Irina

Schallenberg: Europa duhet t’i japë dritën e gjelbër Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Europa duhet të veprojë dhe t’i japë dritën e gjelbër Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për të çelur negociatat e pranimit”, ka deklaruar sot nga Luksemburgu, ministri Federal i Austrisë, Alexander Schallenberg.

“Me këtë deklaratë, Ministri Federal Schallenberg nisi sot ditën e dytë në Luksemburg, ku aktualisht po mbahet Këshilli i Përgjithshëm. Më tej do të flitet edhe për Brexit si dhe përgatitjen e samitit të BE-së i cili do të mbahet të enjten dhe të premte në Bruksel”, shprehet ambasada Austriake në Tiranë./atsh

Schallenberg: Europa duhet t’i japë dritën e gjelbër Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë Read More »

Meta: Fuqizimi i rolit të grave, fuqizim i ekonomisë së vendit

Fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave, do të thotë fuqizim i familjes, komunitetit dhe i gjithë ekonomisë së vendit.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave të Zonave Rurale, apeloi sot nevojën e domosdoshme për mbështetjen, promovimin dhe fuqizimin e tyre ekonomik, si një mundësi dhe kontribut real i shtuar për luftën kundër varfërisë, zhvillimit ekonomik dhe për një familje të begatë e të shëndetshme.

“Fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave, energjisë së pashtershme, fuqisë dhe motorit të emancipimit të shoqërisë sonë, do të thotë fuqizim i familjes, komunitetit dhe i gjithë ekonomisë së vendit”, theksoi Meta

“Të rrëzojmë të gjitha barrierat që pengojnë aktivizimin, promovimin dhe përkrahjen e grave dhe vajzave në jetën ekonomike, politike dhe sociale të vendit, si një objektiv i përbashkët për progres të metejshëm shoqëror”, u shpreh kreu i Shtetit, Ilir Meta./atsh

Meta: Fuqizimi i rolit të grave, fuqizim i ekonomisë së vendit Read More »

Negociatat/ Cakaj: Sot BE përballet me një zgjedhje historike

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj është shprehur se sot BE përballet me një zgjedhje historike

Sipas tij, vendimi i sotëm do të jetë një provë e aftësisë për të realizuar premtimet e saj dhe për të parë të ardhmen.

“Sot BE përballet me një zgjedhje historike. Vendimi i sotëm do të jetë një provë e aftësisë për të realizuar premtimet e tij dhe për të parë të ardhmen’, është shprehur Cakaj.

“Shqipëria ka ndërmarrë reforma gjyqësore ambicioze dhe të guximshme duke u shndërruar në udhërrëfyes në rajon. Tani është koha për të hapur bisedimet e pranimit”, ka theksuar ai.

Cakaj ka shtuar se, “Një vonesë tjetër mund të ngadalësojë / ndërpresë progresin dhe reformat, të minojë besueshmërinë dhe rrezikojë forcimin e rivalëve strategjikë në Ballkanin Perëndimor”.

Kjo, ka theksuar Cakaj, “është ora e Europës. Ne nuk kemi nevojë për një BE të kufizuar, izoluese, jo të interesuar dhe të paangazhuar, por union që është i hapur, i drejtë dhe një rreze shprese në periudha të trazuara”.

Ministrat e BE-së për Punë të Jashtme dhe Europiane takohen sot në Luksemburg, për të vazhduar përgatitjet për Këshillin Europian të Tetorit, ku do të diskutojnë hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në lidhje me Shqipërinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut./atsh

Negociatat/ Cakaj: Sot BE përballet me një zgjedhje historike Read More »

Rritja e pensionit suplementar për ish-ushtarakët, Denaj: Rikthim i dinjitetit

Qeveria shqiptare vijon angazhimin e saj në kuadër të paketës “Shqipëria solidare”, ku përmes një vendimi të fundit të saj mbështet disa kategorive punonjësish të shtetit dhe rrit pensionin suplementar për 1500 ish-ushtarakë.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj theksoi se vendimi për përcaktimin e plotë të masës së pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi të disa kategorive punonjësish të shtetit dhe rritja e pensionit suplementar për 1500 ish-ushtarakë me problematika të mbartura ndër vite është një detyrim për rikthim të dinjitetit dhe vazhdimësi e paketës tonë solidare.

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e radhës disa ndryshime në ligjin për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë/atsh

Rritja e pensionit suplementar për ish-ushtarakët, Denaj: Rikthim i dinjitetit Read More »

Grupi Demokrat/ Lita: Hajdari ka dhënë dorëheqjen

“Rudina Hajdari ka dhënë dorëheqjen nga kryesimi i grupit Parlamentarë të opozitës dhe me procedurë të rregullt jam zgjedhur kryetar i grupit të opozitës parlamentare”, tha sot në një konferencë për shtyp nga kryesia e Kuvendit, deputeti Korab Lita.

Deputeti i opozitës, Korab Lita tha se zonja Hajdari në mënyrë verbale kërkoi dorëheqjen e saj nga kryesimi i grupit parlamentar të opozitës.

Ai sqaroi se deputeti Valteri pasi humbi garën për të qenë kryetar i grupit, deklaroi se nuk është kundër procedurës.

