Irina

Vodhi gurë të çmuar, arrestohet shqiptari në Rodos

Policia greke në Rodos arrestoi një 37-vjeçar shqiptar, pasi kishte vjedhur 67 gurë të çmuar dhe 15 monedha të vjetra, të cilat datojnë në shekullin e III pas Krishtit.

Nuk dihet se ku i ka vjedhur sendet e vlerë, por gjatë kontrollit shqiptarit iu gjetën edhe 1.3 gram kanabis të përpunuar.

Sipas mediave greke, shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet publik, nuk ka pranuar se i ka vjedhur, duke pretenduar se sendet i kishte vetë.

Arrestimi i tij u bë në 20 maj, ndërsa iu dorëzua autoriteteve të drejtësisë për veprime të mëtejshme.

Vodhi gurë të çmuar, arrestohet shqiptari në Rodos Read More »

Muzika është ilaç për shëndetin,ka fuqi të madhe terapeutike

Muzika është ilaç për shëndetin, ka fuqi të madhe terapeutike që varion nga sëmundjet më të ndryshme.

”Ajo ndihmon në parandalimin e çrregullimeve të humorit, shqetësimeve psikologjike, depresionit dhe një sërë sindromave klinike siç janë autizmi apo sëmundjet neurodegjenerative”, shpjegon në një intervistë Alice Mado Proverbio, profesoreshë në Universitetin e Milanos-Bicocca dhe autore e librit “Neuroshkencat konjitive të muzikës’’.

“Muzika ngushëllon pacientin, përmirëson gjendjen shpirtërore dhe stimulon kujtesën autobiografike, duke rikthyer kujtimet personale dhe duke përforcuar identitetin e tyre”, thotë ajo./ atsh

Muzika është ilaç për shëndetin,ka fuqi të madhe terapeutike Read More »

100 studentë nga Holanda vizitë në Karaburun-Sazan

Mbi 100 studentë të Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Bredas, Holandë vizituan Qendrën e Vizitorëve të Parkut Kombëtar Detar Karaburun-Sazan.

Fokusi i vizitës së tyre ishte njohja me eksperiencën e menaxhimit të vizitorëve në park, sfidat dhe problematikat e zhvillimit turistik në zonat e mbrojtura.

Njëkohësisht studentët patën mundësinë për tu njohur edhe me punën që administrata në bashkëpunim me peshktarët artizanalë dhe UNDP Shqipëri po realizon për trajtimin e breshkave detare në qendrën e ndihmës së parë për breshkat detare.

Vizita në qendër u realizua në kuadër të studimeve që po zhvillonin në vendin tonë të fokusuara në vlerësimin e impaktit të zhvillimit turistik në mjedisin natyror.

I shpallur në vitin 2010 Park Kombëtar Detar, Karaburun-Sazani është i vetmi i tillë në Shqipëri. Parku ofron atraksione të shumta natyrore, kulturore, historike dhe turistike. Ky park gjatë sezonit turistik veror në 2018, ishte destinacioni më mbresëlënës për 45000 turistë vendas dhe të huaj./atsh

100 studentë nga Holanda vizitë në Karaburun-Sazan Read More »

Zgjedhjet bëhen për ata që zgjedhin, pas 30 qershorit fazë e re e trajtimit të ankesave

Në 30 qershor ne, ndër të tjera do të krijojmë mundësinë për të hyrë në një fazë të re të trajtimit të ankesave për bashkitë, qoftë në aspektin sasior, qoftë në aspektin cilësor”, – deklaroi sot Kryeministri Edi Rama.

Gjatë takimit me koordinatorët e platformës së bashkëqeverisjes, ku u prezantuan rastet e zgjidhura, Kryeministri Rama u shpreh se ka diferencë mes trajtimit të ankesave nga institucionet e qeverisjes qendrore dhe degëve të tyre në rrethe dhe nga bashkitë, por kjo do të ndryshojë pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

