Irina

Kontrolle në Fier e Lushnjë, bllokohen kapsolla dhe fishekzjarrë

Vijojnë kontrollet në dyqane dhe pika shumicash në bazë të planit të masave për parandalimin dhe sekuestrimin e kapsollave dhe lëndëve piroteknike me rrezikshmëri për jetën.

Në qytetin e Fierit, Lushnjes, Divjakës dhe Ballshit u kontrolluan 65 subjekte të ndryshme (dyqane, supermarkete dhe pika shumicash).

Si rezultat i kontrolleve janë sekuestruar 210 kapsolla dhe 410 fishekzjarre që dyshohet se kanë në përbërje lëndë shpërthyese me rrezikshmëri për jetën.

Gjithashtu kontroll u ushtrua edhe në lidhje me elementët e sigurisë me të cilat duhen të jenë të pajisura subjektet tregtare siç janë kamerat e vëzhgimit apo pajisja me fikëse zjarri.

Policia e Shtetit fton qytetarët për të denoncuar çdo rast të tregëtimit të lëndëvë të mësipërme në numrin pa pagesë 112 apo në aplikacionin “Komisariati Dixhital”.

Kontrolle në Fier e Lushnjë, bllokohen kapsolla dhe fishekzjarrë Read More »

Hapen procedurat për studentët që përjashtohen nga tarifa, shkollim falas për ata që studiojnë mësuesi

Hapen procedurat për studentët që përjashtohen nga tarifat e shkollimit në Universitetet e vendit. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit akademik do të përjashtohen nga tarifa e shkollimit dhe studentët që kanë zgjedhur të studiojnë mësuesi, duke plotësuar kriterin e notës mesatare 9 (nëntë) deri në 10 (dhjetë), e përllogaritur si mesatare e notave të të gjitha viteve të arsimit të mesëm të lartë, përfshirë edhe rezultatet e provimeve të Maturës Shtetërore.

Vendosja e mesatares mbi 7 për hyrjen në mësuesi, e ka bërë këtë vit akademik momentin e një kthese të madhe në këtë profesion. Kryeministri Rama e prezantoi këtë nismë një muaj më parë, duke ofruar dhe 1 mijë dollarë bursë për studentët ekselentë që kanë zgjedhur mësuesinë.

Procedura e pranimit është e njëjta me vitet e kaluara, ndërsa përgatitja e dokumentacionit përkatës do të bëhet gjatë muajit dhjetor, pasi në muajin janar, para fillimit të sezonit të provimeve bëhet pagesa e tarifës së shkollës.

Nga tarifa e studimit përjashtohen studentët me aftësi të kufizuara, studentët, familjet e të cilëve trajtohen me ndihmë ekonomike të plotë ose të pjeshme, studentët fëmijë të policëve të rënë në detyre, fëmijët e ish-të përndjekurve politikë, dhe studentët e identifikuar si viktima të trafikimit të qenieve njerëzore. Tarifat e studimit në Universitet shtetorore variojnë nga 25 mijë deri në 50 mijë lekë të reja.

Hapen procedurat për studentët që përjashtohen nga tarifa, shkollim falas për ata që studiojnë mësuesi Read More »

Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur shqiptar

Një lajm shumë i hidhur vjen nga bota e artit shqiptar.

Aktori i mirënjohur i para viteve ’90, Luan Qerimi, është ndarë ditën e sotme nga jeta në moshën 89-vjeçare.

AI ka luajtur disa dhjetëra role por më stë spikaturit padyshimin ishin ato nga “Arturo Ui”, “Otello”, “Orët e Kremlinit”, “Gracka”, “Vdekja e kalit”, etj.

Luan Qerimi lindi në Lushnje, 15 tetor 1929 dhe i hyri botës së aktrimit, fillimisht me lëvizjen amatore, për t’u aktivizuar në Teatrin e Ushtrisë, ku talenti i tij do të spikaste. Ishte 25 vjeç, kur në vitin 1954 do të hynte në Teatrin Popullor, që ishte ëndrra e çdo të riu që dëshironte të bëhej aktor.

