Irina

Obeziteti dëmton trurin dhe zvogëlon materien gri

Obeziteti ka pasoja edhe në tru.

Në fakt, niveli i lartë i dhjamit në trup lidhet me diferenca të formës dhe strukturës së trurit, përfshirë edhe rënie të volumit të materies gri.

Këtë zbulim e ka bërë një studim i kryer nga “Leiden University Medical Center”, në Holandë, dhe i publikuar në revistën shkencore “Radiology”.

Edhe kërkime të mëparshme kanë lidhur obezitetin me rritjen e rrezikut për dobësimin e aftësive njohëse dhe shfaqje të problemeve mendore, duke sugjeruar se kjo sëmundje shkakton ndryshime në tru.

“Kemi zbuluar se të kesh nivele të larta dhjami të përhapur në tru lidhet me zvogëlimin e volumit të strukturave të rëndësishme në tru, përfshirë atë të materies gri që ndodhet në qendër të trurit”, thekson A. Dekkers, autorja kryesore e këtij studimi./atsh

Obeziteti dëmton trurin dhe zvogëlon materien gri Read More »

Parashikimi i motit, 1 maj 2019

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për sot parashikohet me vranësira mesatare e të dendura si dhe intervale me diell.

Deri në orët e mesditës në veri e qendër të vendit parashikohen reshje shiu të herëpasherëshme. Intensiteti i reshjeve do të jetë i ulët deri mesatar.

Në formë të lokalizuar, gjithashtu parashikohen shtrëngata në veriperëndim të vendit.

Në jug reshjet do të jenë në intensitet të ulët e zonale. E pranishme do të bëhet mjegullina nga reshjet.

Në mbrëmje moti do të jetë në përmirësim.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje- Veriperëndim 1-8m/sek, në bregdet deri 10m/sek në mesditë, duke u pasuar nga një valëzim i forcës 1-2.

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 10/18 shi diell
Kukës 8/16 shi diell
Lezhë 11/19 shi diell
Dibër 8/15 shi diell
Durrës 11/21 shi diell
Tiranë 10/20 shi diell
Elbasan 9/20 shi diell
Berat 10/21 shi diell
Vlorë 12/21 shi diell
Korcë 7/18 re diell
Gjirokastër 8/21 re diell
Sarandë 12/21 shi diell/atsh

Parashikimi i motit, 1 maj 2019 Read More »

Vija bregdetare në Lungomare krejtësisht e pastër,fund derdhjes së ujërave të zeza në det

Vija bregdetare përgjatë shëtitores “Lungomare”, do të jetë totalisht e pastër.

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Vlorë, ka hartuar projektin që i jep fund derdhjes në det të ujërave të zeza dhe të ndotura.

Projekti aktualisht është dërguar pranë Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe gjendet në proces tenderimi, për të nisur nga zbatimi shumë shpejt, ndërsa ka marrë miratimin e Këshillit Teknik.

“Ky është një premtim i mbajtur i kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të bashkisë së Vlorës, Dritan Leli. Derdhja e ujërave të zeza në det, ka qenë një problem shqetësues për qytetin, por tashmë është drejt zgjidhjes”, – tha për ATSH drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë, Dorian Xhelili.

Xhelili shprehet se “projekti parashikon lidhjen me rrjetin e kanalizimeve të banesave apo objekteve të ndërtuara në zonat informale dhe që kanë qenë të patrajtuara, në zonën nga ish-Fabrika e Cimentos, tek “Bishti Kalldrëmit”, në kodrën pranë këtyre zonave deri në “Ujë të Ftohtë” te Tuneli, që nuk kanë qenë të përfshira ndonjëherë në rrjetin e kanalizimeve sipasojë e ndërtimeve që janë bërë ndër vite. Por janë ndërtuar edhe përpara se Impianti i Vlorës të projketohej”.

Sipas tij, këto banesa apo objekte momentalisht nuk kanë lidhje me rrjetin e kanalizimeve, ndërsa ujërat e ndotura me këtë projekt do të kalojnë në Stacionet e Pompimit.