“Më vjen mirë që të them se numri i halleve dhe i problemeve të trajtuara dhe zgjidhura ka prekur kufirin e 35 mijë. Sigurisht nuk janë të gjitha halle janë dhe probleme të natyrave të ndryshme që lidhen me aspekte të ndryshme të qeverisjes për të cilat qytetarët shkruajnë. Nga ana tjetër dua të nënvizoj se ka një diferencë, e cila meriton vëmendje midis halleve dhe problemeve që zgjidh qeveria përmes ndërhyrjes së agjencisë që administron platformën tek institucionet qendrore. Qofshin ato institucione qendrore në Tiranë apo përfaqësi të institucioneve nëpër qarqe. Dhe nga ana tjetër e nivelit sasior dhe cilësor jo të pëlqyeshëm të trajtimit të ankesave në qeverisjen nga bashkitë. Kam besim që në 30 qershor ne, ndër të tjera do të krijojmë mundësinë për të hyrë në një fazë të re të trajtimit të ankesave për bashkitë, qoftë në aspektin sasior, qoftë në aspektin cilësor”, – tha Rama.

Duke i falenderuar të gjithë të pranishmit të ftuar që dolën dhe sollën rastin e tyre, Kryeministri theksoi se është ai që në fakt që duhet t’i falenderojë ato dhe “të gjithë ata që me votën e tyre i dhanë mundësi vetes, që përmes qeverisë të hyjnë në këtë proces bashkëqeverisjeje”.

“Kjo është bashkëqeverisje në kuptimin më të mirë të fjalës, pasi nuk ka nevojë as për miq, as për shokë, as për kushërinj, as për filtra të tjerë. Por çdo qytetar njësoj si çdo deputet ka akses të drejtpërdrejtë tek çdo ministër për problemin e vet”, – tha Rama.

Dhe, nënvizoi kryeministri, “çka ne do të realizojmë është që, aksesi i drejtpërdrejtë tek çdo kryetar dhe kryetare bashkie pas 30 qershorit të jetë i së njëjtës cilësi. Ky është një moment shumë i rëndësishëm dhe është po aq e rëndësishme të nënvizohet se zgjedhjet nuk bëhen për ata që zgjidhen, por bëhen për ata që zgjedhin. Dhe ata që zgjedhin, në 30 qershor, ndër të tjera, do të zgjedhin edhe për të pasur akses të drejtpërdrejtë si qytetarë, tek çdo kryetar bashkie për të cilin kanë dhënë ose s’kanë dhënë votën e tyre, por që me votën e qytetarëve do të jetë aty në detyrë për 4 vitet e ardhshme”./atsh

Zgjedhjet bëhen për ata që zgjedhin, pas 30 qershorit fazë e re e trajtimit të ankesave Read More »

Flet shkenca: Dy janë pikat më të larta të lumturisë në jetë!

Shkencëtarët kanë zbuluar se ka dy pika kulmore kur njerëzit janë më të lumturit.

Për të realizuar këtë eksperiment ‘Qendra e Performancës Ekonomike’ në shkollën e ‘Ekonomisë dhe Skencave Politike’ në Londër ka marrë në pyetje 23.000 pjesëmarrës nga Gjermania, nga mosha 17-85 vjeç.

Vullnetarët u pyetën të vlerësonin shkallën e tyre të lumturisë dhe të parashikonin sa të lumtur do të ishin ata pas 5 vitesh.

Pasi kaluan 5 vite të njëjtët pjesëmarrës u pyetën sërish, që të shikohej nëse ata kishin arritur ta bënin parashikimin saktë. Sipas kësaj, shkencëtarët dolën në rezultatin se njerëzit që janë 23 dhe 69 vjeç janë të mbushur me lumturi.

Arsyeja është shumë e thjeshtë.Kur jeni 23 vjeç në jetën tuaj keni shumë mundësi dhe jeni optimistë për të ardhmen.

Nuk keni shumë përgjegjësi mbi shpatulla, mund të udhëtoni, të takoni njerëz të rinj. Ndërsa në moshën 69-vjeçare keni kaluar të gjitha momentet e vështira në jetë.

Keni të gjithë kohën e botës dhe me të gjitha paratë që keni grumbulluar gjatë jetës mund të bëni çdo gjë që keni dëshirë. Në këtë moshë keni kaluar edhe stresin profesional dhe më në fund mund të relaksoheni.