Karriera e tij nisi me një rol episodik në komedinë “Prefekti” në vitin 1954, në rolin e Skënderit, por që atëherë, me dhjetëra do të ishin rolet që do t’i besoheshin. Kjo për portretin e tij të veçantë, zërin kumbues, seriozitetin dhe mënyrën se si i përshtatej çdo karakteri, që nga cubi, tek heroi, nga i infiltruari tek njeriu i besuar, nga gangsteri tek malësori.

Ndër rolet e tij spikatin ato në veprat skenike: “Toka jonë”, ”Orët e Kremlinit”, “Otello”, “Hamleti”, “Dragoi i Dragobisë”, “Përkolgjinajt”, “Cuca e maleve”, “Arturo Ui”, “Epoka para gjyqit”, etj. Në kinematografi ka luajtur në filmat “Qëndresa”, “Vdekja e kalit”, “Shpella e piratëve”, “Telefoni i një mëngjesi”, “Eja”, “Koha nuk pret”, “Gracka”, “Nëntori I Dytë”, “Shembja e idhujve”, “Toka jonë”, “Debatik”, etj. Po ashtu ka interpretuar mbi 200 role në “Teatri në mikrofon”, siç ka kontribuar edhe në emisionet “Heroizmi i popullit tonë në shekuj” dhe “Fjala artistike në mikrofon”.

Luan Qerimi mbante titullin “Artist i merituar”, që prej vitit 1989. /albeu

Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur shqiptar Read More »

Vlorë – Mbetjet plastike pushtojnë plazhin e Zvërnecit

Mbetjet plastike pushtojnë një nga plazhet e Zverncit në nje gjatesi prej afro 1 km.Reshjet e shiut të ditëve të fundit ka sjellë dhe prurje të lulmit Vjosë. Por kësaj radhe prurjet nuk kanë përmbytur toka por kanë sjellë pa fund mbetje plastike.Vija bregdetare prej 1 kilometër është ndotur totalisht nga mbetjet plastike.

Peshkatarët e kësaj zone shprehen se ky plazh i virgjër tashmë po kthehet në vend grumbullimi mbeturinash.

“Shteti duhet të vëjë dorë në të tilla gjëra. Në të tilla raste, dëmi bëhet edhe për ambientin edhe për ne si peshkatarë. Ka 10 ditë që furtuna solli mbetje. Nga lumenjtë rrymat e detit i sjellin këtej. Ka rroba, mbetje plastike nga të gjitha. Plazhi ka qenë shumë i pastër. Nuk ka ardhur njeri. Po të gërmosh gjen vetëm mbetje.”

Peshkatarët

Fshatrat të cilët banojnë rreth lumit Vjosë prej kohësh lumin e shohin si vend për hedhjen e mbeturinave. Ndërsa në kohët kur rritet niveli i lumit mbetjet përfundojnë në bregun e detit në zonën e Zvërnecit./Shqiptarja.com

Vlorë – Mbetjet plastike pushtojnë plazhin e Zvërnecit Read More »

Motra e Kacifas: Shteti shqiptar, ka frikë nga kujtimi i vëllait tim

Pak ditë mbeten për përkujtimoren ku Konstadinos Kacifas bën 40 ditë nga vdekja, organizmimet greke kanë bërë që familja e ekstremistit të nisë akuzat dhe të rrisë tensionet në Bularat. Herën e fundit ka qenë e motra e ekstremistit e cila ka folur për mediat greke.

Bazuar në raportimet e këtyre të fundit Emirioni Kacifasi akuzon shtetin shqiptar se sipas saj nuk ndihet mirë as me kujtimin e vëllait të saj.

“Ata kanë frikë nga kujtimi i vëllait tim”, është shprehur ajo.

Ndërsa më tej ajo ka treguar se drejtësia shqiptare vazhdon ta marrë në pyetje për varrimin e vëllait të saj.

