Irina

Fara pjepri për rigjenerimin e veshkave

Që në lashtësi farat e pjeprit janë përdorur si një nga kurat më të mira për shëndetin e veshkave dhe trajtimin e sëmundjeve të tyre.

Vitamina E tek farat e pjeprit mbron veshkat nga radikalet e lira. Këto fara rekomandohen të aplikohen për të mbrojtur shëndetin e veshkave ndaj dhe në mjekësinë popullore kanë një përdorim të gjerë. Këto fara konsiderohen të pasura me antioksidantë që pastrojnë organizmin nga radikalet e lira. Përmbajtja e lartë e proteinës tek farat i bën ato të rekomandueshme për flokë dhe thonj të shëndetshëm.

Burim vitaminash dhe mineralesh: Farat e pjeprit përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminës A dhe E. Këto vitamina që treten në yndyrë shërbejnë si antioksidantë dhe mbrojnë sytë e parandalojnë kancerin.

Shëndeti i sistemit tretës: Farat e pjeprit ndihmojnë në largimin e parazitëve nga zorrët.Me përmbajtjen e lartë të fibrës, këto fara besohet të përmirësojnë tretjen e ushqimeve.

Studimet kanë konfirmuar se antioksidantët dhe acidet yndyrore tek farat e pjeprit e mbrojnë zemrën nga stresi oksidues dhe çrregullime të tjera. Mineralet ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut.

Mbipesha: Farat e thata të pjeprit mund të shërbejnë si një ushqim i shëndetshëm për ata që duan të bien në peshë. Këto fara ndihmojnë në eliminimin e lëngjeve të akumuluara në trup dhe rregullimin e tensionit të gjakut./atsh

Fara pjepri për rigjenerimin e veshkave Read More »

Moti,parashikohet me kthjellime dhe zhvillim vranësirash

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti në vend do të ndikohet nga masa ajrore më të freskëta e të paqëndrueshme.

Për ditën e sotme moti parashikohet me kthjellime dhe zhvillim vranësirash.

Reshjet e shiut do të bëhen të pranishme në mesditë e pasdite në veri të cilat parashikohet të jenë në formë të lokalizuar rrebeshe afatshkurtra në këto zona.

Era do të fryjë nga veriperëndimi e lehtë dhe përkohësisht mesatare në bregdet, duke sjellë valëzim të forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 24/34 shi diell
Kukës 21/34 shi diell
Lezhë 24/34 shi diell
Dibër 21/32 shi diell
Durrës 23/33 re diell
Tiranë 26/34 re diell
Elbasan 25/37 re diell
Berat 22/38 re diell
Vlorë 24/36 diell
Korçë 21/33 diell
Gjirokastër 20/38 diell
Sarandë 23/36 diell/atsh

Moti,parashikohet me kthjellime dhe zhvillim vranësirash Read More »

Investimet në sektorin e ujit, dyfishohet numri i përfituesve në 7 muajt e parë të vitit

Furnizimi i pandërprerë dhe rritja e cilësisë së ujit të pijshëm është përfituar në këta shtatë muaj të parë të vitit nga 2 herë më shumë banorë të zonave urbane ku janë kryer investime.

Kështu, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur se investimet në sektorin e ujit, modernizimi dhe transformimi rrënjësor në infrastrukturë kanë ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e jetesës së qytetarëve dhe rritjen ekonomike drejt zhvillimit të qëndrueshëm.

Sipas kësaj ministrie, vetëm në 7-mujorin e parë të vitit, skuadra e AKUM ka bërë një punë të konsiderueshme duke 2-fishuar numrin e banorëve të zonave urbane që kanë përfituar nga këto investime, ndërkohë parashikohet që brenda vitit 2020 ky numër të 4-fishohet duke impaktuar 1.1 milion banorë.

Infrastruktura e shërbimeve për qytetarët është në fokus të punës së mëtejshme të autoriteteve shtetërore. /atsh

Investimet në sektorin e ujit, dyfishohet numri i përfituesve në 7 muajt e parë të vitit Read More »

Rilindja urbane në Dhërmi, i rikthen shkëlqimin e munguar prej vitesh

Dhërmiu, fshati i 30 kishave monument kulture të kategorisë së parë në bashkinë e Himarës dhe një ndër fshatrat më të bukur të jugut, po rilind falë investimeve që po kryhen.