“Pas dorëheqjes së Rudina Hajdarit, grupi kaloi në procesin e zgjedhjes së kryetarit. U propozuan tre kandidatura Alban Zeneli, Halit Valteri dhe Korab Lita. Zeneli u tërhoq nga gara dhe gara vazhdoi me dy kandidatë. Edhe Valteri kërkoi kohë për të lobuar me kolegët dhe në unanimitet grupi vendosi t’i jepet kohë Valterit deri të nesërmen e 11 tetorit. Pasi, Valteri nuk gjeti mbështetje për këtë detyrë, deklaroi se tërhiqet. Për këtë u votua në mënyrë të hapur dhe u hartua procesverbali i mbledhjes dhe u vendos nga të gjithë të pranishmit”, sqaroi ai.

Më tej Lita tha se i kemi dërguar shkresë kryetari të Kuvendit për të bërë ndryshimet e duhura në bazë të procedurës.

“Pas këtij momenti në mbështetje të rregullores së Kuvendit neni 16, pika dy është bërë procedura për njoftimin e kryetarit të Kuvendit për ndryshimet e bëra. Shkresa është firmosur nga shtatë anëtarët e grupit, përfshirë dhe zotin Valteri”, tha Lita.

Një ditë më parë, deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari deklaroi se është në krye të grupit të opozitës. /atsh

Grupi Demokrat/ Lita: Hajdari ka dhënë dorëheqjen Read More »

Moti sot dhe në ditët në vijim

Temperatura të larta dhe diell.

Për ditën e nesërme dhe deri të premten nuk pritet të ketë reshje shiu.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin për ditët në vazhdim.

Parashikimi i motit:

Sapo u mbyll java me një ditë të bukur vjeshte.

E njëjta situatë, do të jetë prezente gjatë pesë ditëve të ardhshme.

Përgjithësisht, moti do të jetë me diell e vranësira kalimtare.

Ashtu si dhe në këto ditë që kaluam, karakteristike në orët e vona të mbrëmjes dhe në mëngjes do të jetë mjegulla e dendur përgjatë luginave të lumenjve dhe në bregdet.

Era, do të fryjë e lehtë e mesatare në bregdet nga juglindja e veriperëndimi.

Në vlerat termike, parashikohen rënie të lehta graduale, si në tabelë.

Moti sot dhe në ditët në vijim Read More »

Njihuni me të mirat shëndetsore të arrave

Konsumimi i arrave ka një ndikim shumë pozitiv për shëndetin e zemrës. Ato ndihmojnë në zvogëlimin e nivelit të kolesterolit në gjak.

Ngrënia e përditshme e arrave ndihmon në përmirësimin e shëndetit të zemrës. Ato përmbajnë acide yndyrore të pangopura, të cilat përmirësojnë funksionimin normal të shumë proceseve në organizëm.

Disa nga benefitet e tjera te arrave janë:

Ndihmojnë në humbjen e peshës– ato përmbajnë një numër të vogël të kalorive, prandaj janë ideale për t’I konsumuar si pjesë e dietave.

Zvogëlojnë inflamacionin– arrat kanë veti anti-inflamatore.

Zvogëlojnë rrezikun e sulmit në zemër– shumë studime kanë treguar, se arrat kanë nëj numër të lartë të benefiteve për zemrën.

Të mira për trurin– në studimet e bëra, është vërtetuar që arrat janë shumë të mira edhe për funksionimin sa më të mirë të trurit.

Njihuni me të mirat shëndetsore të arrave Read More »

Opinioni i Komisionit të Venecias, Opozita e Bashkuar: Meta nuk ka shkelur Kushtetutën

“Komisioni i Venecias konfirmoi se Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk ka kryer asnjë shkelje të Kushtetutës dhe se iniciativa qeveritare për shkarkimin e tij bie ndesh me Kushtetutën”, deklaroi sot Opozita e Bashkuar në një deklaratë për shtyp.

Në deklaratë thuhet se “Opozita e Bashkuar vlerëson rolin e Presidentit të Republikës, të konfirmuar edhe nga Komisioni i Venecias, se, me anulimin dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve, Presidenti ka ndjekur një qëllim legjitim për të shmangur konfliktet e mundshme sociale dhe për të mbrojtur demokracinë në vend.

“Komisioni i Venecias pohon se qeveria nuk ka ndjekur rrugën kushtetuese për kundërshtimin e Dekreteve të Presidentit. As Qeveria dhe as Parlamenti monist nuk kanë sfiduar përpara asnjë gjykate Dekretet Presidenciale. Kjo nënkupton se Dekretet e Presidentit për anulimin dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve janë edhe sot në fuqi. Votimet moniste të 30 Qershorit, të mbajtura pa Dekret të Presidentit të Republikës, janë jo vetëm antikushtetuese, por një akt i paprecedentë në historinë e 30 viteve demokraci. Ky akt është një hap i madh prapa, që bie ndesh me vlerat dhe strandardet evropiane”, thuhet në deklaratë.

“Opinioni Final i Komisionit të Venecias rrëzon propagandën e Edi Ramës për shkarkimin e Presidentit, propagandë e cila mbahet në këmbë nga një komision parlamentar me mision të dështuar antikushtetues”, thuhet në deklaratë. /atsh

Opinioni i Komisionit të Venecias, Opozita e Bashkuar: Meta nuk ka shkelur Kushtetutën Read More »