“Prindërit e mi janë të shqetësuar për çfarë po na ndodh”, ka thënë Ermioni Kaçifasi./shekulli

Motra e Kacifas: Shteti shqiptar, ka frikë nga kujtimi i vëllait tim Read More »

Vetitë kuruese të çajit me gjethe ulliri

Më poshtë po ju propozojmë një çaj të padëgjuar e panjohur më parë për shumëkënd, por një minierë e vërtetë vlerash ushqyese: çaji me gjethe ulliri.

Ky çaj njihet ndryshe si sekreti i jetëgjatësisë së mesdhetarëve dhe është një ndër pijet më të lashta në historinë e njerëzimit.

Sipas fakteve të ndryshme, babai i mjekësisë Hipokrati e pinte gjithmonë këtë çaj para se të flinte.

Por cilat janë disa nga përfitimet e tij?

Çaji me gjethe ulliri është një aleat i mirë kundër kollës së thatë, gripit, infeksioneve virale të mushkërive, tuberkulozit, meningjitit, hepatitit B dhe bronkopneumonisë.

Ai është gjithashtu një ndër trajtimet më efektive në rast se vuani nga infeksionet kronike të traktit urinar.

Përbërësit aktivë dhe esencialë të gjetheve të ullinjve fuqizojnë sistemin imunitar, rrisin energjinë dhe luftojnë mikrobet e parazitët.

Një efekt surprizë i këtij çaji është të ekuilibrojë nivelin e sheqerit në gjak, ndaj këshillohet të konsumohet më së shumti nga diabetikët.

Si ta përgatisni këtë çaj?

Në një enë shtoni rreth 200-300 ml ujë dhe vendoseni në zjarr.

Pasi të ketë vluar uji, shtoni 20 deri 25 gjethe të thara të ullirit.

Uji së bashku me gjethet duhet të vlojë sërish për 4-5 minuta dhe më pas hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet.

Preferohet që çajin ta pini të ngrohtë pasi të shtoni lëng limoni ose mjaltë organik. Kujdes me sasinë që doni të pini, mjekët rekomandojnë të pini jo më shumë se tri gota në ditë.

Vetitë kuruese të çajit me gjethe ulliri Read More »

Vlonjati kërkon azil në Korenë e Jugut: Kam frikë nga gjakmarrja

Një histori e rrallë. Një azilkërkues shqiptar në Korenë e Jugut. Pas fluksit të shtuar të shqiptarëve që kërkonin azil në Gjermani, Suedi dhe vendet nordike, vlonjati Orion Delaj kërkon azil në Kore. Gazeta koreane, Korea Times i ka kushtuar një shkrim historisë së 26-vjeçarit shqiptar ku tregohet kalvari i gjatë që ai ka bërë për të shkuar në Kore pasi është larguar nga Shqipëria nga frika e gjakmarrjes.

Historia e Orion Delajt, shqiptari që kërkon azil në Kore

Ai jeton në një apartament me një dhomë të vogël të quajtur “gosiëon”, ku përfshihet një shtrat i vetëm dhe një tavolinë, në rrethin perëndimor të Seulit.

“Unë nuk mund të bëj asgjë, thjesht endem dhe përpiqem të takoj njerëz të mirë”,-thotë Delaj, i cili erdhi në Kore dhe aplikoi për statusin e refugjatit në nëntor 2017, por nuk ka marrë ndonjë telefonatë që prej asaj kohe.

Ai zgjohet në mëngjes dhe nuk di çfarë të bëjë, dhe pyet vazhdimisht veten se çfarë do të ndodhë me të.

“E dija që jeta ime në Kore nuk do të ishte e lehtë”, thotë shqiptari, megjithëse prindërit i dërgojnë para ndonjëherë dhe duan që ai të largohet nga Koreja. “Por problemi është se kjo (mënyra e jetës) nuk është njerëzore”.

Ai nuk e di se çfarë do të bënte nëse kthehej në Shqipëri.