Flet shkenca: Dy janë pikat më të larta të lumturisë në jetë! Read More »

Horoskopi ditor, e Martë 21 Maj 2019

Dashi
Disa projekte të lindura javëve të fundit duhen çuar përpara dhe parashikohet që të sjellin kënaqësi të shumta. Mërkuri do të ketë ndikim të favorshëm në shenjën tuaj dhe nëse ka propozime të cilat duhet ti bëni, është momenti i duhur për ti çuar përpara.

Demi
Ju kanë zili dhe ju kritikojnë në të njëjtën kohë! Bëni kujdes që të tregoheni të matur, pasi një shpërthim i juaji mund t’iu kushtojë shtrenjtë. Në vendin e punës, ka ardhur koha që të përvishni mëngët.

Binjakët
Kjo javë do të jetë e mbushur me lajme pozitive. Ndonëse jeni përballur me momente të vështira, gjithsesi keni rezistuar. Duhet të reflektoni gjatë lidhur me disa situata të vështira me të cilat do të përballeni. Dashuria do të shkojë drejt përmirësimit vetëm në ditët në vijim.

Gaforrja
Java ka nisur me ritme frenetike me të cilët me gjasë nuk ishit mësuar dhe për këtë arsye do të ndiheni të brishtë. Hëna do të udhëheqë shenjën tuaj, kështu që humori do të ketë luhatje, por edhe gjendja fizike nuk paraqitet e mirë.

Luani
Dielli dhe Mërkuri do të kenë ndikim pozitiv në shenjën tuaj, kështu që nëse ka diçka që dëshironi, do të jetë e lehtë që ta arrini. Nëse jeni në konkurrencë të vazhdueshme, nuk do të jetë e lehtë që të biuni në sy. Në punë, do të ketë zhvillime interesante, ndonëse mund ta keni humbur durimin.

Virgjëresha
Kjo periudhë nuk ofron shumë zgjidhje. Do të ndiheni konfuz, veçanërisht në vendin e punës. Zhvillime pozitive do të ketë vetëm në ditët në vijim. Saturni ju buzëqesh, mirëpo situata ekonomike nuk paraqitet shumë e mirë. Ndërkohë në dashuri duhet të jeni më të përkushtuar.

Peshorja
Duhet të tregohet kujdes ndaj tensioneve të akumuluara prej kohësh. Parashikohet një propozim mjaft i favorshëm në punë, ndonëse nuk do të jeni në humorin e duhur. Po ashtu do të përballeni me mundësinë për të mbyllur një çështje me leverdi. Situata financiare është e shkëlqyer, dhe për këtë arsye janë të favorizuara edhe investimet e vogla.

Akrepi
E keqja e të lindurve të kësaj shenje është se janë të dashuruar, por nuk janë të kundërpërgjigjur. Po ashtu do të jeni pasionant, por me Venusin kundër situata do të jetë e vështirë. Për të sqaruar disa raporte që po jetoni, do t’iu duhet të prisni.

Shigjetari
Parashikohet një përmirësim i ndjeshëm i cili mund të sjellë fitore. Këshillohet që të shmangni dekurajimet, pasi mund të hasni në momente të forta tensioni. Do të mbartni me vete situata të vështira qysh prej muajve të fundit, të cilat do e keni vështirë që ti menaxhoni. Megjithatë bëni mirë të injoroni këdo që nuk i njeh meritat tuaja.

Bricjapi
Fjala kyçe e kësaj dite është që të rinisni… edhe nga zero nëse do të duhet. Do të jetë një ditë e favorshme për të gjetur bashkëpunimet e duhura si në dashuri edhe në punë. Në sferën profesionale mund të ketë diçka të bukur, ashtu si dhe në atë sentimentale.

Ujori
Parashikohet një e martë e mbushur me negociata dhe diskutime, ku do ju duhet që të mendoni më shumë për interesat që keni, shkruan noa.al. Urani do të ketë ndikim negativ, duke bërë që të keni pasiguri. Dashuria do të përballet me disa pengesa.

Peshqit
Zakonisht bëni çdo gjë vetëm, përfshirë edhe zgjidhjen e problemeve, por tashmë do të nisni të ndjeni peshën mbi supe. Bëni kujdes në raportin në çift, sidomos me ata të shenjës së Luanit dhe Akrepit. Keni nevojë për pak ngrohtësi, pasi nëse do të ndiheni pozitiv do të arrini të kapërceni disa kriza të mbartura në kohë.

