Irina

Konsumatorët e mëdhenj të karburanteve, afat deri në shtator për certifikimin e depozitave

Zëvendëskryeministri Erion Braçe njoftoi sot se masa të ashpra do të merren ndaj kompanive BIG në vend, të cilat konsumojnë më shumë se 40% të karburantit në treg e që kanë depozita private në fabrikat e tyre në mospërputhje me standardet dhe certifikimet e duhura.

Braçe i bëri thirrje kompanive të ndërtimit, kompanive të mëdha të distribucionit e të shërbimeve t’i drejtohen organeve ligjore për të certifikuar kapacitetet e depozitave të tyre.

“Që nga dita e sotme, deri në fund të muajit shtator, secili prej tyre ka kohën e mjaftueshme t’i drejtohet organeve shtetërore përfshirë metrologjinë ligjore dhe institucione të tjera për të certifikuar kapacitetet e depozitave të tyre sa më parë që të jetë e mundur, me qëllim që të gjithë autoritetet shtetërore të kenë dijeninë e qartë për kapacitetet e tyre dhe konsumin e tyre të karburantit”, – tha Braçe.

Në lupën e kontrolleve të institucioneve shtetërore do të jenë edhe kompanitë që nuk kanë depozita karburantesh, nuk konsumojnë naftë, por që janë pjesë në letra të operacioneve të tregtimit të karburanteve, duke paralajmëruar kështu edhe inspektorët e terrenit të cilët kanë kryer shkelje në konstatimet e tyre.

“Një kategori tjetër që nga gjithë hetimet e organeve fiskale sjell në vëmendje pikërisht faktin që nuk kanë depozita pranë kompanive të tyre, mbi të gjitha nuk konsumojnë naftë por disponojnë apo janë pjesë e operacioneve, në letra, të tregtimit të karburanteve. Natyrisht që secili prej tyre do të jetë pjesë e hetimit të organeve tona fiskale edhe bashkë me ta për këtë paligjshmëri që po e hasim ditë për ditë, pa më të voglin diskutim do të mbajnë përgjegjësi dhe gjithë inspektorët e organeve fiskale që i kanë lejuar apo kanë certifikuar këtë paligjshmëri”, – u shpreh Braçe. /atsh

Konsumatorët e mëdhenj të karburanteve, afat deri në shtator për certifikimin e depozitave Read More »

“Kopshti i qershive” i Çehov, në skenën e Teatrit të Korçës

“Kopshti i qershive” nga Anton Çehov do të vijë premierë për artdashësit korçarë në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi”.

Tashmë ka nisur shitja e biletave për premierën e 31 gushtit, e cila do të vendoset në skenën teatrore me regji nga Dino Mustafic.

Me një kastë aktorësh të njohur, si Ema Andrea, Sotiraq Bratko, Zamira Kita, Ligoraq Riza, Gert Ferra, Jozef Shiroka dhe të tjerë artistë të teatrit, kjo shfaqje vjen me koreografi nga Gjergj Prevazi.

Provat për shfaqjen kanë nisur që në muajin qershor dhe kanë vijuar edhe gjatë muajit korrik.

I lindur në Bosnje, regjisori Dino Mustafic, e ka lidhur jetën herët me skenën. Ai është diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Sarajevë, dhe është drejtor i një festivali ndërkombëtar teatror MESS, që mbahet në Sarajevë prej gati 20 vitesh./atsh

“Kopshti i qershive” i Çehov, në skenën e Teatrit të Korçës Read More »

Poliklinika e re e Vlorës, 44 mijë qytetarë morën shërbimin laboratorik

“Standardi i ri i vendosur me investimin në poliklinikën e re të Vlorës, i ka shërbyer më së miri mbi 44 mijë qytetarëve”, deklaroi sot ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Sipas saj, “tashmë qytetarët kanë marrë shërbimin laboratorik pranë kësaj poliklinike, pa patur nevojë të shkojnë në spital”.

Poliklinika e re e Vlorës, e pozicionuar në qendër të qytetit, është transformuar nga themelet.

Investimi i buxhetit të shtetit me vlerë prej 111 milionë lekësh ka shndërruar ngrehinën e vjetër në një qendër moderne mjekësore, e cila ofron për qytetarët vlonjatë dhe jo vetëm shërbime të specializuara të standardeve europiane, si dhe kushte moderne pune për 70 mjekë dhe infermierë.

