Irina

Rama: “I çmendën këta, i çmendën maskarenjtë. I luajtën menç. Hap televizorin duket sikur po bie tërmet. Mbyll televizorin shikon që gjithçka ka mbaruar”

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në një vizitë në Kamëz, ku ka parë nga afër dë met e shkaktuara nga tërmetet dhe ka takaur disa nga banorët e prekur.

Kreu i qeverisë ka qenë i shoqëruar nga kreu i Bashkisë Kamëz, i cili i tha se situata nuk është shumë ala rmante, por mediat e zmadhojnë. Në këtë moment Rama ka su lmuar dhe njëherë mediat dhe gazetarët i ka quajtur maskarenj.

Sipas Ramës situata me tërmetin ka mbatuar, por mediat po çmendin qytetarët. “I çmendën këta, i çmendën maskarenjtë. I luajtën menç. Hap televizorin duket sikur po bie tërmet. Mbyll televizorin shikon që gjithçka ka mbaruar”, u shpreh Rama.

Ky nuk është su lmi i parë që Rama po bën kundër mediave, pasi prej ditësh ka përdorur epitete të ndryshme. Vetëm pak orë më parë në mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, numri një i qeverisë quajti median si kr iminale dhe ska ndaloze.

Rama: “I çmendën këta, i çmendën maskarenjtë. I luajtën menç. Hap televizorin duket sikur po bie tërmet. Mbyll televizorin shikon që gjithçka ka mbaruar” Read More »

Mot i çuditshëm gjatë javës që vjen

Moti në javën që po vjen do të ketë luhatje të shumta. Sipas Shërbimit Metrologjik Ushtarak, në javën e ardhshme do të ketë dhe diell, por dhe reshje shiu.

Në një njoftim SHMU bën me dije se në zonat malore do të ketë dhe reshje bore, pasi temperaturat do të pësojnë rënie.

“Java që vjen, do të sjellë me vete ndryshueshmëri të situatës meteorologjike. Do të nisë me diell e vranësira, por gjatë së martës reshjet do të rikthehen në të gjithë vendin të herëpasheshme në jug dhe në formën e shtrëngatave. Prej orëve të mesditës përgjatë lartësive malore e kodrinore në verilindje e lindje reshjet do të kthehen në dëborë.

Reshjet do të ndërpriten gjatë së mërkurës, por duke sjellë rënie të ndjeshme temperaturash, veçanërisht në veri e verilindje, ndihmuar dhe nga era e ftohtë veriore si dhe mjegull e ngrica në zonat malore në orët e mëngjesit.Më tej, siç shihet dhe në tabelë reshjet e shiut parashikohen lokale të përkohëshme. Ditën e premte temperaturat do të pësojnë rritje. Urojmë që qetësia të mbizotërojë mes nesh këto ditë!”, shkruan SHMU.

Mot i çuditshëm gjatë javës që vjen Read More »

Gazetari: Nënë çfarë po bën këtu? Përgjigjia e të moshuarës epike

Teksa në këto ditë shqiptarët janë në a nkth dhe tr ishtim pas tërmetit të së martës i cili solli 51 vik tima dhe qindra të pl agosur, një video po qarkullon ma sivisht në internet.

Gazetari pyet një të moshuar në Durrës, e cila është duke pritur për të marrë ushqime dhe veshmbathje.

Por përgjigja e saj për pyetjen se çfarë po pret është epike.

“Pres të martohem”, shprehet ajo./Express

Gazetari: Nënë çfarë po bën këtu? Përgjigjia e të moshuarës epike Read More »

Aurela Gace: “Ne nuk mund te përfaqësohemi nga disa individë përfitues e të ligë që në këto momente, që kanë mendjen të pasurohen me pako me fasule e me batanije”

Pas tërmetit me pasoja fatale, Aurela Gaçe si shumë shqiptarë të tjerë është sensibilizuar dhe ka ofruar ndihmën e saj për njerëzit në nevojë.

Ajo përmes një postimi në “Instagram” shpreh se është e lumtur që gjithë shqiptarët u bënë bashkë dhë që i kemi dhënë njëri-tjetrit kaq shumë dashuri.

Gjithashtu Aurela ka theksuar dhe faktin se ne nuk përfaqësohemi nga ata njerëz të cilët përpiqën të vjedhin dhe të përfitojnë nga kjo tragjedi, duke vjedhur ushqime dhe batanije.

Këtë fenomen ajo e quajti varfëri shpirtërore.

