Irina

OSHEE: Vazhdon kontrollet në terren, procedohen 8 abonent për vjedhje të energjisë

Kontrollet e vazhdueshme në terren kanë zbuluar raste të ndryshme të vjedhjes së energjisë elektrike në Tiranë, procedohen 8 abonent.

“Në 5 ditët e fundit janë kryer mbi 300 kontrolle të posaçme nga strukturat pranë Drejtorisë Rajonale OSHEE Tiranë për “verifikimin dhe matjen” e energjisë elektrike, në zbatim të ligjit dhe procedurave përkatëse. Nga kontrollet këtyre ditëve janë zbuluar 8 abonentë që vidhnin energji elektrike përmes skemave të ndryshme, kryesisht “ndërhyrje në matës”, duke ulur gjendjen e konsumit apo mos regjistrim real të konsumit të kilovatëve”, shprehet OSHEE.

Po ashtu, OSHEE sqaron se “Mes tyre, janë proceduar 4 abonentë që ushtronin aktivitet privat, ndërsa zonat ku janë zbuluar shkeljet janë kryesisht në “Tirana e Re” dhe “Don Bosko”.Rastet e konstatuara janë raportuar pranë organeve kompetente ligj zbatuese, referuar nenit 137 të Kodit Penal, sipas të cilit “Çdo ndërhyrje tjetër e paligjshme dhe e paautorizuar në sistemin e matjes apo në rrjetin elektrik, me qëllim përfitimi të paligjshëm, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në tre vjet””.

Gjithashtu, OSHEE shprehet se vijon t’u bëjë thirrje abonentëve të zgjedhin rrugën ligjore të pagesës së detyrimeve dhe të shmangin abuzimet, pasi kontrollet do të vijojnë pa toleruar askënd./atsh

OSHEE: Vazhdon kontrollet në terren, procedohen 8 abonent për vjedhje të energjisë Read More »

Riatdhesohen vullnetarisht 120 shtetas shqiptarë

Në aeroportin e Rinasit janë kthyer sot vullnetarisht 120 shtetas shqiptarë, azilkërkues në Francë, të cilët me këtë veprim kanë shmangur penalitetet e mundshme, që rrjedhin nga mosrespektimi i afateve të qëndrimit në zonën Shengen.
Ky ishte një ndër operacionet më të mëdha të riatdhesimit vullnetar. Sipas shefit të Komisariatit të Policisë Rinas, Përparim Dema, ky operacion merr rëndësi nga fakti që kthimi i tyre është bërë vullnetarisht, çka konsiderohet si një element ndihmës në parandalimin e lëvizjes së parregullt në zonën Shengen.
Duke bërë një apel për shtetasit shqiptarë që të respektojnë rregullat e lëvizjes, Dema u shpreh se: “Dua t’u bëj një apel gjithë qytetarëve shqiptarë të mos abuzojnë me lirinë e lëvizjes së lirë. Shqipëria është një vend i sigurt dhe i tillë konsiderohet edhe nga vendet e BE-së dhe kërkesat për azil nuk kanë shanse për t’u aprovuar.”
Në lidhje me pasojat e mundshme që mund të bien mbi personat që shkelin rregullat e lëvizjes së lirë në vendet e BE-së, Dema u shpreh se “deportimi nga vendet e BE-së shoqërohet edhe me masa të tjera shtesë, që janë edhe ndalimi deri në disa vite i udhëtimit në zonën Shengen”.
Tri ditë më parë në Rinas u riatdhesuan edhe 100 shtetas të tjerë, të cilët u kapën në Francë, Belgjikë e Gjermani. Këta janë individë, ndaj të cilëve ka vendim ligjor për dalje nga territori francez, belg e gjerman, për shkelje të rregullave të lëvizjes në zonën Shengen. Ky operacioni riatdhesimi për shtetasit shqiptarë, u zhvillua në bashkëpunim me Frontex-in. /atsh

Riatdhesohen vullnetarisht 120 shtetas shqiptarë Read More »

Parashikimi i motit

Moti sot në vendin tonë parashikohet i kthjellët me vranësira mesatare në jug dhe juglindje.