“Brenda këtij viti pritet që situata të stabilizohet dhe të kemi një bregdet të pastër pa ujëra detar të ndotur. Një tjetër projekt i rëndësishëm do të jetë edhe ai i ridimensionimit të Stacioneve të Pompimit ekzistues në “Lungomare””, – u shpreh Xhelili.

Investimi është bashkëkohor me sistemin ‘Scada’ me monitorim 24 orë me kamera dhe sistem alarmi.

“Projekti për këtë investim është duke u hartuar dhe në të përfshihen Stacionet e Pompimit në “Lungomare”, ai tek ish-Parku i Tregtisë dhe tek ish-Fabrika e Makaronave”,- tha ai.

Kreu i ujësjellësit të Vlorës sqaroi se “do të zëvendësohen edhe pompat dhe panelet elektrike në stacionet e pompimit”.

I përuruar në maj të 2017, Lungomare është cilësuar si projekti më i rëndësishëm në funksion të turizmit në qytetin bregdetar të Vlorës. Jo vetëm, në stinën e verës , por edhe të dimrit Lungomare është ndër më tërheqësit për turistët vendas e të huaj./atsh

Vija bregdetare në Lungomare krejtësisht e pastër,fund derdhjes së ujërave të zeza në det Read More »

Ministri i Bujqësisë, Blendi Çuçi flet për sigurinë ushqimore

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Blendi Çuçi sqaroi në një emision televiziv perceptimet e gabuara se të gjitha ushqimet janë me hormone, gjë që rezulton e pavërtetë.

“Ka probleme, por patjetër që shumica e ushqimeve nuk janë me hormone. Një tjetër koncept i gabuar është që ushqimet që çohen jashtë janë më të mira, sepse nuk mund të jetë një serë e cila spërkatet ndryshe për tregun e brendshëm dhe ndryshe për tregun e jashtëm. Kjo nuk ndodh pasi spërkatja bëhet njëlloj”, u shpreh ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, duke folur për denoncimet e medies në lidhje me produktet ushqimore me hormone.

“Hormonet vetë nuk janë akoma të vërtetuara shkencërisht nëse janë të dëmshme për shëndetin e njeriut. Nuk ka deri sot një provë shkencore që hormoni është i dëmshëm për shëndetin e njeriut. E vetmja gjë që është vërtetuar është që deformon produktin nga pamja fizike dhe nga shija. Sot në botë 90% e gjërave që konsumohen janë të modifikuara gjenetikisht. Sot në serat shqiptare meqë përmendët rastin e domateve fitorregullatorët për to janë bletët në 80% të serave shqiptare. Kjo është një metodë moderne dhe 80% e serave shqiptare përdorin bletët si fitorregullator. Kemi probleme, patjetër, dhe jam i gatshëm për bashkëpunim. Të denoncohen rastet dhe të shkojmë tek e keqja”, tha Çuçi.

Duke sqaruar rastin e mishit nga Brazili, po ashtu i denoncuar në një emision investigativ, Çuçi tha se në Europë, sot Shqipëria është i vetmi vend që kontrollon 100% të importeve që vijnë nga Brazili për mishin.

“Shqipëria është i vetmi vend që gjithë mishin që vjen nga Brazili 100% e kontrollon kur është këtu. Vetëm në këto muaj të parë të vitit ne kemi kthyer në vendin e origjinës nga Brazili 180 ton mish, ku kanë hyrë në vendin rreth 300 ngarkesa nga këto janë 15 ngarkesa të kthyera. Në thertoret e licencuara nuk hyn asgjë e pakontrolluar pasi kemi disiplinuar tregun”, tha ai.