“Nuk më duket e udhës të tregoj ndihmën time, sepse kur bëhet diçka, bëhet jo për ta ditur të tjerët, por për shpirtin tim.

Në këtë rast, më duhet ta bëj publike për arsye më të mëdha, por sigurisht edhe online siç e shikoni kam qenë anonim, por këtë rast e bëj për t’u bërë thirrje miqve, artistëve, e cilitdo që nëse e ka një mundësi, le të ndihmojmë të ndërtohen shtëpitë”.

“Qytete e fshatra, motra e vëllezër, fëmijë, nëna e baballarë të ngelur pa asgjë. Të tjerë humbën jetën.

O Zot kaq e dhimbshme, kemi ngelur të trishtuar në shpirt. Humbje e madhe njerëzore. Por, në këtë moment kaq të vështirë, ne i dhamë njëri-tjetrit kaq shumë dashuri”.

“Në fatkeqësi, ne kishim nevojë për dorën e ngrohtë e ja, anembanë vendit janë hapur dyert e zemrat për ndihme, nga Kosova e Diaspora morëm kaq shumë po kaq shumë dashuri, sa zemra e trishtuar njëherësh u ngjall. Faleminderit. Fqinjët e vendit e shumë kombe miq të vendit tonë të vuajtur, ishin këtu. Faleminderit”.

“Në këtë rast, thjeshtë dua të bëj thirrje për ndihmë, sigurisht duke dhënë edhe vet ndihmën time e do të vazhdoj ta jap (sepse do të duhen muaj e muaj për t’u rimëkëmbur e ndihma nuk përfundon këtu). Zoti e bekoftë këtë popull të vuajtur, por kaq të bukur”.

“Edhe diçka. Ne nuk mund te përfaqësohemi nga disa individë përfitues e të ligë që në këto momente, kanë mendjen të pasurohen me pako me fasule e me batanije. Kjo quhet varfëri shpirtërore.

Ne, jemi miliona zemra të bashkuara dhe fytyra jonë e vërtetë janë ata njerëz që pa u lodhur me vetëmohim, kanë ndihmuar qysh nga nxjerrja e njerëzve nga rrënojat, deri tek ata që ushqyen me dashuri të pakufi secilin në nevojë. Këta jemi ne. Popull i bukur”, ka shkruar Aurela.

Aurela Gace: “Ne nuk mund te përfaqësohemi nga disa individë përfitues e të ligë që në këto momente, që kanë mendjen të pasurohen me pako me fasule e me batanije” Read More »

Sot jam me Valbonën – Nga Sejmen Gjokoli

SOT JAM ME VALBONËN…

Jo për lumin e bjeshkëve të Tropojës, për ish qytetaren nr.1të Durrësit e kam fjalën.
Besoj të gjithë njerëzit normalë të këtij kontinenti e kuptuan që shprehja e pa vend që kjo zonjë bëri në një intervistë të drejtpërdrejtë televizive ishte një lapsus i pastër…
Por, gjithashtu, po të gjithë e morën me mend apo parashikuan se menjëherë do të niste edhe anatemimi, nga të gjitha drejtimet …
As e njoh e as kam ndonjë lidhje me këtë emër që deri mëngjezin e sotshëm ka qenë qytetarja e parë e Durrësit.
Nga sot po. E njoh dhe më duhet ta mbaj mend si një person të rrallë që bëri një gjest të Madh, një akt të munguar gjatë në këtë nahien tonë…
E ç’moj dorëheqien e saj, veçse do të dëshiroja shumë që pikërisht veprimi i saj, tejet civil, të mos ishte një “sebep”…

Sot jam me Valbonën – Nga Sejmen Gjokoli Read More »

Rama: Mos të përhapet panik për banesat pa u vlerësuar dëmet

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Mbledhjen e Jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave, se nuk duhet përhapur panik pa u vlerësuar dëmet dhe të pritet raporti i vlerësimit që po përgatitet nga ekspertë të huaj.

“Apeli im është që mos ta çorodisim miletin me mure të krisur dhe të çara sidomos e atyre të brendshme është pa lidhje me rrezikshmërinë e godinës. Rrezikshmërinë e godinës e përcakton shkalla e integritet të strukturës së saj”, u shpreh Rama.

Ai tha më tej se “ekipi francez që është ekipi më i mirë në në botë, sapo mbërritën shkuan e panë Ambasadën franceze ku jetojnë edhe shqiptarë. Brenda në të gjitha muret kishte çarje, plasaritje dhe thanë që kjo godinë është në rregull. Kjo godinë kërkon riparim por zero nga rrezikshmëria pasi struktura është e pacënuar. Prandaj nuk duhet të shohim sipërfaqen”, tha Rama.