Rilindja Urbane në Dhërmi, po i jep këtij fshati një pamje të denjë për të mirëpritur turistët e shumtë por dhe banorëve një investim të munguar prej një dekade, si pjesë e programit qeverisës “100 fshatrat”.

Investimet në këtë zonë kanë për qëllim të rikthejë vlerat historike dhe kulturore të Dhërmiut dhe kthimin e tyre në produkt turistik të zonës, krahas plazheve të mrekullueshme.

Kryeministri Edi Rama duke ndarë një album me foto ku shihet ndryshimi rrënjësor i Dhërmiut shprehet se, “deri dje i zhytur në zymtinë e harresës, sot Dhërmiu i vjetër po rinis të shkëlqejë, falë programit tonë të Rilindjes Urbane dhe një pune prej milingonash, gur pas guri e tjegull pas tjegulle”.

Projekti i ndërmarrë nga Qeveria Shqiptare dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit synon shndërrimin e Dhërmiut në një qendër autentike dhe atraktive jo vetëm për turizmin bregdetar, por edhe për zhvillimin e turizmit kulturor të zonës.

Dhërmiu në territorin e tij ruan mbi 40 objekte kulti, monumente historike si dhe natyrore. Gjurmët e gjetjeve arkeologjike dëshmojnë se jeta në këtë fshat i ka fillesat që në prehistori. Sot fshati Dhërmi dhe plazhet e mrekullueshme përreth tij presin turistë të shumtë, sidomos gjatë sezonit veror. /atsh

Rilindja urbane në Dhërmi, i rikthen shkëlqimin e munguar prej vitesh Read More »

Kulluri: Basha ik! Je i paaftë!

“Partinë po e mban peng një njeri i paaftë dhe pa asnjë lloj përgjegjësie për dështimet”, deklaroi sot ish-anëtar i Këshillit Kombëtar PD- së, Edvin Kulluri, ndërsa thekson se PD nuk bind se është alternativë më e mirë se qeverisja Rama.

Kulluri akuzon se nuk transparencë brenda partisë dhe është shndërruar në një opozitë e “forcës së zakonit”.

“PD zyrtare ka 6 vjet që vetëm kundërshton, kritikon, denoncon dhe replikon me qeverinë! PD zyrtare nuk bind se është më e mirë se banda e Ramës në pushtet, nuk krijon alternative dhe ekip të besueshme. PD zyrtare nuk dëgjon brenda partisë se si mund të jetë me demokratike, me transparente, me krijuese, me alternativë, me e djathtë, me e drejte dhe me reflektuese. PD zyrtare është shndërruar në opozitë e “forcës së zakonit”! “, shprehet ai

Po ashtu, Kulluri shton se demokratë u lodhën nga bojkoti dhe duke bërë hapa pas.

“Pasqyrë e keqe e vetës dhe kundërshtarit por jo oferte më e mirë qeverisëse! Mjafton rrumpalla në politikën e jashtme me rastin e Memorialit të Grushtit të Shtetit në Turqi për të kuptuar se ç’shëmti është ky lidership! Demokratet u lodhën, u robtuan nëpër protesta, bojkote dhe marrëzitë e një njeriu dhe rrethit të tij besnik duke bërë vetëm “hapa pas” dhe “asnjë hap para”! “, shprehet ai.

Gjithashtu, Kulluri thekson se “partinë po e mban peng një njeri i paaftë dhe pa asnjë lloj përgjegjësie për dështimet e një pas njëshme! Po i tërheq dëshpërishmisht nga “gënjeshtra në gënjeshtër”.

