Irina

Ushqimi me yndyra rrit demencën

Rreziku i demencës (përfshirë Alzheimerin) mund të rritet me 52-74% me konsumimin e tepërt të ushqimeve që përmbajnë yndyra të këqija, siç janë margarina, snacket e ëmbla, patatet e skuqura franceze, produktet ushqimore nga ushqim i shpejtë, me pak fjalë ushqimi industrial, sipas një studimi japonez të kryer në Universitetin e Kyushu dhe botuar në revistën ”Neurology”.

Studimi i udhëhequr nga Toshiharu Ninomiya, përfshiu 1 628 persona mbi 60 vjeç, nga të cilët, me kalimin e kohës, 377 prej tyre u sëmurën nga një formë e çmendurisë.

Pra, një tepricë e yndyrave shoqërohet me një rrezik të demencës ngA 52-74%./atsh

Ushqimi me yndyra rrit demencën Read More »

Muzetë e Krujës me mbi 100 mijë vizitorë në 10 muaj

Mbi 100 mijë vizitorë kanë zgedhur të vizitojnë Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Muzeun Etnografik Krujë gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti.

Përgjegjësi i Zyrës së Turizmit në bashkinë Krujë, Drini Masha, tha sot për ATSH-në se “gjatë muajve janar-tetor ka pasur një fluks të shtuar të turistëve vendas e të huaj në qytetin e Krujës”.

“Krahasuar me vitin e kaluar gjatë 2019 ka pasur rreth 5 mijë vizitorë më shumë”, – tha Masha.

Masha u shpreh se “shumica e vizitorëve janë nga Italia , Polonia, Zvicra, Italia, Spanja, por nuk kanë munguar dhe turistë nga vendet e tjera të Europës si Gjermania, Franca apo Belgjika, si edhe nga kontinenti aziatik, si nga Japonia, Malajzia dhe deri nga Hong Kongu”.
Muzetë janë frekuentuar gjithashtu edhe nga shumë familjarë shqiptarë nga Tirana dhe Prishtina, por nuk kanë munguar edhe nxënësit e shkollave”.

“Turistët kanë shfaqur shumë interes për kulturën dhe historinë e popullit tonë gjatë vizitës në Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Muzeun Etnografik Krujë”-, thekson Masha.

Kruja ka një turizëm gjithëvjetor, pasi është e favorizuar nga vlerat që mbart, por edhe nga vendndodhja.

Më 1 nëntor Muzeu Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbe shënoi edhe 37 vjetorin e përurimit të tij. Ai u përurua më 1 nëntor 1982 në kështjellën e Krujës. Ky muze ka edhe karakterin e një memoriali që trajtohet si kullë shqiptare e Veriut. Kompleksi i muzeut është shpërndarë në disa hapësira, të cilat vizitohen kronologjikisht sipas ngjarjeve.

Në këtë muze ndodhen objekte që i përkasin periudhave të ndryshme historike, por në disa pavione trajtohet historia e Mesjetës së hershme, principatat shqiptare, pushtimi osman dhe betejat e shqiptarëve për të përballuar këtë pushtim./atsh

Muzetë e Krujës me mbi 100 mijë vizitorë në 10 muaj Read More »

Laroshja e kuqërremtë, shpendi më i ri në Peizazhin e Mbrojtur Vjosë-Nartë

Lista e shpendëve të Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë pasurohet me një lloj të ri, për të dytën herë brenda muajit tetor. Këtë radhë bëhet fjalë për laroshen e kuqërremtë (Tadorna ferruginea).

Vrojtimi pararendës për këtë lloj shpendi në vendin tonë është raportuar nga Shoqata Ornitologjike Shqiptare në vitin 2017, ku një individ është fotografuar në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta.

Në këtë raportim përmendet se edhe në vitin 2014 është gjetur një individ i vrarë i këtij lloji. Raportime të mëhershme, për këtë lloj në vendin tonë pothuajse mungojnë tërësisht edhe pse lloji është i përfshirë në pak lista apo publikime mbi shpendët e Shqipërisë. Kësisoj, ky vrojtim mund të përfaqësojë të tretin në vend për këtë lloj.

Greqia dhe Bullgaria janë vendet më në perëndim të Europës ku ky lloj është raportuar si folezues.

Laroshja e kuqërremtë ka një shtrirje shumë të gjerë folezimi në të gjithë Azinë, në Lindjen e Mesme si dhe në disa vende bregdetare të Afrikës mbi-Ekuatoriale./atsh

Laroshja e kuqërremtë, shpendi më i ri në Peizazhin e Mbrojtur Vjosë-Nartë Read More »

“Nusja dhe shtetrrethimi” mirëpritet në VIENNALE të Austrisë

Në Vjenë, në kuadër të ciklit “O Partigiano” që po transmetohet gjatë festivalit të filmit VIENNALE, u shfaq filmi shqiptar “Nusja dhe shtetrrethimi”.