Edhe sa i përket panikut që u krijua në Spitalin e Durrësit për shkak të një çarje në mure, Rama tha se pasi u inspektua me një riparim, godina është në rregull. Por kjo nu është gjëja që do të lehtësojë njerëzit. Për këtë arsye kemi marrë të huajt, jo vetëm për garanci teknike, të mbulojmë me shpejtësi volumin e pamatë të godinave që njerëzit kërkojnë të verifikojnë si edhe të kemi 4 sy, në ato formulare të jetë syri i ekspertizës shqiptarë dhe ndërkombëtare”./atsh

Rama: Mos të përhapet panik për banesat pa u vlerësuar dëmet Read More »

Shkreli: Energjia sizmike ka rënë, nuk ka vend për panik nga lëkundjet

Gjatë Mbledhjes së Jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave, zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli tha se njerëzit duhet kenë më shumë besim te organet e specializuara dhe duhet të hyjnë në ndërtesa vetëm pas certifikimit të tyre.

Shkreli tha se dhe në ditë në vazhdim mund të ketë lëvizje të lehta, pra energjia sizmike vjen duke rënë, ky është një fakt statistikor dhe çdo njeri mund ta konfirmojë edhe në internet.

Po ashtu Shkreli iu drejtua qytetarëve me këshilla në rast lëkundjesh nga tërmeti.

“Një këshillë sizmik, banorët në katet e larta nuk rekomandohen të dalin gjatë lëkundjes sizmike. Raste që ne kemi gjetur gjatë kërkim shpëtimit, kanë shpëtuar njerëz të cilët pavarësisht se është shembur objekti kanë shpëtuar ata njerëz që janë gjendur poshtë krevateve, tavolinave, poshtë objekteve që kanë trarë. Kjo tregon se njerëzit duhet të rrinë në vende të sigurta gjatë tërmetit dhe duhet të shfrytëzojnë pauza për të dale. Banorët e akteve të para mund të dalin menjëherë”,-tha ai.

Në fund, ai tha se “njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga lëkundjet. Kjo është një gjë që nuk ka vend për panik”./atsh

Shkreli: Energjia sizmike ka rënë, nuk ka vend për panik nga lëkundjet Read More »

Situata nga tërmeti/ Masa për lehtësimin e barrës psikologjike te fëmijët

Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, u ndal në një aspekt themelor të situatës nga tërmeti që ka të bëjë me barrën e madhe psikologjike që vazhdon të rëndojë në çdo familje shqiptare, sidomos tek fëmijët.

“Kam marrë një pafundësi mesazhesh lidhur me vështirësitë që kanë prindërit për të qetësuar fëmijët. Është e domosdoshme të kërkojmë rrugët për t’u fokusuar te aspekti psikologjik, duke u përpjekur të përcjellim sa më shumë siguri, informacion dhe qetësi”, tha Rama.

Kryeministri kërkoi dhe ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini që të kontaktoj me sa më shumë grupe mësuesish për të kërkuar që në ditët e para të rifillimit të shkollës fokusi të jetë tek lehtësimi i kësaj barre dhe te një alternim midis procesit normal të mësimit dhe komunikimit”.

“Duhet që në këto ditë, sidomos për më të vegjëlit, mësimi të kaloj në plan të dytë dhe shkolla të përdoret për të lehtësuar sa më shumë psikologjikisht njerëzit, duke organizuar biseda, lojëra, shëtitje të përbashkëta. Do të kemi kohë që të rikuperojmë orët e mësimit në kuptimin strikt të fjalës. Kjo është koha për të bërë sa më shumë në këtë aspekt”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se çdo nxënës në zonat e prekura, nga klasat më të ulëta te klasat më të larta, ka nevojë për këtë asistencë njerëzore dhe për këtë komunikim njerëzor”.

“Duhet punë e madhe me takime me drejtuesit e shkollave, grupet e mësuesve për t’i kërkuar që në këto ditë të para të fillimit të mësimit të fokusohen te aspekti prindëror i rolit të tyre dhe të jenë sa më kreativ për të lehtësuar anën psikologjike dhe për të larguar fëmijët nga hija e frikës, pasigurisë dhe ankthit”, tha Rama./atsh

Situata nga tërmeti/ Masa për lehtësimin e barrës psikologjike te fëmijët Read More »