Irina

‘Kur rref mamin, ne fëmijët nuk ta lejojmë’, dalin mesazhet mes vajzës dhe Xhemal Lokës

Emisioni Uniko ka publikuar mesazhet e Xhemal Lokës dhe të bijës së tij 21-vjeçare, e cila është e fejuar.

Në këto komunikime në WhatsApp, Xhemal Loka i shprehte të bijës nervozizmin që kishte ndaj bashkëshortes së tij Bedrie Loka, e cila nuk i bindej urdhrave të tij që të mos shkonte të takonte nënën e saj dhe familjarë të tjerë.

Bëhet fjalë për mesazhe mes Xhemal Lokës dhe të bijës, kur ai ka qenë në Greqi disa muaj më parë.

Këto komunikime janë sekuestruar nga Prokuroria dhe janë pjesë e dosjes hetimore.

Në bisedat mes tyre evidentohet qartësisht fakti se mes Bedrie Lokës dhe Xhemal Lokës kishte probleme si çift. Ndërsa vajza e tyre përmend edhe faktin që nëna, Bedria dhunohej nga bashkëshorti, dhe i thotë babait se këtë gjë nuk do t’ia lejojnë ajo dhe vëllezërit e tjerë.

Vajza: Mua më keni bërë të huaj. Po kur ti bën të padrejtë me mamin e ne fëmijët s’do ta lejoj fare. Se i ke ca gabime dhe ti o bab. Hajde për Vit të ri dhe merru vesh me të vetë.

Babai Xhemal Loka: Ti don me qan fmi taman, ti me kët qëndrim që të thashë unë nuk ke asnjë të drejtë.

Vajza: Kur ti bon sherr në familje rref mamin e bo këto gjona, jo unë po krejt fëmijët s’ta lejojmë. Ti kur i bën mamit ato gjëra s’do as ne.

Babai Xhemal Loka: Se mami jot nuk ka asnjë të drejtë me shku kund pa më pyet mua.

Vajza: Ti a thu se për mua ka vdek. Ajo s’është askushi. Hajde për Vit të Ri merru vesh me të.

Babai Xhemal Loka: Kaq di të them. Veji gishtin kokës.

Vajza: Ok ok. Të thashë edhe njëherë do ndërhyj kur do ti. Bo të padrejtë, rri e kërcënon. Me mua s’ke punë fare t’më peshosh mua me faj.

Babai Xhemal Loka: Unë nuk të kam ndërhyrë në familjen tënde.

Vajza: Po kur kam problem me familje do më dalësh përzot si bab. Unë shof se ju rrini e rrifi normal që do ndërhyj se jeni familja ime.

Babai Xhemal Loka: Dhe ti nuk ke asnjë të drejtë të fusësh hundët te familja ime merre vesh se ç’a po të them.

Vajza: Kur duheni s’kam pse ndërhyj, shyqyr si duheni.

Babai Xhemal Loka: Se ja ke qit met mamit tan dhe një shoqe e asaj.

Vajza: Kur rrifi ç’a të rri të shoh se ç’a jeni t’u ba.

‘Kur rref mamin, ne fëmijët nuk ta lejojmë’, dalin mesazhet mes vajzës dhe Xhemal Lokës Read More »

E  rëndë në Greqi! Burri përleshet me gruan në sy të fëmijëve, e lag me benzinë dhe i vë flakën

Një ngjarje rëndë është regjistruar në një familje në Greqi. Sipas informacioneve, një burrë, përfaqësues i komunitetit rom është përleshur me gruan e tij dhe më pas e ka spërkatur me lëndë djegëse dhe i ka vënë flakën.

Sipas ERT, ka pasur një përleshje në shtëpi, ndërsa në konflikt është përfshirë dhe vëllai i 45-vjeçares. Sulmuesi 53-vjeçar është arrestuar ndërsa 45-vjeçarja dhe vëllai i saj janë dërguar me djegie në spital.

Në momentin e ngjarjes brenda në shtëpi ndodheshin edhe fëmijët e mitur të çiftit. Gjendja e tyre ende nuk dihet.