Poliklinika ofron 17 shërbime të specializuara, duke filluar nga shërbimi i urgjencës, laboratorit, neurologjisë, kardiologjisë, onkologjisë, nefrologjisë, etj. tashmë të pajisura me aparatura të teknologjisë së lartë./atsh

Poliklinika e re e Vlorës, 44 mijë qytetarë morën shërbimin laboratorik Read More »

Parashikimi i motit

Moti mbi vendin tonë parashikohet të jetë me kthjellime dhe shtim vranësirash mesatare dhe të dendura prej orëve të mesditës. Vranësirat e dendura do të jenë përgjatë relieveve malore në Lindje të territorit.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak prej orëve të mesditës, deri në ato të pasdites parashikohen reshje shiu përgjatë relieveve malore dhe kodrinore. Lokalisht në afate të shkurtra kohore rrebeshe, breshër dhe rrufe.

Mjegullinë e izoluar nga reshjet.

Era do të fryjë e lehtë, me drejtim Veriperëndim – Juglindje, ndërsa përgjatë bregdetit përkohësisht mesatare, duke sjellë valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 20/32 re diell shi
Kukës 21/31 re diell shi
Lezhë 20/31 re diell
Dibër 18/31 re diell shi
Durrës 23/34 re diell
Tiranë 23/37 re diell shi
Elbasan 23/37 re diell shi
Berat 17/38 re diell shi
Vlorë 21/32 re diell
Korçë 19/30 re diell shi
Gjirokastër 17/36 re diell shi
Sarandë 20/34 re diell

Parashikimi i motit Read More »

Shqipëria, ndër gjashtë vendet më të bukura për t’u vizituar në shtator

Shqipëria dhe plazhet e saj janë përzgjedhur mes gjashtë destinacioneve turistike botërore, ndër to Gjermania, Bullgaria, Norvegjia dhe Kina, të cilat duhet të vizitohen gjatë muajit shtator.

Agjencia çeke e udhëtimeve “Kiwi.com” shkruan se nga të gjitha vendet e preferuara për pushime deri më sot, me bregdetin dhe plazhet e saj mahnitëse, Shqipëria ka të gjitha tiparet e një destinacioni klasik mesdhetar.

Moti është ende shumë i mirë, por megjithatë sezoni turistik thuajse ka përfunduar. Por çfarë u ofron vizitorëve muaji shtator?

Fëmijët pothuajse në të gjitha vendet tashmë janë rikthyer në shkollë dhe çmimet ndërkohë janë ulur. Për këtë arsye, shtatori është muaji kur mund t’u gëzoheni pushimeve paksa të vonuara verore. Ne kemi disa ide që mund t’ju frymëzojnë për të zgjatur edhe pak sezonin e pushimeve verore.

Plazhet e Shqipërisë

Jeni në kërkim të pushimeve diku në bregdet, ku numri i pushuesve nuk është më edhe aq i lartë, ndërkohë që moti është ende i mirë? Greqia? Ende plot e përplot me turistë. Kroacia? Sigurisht, por një vend gjithnjë e më i zhurmshëm. Spanja? Praktike, por e eksploruar së tepërmi. Shqipëria? Epo… sigurisht, përse jo?

Deri më sot, nga të gjitha vendet e preferuara turistike, Shqipëria ka të gjitha tiparet e një destinacioni klasik mesdhetar. Në pjesën jugore, Shqipëria ka një vijë të gjatë bregdetare dhe plazhe, që, në shumicën e tyre, janë vërtet mahnitës. Në atë që tashmë njihet si Riviera Shqiptare ju do të gjeni plazhet e Gjipesë dhe Jalit, rreth 13 kilometra larg njëri-tjetrit, dhe që të dy të fshehur në gjire magjepsës shkëmborë.

Jugu i Shqipërisë ofron edhe dhjetëra opsione të tjera. Plazhi i Dhërmiut, që shtrihet pranë fshatit me të njëjtin emër, është vendi që duhet ta vizitoni patjetër nëse ju mundon dilema e përjetshme e përzgjedhjes mes plazhit me rërë dhe atij me gurë. Në mënyrë të pazakontë, ky plazh i ofron të dyja. Kepi i Rodonit është një gadishull mahnitës i rrethuar nga plazhe dhe me një kështjellë mbi të; ky vend mund të arrihet lehtësisht nga kryeqyteti i vendit, Tirana. Po kështu, nëse ju pëlqen historia, në Parkun Kombëtar të Butrintit mund të vizitoni rrënojat romake rrethuar nga një peizazh i mrekullueshëm.

