimet paraprake ka rezultuar se disa punëtorë kanë çmontuar një kondicioner, i cili ka lëshuar gaz.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Helmimi në rrobaqepësi, 2 prej grave nisen me urgjencë drejt Tiranës. Policia jep versionin zyrtar Read More »

Zbardhet dëshmia e Ina Nukës: Ja si më shpërtheu kapsolla në duar

Zbardhet dëshmia e polices 24-vjeçare Ina Nuka, e cila mbeti e plagosur rëndë në protestën e së enjtes para parlamentit. Ajo ka rrëfyer si ndodhi përplasja me protestuesit para prokurorëve që kanë marrë në dorë çështjen. Nuka është shprehur se ka qenë me shërbim në hyrje të Parlamentit, në rreshtin e dytë dhe gjatë protestës ka parë që protestuesit kanë ardhur me pankarta në duar si dhe me bidona plastike e kapsolla. 24-vjeçarja thotë se në momentin e përplasjes në një moment ka ndjerë djegie në pjesën e qafës dhe njëkohësisht një erë tymi dhe menjëherë ajo ka vendosur dorën e djathtë në pjesën e qafës dhe në këtë moment ka dëgjuar një shpërthim dhe dhimbje në pjesën e qafës dhe në dorën e djathtë. Nuka është shprehur se kapsolla ka ardhur përballë në drejtim të Komunitetit Myslyman.

Ndërkohë nga organi i akuzës thuhet se në trupin e 24-vjeçares janë konstatuar dëmtimet në pjesën e qafës nga ana e djathtë, dëmtime në dy gishtat e dorës së majtë, si edhe dëmtime masive të dorës së djathtë.

Zbardhet dëshmia e Ina Nukës: Ja si më shpërtheu kapsolla në duar Read More »

S.ulmohet ambasada e Serbisë

Një shtetas serb s.ulmoi ambasadën e vendit të tij në Athinë, gjatë orëve të paradites së sotme në kryeqytetin grek. Me një th.ikë në dorë, shtetasi arriti të hyjë me forcë në ambientet e ambasadës, por u izolua më pas nga forcat e sigurisë, deri në mbërritjen e forcave të policisë.
Aktualisht shtetasi serb është shoqëruar në një rajon policie në Athinë dhe po merret në pyetje për shkaqet që e çuan drejt këtij akti.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka lidhje me ndonjë pakënaqësi personale dhe nuk dyshohet për sfond t.errorist. Në ambientet e ambasadës ndodheshin personeli diplomatik, por asnjëri prej tyre nuk u dëmtua nga s.ulmi.

Lidhur me këtë ngjarje ka folur ambasadori serb në Athinë, Dusan Sapsojevic, i cili ka konfirmuar se nuk asnjë të l.ënduar

S.ulmohet ambasada e Serbisë Read More »

Helmohen 40 punonjes te rrobaqepsise ne Durres

Helmim masiv i punonjësve ka ndodhur ditën e sotme në një rrobaqepësi në Durrës.

Mësohet se rreth 40 punonjës të kësaj rrobaqepësie janë dërguar me urgjencë në spital.

Bëhet me dije se punonjësit janë ndjerë keq pasi kanë pasur marrje mendsh dhe këputje.

Mësohet se ata po marrin trajnimin mjekësor në spitalin e Durrësit.

Ndërkohë nuk dihet ende se çfarë ka shkaktuar helmimin e punonjësve.

Helmohen 40 punonjes te rrobaqepsise ne Durres Read More »

Lleshaj: Epërsi dominuese ndaj krimit, politika të rreshtohet në krah të policisë

“Modernizimi i Policisë së Shteti dhe përafrimi i saj me standarde europiane, do të sjellë më shumë siguri për qytetarë dhe do jetë një garanci për të luftuar krimin e organizuar dhe çdo lloj forme që shfaqe ai”,  tha sot ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në prezantimin e flotës së re të Policisë së Shtetit, së cilës i shtohen 34 mjeteve të reja.