“‘Kemi probleme me mënyrën sesi është rregulluar shërbimi veterinar në Shqipëri dhe unë kam marrë nismën që ta ribëjmë komplet nga e para, sepse fragmentimi që ka ndodhur midis pushtetit lokal, klinikave veterinere, ministrisë dhe veterinerëve privat ka krijuar një problem. P.sh sot matrikullimi bëhet në klinika private pra është decentralizuar tek privati. Ky është një problem që do marrë zgjidhje pas kam marrë iniciativën të bëjmë një ligj për ridimensionimin total të shërbimit veterinar, pasi nuk është vetëm çështja e matrikullimit por me veterinarinë fillojnë të gjithë problemet që dalin në tavolinat e konsumatorëve”, përfundoi ministri Çuçi. /atsh

Ministri i Bujqësisë, Blendi Çuçi flet për sigurinë ushqimore Read More »

Shenjat që tregojnë se reaksioni alergjik është jashtë kontrollit

Shpesh ndodh që t’i neglizhojmë apo t’i përshkruajmë si një gjendje tjetër ndryshimet në lëkurë të cilat shfaqen si rezultat i reaksionit alergjik. Bllokimi i hundës jo gjithmonë është një simptomë e gripit, ajo mund të jetë edhe shenjë e alergjisë së patrajtuar.

Ja cilat janë shenjat të cilat tregojnë se reaksioni alergjik është jashtë kontrollit.

Rrathët e errët poshtë syve

Rrathët e errët poshtë syve dhe përlotja e syve, janë gjithashtu shenja të cilat tregojnë se keni alergji. Rrathët e errët poshtë syve shfaqen për shkak të kruajtjes së syve për një kohë të gjatë. Simptoma të tilla si kruarja, teshtima, rrufa (rrjedhja e hundës) dhe lotimi i syve, mund të kontrollohen me anë të histaminës. Në rast se merrni terapi dhe nuk ndjeni asnjë përmirësim apo zhdukje të simptomave, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj.

Bllokimi i kronik i hundës
Bllokimi i hundës që shfaqet kur jeni të sëmurë apo me grip, zakonisht zgjat një deri në dy javë. Nëse simptomat nuk kalojnë dhe zgjasin për një kohë më të gjatë, atëherë është e mundur që të kemi të bëjmë me reaksion alergjik. Gjatë periudhës së reaksionit alergjik, mukoza e hundës trashet dhe sekreton sasi më të mëdha të sekretit. Kjo mund të shkaktojë presion mbi sinuset duke sjellë shfaqjen e dhimbjes së kokës. Ilaçet për reduktimin e bllokimit të hundës do t’i lehtësojnë simptomat për një farë kohe. Për trajtimin e duhur të simptomave duhet të konsultoheni me mjekun alergolog.

Frymëmarrja e shoqëruar me zhurmë
Zhurma gjatë frymëmarrjes (fishkëllima) zakonisht lidhet me astmën, por mund të jetë edhe shenjë e reaksionit alergjik. Zhurma apo fishkëllima karakteristike në kraharor shfaqet si pasojë e kalimit të ajrit nëpër rrugët e frymëmarrjes. Zakonisht një gjendje e tillë kërkon reagim të menjëhershëm. Nëse keni një simptomë të tillë, drejtohuni menjëherë tek mjeku juaj.

Kruarja e lëkurës
Kruarja e lëkurës zakonisht shfaqet nëse keni një lëkurë të thatë. Por, në rast se kruarja zgjat për një kohë më të gjatë dhe në rast se është e shoqëruar me skuqje/ekzemë, atëherë është e mundur që edhe kjo të jetë një shenjë tjetër e reaksionit alergjik. Shkaktar për shfaqjen e këtij reaksioni shpesh mund të jetë sapuni, detergjenti, kontakti me kafshët, etj.

Problemet me përqendrimin
Kruarja, bllokimi i hundës dhe irritimi i lëkurës mund të ndikojnë në reduktimin e përqendrimit. Nëse vëreni se nuk mund të përqendroheni ndaj ndonjë detyre apo angazhimi të veçantë, konsultohuni te mjekun në lidhje me ndryshimin e terapisë.

Lodhja
Alergjia mund të ndikojë në reduktimin e energjisë. Për një kohë shumë të shpejtë, simptomat mund të shkaktojnë çrregullim të cilësisë së gjumit, gjithashtu ndikojnë në sistemin imunitar, gjë e cila shkakton lodhje. Shkaktar për ndjenjën e lodhjes mund të jetë edhe përdorimi i antihistaminës. Konsultohuni me mjekun tuaj në rast se lodhja zgjat për një kohë të gjatë. /atsh

Shenjat që tregojnë se reaksioni alergjik është jashtë kontrollit Read More »

Policia procedon 76 shtetas në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 76 shtetas, nga këta: 16 janë arrestuar, 57 ndiqen në gjendje të lirë 3 janë ndaluar dhe 3 janë shpallur në kërkim.

