Irina

Gjendet i vdekur një 24-vjeçar

Një 24 vjeçar është gjetur pa shenja jete të mërkurën në Prizren.

Sipas mediave në Kosovë, 24 vjeçari dyshohet se ka kryer vetëvrasje në shtëpinë e tij.

“Policia ka marrë informacion rreth orës 15:00, se në rrugën “Sefedin Laçi” në Prizren, gjendet një person pa shenja jete.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes duke marrë të gjitha veprimet konform zbatimit të ligjit.

Në një dhomë të shtëpisë, është gjetur një trup i pajetë dhe afër tij është gjetur një armë AK-47, e cila dyshohet se mund të jetë përdorur në këtë rast”, ka thënë Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë rajonale për Prizren.

Gjendet i vdekur një 24-vjeçar Read More »

Vrasja në Selanik: Ngatërresa e tmershme e fotografisë së përdh*nuesit Erjon Pelivani me Jordhan Pelivanin, një djalë tjetër shqiptar

Jordhan Pelivani, është një djalë shqiptar që jeton e punon në Greqi, por që nuk ka lidhje me ngjarjen, ku një prind shqiptar vrau kunatin Erion Pelivani, se abuzonte prej 9 vitesh me vajzën e tij të mitur.

Shtypi grek e më pas dhe ai shqiptar kanë marrë foton e Jordhan Pelvanit një inxhinier I suksesshëm shqiptar në Greqi dhe e kanë ngatërruar me foton e Erion Pelivanit për shkak të mbiemrit të ngjashëm.

Pas kontaktit me familjen e djalit në fjalë, u bëjmë thirrje dhe mediave të tjera shqiptare ta heqin foton e tij, pasi po denigrohet pa shkak.

Ngatërresa e tmershme e fotografisë së përdhunuesit ErjonKy është Jordhan Pelivani, eshte nje inxhinier i sukseshëm, qytetar model dhe nuk ka lidhje me ngjarjen.

Vrasja në Selanik: Ngatërresa e tmershme e fotografisë së përdh*nuesit Erjon Pelivani me Jordhan Pelivanin, një djalë tjetër shqiptar Read More »

E rëndë, gjendet pa shenja jete brenda banesës së tij 60-vjeçari, dyshimet e policisë

Eshtë gjetur pa shenja jete ditën e sotme brenda banesës së tij në lagjen nr.1 në Pogradec 60-vjeçari .

Sipas informacioneve nga policia 60-vjeçari me inicialet E. P. Dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale pasi vuante nga probleme shëndetësore të lidhura me zemrën.

Sakaq, grupi hetimor ka nisur punën për dokumentimin e plotë dhe zbardhjen e rastit.

E rëndë, gjendet pa shenja jete brenda banesës së tij 60-vjeçari, dyshimet e policisë Read More »

Sulmohet me breshëri automatiku lokali i shqiptarit në Athinë

Sulmohet me breshëri automatiku lokali i një shqiptari në Athinë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku disa persona të paidentfikuar kanë qëlluar me armë zjarri drejt kafenesë së shqiptarit. Fatmirësisht nga plumbat nuk ka asnjë të lënduar veç dëmeve materiale.

Siç raportohet në media, pronari i lokalit ‘Venus’ rezulton shtetasi shqiptar Pëllumb Hasani nga Babica e Vlorës. E paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për larje hesapesh me bandave ose për shantazh.

Nga ana tjetër, mediat greke raportojnë se banorët e zonës janë zgjuar të shqetësuar nga të shtënat e vazhdueshme dhe kanë njoftuar Policinë.

Hetimet vazhdojnë për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e shkakut të ngjarjes.

Sulmohet me breshëri automatiku lokali i shqiptarit në Athinë Read More »

‘Do t’ju vras’/ I moshuari qëlloi me armë nga ballkoni, policia zbardh ngjarjen

Qëlloi në mesnatë, me armë gjahu, nga ballkoni i banesës së tij, duke rrezikuar jetën e kalimtarëve në rrugë dhe dëmtoi një automjet të parkuar, vihet në pranga 83-vjeçari. Gjatë ndërhyrjes së Policisë, 83-vjeçari kërcënoi me armë zjarri kallashnikov, për t’i vrarë, punonjësit e Policisë. Me ndërhyrjen e specializuar të Forcave Kombëtare të Sigurisë Shkodër, u bë i mundur neutralizimi dhe venia në pranga e 83-vjeçarit.

Në banesën e të arrestuarit, Policia sekuestroi 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu dhe municion luftarak. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë konstatuar në mesnatë, se një shtetas po qëllonte me armë gjahu, nga ballkoni i banesës së tij në një pallat në lagjen “Partizani”, në drejtim të automjeteve të parkuara.

Menjëherë u organizua puna, u bë rrethimi i zonës për të mos kaluar automjete dhe kembësorë, si dhe iu bë thirrje autorit, të mos qëllonte dhe të dorëzohej. Autori nuk iu është bindur thirrjeve të Policisë, por është futur në banesë, ka mbyllur derën dhe ka kërcënuar për vrasje, punonjësit e Policisë, në rast se do të futeshin në banesë. Ndodhur në keto kushte, në ndihmë të Policisë vendore, kanë shkuar Forcat Kombëtare të Sigurisë. Pas ndërhyrjes së specializuar kanë bërë të mundur neutralizimin dhe vënien në pranga të shtetasit F. H., 83 vjeç, banues në Shkodër.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu dhe municion luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

‘Do t’ju vras’/ I moshuari qëlloi me armë nga ballkoni, policia zbardh ngjarjen Read More »

Shënohet viktima e parë nga gripi në vend

Një 71-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e gripit këtë të martë. I moshuari ka humbur jetën në Spitalin Infektiv të QSUT-së në Tiranë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ai vuante dhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese dhe gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar më shumë nga gripi.