Gjatë ditës do të ndikojë sërish zona me presion të lartë atmosferik. Era do të fryjë me drejtim Juglindje -Jug 1-5m/s e në bregdet deri 8m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1 deri 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 14/26 diell pak re
Kukës 12/25 diell
Lezhë 12/26 diell pak re
Dibër 11/24 diell
Durrës 15/26 diell
Tiranë 15/28 diell
Elbasan 14/27 diell pak re
Berat 11/28 diell
Vlorë 13/27 diell pak re
Korcë 11/23 diell re
Gjirokastër 10/27 diell pak re
Sarandë 17/26 diell pak re/atsh

Parashikimi i motit Read More »

Pse është i vështirë kthimi i Alvinit të vogël?Flet avokati…

I shqetësuar për gjendjen shëndetësore të të birit, babai i Alvin Berishës, djalit 11-vjeçar që ndodhet në kampin e “Al Holit” në Siri, vijon të kërkoje ndihmën e autoriteteve shqiptare për ta kthyer djalin pranë familjes.

Darien Levani, avokat i familjes Berisha, pohoi për Tv Klan, se kthimi i vogëlushit shtëpi nuk është i lehtë.

Avokati gjithashtu ka përgënjeshtruar edhe lajmet që kanë qarkulluar në media të ndryshme se Alvin është zh dukur dhe nuk ndodhet më në kampin ku mbahen të bur gosur rreth 70 mijë persona, 90% e të cilëve janë gra e fëmijë të luf tëtarëve të IS IS.

Emisioni “Le Iene” në “Italia 1” raportoi se për nxjerrjen e Alvinit nga kampi nevojitej prania e një zyrtari shqiptar.

Por kryeministri Rama duke thënë se qeveria ka një plan veprimi së bashku me vendet partnere, pohoi se rasti nuk ishte i lehtë dhe sqaroi se as vendet e Bashkimit Europian nuk kanë mundur t’i marrin qytetarët e tyre nga ky kamp.

Pse është i vështirë kthimi i Alvinit të vogël?Flet avokati… Read More »

Arta Dade: “Unë e kam thënë që qeverisja e Edi Ramës ka dështuar”

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade, e njohur si një nga kritiket e “vijës së parë” të kryeministrit Edi Rama, ka komentuar me nota të theksuara negative moshapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në “News 24”, Dade tha se Shqipëria nuk i ka përmbushur “detyrat e shtëpisë” dhe se në të tilla rrethana, një kryeministër normal, duhet të bëjë verifikimin e mazhorancës përmes zgjedhjeve të parakohshme.

“Nëse ti i ke arritur këto, si nuk ke mundur tia bësh me dije këto arritje vendeve të BE, qoftë edhe vendeve që ishin kundër, pse Francën nuk e binde? Zaev tregoi se është një kryeministër që punon për vendin e vet.

Me Greqinë e zgjidhen problematikën dhe një kryeministër normal duhet të bëjë verifikimin e maxhorancës, duhet të shkojë te elektorati në mënyrë që të shohin nëse qytetarët e Maqedonisë së Veriut duan që ata ta drejtojnë sërish vendin? Kjo duhet të ndodhte edhe në Shqipëri.

Unë e kam thënë që qeverisja e Edi Ramës ka dështuar”, tha Dade.

Arta Dade: “Unë e kam thënë që qeverisja e Edi Ramës ka dështuar” Read More »

Eni Çobani: “Mos u shqetësoni për ata që flasin prapa shpinës tuaj. Ka një arsye përse janë aty mbrapa jush. Më të dobëtit hakmerren”

Avokatja e njohur Eni Çobani, ka shkruan së fundmi në një postim në Instagram se më të dobëtit hakmerren.

“Mos u shqetësoni për ata që flasin prapa shpinës tuaj. Ka një arsye përse janë aty mbrapa jush. Më të dobëtit hakmerren. Më të fortët falin. Më të lumturit harrojnë.“, shkruan ajo.

Për kë e ka fjalën Eni Çobani? Ndoshta kohët e fundit mund të ketë kaluar një situatë që në fakt e ka zhgënjyer. Duhet të themi se nuk janë të pakta komentet ndaj saj, ku e komplimentojnë.

Eni Çobani: “Mos u shqetësoni për ata që flasin prapa shpinës tuaj. Ka një arsye përse janë aty mbrapa jush. Më të dobëtit hakmerren” Read More »

Renato Mekolli nevrikoset me konkurentin në “H ell’s kitchen”: Po tall trapin, zhduku

Shefi i kuzhinës, Renato Mekolli është ne vrikosur me një nga konkurrentët puntatën e sotme dhe e ka për jashtuar nga gara. Renato u n xeh k eq me konkurrentin kur pa se ai kishte hedhur më shumë salcë se ç’duhej për karkalecat.