Janë ndalur 4 shtetas në kërkim, konkretisht: 2 në qarkun Tiranë të dënuar për veprën penale “Vjedhja”; 1 në Lezhë, i dënuar për veprën “Vjedhje më shumë se një herë, Grup i strukturuar kriminal, Kryerja e veprës penale nga grup i strukturuar kriminal” dhe një në Tiranë në kërkim nga Itali për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar raste, 6 konkretisht: 3 raste në qarkun Tiranë, 1 në qarkun Fier dhe 2 raste në qarkun Vlorë ku janë arrestuar 5 autorë, të tjerët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 9 raste, konkretisht: 1 rast i “Kanosja” në qarkun Tiranë, ku autori po procedohen në gjendje të lirë; 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 rast në qarkun Korçë, 1 në qarkun Dibër me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 6 raste të “Dëmtime të tjera me dashje’’, 1 në qarkun Tiranë, 1 në Durrës, 2 në Vlorë, 2 në Elbasan, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 15 raste të “Dhuna në familje”, 2 raste në qarkun Durrës, ku 1 autorë u arrestua dhe 1 u proceduar në gjendje të lirë. Për 13 rastet e tjera janë plotësuar kërkesë-paditë për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 13 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, konkretisht: 1 rast në qarkun Tiranë, 1 në Elbasan, 1 në Korçë, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 7 raste aksidentesh, me 8 persona të lënduar jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dy të tjerë kanë humbur jetën.

Janë evidentuar 2 drejtues mjeti të pa pajisur me leje drejtimi, në qarkun Korçë dhe Fier, të cilët u arrestuan.

Janë evidentuar 2 drejtues mjeti që drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit, 1 në qarkun Tiranë dhe 1 në Berat, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 3 raste të “Shkatërrim prone”, 1 rast në qarkun Elbasan , 2 në Korçë, 1 në Kukës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Vjedhja e energjisë elektrike”, në qarkun Tiranë ku autori po procedohet në gjendje të lirë. Janë evidentuar 4 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë. /atsh

Policia procedon 76 shtetas në 24 orët e fundit Read More »

AKU, aksion në të gjitha pikat e grumbullimit të perimeve dhe frutave

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në kuadër të masave për garantimin e sigurisë ushqimore, ka ndërmarrë aksione në terren duke bashkërenduar dhe koordinuar veprimtarinë inspektuese të Drejtorive Rajonale Fier dhe Berat.

Plani i monitorimit është organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e AKU-së. Zbatimi i tij në terren, në zonat ku ushtrojnë aktivitetin e tyre Pikat e Grumbullimit të Perimeve dhe Frutave, është koordinuar nga Drejtori i Menaxhimit dhe Inspektimit, Sefer Sefa.

Referuar lajmeve të bëra publike nga disa media në lidhje me përdorimin e preparateve kimike (pesticide) mbi normën e lejuar në fermat (serat) e zonave të Beratit e Fierit, trupat inspektuese të AKU-së kanë kryer verifikime në magazinat që ushtrojnë aktivitet për “Ruajtjen dhe shitjen e fruta perimeve me shumicë”.

Gjate këtyre dy ditëve janë inspektuar një sërë subjektesh me këtë natyrë aktiviteti duke u marrë mostra për analizim në laborator për mbetjet pesticide. Për rastet kur është konstatuar mos përmbushje e kërkesave ligjore, inspektorët kanë marrë masa administrative ndaj subjekteve. Shkeljet e konstatuara kishin të bënin kryesisht me mangësi në dokumentacionin për gjurmueshmërinë e produktit.

Drejtoria e Përgjithshme e AKU-së edhe në këto dite pushimi dhe festash vijon të jetë në shërbim për të adresuar problematikat e sigurisë ushqimore. Duke ushtruar kontrolle në operatoret e biznesit ushqimor sipas planit vjetor të kontrollit zyrtar dhe planeve sezonale të monitorimeve.