Atëherë, të vizitoni Shqipërinë? Përse jo?/atsh

Shqipëria, ndër gjashtë vendet më të bukura për t’u vizituar në shtator Read More »

Asgjësohet një shtimje topi nga viti 97’, rrezik real për banorët e Kaninës në Vlorë

Xhenierët e Forcave të Armatosura kanë eleminuar një rrezik real për banorët e Kaninës në Vlorë duke asgjësuar një shtimje topi 75 mm.

Ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka ka theksuar se shtimja e topit ishte aty që prej vitit të mbrapshtë 1997 dhe gjendej vetëm 10 m nga rruga kryesore.

Xhaçka ka shtuar se skuadrës së EOD iu desh ta asgjësonte në vend shtimjen pasi u vlerësua si e rrezikshme për t’u transportuar.

“Xhenierët e FA eliminuan një rrezik real për banorët e Kaninës në Vlorë. Një shtimje topi 75 mm prej vitit të mbrapshtë 1997, gjendej vetëm 10 m nga rruga kryesore. Skuadrës së EOD iu desh ta asgjësonte në vend shtimjen pasi u vlerësua si e rrezikshme për t’u transportuar. Krenari për EOD shqiptare”, tha Xhaçka./atsh

Asgjësohet një shtimje topi nga viti 97’, rrezik real për banorët e Kaninës në Vlorë Read More »

Vijon transformimi në Belsh, nga një gropë e zymtë në destinacion të ri turistik

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se “po vijon puna për transformimin rrënjësor të Belshit nga një gropë e zymtë, në mes të një mrekullie natyrore të harruar, ku komuniteti jetonte në izolim e braktisje të plotë, në një destinacion të ri turistik”.

Rama tha se tashmë në Belsh “jo vetëm rriten vizitat e çdo fundjave nga Tirana e gjetkë, por kanë nisur flukset e turistëve të huaj dhe përshtatjet e shtëpive, deri dje krejt të vetmuara, në bujtina të vogla e plot shije”.

Me një pamje të veçantë, florë dhe faunë të larmishme, liqeni i Belshit është një nga më të mëdhenjtë prej atyre të Dumresë me sipërfaqe rreth 26,8 hektarësh.

Edhe pse në përfundim të punimeve, liqeni i Belshit po kthehet në një destinacion turistik jo vetëm për banorët e zonës, por për qytetarët nga i gjithë vendi.

Pjesë e një projekti modern, i cili po zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me financimin e qeverisë shqiptare synon ta transformojë në një zonë në shërbim të komunitetit.

Punimet parashikojnë: rikonstruksionin e rrugës hyrëse të qytetit; që përfshin ndërtimin e trotuareve, instalimin e sistemit të ndriçimit, gjelbërim dhe sinjalistikën rrugore, ndërtimi i pedonales dhe korsisë së biçikletave buzë liqenit, ndërtimi i vendeve të parkimit, hapësira rekreative.

Qyteza buzë liqenit mirëpret vizitorë duke kombinuar natyrën e rrallë, me kulinari karakteristike dhe bio të zonës, si dhe shëtitjet pranë pedonales./

Vijon transformimi në Belsh, nga një gropë e zymtë në destinacion të ri turistik Read More »

“Pa gjumë!Bëj të fle, gjumi s’ më zë” – Nga Zhaneta Braho

Pa gjume!bej te fle,
Gjumi s’ me ze,
Cula bie embele!! Ma. gezonte zemrene !!!
Poshte penxheres ora nje!
U afrova buze penxheres,
Lehte – lehte pa bere zhurme,
I fola nen- ze cobanit,
Ik more djale
Se me prish gjume!!!
Ik more Birbil gjyzari,
Ik e mo ma shto zevalin,
Te me kendosh tek varri,.atje te ma
Sherosh xhanin!!!
Do Sherosh ;
Mua,,
Udhetarin e shkretetirave,
Ngarkuar me mall e rere,
Me lotet qe rrukullisen faqeve,,
QE PO i rrekellej …Te tere !!!

“Pa gjumë!Bëj të fle, gjumi s’ më zë” – Nga Zhaneta Braho Read More »