E  rëndë në Greqi! Burri përleshet me gruan në sy të fëmijëve, e lag me benzinë dhe i vë flakën Read More »

Edi Rama krijon ministri të re në krye të së cilës ka propozuar si drejtues emrin e Blendi Gonxhe

Kryeministri Edi Rama ka krijuar një ministri të re, atë të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në krye të së cilës ka propozuar si drejtues emrin e Blendi Gonxhe.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rama përmes një postimi në rrjetin social X, ku shprehet se ka vendosur ndryshimin e strukturës së qeverisë dhe krijimin e një ministrie të re, e cila do të bashkojë në një të vetme pjesët që aktualisht funksionojnë të ndara në ministritë respektive të Financave dhe Ekonomisë e të Kulturës.

Lipset të kalohet sot në një qasje të integruar qeveritare në raport me sektorët e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, të cilat për fazën e re të zhvillimit ku sapo kemi hyrë, duhet të dalin nga kufijtë e ngushtë tradicionalë të qeverisjes së vendit dhe të ndërveprojnë ngushtësisht me njëra-tjetrën, sidomos në kushtet kur teknologjia digjitale ka hyrë si një fuqi e re e kohës në të gjitha fushat e jetës dhe kërkon drejtim strategjik, orientim qeverisës e koordinim ndërsektorial; kur kultura nuk mund të mbetet më një ishull i vogël e i ndarë nga dinamikat e reja ekonomike e sociale të vendit, mbi të cilat ajo ka një potencial të madh ndikues, e prej të cilave ajo mund të përfitojë shumë më tepër; kur vetë sektori i ekonomisë në tërësi kërkon një përmasë të re në frontin e qeverisjes.

Për këtë nevojë strategjike të kësaj faze të re të zhvillimit, kam vendosur ndryshimin e strukturës së qeverisë dhe krijimin e një ministrie të re të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e cila do të bashkojë në një të vetme pjesët që aktualisht funksionojnë të ndara në ministritë respektive të Financave dhe Ekonomisë e të Kulturës.

Për drejtimin e kësaj ministrie të re do t’i propozoj sot Presidentit të Republikës, zotin Blendi Gonxhe, një drejtues publik që ka spikatur për reformimin dhe modernizimin mbresëlënës të institucionit, orientimin konstant ndaj inovacionit në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimit për qytetarët, shpejtësinë e integrimit të nënsektorit përkatës në kornizën e standarteve europiane.

Edi Rama krijon ministri të re në krye të së cilës ka propozuar si drejtues emrin e Blendi Gonxhe Read More »

A do zhvarroset trupi i 41-vjeçares? Gazetarja e njohur zbardh detajet

Gazetarja Aida Topalli është shprehur se vëllezërit e Bedrie Lokës, 41-vjeçares në Durrës që u vetëhelmua me fotoksinë, kanë kërkuar zhvarrosjen e trupit të saj, pasi akuzojnë bashkëshortin se e ka shtyrë drejt vdekjes.

Komentet Topalli i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se kishte sherre të herëpashershme mes Bedrije Lokës dhe vjehrrës së saj.

Ajo tha gjithashtu se kishte pasur edhe një komunikim me vjehrrën e Bedrie Lokës, e cila kishte mohuar kategorikisht marrëdhëniet e këqija me nusen e djalit të saj, duke thënë se nuk jetonte në një banesë me të.

“Deri më tani të paktën nuk ka patur shenja dhune, të paktën të reja. Edhe në morg bëhen procedura të përshpejtuara, me idenë që hajde familjarët ta marrin sa më shpejt.

Unë mendoj se ka pasur një kërkesë nga vëllezërit e Bedrijes për ta zhvarrosur. Jo mendoj por ka pasur. Dhe me kërkesën e familjarëve trupi mund të zhvarroset.

Natën e vitit të ri kanë qenë të gjithë të mbledhur në shtëpi. Edhe djali nga Italia, djali i vogël. Referuar asaj që më tha vjehrra e Bedrije Lokës, ka qenë edhe vjehrra në shtëpi. Mendohet se mund të ketë patur edhe një agravim të situatës për shkak të katit të dytë të banesës”, tha Topalli.

