Irina

Cakaj: Ja kur do të takohen Edi Rama dhe Albin Kurti

Ministri i Jashtëm i deleguar Gent Cakaj ka treguar se kur do të takohet kryeministri Edi Rama dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ai është shprehur se ata do të takohen së shpejti, punë ditësh.

“Është çështje ditësh kur ata do të takohen dhe do të diskutojnë në hapat e mëtejmë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Nuk mund të flas për detaje. Di se takimi ka qenë i paraparë më herët. Ka pasur një ndryshim në axhendë për shkaqe rrethanore dhe aspak politike. Takimi do të ndodhë shpejt dhe sa më parë të ndodhë aq më mirë sepse është e rëndësishme të rinergjizohet bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë sepse kemi shumë punë për të bërë sëbashku”, tha Cakaj në abcnews.

Cakaj preferoi të mos komentonte qeverinë e ardhshme të Kosovës, por theksoi se më e rëndësishme për të është bashkëpunimi mes dy qeverive.

“Jam këtu në cilësinë e një përfaqësuesi të institucioneve shqiptare. Unë nuk mund të gjykoj për koalicionet në Kosovë. Nga perspektiva që kam më duket e parëndësishme për shkak të pozionoit që kam. Për mua është e parëndësishme si do jetë koalicioni në Kosovë, por më i rëndësishëm është si do jetë bashkëpunimi i qeverisë së Shqipërisë dhe asaj në ardhje të Kosovës”, tha Cakaj.

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama gjatë një konference për shtyp tha se pret me kënaqësi të takohet me Kurtin, duke shtuar se ka nevojë për një shtysë me marrëdhënien mes dy qeverive.

Cakaj: Ja kur do të takohen Edi Rama dhe Albin Kurti Read More »

Ngjela: Le të pëlcasin grekët, tani është koha e shqiptarëve

Dhe për sa kohë politika shqiptare dhe shqiptarët do të durojnë përrallën agresive greke të minoritetit grek në Shqipëri? Janë kaq injorantë dhe me ligësi historike antishqiptare këta grekë, sa tani po dëgjojmë që paska dhe një minoritet grek në Himarë!

l. Grekë nuk ka në Athinë, dhe këta vinë e kërkojne grekë në Himarë.
Iu duhet treguar vendi. Po Shqipëria nuk ka kryeministër. Se mos ka pasur ndonjëherë! Të shitur shumica e tyre, dhe frikacakë të tjerët.

Janë 6 milionë shqiptarë në Greqi që nuk janë lejuar e nuk lejohen të flasin shqip. Ka një genocid antishqiptar kundrejt çamëve epirotë shqiptarë autoktonë prej mijëra vjetësh në Epir. Dhe një faturë me 200 miliardë dollarë që duhet t’i paguajnë Shqipërisë dhe shqiptarëve për genocidin antiçam.

Iu duhet treguar vendi një herë e mirë këtyre arabëve që ka mbi 100 vjet që kanë ardhur nga Anadolli për të shfarosur shqiptarët. Iu morën të keqen! Të presin dhe pak dhe do shohin se çdo të thotë histori e vërtetë e Gadishullit Ilirik.

Falsitetit grek po i vjen fundi. Historia e Shqipërisë do të triumfojë. Greqia vetë është investim në falsitet i mbretit gjerman Oto, i cili, kur arriti në Athinë si mbret i Greqisë, pa me habi se atje kishte vetëm shqiptarë të veshur me fustanella.

ll. Çdo gjë me dhunë antishqiptare është arritur në atë shtet. Një dhu në e përbindshme kundër shqiptarëve dhe gjuhës shqipe, kjo ka qenë historia e tyre.
Këta që quhen grekë sot dhe flasin gjuhën artificiale të krijuar nga kisha bizantine enkas kundër gjuhës shqipe, po kuptohet se kanë frikë nga fakti që Shqipëria nuk është më vetëm dhe gjuha shqipe po lulëzon në të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Por edhe për arsyen shkencore linguistike se greqishtja e vjetër ka sot ngjashmëri vetëm me gjuhën shqipe. I tmerron idioma e gjuhës së vjetër greke për faktin se nuk ka fare lidhje semantike me gjuhën e sotme greke, por vetëm me gjuhën shqipe. Kjo është historia që do të vijë.

Le të pëlcasin. Kjo tani është koha e shqiptarëve dhe e botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Është më mirë ta durojnë të vërtetën historike, sesa të kalojnë në marrëzi./Shqiptarja.com

Ngjela: Le të pëlcasin grekët, tani është koha e shqiptarëve Read More »

Fileto pule role me proshutë dhe djathë

4 fileto pule, 4 feta proshutë, 4 feta djathë tosti, 1-2 lgj mustardë, Kripë, piper.

Përgatitja
Fillimisht filetojmë filetot e pulës, i spërkasim me kripë dhe piper dhe nga pjesa e brendshme i lyejmë me mustardë. Vendosim më pas një fetë proshutë dhe një fetë djathë dhe e mbledhim fileton në role.