Një interes tejet i madh i publikut vjenez u vu re akoma pa filluar filmi. Regjisorë, aktorë, njerëz të artit, kulturës e letrave vjeneze mbushën sallën ku të pranishmit u përshëndetën nga vetë krijuesit e filmit, skenaristja Helena Kadare, regjisori Kristaq Mitro si dhe nga Drejtoresha e Arkivit të filmit shqiptar, Iris Elezi.

“Nusja dhe shtetrrethimi” prodhim i vitit 1978, ishte përzgjedhur për të qenë pjesë e programit të filmave europianë, që trajtojnë Luftën e Dytë Botërore.

Me muzikë të muzika Kujtim Laros, në role janë Rajmonda Bulku, Llazi Serbo, Thimi Filipi, Sotiraq Bratko, Kastriot Çaushi, Gjergj Lala, Marta Burda, për të vijuar dhe me aktoret Behije Çela, Pavlina Mani, Zyliha Miloti, Vitore Nino, etj./atsh

“Nusja dhe shtetrrethimi” mirëpritet në VIENNALE të Austrisë Read More »

Kanionet e Skraparit, destinacion magjik i Shqipërisë turistike

Kanionet e Skraparit janë shndërruar në një destinacion të adhurueshëm dhe që po tërheq gjithnjë e më shumë turistë vendas e të huaj.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale pamje nga Kanionet e Osumit, një tjetër destinacion i Shqipërisë turistike.

Sapo kalon qytetin e Çorovodës dhe merr sipër rrjedhën e lumit, të shfaqet pamja e mrekullueshme e Kanionit të Osumit rreth 13 km i gjatë, nga 4 deri në 35 m i gjerë, 70-80 m i thellë, me shpatë vertikale, përfund të cilëve rrjedh lumi i Osumit.

I cilësuar edhe si “Koloradoja e Shqipërisë”, pamjet që të ofrojnë kanionet e Osumit janë mahnitëse, gjithë lartësi, kontraste për sa i përket dritës, bimësi e larmishme, një atraksion i vërtetë për turistët vendas dhe të huaj.

Rafting në Kanionet e Osumit është tashmë një nga guidat më të preferuara pothuajse nga të gjitha grupmoshat.

Në një distance prej 13 kilometrash dhe rrethuar me shkëmbinj prej 100 metrash, praktikuesit e raftingut kalojnë shumë ujëvara si dhe një sërë operash arti natyral të krijuara nga erozioni, të pagëzuara me emra si ‘’syri’’, ‘’porta e djallit’’, ‘’krokodili’’ apo ‘’katedralja’’.

Në këtë Kanion, nga fundi i muajit Prill deri në mesin e muajit Qershor, zhvillohet sezoni i sportit të rafting. Sportistë nga Italia, Anglia, Çekia, Gjermania dhe gjithë bota vijnë jo vetëm për të ushtruar në ujërat e tij, sportin e bukur të raftin, por edhe për të eksploruar magjinë e natyrës shqiptare./atsh

Kanionet e Skraparit, destinacion magjik i Shqipërisë turistike Read More »

Moti i keq/ Drejtori i Portit, Malaj për ATSH: Nuk niset trageti nga Brindisi drejt Vlorës

Përkeqësimi i kushteve atmosferike dhe era e fortë në det të hapur kanë bërë që trageti i linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë të anulojë udhëtimin drejt Vlorës.

Drejtori i portit të Vlorës, Admir Malaj, tha sot për ATSH-në se “për shkak të motit të keq trageti “ST. DAMIAN” nuk u nis mbrëmjen e djeshme nga porti i Brindisit”.

Sipas tij, trageti duhej të vinte në mëngjes, por ka ka pezulluar lundrimin e tij duke qëndruar në Brindisi.

“Trageti do të nisë lundrimin kur kushtet atmosferike të jenë përmirësuar”, shtoi Malaj.

Ndërsa mësohet se kapiteneria e portit të Vlorës ka pezulluar lundrimin e anijeve të peshkimit, për shkak të motit të keq.

Vendi ynë sot ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme. Reshjet e shiut, parashikohen të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.Për pasojë, parashikohet shtim i dallgëzimit në dete me forcën 5 dhe 6 ballë./atsh

Moti i keq/ Drejtori i Portit, Malaj për ATSH: Nuk niset trageti nga Brindisi drejt Vlorës Read More »

Bëni si them unë, mos bëni si bëj unë, ose frika e Lulzim Bashës nga tërmeti

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe zëdhënëse e Qeverisë, Elisa Spiropali, deklaroi sot se “Lulzim Basha u ankua se historia e dy vilave të tij na qenka sajuar nga qeveria”.