Shefi i kuzhinës nisi ta derdhë salcën në dorën e konkurrentit dhe e pyeti se ku do shkojë tani gjithë salca. “H idhet”, u përgjigj konkurrenti ndërsa Renato në ne rva e sipër, ia hodhi salcën konkurrentin, ho dhi pjatën dhe e për jashtoi.

“Zhduku përjashta, zhduku, zhduku, dil përjashta nga kuzhina se po tall trapin këtu brenda. Dil dhe mos të kthehesh më brenda. Mos të shikoj më brenda”, bërtiti Renato.

Renato Mekolli nevrikoset me konkurentin në “H ell’s kitchen”: Po tall trapin, zhduku Read More »

Historia e bashkëshortëve Hysaj që tronditi një institucion për birësimin e fëmijës

“Ky fëmijë është motivi për të jetuar dhe gëzimi i jetës sonë”, shprehet Altin Hysaj, i cili bashkë me bashkëshorten e tij iu plotësua dëshira për të birësuar një fëmijë, pas ankesës drejtuar platformës së bashkëqeverisjes “shqiperiaqeduam.al”, për shkak të zvarritjes së procedurave kërkesës së tyre.

Kjo histori shkaktoi tërmet në strukturat shtetërore të birësimit. Rasti i Altinit nuk është vetëm një histori njerëzore, por edhe një leksion për të gjithë ata që shkelin dhe anashkalojnë ligjin.

Kryeministri Edi Rama uroi sot mirëmëngjes me rastin e Altinit dhe bashkëshortes së tij, të cilët gjetën më në fund zgjidhjen e shumëpritur.

“Mirëmëngjes dhe me rastin e Altinit që pasi e shkroi problemin e tij te shqiperiaqeduam.al, jo vetëm gjeti zgjidhjen e shumëpritur, por edhe tronditi fort një institucion, ju uroj një fundjavë të bukur”, shprehet Rama

Altini shprehet se “bashkë me bashkëshorten time vendosëm që në 2016 të birësonim një fëmijë. U mblodh bordi drejtues që na dha ne përshtatshmërinë për të birësuar dhe rritur një fëmijë. Muajt, vitet kalonin dhe nuk po e merrnim vesh pse nuk po na i jepnin. Na nxirrnin pretekstin se përshtatshmëria ishte marrë me të njohur, sikur nuk kishim shtëpi të rregulluar. Megjithatë e rregullova shtëpinë po aty u pa që problemi nuk ishte shtëpia, por ishte problemi i lekëve , rryshfeti. Ka qenë shumë e vështirë se lija punën unë dhe nusja dhe vinim këtu, na u bë stres, në familje stresi është i pranishëm gjithandej”.

Më pas Altini vendos ti drejtohet me një kërkesë platformës së bashkëqeverisjes.

“Në tetor të vitit 2016 kam aplikuar pranë Komitetit Shqiptar të Birësimit për birësimin e një fëmije . Në shkurt të vitit 2017 u bë mbledhja e Bordit dhe vendosi miratimin e kërkesës sime. Një nga kushtet ishte qe ne të rregullonim shtëpinë, që të krijonim shtëpinë, që të krijonim kushtet optimale për rritjen e fëmijës. Pasi e përfunduam rregullimin e shtëpisë në maj të 2018 drejtoresha nuk ka bërë asnjë veprim të mëtejshëm për përfundimin e procedurave dhe birësimi nuk po realizohet . Edhe pse kam plotësuar të gjitha kushtet asnjë s’po më përgjigjet. Kërkoj zgjidhjen e ngërçit dhe një përgjigje zyrtare se përse nuk po realizohet birësimi”, shkruan në letrën drejtuar platformës Altin Hysaj.

Me rekomandimin e bashkëqeverisjes u krye një hetim nga Task Forca Antikorrupsion, nga të cilët u morën masat ndëshkimore ndaj personave përgjegjës për pengesat në procesin e birësimit.

Lenada Caroshi , Kryetare komanduar e Komitetit Shqiptar të Burësimeve thekson se “çështja është dërguar në Prokurori dhe janë disa pika që i paraqet drejtimi administrativ për një punonjës të administratës publike, largimi nga puna, nga statusi i nëpunësit civil”.

Më 9 tetor ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, tha në Kuvend se “jemi angazhuar për një reformë të thellë në fushën e birësimit dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve”.

Altini thotë se “fëmija u mor dhe është motiv për të jetuar. I falënderoj të gjithë ata që më përkrahën dhe më në fund u zgjidh e drejta”./atsh

Historia e bashkëshortëve Hysaj që tronditi një institucion për birësimin e fëmijës Read More »