Irina

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të paqëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ndryshe nga ditët e fundit e fundit ku për shkak të masave ajrore me origjinë polare patëm temperature të ulta (si në vlerat minimale ashtu dhe ato të mesditës), për javën para masat ajrore janë më të ngrohta me origjinë perëndimore. Kjo gjë do të përkthehet në rritje të temperaturave madje përgjatë ultësirës perëndimore në disa gradë mbi mesataren klimatike të vendit.

Në këtë mënyrë për ditët e Hënë ditën e Enjte dhe atë të Premte moti parashikohet me vranësira të dendura (përjashto intervalet afatshkurtra me diell në zonën e jugut). Vranësirat do të shoqërohen në pjesën më të madhe të territorit me reshje shiu me intensitet kryesisht mesatar. Por në zonën e veriperëndimit dhe qendër (pjesërisht jug) këto reshje në periudha afatshkurtra do të jenë me intensitet deri dhe të lartë të vrrullshme në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike. Për ditën e Premte në zonën e Alpeve dhe verilindje reshje dëbore me intensitet mesatar dhe lokalisht reshjet e dëborës me intensitet të lartë në formën e stuhive të dëborës.

Mot relativisht më i qëndrueshëm pritet për ditët e Mërtë dhe ditën e Mërkurë ku do të mbizotërojë moti i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet me kthjellime. Vranësirat për këto ditë do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri lokalisht mesatar në veri dhe qendër si dhe intensitet të ulët në zonën e jugut.

Parashikimi i motit për javën e ardhshme Read More »

Mësoi se kishte nisur një lidhje të re/ 57-vjeçari shqiptar në Itali përndjek dhe dhunon ish-të dashurën

Shqiptari kishte shkuar edhe në shtëpinë e partnerit të ri që gruaja kishte dhe në vendin e punës së saj

Një 57-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet se përndiqte prej disa kohësh ish-partneren e tij.

Shqiptari është arrestuar në Perugia, pas denoncimit që ish-e dashura bëri. Gjithçka kishte nisur pasi shqiptari mësoi faktin se ajo kishte nisur një lidhje të re romantike, dhe filloi t’i dërgonte mesazhe kërcënuese në telefon. Po ashtu, e përndiqte në çdo vend ku ajo shkonte, duke e kërcënuar që të ndahej dhe të kthehej me të.
Sipas mediave italiane, ai kishte shkuar edhe në shtëpinë e partnerit të ri që gruaja kishte dhe në vendin e punës së saj duke shkaktuar probleme. Pas daljes në gjykatë, 56-vjeçari u la në arrest shtëpie, teksa e reja u pajis me urdhër-mbrojtje.

Mësoi se kishte nisur një lidhje të re/ 57-vjeçari shqiptar në Itali përndjek dhe dhunon ish-të dashurën Read More »

Ngjarje e rëndë/ U tremb nga tërmeti, 20-vjeçari humb jetën pasi rrëzohet nga shkallët

Një ngjarje e rëndë është raportuar si pasojë e tërmetit që ra pas mesnate në Shqipëri.

Gazetarja Anila Sefa, raporton se një 20-vjeçar nga fshati Çinar i Lushnjes ka humbur jetën pas lëkundjeve të tokës. Daniel Rika është trembur në gjumë dhe pasi është ngritur me shpejtësi ka tentuar të largohet me vrap.

Fatkeqësisht ai është rrëzuar në shkallët e katit të dytë të banesës. 20-vjeçari jetonte bashkë me prindërit. Sipas të njëjtave burime, i riu vuante nga probleme me ankthin dhe për këta arsye kurohej.

Gazetarja Anila Sefa raporton se trupi i pajetë i të riut është dërguar në morgun e spitalit të Lushnjes ku pritet t’i ushtrohet një ekspertize mjeko-ligjore.

Tërmeti me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter u ndje në orën 00.17 të së dielës. Epiqendra e lëkundjeve ishte disa kilometra larg Lushnjes. Për pasojë tërmeti u ndje edhe në shumë qytete të tjera si Tiranë, Durrës, Kavajë, Fier, Korçë, Pogradec, Vlorë etj.

