Irina

Historike, mbledhja e qeverive përfundon me shqiponjën e të dyja kabineteve

Peja, sot ka qenë pikëtakimi i dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.
Ky është viti i pestë që të dyja delegacionet mblidhen, ndërsa kësaj radhe kjo mbledhje u cilësua si më produktivja, ku u nënshkruan nëntë marrëveshje të rëndësishme, shkruan Indeksonline.

Me të përfunduar mbledhja, përfaqësuesit e dy qeverive kanë bërë shqiponjën, Një gjest ky që vulos dhe i jep edhe më shumë kuptim këtij takimi me rastin e Festës së Flamurit.

Këto imazhe nuk kanë nevojë për komente.

Historike, mbledhja e qeverive përfundon me shqiponjën e të dyja kabineteve Read More »

Çfarë ka ndodhur në 26 nëntor gjatë historisë?

1688 Luigji XIV i shpall luftë Holandës.

1789 Xhorxh Uashingtoni e shpall Ditën Kombëtare të Falënderimit, për nder të Kushtetutës së re.

1812 Ushtria e Napoleon Bonapartit fillon të kalojë lumin Beresina mbi dy ura të ndërtuara me nxitim.

1901 Diamanti Hope sillet në Nju Jork.

1907 Duma i jep mbështetje Carit në Shën Petersburg, i cili pretendon se ka hequr dorë nga autokracia.

1917 Bolshevikët ofrojnë një armëpushim midis Rusisë dhe Fuqive Qendrore.

1922 Lord Karnarvon dhe Hauard Karter, arkeologë, hapin varrin e Mbretit Tut, i paprekur për 3000 vjet.

1938 Polonia rinovon paktin e mosbindjes me Bashkimin Sovjetik për t’u mbrojtur kundër një pushtimi gjerman.

1941 Flota japoneze niset nga Ishujt Kuril për sulmin e saj në Pearl Harbor.

1947 Franca dëbon 19 qytetarë sovjetikë, duke i akuzuar ata për ndërhyrje në punët e brendshme.

1949 India bëhet një republikë demokratike sovrane.

1979 Depozitat e naftës të barabarta me rezervat e OPEC-ut zbulohen në Venezuelë.

2000 Kandidati republikan Xhorxh Bush çertifikohet si fitues i votave elektorale të Floridës, duke i dhënë atij vota të mjaftueshme elektorale për të mposhtur demokratin Al Gore Jr për presidencën amerikane, pavarësisht humbjes së votës popullore. / bota.al

Çfarë ka ndodhur në 26 nëntor gjatë historisë? Read More »

Horoskopi ditor, 26 nëntor 2018

DASHI:

Kjo e hënë do ju drejtojë drejt një periudhe të qetë. Sa i takon dashurisë, realizimi i një objektivi të përbashkët do të sjellë shumë entuziazëm dhe energji. Ata që janë vetëm, nuk parashikohet të kenë ndonjë zhvillim të rëndësishëm. Në punë, mos u sforconi shumë, pasi keni nevojë për të pushuar. Parashikohen keqkuptime me kolegët, por mundohuni që ti kaloni sa më thjeshtë.

DEMI:

Kjo ditë nuk do të jetë në ritmin e duhur! Në dashuri do të jeni nën formën e zakonshme. Dikush mund të ndihet i pakënaqur nga raporti, kështu që mundohuni ti bëni sytë katër. Për ata që janë vetëm, një miqësi mund të kthehet në diçka më shumë. Sa i takon sferës profesionale, qartësoni idetë tuaja dhe do të gjeni zgjidhjen që kërkoni.

BINJAKËT:

Kjo e hënë parashikohet të jetë mjaft interesante, ku fundi do jetë edhe më i mirë. Në dashuri, sidomos sa i takon raporteve në çift, duhet t’iu kushtoni më shumë rëndësi nevojave të personit që keni pranë dhe për rrjedhojë do ju duhet të hiqni dorë nga disa zakone tuaja. Kjo e hënë do të jetë mjaft intriguese për ata që janë vetëm. Në punë, parashikohen rezultante të frytshme dhe një situatë e qetë.

GAFORRJA:

Dita do të nisë me ritmin e duhur, sidomos sa i takon sferës së ndjenjave. Do të jeni në ekuilibër të plotë dhe do të shijoni momente zbavitëse, teksa sharmi juaj do të jetë maksimal. Ndërkohë ata që janë vetëm, do të bëjnë njohje interesante. Në vendin e punës, duhet të insistoni në gjërat për të cilat jeni të sigurtë, në mënyrë që të korrni sukses.