Në këtë event mori pjesë edhe Kryeministri Rama, deputetë të Kuvendit, përfaqësues të trupit diplomatik dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

Në fjalën e tij, Lleshaj tha se “këto pak ditë të para më kanë mjaftuar për të vizituar pothuajse të gjitha qarqet e vendit dhe për të parë nga afër gjendjen dhe nevojat e strukturave të Policisë së Shtetit në qendër dhe atyre në bazë. Futja në inventarin e Policisë së Shtetit të një numri të konsiderueshëm prej 134 auto-veturash dhe 30 motoçikletash është vetëm një paketë e radhës në kuadër të një programi të gjerë modernizmi të Qeverisë shqiptare për Policinë e Shtetit, ku përfshihen sisteme të shumta, të cilat do të komplementojnë, mbështesin dhe lehtësojnë punën e strukturave policore në përmbushje të misionit”.

“Në raport me numrin e popullsisë, vendi ynë ka sot një trupë policore të vogël në numër, krahasuar edhe me vende të tjera europiane. Në këto kushte, modernizimi, rritja e kapaciteteve, pajisja me mjete dhe teknologji bashkëkohore, trajnimi i vazhdueshëm, si dhe rritja e kapaciteteve profesionale, janë mënyra e duhur për të kultivuar një forcë policore të aftë të përballojë sfidat e kriminalitetit, në të gjitha format komplekse dhe të sofistikuara të shfaqjes së tij në ditët e sotme”, tha ai.

Po ashtu ai shtoi se “objektivat seriozë për një fazë të re në luftën kundër krimit të organizuar, nevojat përherë në rritje për prani të shtuar dhe kontroll më efektiv në territorin e vendit, sfidat që lidhen me valët e emigracionit drejt Evropës dhe shumë të tjera, mund të përballohen me sukses vetëm nga një polici moderne, një polici me njerëz të mirë arsimuar dhe të mirë pajisur”.

“Kjo faze të re modernizmi që nis sot, do të ketë një zhvillim të mëtejshëm.Së shpejti, presim që flota e automjeteve të zgjerohet në mënyrë të dukshme, që të zgjerohen kapacitetet e monitorimit mobil të trafikut rrugor, që të krijohet një flotë e re e droneve të vëzhgimit ajror, që të përmirësohet dukshëm teknologjia e monitorimit të kufijve, që të vihen në funksionim sisteme të sofistikuara të analizës inteligjente, që fizionomia europiane e Policisë së Shtetit të marrë një trajtë të re, përmes një sistemi të ri të furnizimit me uniforma”, tha ministri.

Ministri Lleshaj theksoi se modernizmi i vërtetë duhet të ndodhë tek njerëzit, tek burrat dhe gratë që ndërtojnë dhe mirëmbajnë sigurinë tonë.

“Dhe kjo është sfida e vërtetë, ajo më e rëndësishmja, e cila mundëson që investimet në sisteme e pajisje të japin rezultatin e pritur.Për këtë do të na duhet që të përsosim sistemin e arsimit, edukimit, trajnimit të Policisë së Shtetit; që Akademinë e Sigurisë ta shndërrojmë një institucion modern edukimi ku ngjizet një trupë e motivuar dhe e arsimuar punonjësish të rendit dhe sigurisë publike; që procedurat dhe standardet operacionale të Policisë së Shtetit të përafrohen me modelet më të përparuara europiane; që marrëdhëniet me qytetarët të arrijnë një nivel të padiskutueshëm besimi; që Policia të jetë realisht e të gjithë qytetarëve; që ajo të jetë jashtë dhe larg ndikimit të partive politike; që karriera në Policinë e Shtetit të jetë një shteg malor ku mund të ngjitesh vetëm me forcat dhe meritat individuale; që policët e Shqipërisë të jenë miq të mirë për njëri-tjetrin; që nderi, dinjiteti dhe integriteti të jenë tiparet bazë të identitetit të policëve tanë; që shteti dhe shoqëria të jenë në mbështetje dhe në përkrahje të plotë të policisë sonë”.

Gjithashtu, ministri tha se “nëpërmjet këtij programi që mban në konsideratë si njerëzit ashtu edhe teknologjinë ne do të sigurojmë një epërsi dominuese ndaj krimit në të gjitha aspektet për ta bërë kështu shumë të vështirë mbijetesën e tij”.