A do zhvarroset trupi i 41-vjeçares? Gazetarja e njohur zbardh detajet Read More »

Bashkëshorti tregon fjalët e fundit të Bedrie Lokës: Një natë më parë u nxeh sepse…

Xhemal Loka ka dalë këtë të hënë para gjykatës së Durrësit për t’u njohur me masën e sigurisë. Ai u arrestua pas vetëvrasjes së bashkëshortes së tij 41-vjeçare Bedrie Loka, ditët e para të vitit. Prokuroria e akuzon 45-vjeçarin për shkaktim të vetëvrasjes, por edhe armëmbajtje pa leje. Ai i mohon akuzat dhe pretendon se bashkëshortja u vetëvra për shkak të bullizmit në TikTok. Gazetarja Enkelejda Arapi, e cila ndoqi nga afër seancën gjyqësore, sjell edhe atë çfarë deklaruan palët në sallë të gjyqit.

Kështu, sipas gazetares, prokurori i çështjes tha se Pandeli Bushi, i vëllai viktimës, ka deklaruar se motra e tij është dhunuar dhe ka pirë helm për shkak të marrëdhënies së keqe.

Ashtu sikurse edhe vëllezërit e tjerë, të cilët po ashtu kanë deklaruar se çifti nuk ka pasur marrëdhënie normale dhe gruaja dhunohej fizikisht dhe psikologjikisht. Po ashtu sipas prokurorit, njëri nga fëmijët ka deklaruar se prindërit kishin pasur gjithmonë debate. “Babi i ka thënë që do të të bëj të vrasësh veten”, mësohet të jetë shprehur njëri prej tyre para hetuesve.

Vajza e çiftit ka deklaruar se që prej një viti nuk i kanë pasur marrëdhëniet mirë dhe shpeshherë thoshte që do t’i japë fund jetës pasi ndjehej e lodhur nga gjithçka. “Babi pengonte mamin të shkonte tek të afërmit e saj, duke ofenduar”, ka rrëfyer vajza.

Edhe dy të miturit kanë dëshmuar për dhunë. Ndaj prokurori arsyetoi në sallë të gjyqit se kjo ngjarje është shkaktuar nga sjellja e bashkëshortit. Ai po ashtu është shprehur se në celularin e Xhemalit janë gjetur video e audio kërcënuese. Nga ana tjetër, avokati i 45-vjeçarit ka deklaruar se nuk janë dakord për arrest me burg, pasi e vetmja provë sipas tij janë deklarimet e të afërmve dhe familjarëve të viktimës.

“Xhemal Loka jetonte 90 përqind të kohës jashtë shteti. Vetë Bedrija ka udhëtuar drejt Greqisë për të qenë më afër familjes. Debatet familjare kanë qenë edhe për shkak te shtresës sociale. Po të kishte dhunë do të ishte bërë një kallëzim, por asnjë rast i tillë nuk është depozituar.

Ndaj i kërkojmë gjykatës një masë lehtësuese siç është ajo e “detyrim paraqitje”. E ndjera kur është përmendur në spital, ka kërkuar falje vajzës së madhe dhe bashkëshortit për veprimet e saja. Gjendja emocionale e saj ka ardhur vetëm pas hapjes së adresës në TikTok”, mësohet të jetë shprehur avokati mbrojtës.

Vetë Xhemal Loka pretendoi në sallë të gjyqit se kërcënime në telefon ka marrë edhe ai. ‘Debate kemi pasur, por kurrë nuk e kam dhunuar’, u shpreh 45-vjeçari i cili po ashtu ka rrëfyer edhe për atë çfarë kishte ndodhur një natë përpara ngjarjes së rëndë.

“Jam dakord me avokatin, por jo me prokurorin. Mahmuti ka njohuri për situatën me nusen time. Kam marrë kërcënime dhe mesazhe në telefon. I kam thënë nuses mos u mërzit për foton, sepse dhe mua mund të ma nxjerrin një të tillë. Kur i nxorrën foton e dytë nuses i thanë që s’kemi mbaruar punë akoma. Edhe mua më kanë marrë në telefon persona që s’i njoh duke ofenduar nusen.

Debate kemi bërë, por kurrë s’e kam dhunuar nusen. Kur u përmend në spital i thashë pse e bërë këtë veprim, tha kam qenë shumë e mërzitur. Një natë më parë diskutova me nusen që do të iki në Greqi. Do bëj një prokurë për fëmijët që t’i marrësh. Kudo që do të dalësh në pazar apo diku tjetër, shoqërohu me një fëmijë jo vetëm, përsa kohë ende fotot e tua janë në TikTok, që askush të mos flasë. Pas kësaj ajo u nxeh dhe në mëngjes ndodhi ajo që ndodhi”, mësohet të jetë shprehur Xhemal Loka.