Horoskopi ditor, e Martë 21 Maj 2019 Read More »

Të pini shumë ujë është një nga gjërat më të mira që mund t’i bëni trupit tuaj

Të pini shumë ujë është një nga gjërat më të mira që mund t’i bëni trupit tuaj.

Studimet e kohëve të fundit kanë treguar se femrat duhet të pijnë 1.6 litër ujë në ditë, ndërsa meshkujt 2 litra.

Por a e dini se çfarë përfitimesh sjell në organizëm konsumimi i ujit të ngrohtë?
Uji i ngrohtë stimulon tretjen. Trupi nuk do të përdorë aq shumë energji për të tretur ushqimin pasi pirja e ujit të ftohtë gjatë ngrënies ka efekt të kundërt.

Kjo është një tjetër arsye pse restorantet ofrojnë kafe ose çaj në fund të një vakti.

Uji i ngrohtë shërben si një detox shumë i mirë. Ndihmon trupin të djegë toksinat ndërsa djersiteni dhe urinoni.

Shumë dieta detox, në thelb kërkojnë që ju të mos konsumoni asgjë, përveç lëngjeve, por mos harroni se trupi juaj ka nevojë për rreth 2000 kalori në ditë për të funksionuar siç duhet.

Gjithashtu, konsumimi i ujit të ngrohtë përmirëson qarkullimin e gjakut. Muskujt relaksohen, duke ndihmuar që gjaku të qarkullojë lehtësisht.

Të pini shumë ujë është një nga gjërat më të mira që mund t’i bëni trupit tuaj Read More »

Patatja e ëmbël, ndihmon që nga reduktimi i rrudhave, deri tek niveli i lartë i sheqerit

Patatja e ëmbël është një lloj i veçantë i patates dhe mund ta gjeni në ngjyrë krem, të verdhë, portokalli dhe ngjyrëvjollcë. Kjo patate është e pasur me antioksidantë dhe me vlera ushqyese. Këto patate ju vijnë në ndihmë më së shumti diabetikëve dhe jo vetëm.

Patatja e ëmbël është e mirë për personat e sëmurë me diabet, pasi përmban sheqerna natyrorë të cilat stabilizojnë nivelin e insulinës tek diabetikët.

E pasur me fibra dietike të cilat shërbejnë për tretjen, patatja e ëmbël parandalon kancerin e zorrës së trashë dhe ndihmon personat që kanë probleme me kapsllëkun.

Përmban karotenoide të cilat ndihmojnë në prodhimin e vitaminës A, vitaminë e cila ripërtërin sistemin e frymëmarrjes. Duhanpirësit duhet ta konsumojnë sa më shpesh.
Përmban vitaminë D. Kjo vitaminë është e mirë për dhëmbët, zemrën, lëkurën, eshtrat.

Rrit nivelin e energjisë. Përmban vitaminë B6 e cila ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe trurit.

Është e mirë për indet dhe muskujt dhe ndihmon për ulen e enjtjeve apo dhimbjet e barkut. Ju jep energji dhe rregullon rrahjet e zemrës. Vepron si një antioksidant, mbron mushkëritë si dhe parandalon kancerin e gjirit. Redukton shenjat e plakjes.

Ajo është e pasur me acid folik. Ndihmon në zhvillimin e shëndetshëm të fetusit. Rekomandohet të konsumohet nga gratë shtatzëna.

Vitamina C është thelbësore për funksionimin si duhet të trupit dhe patatja e ëmbël e përmban me shumicë këtë vitaminë.

Ujin e patateve të ziera mund ta përdorni për të trajtuar lëkurën, sidomos në rastet kur lëkura është e acaruar. Pastron thellësisht poret.

Kjo patate është e pasur me hekur, i cili ka rol të rëndësishëm në prodhimin e qelizave të kuqe dhe të bardha të gjakut. Gjithashtu ndihmon për të luftuar aneminë/atsh

Patatja e ëmbël, ndihmon që nga reduktimi i rrudhave, deri tek niveli i lartë i sheqerit Read More »