Spiropali thekson se “imagjinoni Edi Ramën, a kë të doni nga radhët tona, që thotë më zuri frika nga tërmeti dhe ika mora dy vila me qira në një nga zonat më të shtrenjta të Shqipërisë. Parafytyrojeni vetë tani se çfarë cikloni balte do të kishte rënë mbi Shqipëri dhe çfarë do kishin nxjerrë nga grykat tërë murtajat e opozitës, duke nisur nga gryka e Lulzim Bashës. Por më e bukura është se askush nga qeveria, por as nga Partia Socialiste s’ka thënë akoma asgjë për dy vilat e Lulzim Bashës, ndërkohë që Lulzim Basha akuzon qeverinë, se e ka sajuar këtë histori”.

“Por çfarë ka sajuar qeveria? Tërmetin që paska lëkundur e trembur aq shumë Lulin sa të ikë nga një apartament e të marrë dy vila? Apo mos vallë ka sajuar qeveria faktin se Luli qenka i vetmi që e paska tronditur tërmeti dhe ia paska bërë të pabanueshëm tripleksin e tij mbi një pallat ku s’ka asnjë shenjë tërmeti? Ose pastaj qeveria ka sajuar faktin që Luli merr dy vila me qira tek lagjja ekskluzive e ndërtuar nga njeriu që vetë Luli e ka bërë copë e çikë si oligark, ndërkohë që nga ana e tij Luli s’tregon asnjë kontratë qiraje”-, nënvizon Spiropali.

Në të vërtetë, sqaron Spiropali, qeveria s’ka kohë të merret me Lulzim Bashën, por Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive sot, si dhe SPAK-u nesër duhet të merren me këtë histori tipike për njeriu që është bërë simbol i asaj shprehjes “bëni si them unë, mos bëni si bëj unë”.

“Lulzim Basha akuzohet nga mediet se qiraja është një “gjethe fiku” për të mbuluar faktin, se në fakt, të dy vilat janë blerë prej tij. A është e vërtetë apo jo kjo akuzë mediatike ne nuk e dimë, por ne dimë që Lulzim Basha është i njohur për dorën e rëndë në lëvizjen e shumave të mëdha të parave. Dhe sot që flasim, ai është i pandehur për më shumë se gjysmë milioni dollarë që kanë lëvizur në emër të Partisë Demokratike, po që nuk figurojnë gjëkundi në arkën e parave të ligjshme të asaj partie”-, tha Spiropali.

Sipas saj, historia e dy vilave të Lulzim Bashës është pavarësisht fakteve, një tjetër e zakonshme e historisë së një politikani abuzues me ligjin e paranë, e përfitues kronik në një terren ku drejtësia i ka garantuar atij paprekshmërinë, por është njëkohësisht edhe historia tipike e një politikani që nuk ndalon së hapuri gropën ku bie vetë.

“Politikisht ai s’e ka problem të bjerë në gropë e të bërtasë “Fitore”, ndërsa ligjërisht do ta ketë me siguri shumë më të vështirë ta kalojë historinë e dy vilave, atë gjysmë milion dollarë të pajustifikuar, duke kënduar Himnin përballë një trupe gjykuese të dalë nga rruga e Vetingut dhe e Drejtësisë së re”-, tha Spiropali./atsh

Bëni si them unë, mos bëni si bëj unë, ose frika e Lulzim Bashës nga tërmeti Read More »

357 të punësuar në vetëm një javë nga Zyrat e Punës

Shifrat e ndërmjetësimit të Zyrave të Punës në të gjithë vendin kapin vlerat e 357 të punësuar në vetëm një javë.

Zyrat e Punës janë tashmë mekanizmi i duhur që po lehtësojnë dhe ndërmjetësojnë punësimin në të gjithë vendin.

Kështu për periudhën periudhën 25 – 31 tetor, numrin më të lartë të punësimeve e mban qarku i Vlorës, ndjekur më pas nga qarku i Shkodrës.

Shifrat e punësimeve për periudhën 25 – 31 tetor sipas qarqeve:

Qarku Berat – 34

Qarku Durrës – 18

Qarku Fier – 29

Qarku Korçë – 27

Qarku Dibër – 17

Qarku Elbasan – 31

Qarku Gjirokastër – 30

Qarku Kukës – 5

Qarku Lezhë – 38

Qarku Shkodër – 42

Qarku Tiranë – 27

Qarku Vlorë – 59/atsh

357 të punësuar në vetëm një javë nga Zyrat e Punës Read More »