Ngjarje e rëndë/ U tremb nga tërmeti, 20-vjeçari humb jetën pasi rrëzohet nga shkallët Read More »

Ndahet nga jeta aktori i njohur, dyshohet se… ( Emri)

Aktori amerikan Bill Hayes, i cili luajti në seritë Days of Our Lives për më shumë se pesë dekada ndërroi jetë në moshën 98-vjeçare. Ai portretizoi për herë të parë personazhin e Doug Williams në vitin 1970 dhe gjithashtu u takua me gruan e tij, aktoren Susan Seaforth Hayes, gjatë xhirimeve të serialit.

Qershorin e kaluar festoi ditëlindjen e tij të 98-të në xhirimet e serialit amerikan, i rrethuar nga kolegët e tij.

Shkaku i vdekjes së tij nuk është bërë i ditur. E filloi karrierën e tij si muzikant dhe pati një hit me The Ballad of Davy Crockett. Por vazhdoi të portretizonte karakterin e Doug Williams gjatë 50 viteve të ardhshme, deri në vitin 2023. Bashkëylli i tij, Seaforth Hayes, iu bashkua serialit dy vjet para tij, duke luajtur personazhin e Julie Williams.

Dyshja luajtën një çift në ekran dhe përfundimisht u bënë një çift i jetës reale, duke u martuar në vitin 1974. Popullariteti i romancës së tyre madje bëri që ata të shfaqeshin në kopertinën e Time atë vit. Në vitin 2018, si ai ashtu edhe Seaforth Hayes morën çmimet Daytime Emmys Lifetime Achievement. Hayes kishte pesë fëmijë nga një martesë e mëparshme me Mary Hobbs.

Ndahet nga jeta aktori i njohur, dyshohet se… ( Emri) Read More »

Vrau partneren shqiptare, 39-vjeçari baba i një foshnje që vdiq dhe u zhduk. Rasti i çuditshëm, i cili nuk u zbardh kurrë

Në një rast të çuditshëm, për të cilin ende nuk janë dhënë përgjigje të plota, përfshihet partneri 39-vjeçar i 41-vjeçares shqiptare Gjeorgjia Murati, e cila akuzohet për vrasjen e saj brutale natën e Vitit të Ri në Selanik.

Sipas mediave greke, bëhet fjalë për zhdukjen e trupit të fëmijës që kishte në vitin 2009 me partneren e tij në atë kohë 17-vjeçare dhe i cili ndërroi jetë si pasojë e një infeksioni spitalor.

Kur 39-vjeçari dhe partnerja e tij u informuan se i porsalinduri kishte vdekur, çifti fajësoi maternitetin publik, duke pretenduar se fëmija nuk kishte vdekur por se dikush ishte zhdukur për ta dhënë për birësim.
Pas denoncimit, një prokuror kishte urdhëruar hapjen e varrit të fëmijës, por kur u bë zhvarrosja, arkivoli ishte bosh, pa sqaruar se çfarë ndodhi me trupin.

Më tej pasoi një hetim policor dhe gjyqësor që u hodh në dosje për përgjegjësitë e maternitetit, me një nga skenarët e qarkulluar në atë kohë, duke folur për tentativa për të kërkuar dëmshpërblim në emër të prindërve.

Madje në vitin 2013, ata kishin kërkuar rihapjen e dosjes pasi besonin se foshnja ishte viktimë e një rrjeti të trafikut të foshnjave, ndërsa kishin siguruar edhe ADN-në për të parë nëse kishin lidhje me të voglën Maria, 4-vjeçare, e cila u gjet në një kamp rom dhe u zbulua se nuk është fëmija biologjik i familjes me të cilën jetonte.

Ish-bashkëshortja e 39-vjeçarit, megjithatë sot pretendon se ai nuk ka lidhje me rastin e zhdukjes, duke thënë ndër të tjera se “nëse ai do të ishte i përfshirë nuk do të kisha pasur dy fëmijë me të, por do të isha larguar”.

Vrau partneren shqiptare, 39-vjeçari baba i një foshnje që vdiq dhe u zhduk. Rasti i çuditshëm, i cili nuk u zbardh kurrë Read More »

Atentati në Tiranë dhe saga e hakmarrjes! Dy në varr, një në spital, tjetri në burg

Zamir Kalemi 35-vjeç u tentua të vritet në Tiranë. Ai është vëllai i Andrea Kalemit, i cili vitin e kaluar u ka shpëtuar dy herë sulmeve në Greqi. Pista kryesore ku po hetohet është hakmarrja, kjo për shkak të vrasjes së Aleksandër Sadikajt, që është kushëriri i tij. Këtu duket se nisi gjithçka.sz

Po si nisi saga?