“Çfarë bëj atje, nuk ka të ardhme për mua, nuk ka asgjë tjetër, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Evropën”.

Pse u largua Orion Delaj nga Shqipëria

Orion Delaj i frikësohet kthimit në Europë pasi ka marrë kërcënime me vdekje në Shqipëri nga mafia. Gjithçka lidhet me një konflikt që familja e tij pati një tjetër përpara një dekade. Por kjo histori nuk mbaron asnjëherë dhe hakmarrja po i kalon brezave. Fillimisht është vrarë në Spanjë xhaxhai Elidon Delajt në Shtator 2006.

Policia spanjolle tha se ky rast kishte të bënte me trafikun e drogës në Iberian Peninsula, që çoi në një vrasje mafioze. Në shtator 2012 kushëriri i Orionit i quajtur Amarildo Delaj, u vra përpara lokalit të tij në Vlorë pasi u qëllua me më shumë se 10 plumba. Orion Delaj thotë se këto dy vrasje kanë të bëjmë me gjakmarrje në bazë të Kanunit.

“Unë erdha në Kore t’i shpëtoj Kanunit”,- thotë Orion,i prindërit e të cilit dhe dy motrat jetojnë në Itali. “Nuk ka rëndësi”,-shpjegon ai sa vite kanë kaluar apo kush je dhe ku je ti. “Ata njerëz do të gjejnë ty. Ky është një realit i trishtuar i vendit tim”.

Delaj i ka treguar autoriteteve koreane se qeveria shqiptare e di kush janë vrasësit dhe çfarë ata bëjnë, por ata janë një mafie e vërtetë që korrupton qeverinë dhe gjyqtarët. Orion Delaj ka shpjeguar përse zgjodhi Korenë për të kërkuar azil.

“Unë mund të kërkoja azil në Gjermani, Norvegji, Suedi apo Finlandë por nuk shkova në asnjë nga këto vende. Erdha këtu sepse u ndjeva i sigurtë”,- ka thënë ai.

Pritja 12 mujore për të marrë azil

Që pasi mbërriti në Kore, Delaj kërkoi të integrohej në komunitetin lokal. Ai trokiti në dyert e organizatave humanitare dhe arriti të fitonte punë part-time në një restorant italian në Seul. Por në të gjitha vendet ku shkoi nuk arriti të gjente diçka që t’i jepte kuptim ditës së tij. Që prej 7 nëntorit të vitit 2017, ai qëndron në pritje të një sinjali nga qeveria koreano-jugore për kërkesën e tij të azilit./shqiptarja

Vlonjati kërkon azil në Korenë e Jugut: Kam frikë nga gjakmarrja Read More »

Marin Mema zbulon të vërtetat e jashtëzakonshme: Krimineli më i madh grek me monument në Shqipëri

Marin Mema ka sjellë në emisionin ‘Gjurmë shqiptare’, historinë e një luftëtari grek që vrau shqiptarë dhe nderohet sot e kësaj dite në Krane të Delvinës. Ka marrë pjesë në masakrat e shqiptarëve në 1914, ka punuar për silogjet “Vorio Epirote”, udhëhoqi sulmet në Sarandë, Kurvelesh, Delvinë e me radhë në gjithë jugun.

Masakroi çamët në 1944 krah Zervës… Por, ka një bust në Krane të Delvinës. Një skandal i frikshëm… Banorët që jetojë aktualisht në atë zonë e kanë nderuar për vite me radhë si një luftëtatr trim ndërkohë që dokumentarë të ndryshëm vërtetojnë krejt të kundërtën.

Ai njihet si një nga luftëtarët që bëri masakra me shqiptarët e sot ndodhemi përballë një realiteti të frikshëm, një vrasës i shqiptarëve nderohet si një trim.

Më poshtë po ju sjellim videon ku pasqyrohen mendimet e banorëve të fshatit ku ndodhet dhe busti i tij.

Marin Mema zbulon të vërtetat e jashtëzakonshme: Krimineli më i madh grek me monument në Shqipëri Read More »