I vendosim 4 rolet e përgatitura të piqen në një tigan që nuk ngjit ose i vendosim të piqen në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 15 minuta.

Fileto pule role me proshutë dhe djathë Read More »

Basha: “Ne jemi gati të shkojmë në zgjedhje të parakohshme që nesër”

Kreu i PD Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të papritur mbrëmjen e sotme, duke deklaruar se opozita ëhstë gati për zgjedhje të parakohshme që nesër.

Në një intervistë për Vizion Plus, Basha u shpreh se opozitarët janë gati për zgjedhje që nesër, me kushtin e vetëm që shqiptarëve t’ju garantohet liria e votës.

“Ne jemi gati të shkojmë në zgjedhje të parakohshme që nesër. Kushti jonë i vetëm është që shqiptarëve tju garantohet liria e votës”, tha Basha, ndërsa duke folur për rastim maqedonas shtoi “Shqipërisë i duhen zgjedhje të parakohshme shumë më shumë se Maqedonia e Veriut. Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut tregojnë se drejtuesit atje vendosin interesin e vendit mbi interesin e vetë.”

Më tej, Basha tha se PD dhe aleatët janë të qartë dhe të vendosur në kërkesar e tyre: Po kërkojmë që qytetarët të vendosin qeverinë që duan me votë.

Basha: “Ne jemi gati të shkojmë në zgjedhje të parakohshme që nesër” Read More »

Horoskopi

Dashi

Duhet të mundoheni që të rindërtoni një raport familjar ose miqësor. Nëse jeni përballur me një keqkuptim ose debat, ka ardhur momenti që të rikuperoni, ndonëse mund të mos jeni ju shkaku.

Demi

Kjo e enjte do të jetë më e mirë në raport me fillimin e javës. Do të keni mundësi që të rikuperoni në nivelin sentimental, ndonëse do të keni ende vështirësi gjatë këtij muaji. Tetori mund të quhet fare mirë, muaji që vë në provë çiftet.

Binjakët

Gjatë kësaj dite duhet të mundohuni që të gjeni kohën e duhur për të pushuar. Në të kundërt stresi do ju mbysë dhe nuk do ju lërë të qetë. Dashuria do të rikthehet protagoniste, sidomos në fundjavë.

Gaforrja

E enjtja parashikohet tejet problematike sa i takon punës, pasi ka një sërë çështjesh që kërkojnë zgjidhje. Sa i takon ndjenjave, bëni kujdes pasi mund ta gjeni veten në dy situata të ndryshme.

Luani

Do të jeni tejet nervoz ndaj bëni kujdes, pasi rrezikoni që t’iu shfryheni të tjerëve. Gjithashtu nuk duhet të bini pre e tundimit për të hedhur në erë çdo gjë, vetëm sepse jeni në një moment krize dhe zemërimi. Kjo gjë vlen si në punë edhe në dashuri. Mundohuni që të bëni diçka që t’iu bëjë të ndiheni të relaksuar.

Virgjëresha

Ju pret një ditë pozitive në sajë të ndikimit të Hënës, e cila do ju ndihmojë që të merrni vendimet e duhura, pa shumë sforco. Përfitoni nga këto ditë, për të çuar përpara disa kërkesa dhe për të zgjidhur disa probleme. Muaji në vijim, mund të sjellë me vete, edhe ndonjë konflikt më shumë.

Peshorja

Mundohuni që të jeni sa më pozitiv, pasi Hëna do të jetë në anën tuaj dhe do ju mbrojë në gjithçka që do të bëni. Mundohuni që të rikuperoni, nëse keni pasur fërkime me dikë, apo nëse keni pasur tensione në dashuri. Kjo ditë parashikon emocione të bukura.

Akrepi

Kjo e enjte do të jetë mjaft pozitive dhe e mbushur me zhvillime të reja sa i takon punës. Edhe sfera sentimentale është mjaft e favorshme, ndaj nëse jeni vetëm hiqni dorë nga të menduarit për të kaluarën. Mundohuni që të shkëputeni dhe të shikoni vetëm përpara.

Shigjetari

Hapet para jush një periudhë më e bukur për dashurinë. Ata që janë në çift do kenë mundësi që të bëjnë projekte afatgjata, për shkak të ndikimit të Venusit në shenjën tuaj. Kjo gjë do të favorizojë sferën sentimentale dhe gjithë ata që janë vetëm mund të kenë dëshirë për të nisur një histori të re. Nga ana tjetër do të ndiheni të lodhur dhe të dominuar nga stresi.

Bricjapi

Këto ditë mesjave janë mjaft pozitive, ku do të keni mundësi të mira edhe në nivelin sentimental, shkruan noa.al. Përfitoni nëse doni të rikuperoni një raport në çift apo nëse doni të bëni paqe me dikë.

Ujori

Jeni shumë të stresuar dhe kjo gjë do të ndikojë edhe në gjendjen tuaj fizike, ku do të jeni shumë të lodhur dhe acaruar. Duhet të mundoheni që të qetësoheni dhe të pushoni më shumë, pasi rrezikoni që të reagoni në mënyrë tejet të tepruar për çdo gjë.