LUANI:

Kjo ditë do ju gjejë tejet aktiv, sidomos sa i takon çështjes së ndjenjave. Do të jeni të përfshirë nga një pasion, të cilin vështirë se do e mbani në fre. Për ata që janë vetëm ky është një moment rikuperimi, ku nuk do të mungojnë aventurat. Në vendin e punës, nëse hasni ndonjë pengesë prej kolegëve, mundohuni që të flisni hapur. Duhet të shmangni keqkuptimet, pasi shpesh zgjidhja më e mirë, është të mos mbajturit asgjë.

VIRGJËRESHA:

Kjo e hënë nuk parashikohet të jetë shumë pozitive, ndaj mos u përfshini në nisma të rrezikshme. Duhet të bëni durim dhe të veproni me sa më shumë delikatesë në raportet në çift. Për ata që janë vetëm, parashikohen takime premtuese, të cilat do të ngjallin simpati. Ndërsa në vendin e punës duhet të jeni më të përqendruar në objektivat tuaja lidhur me programe të caktuara. Do të jepeni maksimalisht për të bindur një person që të punojë në një drejtim me ju.

PESHORJA:

Parashikohet një ditë ku do të jeni gjithë dëshirë për të bërë diçka të re. Në dashuri, duhet të tregoni kujdes pasi Hëna nuk do të ketë ndikim aspak të favorshëm. Shumë shpejtë mund të krijohet një klimë tensioni, e cila mund të shkaktojë zënka. Për ata që janë vetëm, nëse një njohje po thellohet më tej, mendohuni më mirë para se të vendosni për të vijuar. Ndërsa sa i takon punës, parashikohen momente nervozizmi me disa kolegët tuaj. por në sajë të aftësive tuaja do të qetësoni çdo situatë, duke rigjetur normalitetin.

AKREPI:

Kjo e hënë do të jetë mjaft e favorshme për të gjithë ata që janë çift. Do të jeni të buzëqeshur, gazmorë dhe të kënaqur dhe gjithë entuziazëm, duke e parë këtë ditë më pozitivisht se kurrë. Për ata që janë vetëm, mund të ketë disa të papritura. Do të arrijnë që të përdorin sharmin e tyre për ti bërë përshtypje dikujt që e pëlqejnë. Përfitoni pa u menduar dy herë, shkruan noa.al. Në vendin e punës do të hasni një sërë mundësish gjatë gjithë ditës. Parashikohet një e hënë e mbushur me perspektivë mjaft interesante.

SHIGJETARI:

Kjo ditë do të jetë e luhatur. Raporti në çift do të jetë gjithë ulje-ngritje, ku do ju duhet të rigjeni humorin. Megjithatë do të gjeni mbështetje te partneri/ja, ndaj shfrytëzoni dëshirën për të nisur plane për të ardhmen. Ata që janë vetëm do i hedhin sytë tek një person special, i cili do ju zgjojë fantazinë. Këshillohet që të guxoni dhe të mos e lini gjithçka në dorë të ëndrrave. Në vendin e punës, më në fund do të shihni të realizuar disa objektiva. Këshillohet që të veproni me kujdes dhe do ia dilni.

BRICJAPI:

Kjo e hënë parashikohet të jetë perfekte, thuajse në gjithçka. Nuk do të përballeni me asnjë të papritur apo surpriza të pakëndshme. Në dashuri, mundohuni të hapni zemrën me partnerin, pasi kështu do të arrini të gjeni qetësinë. Mbrëmja ju fton të bëni diçka më të guximshme. Për ata që janë vetëm parashikohet një takim perfekt, i cili premton shumë. Ndërsa në vendin e punës, nëse keni projekte të reja ndërmend, ka ardhur momenti që ti vini në zbatim.

UJORI:

Kjo e hënë parashikohet disi e vështirë për të lindurit e kësaj shenje. Shumë prej jush do të mundohen të mbajnë nën kontroll çështjet e përditshme, duke falur gabimet e personit që kanë pranë. Ata që janë vetëm, do të jenë me humor të keq, ndaj më mirë të mos guxojnë me persona të tjerë. Në vendin e punës, duhet t’ia dilni vetë, pasi kolegët veçse do ju pengojnë.