AKU konkludon se perimet e prodhuara nga fermerët e Myzeqesë dhe kudo në vend janë brenda parametrave të sigurisë dhe standardeve ushqimore bashkëkohore. Për rrjedhojë edhe të kërkuar nga vendet e BE-së dhe kjo vërehet nga rritja e eksporteve të fruta-perimeve drejt vendeve si Greqia, Italia dhe vende të tjera evropiane etj. Pothuajse çdo ditë nga Shqipëria dalin produkte (fruta, perime) me destinacion vendet e BE-së.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë menjëherë çdo subjekt që abuzon dhe cenon sigurinë ushqimore. /atsh

AKU, aksion në të gjitha pikat e grumbullimit të perimeve dhe frutave Read More »

Integrimi në BE, Balla: Mirënjohje Kancelares Merkel për vëmendjen e veçantë dhe mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla shpreh mirënjohje Gjermanisë dhe Kancelares Anxhela Merkel për vëmendjen e veçantë dhe mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e anëtarësimit në BE.

“Mbështetja gjermane për Shqipërinë, e përllogaritur prej vitit 1988 kur rivendosëm marrëdhëniet diplomatike dhe ekonomike, shkon gjithsej në më shumë se 1 miliard euro, duke e vendosur Gjermaninë si donatori më i rëndësishëm për Shqipërinë”, deklaron Balla.

Ai vë në dukje se “në 30 vite, Gjermania ka mbështetur një numër shumë të madh projektesh në sektorë të shumtë e të ndryshëm, duke arritur suksese të konsiderueshme për zhvillimin e Shqipërisë.

Kushtet e jetesës së popullit shqiptar janë përmirësuar dukshëm, ndër të tjera edhe falë këtij bashkëpunimi të shkëlqyer, duke kontribuar që Shqipëria të afrohet më shumë me Bashkimin Europian”.

Balla shton më tej se “rreth 1 milionë banorë në zonat urbane të Shqipërisë konsumojnë tashmë ujë të pastër dhe më cilësor, falë investimeve të Bashkëpunimi Gjerman në sektorin e ujit që kapin shifrën e 392 milionë eurove. Ndërsa 332 milionë Euro të tjera janë investuar në energji dhe për eficencën e energjisë.

Ndërtimi i linjës së interkonjeksionit me Malin e Zi i dha fund ndërprerjeve të energjisë në vend. Kurse rindërtimi i godinës së Qytetit Studenti nr. 2 në Tiranë sipas parimit të eficencës së energjisë ka përmirësuar kushtet e jetesës për 1.200 studentë”.

Në sektorin e Zhvillimit Ekonomik, thekson Balla, prej 1988-s janë investuar 171.6 milionë Euro. Mbi 7.200 fermerë janë mbështetur me grante, kredi dhe garanci krediti; 10.000 të rinjve u është ofruar Arsim Profesional dhe trajnime ndërsa rreth 200.600 biznese përballen me më pak procedura burokratike.

Më tej, Balla shton se për mjedisin, konkretisht për sektorët e ruajtjes së biodiversitetit dhe menaxhimit të mbetjeve, Bashkëpunimi Gjerman ka investuar rreth 47.9 milionë euro si dhe është aktive në mbrojtjen e klimës. Një tjetër fushë është ajo e konsulencës mbi mundësitë ligjore të emigrimit drejt Gjermanisë si dhe të mbështetjes së integrimit të personave të rikthyer.

“Në gjashtë vitet e fundit marrëdhëniet kanë hyrë në një fazë të re edhe më intensive bashkëpunimi qoftë në planin politik, qoftë ekonomik. Ka një rritje të konsiderueshme të prezencës së kompanive private gjermane, trend i cili duhet të përforcohet edhe më shumë. Javën e shkuar mori udhë ndërtimi i një prej hoteleve me pesë yje në Shqipëri, investim i Grupit bavarez Lindner me brandin prestigjoz MK Hotel”, përfundon kreu I grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. /atsh

Integrimi në BE, Balla: Mirënjohje Kancelares Merkel për vëmendjen e veçantë dhe mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë Read More »