Me vdekjen e 71-vjeçarit, shënohet fatkeqësisht viktima e parë në vendin tonë si pasojë e gripit.

Shënohet viktima e parë nga gripi në vend Read More »

New York Times: Shqipëria, vendi ku duhet të shkoni gjatë 2024

Interesi i mediave ndërkombëtare për bukuritë e Shqipërisë po vijon.

“The New York Times”, i kushton një artikull 52 destinacioneve që duhen vizituar përgjatë këtij viti dhe në të përfshin edhe vendin tonë.

Shkrimin e nis me Alpet shqiptare të cilat shtrihen edhe në Kosovë dhe Malin e Zi dhe tashmë prej vitesh të apasionuarit pas ecjeve në mal janë të mahnitur prej kësaj perle natyrore.

Veçon Thethin dhe thekson se tani ky destinacion është lehtësisht i aksesueshëm falë edhe investimeve të reja në infrastrukturë.

Vizitorët mund të qëndrojnë në bujtina ku mund të shijojnë një pamje të jetës rurale përpara se të ecin drejt Luginës së Valbonës.

Parku Kombëtar “Lugina e Valbonës” ka një sipërfaqe që përfshin rreth 200,000 hektarë ku takohen pyje të ahut, pishës, bredhit, livadhe alpine dhe përrenj e lumenj malorë që ofrojnë peizazhe që të lënë pa frymë.

Të gjithë turistët e huaj që kanë interes të vizitojnë këto destinacione do ta kenë më të lehtë dhe kjo sipas prestigjozes amerikane falë linjave të reja ajrore.

Kompanitë me çmim të ulët biletash kanë zgjeruar hartën e destinacioneve duke shtuar linjat e fluturimit nga dhe për në Shqipëri.

New York Times: Shqipëria, vendi ku duhet të shkoni gjatë 2024 Read More »

‘S’jam leckë këpuce që të pres një karrige’/ Shpërthen keq Murrizi: Deputetët janë vemje…

Murrizi u bëri thirrje ndërkombëtarëve që ta kuptojnë këtë situat, ndërsa i quajti deputetët e Kuvendit vemje që presin për të pasur një vend në Kuvend.

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka qenë i ftuar ditën e sotme në “Breaking” në Top News teksa ka komentuar situatën mes grupeve politike në vend.

Sipas Murrizit e gjithë kjo situatë është një teatër të pështirë, teksa ai u bëri thirrje ndërkombëtarëve që ta kuptojnë këtë situat.

Ndër të tjera Murrizi i quajti deputetët e Kuvendit vemje që presin për të pasur një vend në Kuvend.

“Nëse shkojmë dhe u imponohemi qytetarëve shqiptarë që o do të zgjedhësh kryehajdutët e Ramës ose hajdutët që u bënë të urryer në 2013, nuk ëhstë zgjidhje kjo. Të jeni të bindur që nuk fitojmë besim dhe nuk shkundim zemra qytetarësh opozitarë, por dhe socialistë që kanë votuar Ramën që ujanë të mërzitur, në mllef apos që e urrejnë qeverinë Rama nga prerja në besë se çfarë u premtoi në fushatë apo çfarë bëri realisht, ky që flet në Shëngjin për legalizimin, mbani mend atë kur u ul në gjunjë në Kamëz me Pjerin Ndreun, nëse nuk legalizohen do të jap dorëhqejen, keni ujë sot?

Një muaj me Lulin, tre muaj me Mulin, tre muaj me Berishën, tre muaj nuk e dinë as vetë se ku janë, nuk i lënë. Basha bën pjesë tek ai grup njerëzish që unë fola, Basha ka qenë kalë nga 2005 deri në 2013, nëse është kujtu sot për të fol për mëkatet e qeverisjes së Berishës është shumë i vonuar, dua ta thotë një njeri që nuk ka qenë pjesë e tenxheres së atij pushteti, nuk njihnin as normë as gjë, duke qenë edhe LSI me ata, shif rrushi rrushin edhe piqen. Nuk lejohet të punosh një asnjë institucion kur je deputet, i kemi parë ato përralla në 2005, sot jemi në 2025 gati, ata të 2005, për ata që i besuan, se unë kam qenë armik në atë kohë, s’kam qenë pjesë e pushtetit 2005-2013 sepse nuk jam leckë këpuce, vemje që të pres për një karrige të qelbur në Kuvend në paradhomë të kryetarit, kam kandidu i pavarur dhe 100 herë të më kthesh në kohë 100 herë atë do të bëj, në 2005 e di që pati deklaruar 700 mijë dollarë, unë po flas për 2022, në kohë pandemie e kishte rrit pasurinë me 1 milionë e kusur euro, nuk lejohet deputet të punosh në asnjë organizëm ndërkombëtar, ai nëse është 007…, kishte tjetërsu pasurinë, edhe Basha mund të ketë pasur qejf për të përfituar sa më shumë nga rrëmbimi i vulës së PD, nga zvarritja në kalendrat greke pavarësisht në shkallë gjykate, që të futej në zgjedhje duke pasur vulën si hajdut, për të përfituar sa më shumë njga kjo situatë ku pjesa më e madhe reale e opozitës s’është as mish as peshk, por nuk e lënë dhe unë kam bindjen që edhe nëse nuk e kanë kuptuar akoma ndërkombëtarët teatrin e pështirë të këtyre që ditën bëjnë sikur zihen dhe natën ndajnë paratë me njëri-tjetrin prej 30 vitesh, i ftoj ta kuptojnë”, tha Murrizi.

‘S’jam leckë këpuce që të pres një karrige’/ Shpërthen keq Murrizi: Deputetët janë vemje… Read More »