PESHQIT:

Kjo fillim javë për shumë nga të lindurit e kësaj shenje, do të jetë mjaft pozitive, por duhet të mbani nën kontroll disa çështje tejet të rëndësishme. Sa i takon dashurisë, do të jetë një moment i mirë për ndjenjat, ku do të jeni më të qetë dhe partneri do të jetë në sintoni totale me ju. Ata që janë vetëm, do të jenë të gatshëm të bëjnë njohje të reja. Sa i takon sferës profesionale, do të jeni të vendosur dhe kurajoz dhe asgjë nuk do ju ndalë. Përgatituni për të parë realizimin e disa projekteve tuaja. Shumë prej jush do të arrijnë të gjejnë pika të përbashkëta, me ata që më herët kanë treguar pikëpamje të ndryshme nga tuajat.

Horoskopi ditor, 26 nëntor 2018 Read More »

Vjen një lajm i mirë për Kosovën dhe Shqipërinë pas darkës të liderave

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi, ka bërë me dije se shumë shpejtë mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk do të ketë asnjë taksë.

Këtë lajm Bytyqi e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook duke publikuar një fotografi nën shoqërinë e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, Kryetarin e Nisma Fatmir Limaj dhe të tjerë.

Nesër në Pejë, mbahet mbledhja e pestë e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Vjen një lajm i mirë për Kosovën dhe Shqipërinë pas darkës të liderave Read More »

‘Taksa 100%’, Ministri Shala tregon qëndrimin e Edi Ramës

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Endrit Shala, ka postuar një fotografi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ai e ka shoqëruar foton me mbishkrimin ‘100%’. Kjo nënkupton qëndrimin e Kryeministrit Rama në lidhje me taksën e vendosur nga Kosova për mallrat nga Serbia dhe Bosnja.

Ndërkohë që dje Ministri i Financave të Shqipërisë, Arben Ahmetaj u shpre kundër kësaj takse të vendosur./Shqipëriaime.

‘Taksa 100%’, Ministri Shala tregon qëndrimin e Edi Ramës Read More »

“Dhuro një Xhup, ngroh një shpirt”, quhet nisma që do të ndihmojë dhjetëra qytetarë

Të rinjtë e Tiranës në Shqipëri kanë ndërmarrë një nismë për të ndihmuar të pastrehët dhe njerëzit në nevojë. Në trungjet e pemëve do të vendosen xhupa e pallto në mënyrë që ta marrë dikush që ka ftohtë pa paguar asnje qindarkë.

Kjo nismë e nisur fillimisht në Turqi e Bullgari, më pas edhe në Kosovë, është huazuar edhe nga të rinjtë tanë. Më datën 6 dhjetor nga ora 13:00 deri ne 15:00 ju jepet mundësia që edhe ju të bëheni pjesë e kësaj nisme duke dhuruar një xhup që nuk iu duhet apo që nuk iu bën në parkun Europa te sheshi Skënderbej. “Dhuro një Xhup, ngroh një shpirt”, quhet nisma që do të ndihmojë dhjetëra qytetarë.

“Dhuro një Xhup, ngroh një shpirt”, quhet nisma që do të ndihmojë dhjetëra qytetarë Read More »

Mbyllet votimi në Gjirokastër , a kush e merr drejtimin e PD

Ish-kryetari i komunës së Lazaratit, Dashnor Aliko do të jetë kreu i ri i degës së Patisë Demokratike në Gjirokastër, pas tërheqjes nga kandidimi të Roland Bejkos, i cili e ka drejtuar këtë degë për katër vite. Pas procesit të votimit që zgjati dy orë, në fund janë numëruar fletët e votimit ku Dasho Aliko ka dalë fitues me 166 vota kundrejt 76 vota të Gjergji Dudit, ndërkohë që janë konstatuar 13 vota të pavlefshme.

Procesin zgjedhor të PD, e ka monitoruar dhe ndjekur nga afër deputeti i demokrat për Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu. Dy ditë më parë CNA.al mëssoi se tërheqja e Roland Bejkos është bërë me qëllim, që në krye të kësaj dege të zgjidhet ish-kreu i Komunës Lazarat, Dasho Aliko, që është familjar, bashkëfshatar, dhe krahu i djathtë i Bejkos.

Mbyllet votimi në Gjirokastër , a kush e merr drejtimin e PD Read More »