Ministri tha se “Policia e Shtetit ka nevojë për njerëz të aftë e të përkushtuar, për teknologji e për shumë gjëra të tjera.Por para të gjithash, ajo ka nevojë për përkrahje dhe mbështetje të gjerë publike. Ne nuk mund ta blejmë dhe as duam ta blejmë me para shërbimin, dedikimin dhe sakrificën e punonjësve të Policisë. Ky shërbim nuk mund të ketë asnjë lloj çmim material. Ky shërbim sublim ka një çmim tjetër. Ai është dashuria dhe respekti ynë për policinë tonë”.

Ministri Lleshaj solli në vëmendje protestë e dy ditëve më parë, si një shqetësim për sigurinë e qytetarëve. Ai shtoi se “Jo më larg se dy ditë më parë, forcat e policisë, në përmbushje të detyrës që shoqëria u ka ngarkuar, u përballën me një agresivitet të absurd dhe të pabesë nga një grup i caktuar. Ato duar që u ngritën kundër Ina Nukës dhe kolegëve të saj, na tregojnë se verbëria politike e ka përherë potencialin për të sjellë dëme, jo vetëm mbi policinë, por mbi krejt shoqërinë. Izolimi i këtyre devijimeve të rrezikshme dhune kërkon jo vetëm reagim të vendosur të policisë, por edhe reflektim të gjerë shoqëror.

Po ashtu, ministri tha se politika duhet të jetë jo përballë por në krah të policisë.

“Për një reflektim të tillë i ftoj sot të gjithë qytetarët, përfaqësuesit politikë dhe para së gjithash moshatarët e Ina Nukës. Tek policia jonë duhet të shohim forcën tonë, dinjitetin tonë dhe mburojën tonë. Ne e mbajmë me taksat tona policinë që ajo të përballet vetëm me kriminelët. Për reflektim serioz ftoj edhe përfaqësues të caktuar politikë, të cilët nuk duhet kurrsesi të rreshtohen përballë policisë, por në krah të saj”, tha ai.

Në fund ministri Lleshaj shprehu bindjen se “kjo paketë e konsiderueshme, që Qeveria dhe qytetarët e vendit tonë i japin sot Policisë së tyre, e përcjell më së miri edhe mesazhin e përkrahjes së pa kushtëzuar politike dhe shoqërore për këtë organizatë të pazëvendësueshme, që i shërben të sigurisë tonë për një të ardhme më të mirë dhe evropiane”. /atsh

Lleshaj: Epërsi dominuese ndaj krimit, politika të rreshtohet në krah të policisë Read More »

Jo më tendera për uniformat e policisë, ndiqet modeli i BE-së

Policia e Shtetit do të ndjekë modelin e vendeve të zhvilluara të Bashkimit Europian sa i takon pajisjes me uniforma, duke evituar kështu tenderat që dështojnë në vijimësi.

Kështu u shpreh sot Kryeministri Edi Rama, duke folur për risitë në mbështetjen logjistike të Policisë së Shtetit.

“Për tenderat e uniformave që dështojnë, rihapen, kthehen dhe nuk garantojnë vijimësinë nuk kemi pse të shpikim, por duhet të imitojmë ata që e bëjnë më mirë këtë punë. Në vendet e zhvilluara të BE-së nuk ka tendera uniformash, por ka një shërbim të personalizuar për çdo efektiv dhe ku 1,2 apo 3 kompani të licensuara përgjigjen çdo ditë për çdo efektiv policie që do të marri diçka të re”, tha Rama.

Ai sqaroi se “sipas kësaj praktike nuk paguhen paratë për tendera, por çdo efektiv ka kartën e fondit personal për uniformën dhe të gjitha pajimet, dhe ka adresat e të gjitha pikave të shërbimit ku shkon dhe merr uniformën që duhet”.

Kjo sipas, Ramës, siguron që Policia të ketë gjithmonë uniforma sipas standardeve. /atsh

Jo më tendera për uniformat e policisë, ndiqet modeli i BE-së Read More »