Në përfundim të seancës, gjykata pranoi kërkesën e prokurorit, duke caktuar arrest me burg për 45-vjeçarin.

Bashkëshorti tregon fjalët e fundit të Bedrie Lokës: Një natë më parë u nxeh sepse… Read More »

‘Ke dashnor…’, dëshmitë SHOKUESE të fëmijëve të Bedrie Lokës çfarë i thoshte babai…

Të tjera detaje rrëqethëse kanë dalë në lidhje me vetëvrasjen e 41-vjeçares Bedrie Loka në Sukth të Durrësit.

Fëmijët e saj kanë dhënë dëshminë në polici, ku kanë vënë në dukje faktin se babai i tyre ushtronte dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës.

Njëri nga fëmijët ka thënë në komisariat se babai e akuzonte nënën se ka dashnor.

Ai ka thënë se babai, Xhemal Loka nuk e lejonte të shkonte tek të afërmit e saj dhe madje e akuzonte se ka dashnor vëllanë e saj.

Dëshmitë e publikuara nga zëri të fëmijëve të Bedrie dhe Xhemal Lokës, çfarë i dhoshte burri gruas së tij në Sukth të Durrësit:

Në deklarimet e tij të datës 5.01 2024, njëri prej fëmijëve të çiftit Loka, shtetasi D.L, ka thënë “mami dhe babi gjithmonë kanë pasur debate me njëri-tjetrin, nuk i kanë pasur mirë marrëdhëniet, gjithmonë debatonin, made dhe një ditë para se të vdiste mami, një ditë para se të pinte helm, ka bërë një debat të fortë me mamin, se nuk e lejonte mamin të shkonte të shtëpia e gjyshes dhe filloi duke e sharë dhe ofenduar mamin tim. Debati atë natë ka zgjatur nga ora 19 pak a shumë, deri në orën 23.00″, “babi kur ka qenë në Greqi, gati një vit përpara, e ka marrë në celular mamin tim dhe i ka thënë që unë ty do të bëj të vrasësh veten, mbaje mend”, duke theksuar “shkaku i këtij veprimi ka qënë se mami ka qënë shumë herë e kërcënuar dhe e ofenduar nga babi im. Mami ka patur konflikte të herëpas hershme me babain tim”.

Në deklarimet e tij të datës 05.01.2024, vajza e çiftit Loka, shtetësja R.L deklaron “prej një viti ato nuk i kanë patur mirë marrëdhëniet me njëri-tjetrin, kanë patur debate prej muajit shkurt 2023 sepse giyshja ime ka kaluar nje trompozë dhe babi im nuk e linte mamin të shkonte për vizitë te gjyshja”.

“Mami im ka qënë shumë e ngarkuar emocionalisht dhe psikologjikisht dhe shumë herë shpreheshte se do t’i jepte fund jetës se thoshte se jam e lodhur”, duke theksuar se “komunikimi i fundit që unë e kam bërë me mamin ka qenë ora rreth 22.30 dhe prapë ka pasur debat në familje … i thashë që leje pra atë muhabet dhe qepe, mirë mo mami më tha, mirë se e qep unë” si dhe “diku nga muaji shtator 2023 mami i ka gjetur babit disa letra në gjuhën franceze, të cilat ja ka dërguar një femër, ajo ishte një franceze dhe ka komunikuar me vëllain tim D. dhe i ka thënë që ka patur një lidhje me Xhemalin, kjo ka qënë nje arsye që e ka vrarë shumë psikologjikisht mamin tim”.