Ditë e shtunë. 11 qershor 2022, Aleksandër Sadikaj u ekzekutua me bombë në Sauk. Makina shpërtheu në lëvizje. 27-vjeçari, që është kushëri me Kalemajt vdiq disa minuta më pas. Në dhjetor të po atij viti u ekzekutua në Tiranë biznesmeni Edmond Papa.

Për ekzekutimin e tij i arrestuar është shoku i Andrea Kalemit, Albano Velo, ndërsa në kërkim është shoku Andrei Bode. Autoritetet dyshojnë se vrasja e Papës lidhet me ekzekutimin e Sadikajt, që njihej si “Sanço”.

Vitin e kaluar në 9 gusht Andrea Kalemi u qëllua në atentat në Greqi por u shpëtoi plumbave. Në 14 Dhjetor, këtë herë në burgun e “Koridhalos” u qëllua sërish për t’u vrarë nga një egjiptian por shpëtoi.

Dhe mbrëmë u tentua të vritet vëllai i tij në Tiranë. A kanë lidhje ngjarjet? Dyshimet janë të forta për policinë, tani i duhet t’i mbështesë mbi prova.

Atentati në Tiranë dhe saga e hakmarrjes! Dy në varr, një në spital, tjetri në burg Read More »

Largimi masiv i mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria, DW sjell rrëfimet e të rinjve që ikin drejt Gjermanisë

Media gjermane DW i ka kushtuar një dokumentar largimit masiv të mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria drejt Gjermanisë. Ajo ka marrë rrëfimet e disa të rinjve në Tiranë që po ndjekin kurset intensive të gjuhës gjermane dhe më pas të emigrojnë.

“Në Shqipëri është përhapur fjala se sektori gjerman i shëndetësisë dhe kujdesit ka mungesë aftësish. Shumë punonjës të kualifikuar të kujdesit shëndetësor kanë vendosur të largohen për në Gjermani. Në Tiranë, 22- vjeçarja Alketa Kaja po kryen një kurs special të gjuhës gjermane për kujdesin shëndetësor dhe infermierinë për t’u përgatitur për jetën e saj të re. Një klinikë gjermane i ka ofruar një punë dhe po paguan tarifat e kursit”, thuhet në dokumentarin e DW.

Për kontrast nga ana tjetër DW prezanton edhe infermierët në zonat e thella malore të Shqipërisë së veriut, të cilët janë të detyruar të udhëtojnë për orë të tëra në këmbë drejt pacientëve që kanë nevojë.

“Vetëm 50% e punonjësve të kujdesit shëndetësor të trajnuar në Shqipëri mbeten në vend. Njëri prej tyre është Kastriot Qehaja. Edhe pse puna e tij është e mundimshme dhe e paguar dobët, ai nuk dëshiron të largohet nga vendi i tij. Dikush duhet të kujdeset për të moshuarit, fëmijët e të cilëve kanë shkuar për të punuar në Evropën Perëndimore”, tregon DW.

Në dhjetë vitet e fundit mijëra mjekë e infermierë janë larguar nga Shqipëria drejt Gjermanisë për shkak të kushteve të këqija të punës, rrogave të ulëta dhe pamundësisë për të bërë karrierë. Shihni më poshtë dokumentarin e plotë e DW.

Largimi masiv i mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria, DW sjell rrëfimet e të rinjve që ikin drejt Gjermanisë Read More »

E shtuna do të jetë dita më e ftohtë e janarit, ja sa do të jetë temperatura

Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe të ftohta. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme, sidomos në vlerat minimale gjatë ditës së Shtunë ku zonat malore në veri parashikohen me temperaturë -7 °C, ndërsa vlerat maksimale nuk pritet të kalojnë 11 °C, kryesisht në zonat bregdetare.

Era do të jetë me drejtim verilindje-veriperëndim 1-7m/s, ndërsa bregdet dhe lugina hera-herës fiton shpejtësi 10-13m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4ballë.

Ditën e Diel temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë si rezultat i ndryshimit të erës nga kuadrati i jugut, me shpejtësi 1-7m/s.

Vlen për tu theksuar prezenca e ngricave përgjatë akseve rrugore kryesisht në relievet malore, po ashtu mjegulla e mjegullina në zonat luginore.

E shtuna do të jetë dita më e ftohtë e janarit, ja sa do të jetë temperatura Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com