Peshqit

Takimet janë mjaft të favorizuara gjatë kësaj dite dhe prej tyre mund të lind diçka interesante në sferën profesionale. Kujdes duhet të bëni në fushën e ndjenjave, sidomos nëse gjatë javëve të kaluara jeni përballur me keqkuptimi. Do të ketë sërish luhatje në planin sentimental.

Horoskopi Read More »

Zyrtari i lartë i PS-së, humb njeriun e tij më të shtrenjtë

Kryebashkiaku i Tropojës Rexh Byberi ka humbur ditën e sotme nënën, ndërsa e ka dhënë vetë lajmin e trishtë.

“Sot u nda perjetesisht prej nesh nena ime Zylë Zeqir Byberi,njeriu i shtrenjte i jetes dhe familjes tone duke na lënë ne pikellim te thelle. Lajmeroj te gjithe miqte,shoket dhe dashamiret se varrimi behet neser ne ora 15.00.

Ceremonia dhe percjellja mortore do te behet ne qytetin Bajram Curri ndersa varrimi ne fshatin tone te lindjes Shoshan”, ka shkruar Byberi krah fotos me nënën.

Mesazhet ngushëlluese në adresë të kryebashkiakut kanë qenë të shumta, nga qytetarë të Tropojës por dhe personalitete të njohur publikë dhe politikë.

Kujtojmë se, Rexh Byberi është kryebashkiaku i ri i Tropojës, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit 2019, ndërsa përballë kishte kandidatin e Bindjes Demokartike Edison Hasanaj.

Kryebashkiaku i Tropojës Rexh Byberi me nënën, Zylë Byberi:

Zyrtari i lartë i PS-së, humb njeriun e tij më të shtrenjtë Read More »

Moti/Temperatura të pazakonta në Nëntor dhe Dhjetor

Si do të jetë moti në ditët e fundit të Tetorit dhe gjatë muajit Nëntor? Kur do fillojmë ta ndjejmë freskinë tipike të vjeshtës dhe si parashikohet të jetë dimri për këtë vit?

Meteorolgia Tanja Porja u shpreh se reshjet do mungojnë gjatë muajit Nëntor.

“Kemi thatësirë. Reshjet do mungojnë gjatë muajit Nëntor. Kemi një normalitet disi më të pranueshëm për zonat e ultësirës perëndimore.

Do të kemi herë pas here vranësira dhe prezencë të reshjeve, por të pakta. Ndërkohë zona paramalore dhe malore do të jetë më e thatë. Më e thatë, kryesisht skaji juglindor, por edhe verilindja ku do të kemi mungesë, pra parashikohet të bien vetëm 40 përqind të sasisë të reshjeve të Nëntorit.

Dhe duhet theksuar që muaji Nëntor është muaji më i lagësht në klimën shqiptare. Pra nëse nuk bien reshje dhe në muajin Nëntor situata është problematike.

Nuk kemi patur në Shtator, nuk kemi në Tetor, Nëntori parashikohet mos ketë reshje. Sinjalet thonë që nuk do ketë prezencë të reshjeve gjatë Nëntorit madje edhe gjatë Dhjetorit”, shprehet Porja në TV Klan.

Moti/Temperatura të pazakonta në Nëntor dhe Dhjetor Read More »

Kadare: Ka një kufi që letërsia nuk duhet ta kalojë, por Handke e bëri

Duke iu referuar polemikave lidhur me Peter Handke, nobelistin austriak që është i njohur për lidhjet e tij me Slobodan Milosheviçin, Kadare deklaroi se ai bie dakord me shumë kritikë të tjerë që kundërshtuan marrjen e këtij çmimi nga ana e shkrimtarit austriak.

Është i njohur fakti që Handke ka mbajtur edhe një fjalim gjatë funeralit të Milosheviçit.

“Unë personalisht e njoh Handken dhe kam drekuar të disa herë me të. Unë mendoj se ekziston një kufi që letërsia nuk duhet të kalojë, por që Handke e ka bërë. Vrasjet nuk duhet të pranohen në asnjë rrethanë”, deklaroi Kadare në një konferencë shtypi në Seul.

Kadare ka pohuar se është kundër vendimit të Akademisë mbretërore Suedeze për dhënien e çmimit Nobel në Letërsi Handkes duke theksuar se ”ai është viktimë e censurës dhe represionit nga ana e qeverisë, kështu që kjo mund të ketë bërë që ai të shfaqet më i ndjeshëm ndaj kësaj çështjeje”.

Ismail Kadare u shpall sot fitues i çmimit të njohur koreanojugor të letërsisë, Pak Kyong-ni, si mirënjohje për artin e tij me vlera sociale, që buron nga përvoja historike e popullit shqiptar, sipas agjencisë koreanojugore të lajmeve, Yonhap./atsh

Kadare: Ka një kufi që letërsia nuk duhet ta kalojë, por Handke e bëri Read More »