Në deklarimet e tij të datës 06.01.2024, njëri prej fëmijëve të çiftit Loka, shtetasi i mitur K.L deklaron “babi im e ka dhunuar gjithmonë nënën time”, “më datë 27 dhjetor 2023, kur ka ardhur babi krijoi konflikt me mamin se kishte dëgjuar llafe të njerëzve të tjerë për mamin. I ka thanë mamit lloj-lloj fialësh, i ka thënë do të vras, e ka ofenduar me fjalë të rënda, e ka goditur mamin me grushte dhe me shkelma”, “më datë 1 janar, pas vitit të ri, babi është zënë përsëri me mamin sepse i thoshte se nuk do shkosh te daja im dhe të gjyshja ime. Ka qënë ora rreth 22.00 deri rreth orës 23.00, kur babi duke bërtitur e ulëritur i thoshte që s’ke për të shkuar”, “babi im e shante e ofedonte me fjalët nga më të ndyrat, i thoshte që ke dashnor, i thoshte që ty të ka kap vëllai yt dhe se ti shkon nëpër hotele me atë (dajën)”.

Në deklarimet e tij të datës 06.01.2024, njëri prej fëmijëve të çiftit Loka, shtetasi i mitur A.L deklaron se “ato gjithmonë ziheshin me njëri-tjetrin”, si dhe “unë kam bërë me celularin tim ca video dhe ja kam çuar motrës sime, ku i thosha ja çfarë po bën mami me babin, i thosha hajde se po zihen”, duke theksuar “unë kam një telefon “Samsung” dhe me këtë celular unë kam bërë video dhe ja kam çuar motrës, kur babi u zinte me mamin”, si dhe “telefoni im është në polici, e ka marrë babi dhe ka thënë që është i veti”.

‘Ke dashnor…’, dëshmitë SHOKUESE të fëmijëve të Bedrie Lokës çfarë i thoshte babai… Read More »

Lidhje jashtëmartesore me një franceze? Çfarë tha vajza e Bedrie Lokës para prokurorëve: Mami i gjeti letrat babit…

Detaje të reja për rastin e Bedrie Lokës, 41-vjeçares e cila i dha fund jetës duke u helmuar 8 ditë më parë. Mësohet se sipas dëshmisë së vajzës së saj para prokurorëve, raporton gazetarja e Klan News Enkeleda Arapi, Xhemal Loka kishte pasur një lidhje jashtëmartesore.

“Diku nga muaji Shtator 2023 mami i ka gjetur babit disa letra në gjuhën franceze të cilat ja ka dërguar një femër. Ajo ishte një franceze dhe ka komunikuar me vëllain tim. Kjo ka qenë një arsye që e ka vrarë shumë psikologjikisht mamin tim”, ka rrëfyer vajza e çiftit.

Ende nuk është vërtetuar një gjë e tillë nga ana e hetuesve, megjithatë ky detaj shton akoma më tepër dyshimet se ishte bashkëshorti ai që e çoi Bedrie Lokën drejt vetëvrasjes.Kujtojmë se fillimisht u raportua se e ndjera e kishte përjetuar shumë keq emocionalisht denigrimin që i ishte bërë figurës së saj në rrjete sociale, por më pas ngjarja mori kthesë tjetër.

Lidhje jashtëmartesore me një franceze? Çfarë tha vajza e Bedrie Lokës para prokurorëve: Mami i gjeti letrat babit… Read More »

Humbën jetën në aksident në Hungari, familjarët nuk arrijnë të marrin trupat e pajetë të 2 shqiptarëve nga Kosova, shkak procedurat

Familjarët e 2 shqiptarëve nga Kosova që humbën jetën në një aksident automobilistik mbrëmjen e 5 janarit kanë hasur probleme në procesin e kthimit të në Kosovë të trupave të pajetë.

Mbrëmjen e 5 janarit, 2 shqiptarë nga Kosova humbën jetën në një aksident automobilistik në Hungari. Kushtrim Hoxha dhe Jetmir Rexhepi ishin të rinjtë që humbën jetën. Ky i fundit humbi jetën gjatë rrugës për në spital ndërsa Kushtrim Hoxha u dogj brenda makinës që shpërtheu në flakë.

Por së fundmi, mediat e Kosovës kanë raportuar se familjarëve të viktimave u kanë hapur probleme me sjelljen e trupave të pajetë për në Kosovë.
Mësohet se shkak për problemet e nxjerra janë bërë procedurat që i ka shteti hungarez në këto raste.

Humbën jetën në aksident në Hungari, familjarët nuk arrijnë të marrin trupat e pajetë të 2 shqiptarëve nga Kosova, shkak procedurat Read More »