“10 revolucione imagjinare ka drejtuar deri tani dhe Rama ndërkohë ka arritur çdo fitore prej humbjeve të PD! Nëse ke halle të tuat, këto nuk janë hallet e PD dhe shqiptarëve! Bëhu burrë dhe ik, por ti nuk je i tillë, se burrat nuk fshihen dhe nuk gënjejnë! Burrat mendojnë, burrat bashkojnë, burrat luftojnë, burrat prijnë, burrat fitojnë! Dhe kur nuk i arrijnë këto, ikin “si burrat”!”, thekson Kulluri duke iu drejtuar kreut të PD-së, Lulzim Basha./atsh

Kulluri: Basha ik! Je i paaftë! Read More »

Sezoni turistik, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor 415 inspektime në subjekte të ndryshme

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nëpërmjet Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor (ISHSH), ka zhvilluar inspektimet dhe gjatë kësaj jave në bregdet nga veriu në jug për të garantuar një sezon turistik të sigurt.

Gjatë kësaj jave në bregdet janë kryer 415 inspektime ku 68 janë ri-inspektime. Këto inspektime janë përqendruar në bare, subjekte akomuduese dhe në prodhimet ushqimore.

Në bare dhe restorante janë bërë 155 kontrolle, 72 kontrolle në subjekte akomoduese dhe 40 kontrolle në prodhuesitë ushqimorë. Nga kontrollet e kryer janë marrë 8 masa administrative, 2 vendime për mbyllje provizore të subjekteve dhe janë bërë 36 paralajmërime.

ISHSH ka si mision garantimin dhe respektimin e kërkesave ligjore në fushën e shëndetit publik si dhe është përgjegjëse për të gjitha funksionet e inspektimit të ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë, me përjashtim të inspektimit të veprimtarive në fushën farmaceutike. /atsh

Sezoni turistik, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor 415 inspektime në subjekte të ndryshme Read More »

Sezoni turistik forcon lekun ndaj valutave

Muaji gusht bashkë me pikun e sezonit turistik, ka sjell zhvlerësim të ndjeshëm të valutave në këmbim me lekun shqiptar.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, të martën euro u këmbye me 120.82 lekë ose 0,34 lekë më pak se një ditë më parë, dollari amerikan humbi 0,31 lekë dhe u kuotua në vlerën 107.84 lekë. Ndërsa paundi britanik u zhvlerësua ndjeshëm me 0,78 lekë dhe këmbehet me 130.16 lekë.
Aktorët e tregut shprehet se, luhatjet në tregun valutor janë të pritshme në gjatë sezonit veror, por sipas tyre, fluksi në rritje i turistëve rrit prurjet e valutës dhe reflekton forcimin e pozitave për lekun.
Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 107.84 -0.31
Euro EUR 120.82 -0.34
Poundi Britanik GBP 130.16 -0.78
Franga Zvicerane CHF 111.32 +0.15
Jeni Japonez (100) JPY 102.56 +0.33
Dollari Australian AUD 72.93 -0.72
Dollari Kanadez CAD 81.33 -0.47
Korona Suedeze SEK 11.28 -0.02
Korona Norvegjeze NOK 12.09 -0.04
Korona Daneze DKK 16.19 -0.05
SDR SDR 148.37 -0.45
Ari(OZ 1) XAU 164769.81 +2,177.10
Argjend(OZ 1) XAG 1881.03 +36.83
Juani Kinez (onshore) CNY 15.26 -0.07
Juani Kinez (offshore) CNH 15.19 -0.08
Lira Turke TRY 19.26 -0.45 /atsh

Sezoni turistik forcon lekun ndaj valutave Read More »

Sonte, dt.13 gusht, ora 20:30 në sheshin e Lungomares, artistë të mirënjohur të Estrades së Teatrit “Petro Marko” në “Show Veror 2019

Sonte, dt.13 gusht, ora 20:30 në sheshin e Lungomares, artistë të mirënjohur të Estrades së Teatrit “Petro Marko” në “Show Veror 2019 , me një program të perzgjedhur artistik me humor, parodi , kengë dhe kercime nga repertori më i mire i tyre.

Mos mungoni..!

Ejani te kaloni një mbremje vere të kendshme artistike ne Vlorë !

Sonte, dt.13 gusht, ora 20:30 në sheshin e Lungomares, artistë të mirënjohur të Estrades së Teatrit “Petro Marko” në “Show Veror 2019 Read More »