Irina

Soreca: I zhgënjyer, Shqipëria në BE sa më shpejt të jetë e mundur

Luigi Soreca, ambasadori i BE-së, në një intervistë për gazetarin Carlo Bolino foli për procesin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE duke thënë se ndihet i zhgënjyer.

“Më lejoni të them që në nivel personal edhe unë jam i zhgënjyer. Jam i zhgënjyer për arsye sepse kam punuar shumë, kam punuar fort për Shqipërinë, jo vetëm në të shkuarën, si p.sh. për liberalizimin e vizave dhe jam krenar që kam pasur mundësinë që ky hap i rëndësishëm të arrihej dhe të përfundoja edhe unë punën time në këtë aspekt”, – u shpreh Soreca.

Ambasadori vijon duke thënë se, “tani jemi në një moment të rëndësishëm, në një fazë të rëndësishme dhe më lejoni që me pak fjalë të shpjegoj pra, që kemi pasur liderët, udhëheqësit evropianë që kanë diskutuar për rreth 5 orë, në një ditë kur agjenda e tyre ishte plot me çështje të rëndësishme, si p.sh. Brexit-i, apo ndryshimet klimatike. Pra, për 5 orë ata kanë diskutuar çështjen e zgjerimit dhe çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut. Dhe kjo tregon qartë se sa e rëndësishme është kjo çështje për BE-në dhe natyrisht, edhe për këto dy shtete, të cilat janë shtete shumë të rëndësishme për BE-në dhe do të vazhdojnë të jenë të tilla”.

Sipas tij, “ribashkimi i Shqipërisë me familjen evropiane është në interesin e përbashkët, si të Shqipërisë ashtu edhe të Bashkimit Evropian dhe kjo është përsëritur ngaherë nga udhëheqësit evropianë, që anëtarësimi i Shqipërisë në BE është në interes, në fakt, edhe të Bashkimit Evropian, jo vetëm për arsye ekonomike, por edhe për arsye të stabilitetit, të sigurisë, por edhe për arsye gjeopolitike. Shqipëria i përket Bashkimit Evropian, i përket familjes evropiane dhe duhet të hyjë në shtëpinë e BE-së sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi kjo gjë do të sjellë më shumë stabilitet, më shumë siguri, më shumë begati ekonomike, jo vetëm për Shqipërinë por edhe për BE-në. Shqipëria është pjesë jo vetëm gjeografikisht, por edhe historikisht e Evropës dhe duhet të bëhet shtet anëtar i BE-së” –thekson Soreca. /atsh

Soreca: I zhgënjyer, Shqipëria në BE sa më shpejt të jetë e mundur Read More »

Gazetari publikon bisedat me ambasadorin shqiptar në Turqi për rastin e Alvin Berishës

Taulant Kopliku, gazetari i emisionit investigativ “Le Ienne” i cili publikoi historinë e Alvin Berishës i cili ka ngecur në kampin “Al-Hol” ka zbuluar mesazhet me ambasadorin shqiptar në Ankara, Gent Gazheli.

Kopliku ka treguar në ekran mesazhet ku shihet se ambasadori Gazheli ka premtuar se do të shkojë vetë në atë kamp për ta tërhequr Alvin Berishën.

Biseda:

Ambasadori Gazheli: Kam kërkuar të vijnë në Erbil. Nëse do të ketë mirëkuptim për fëmijën për ta dorëzuar. Do shkoj vetë në Erbil.

Gazetari i dërgon një voice message.

Ambasadori Gazheli: Gjithë të mirat. Do bëjmë të pamundurën të sjellim djalin pranë të atit. Mund të kem nr e pikës së kontaktit që keni në kamp? Nr mob? Zona ku jeni paraqet rrezikshmëri të lartë. Keni patur komunikim sëfundmi për fëmijën?

Gazetari Taulant Kopliku: Jo. Në drekë e kemi lënë në kamp.

Ambasadori Gazheli: Po e ndjek me prioritet maksimal. Djali është shqiptar dhe do ta kthejmë. Propozoni Erbilin. Dhe vij unë dhe në Erbil.

Gazetari Taulant Kopliku: Ok. Ja sa thirra këtë djalin e po të shkruaj pas pak.

Ambasadori Gazheli: Ok. Po ju pres.

Gazetari publikon bisedat me ambasadorin shqiptar në Turqi për rastin e Alvin Berishës Read More »

Horoskopi,lajme të rëndësishme për disa nga shenjat

Dashi-Lajme te mira ne ceshtjet ekonomike por ne momente reflektimi do ndjeni qe akoma jeni te kushtezuar ne jeten tuaj dhe do donit nje ndryshim

Demi-Nje ndarje ne nje martese apo bashkepunim te keq do ju clironte te miren dhe te keqen ne menyren qe duhet te zhvilloni cdo drejtim

Binjaket-Nje femer ju pengon ne nje ceshtje pune duke bere gjithcka qe ju te bllokoheni ne kurthin qe ju ka vene dhe te deshtoni ne nje momenet qe pretendoni ngritjen

Gaforrja-Do materializoni nje marredhenie te mbetur ne tentative por do ndjeni anen tuaj te erret te kundershtoj cdo te mire qe keni por qe mendoni se eshte e infektuar nga ambjenti

Luani-Merreni parasysh qe mund te ndertoni nje shtepi apo te shkoni ne nje vend qe do ndjeni me shume pasion dhe lidhje shpirterore por ne te njejten kohe nje femer ju pengon

Virgjeresha-Sot do kuptoni qe brenda vetes keni nje ane te erret te cilen do ta nxirrni ne nje moment te forte emocional dhe do beni haten ne menyren e sjelljes

Peshorja-Do materioalizoni ne nje qellim ekonomik dhe si rrjedhoje edhe nje takim ku te dyja do ju sjellin nje dite te bukur por edhe nje hakmarrje ndaj dikujt

Akrepi-Eshte dita te materializoni nje marredhenie por ne te njejten kohe doni te kundershtoni apo te ngrini krye ndaj nje sjellje jo te mire qe ju behet

Shigjetari-Nje moment i mire psikologjik por nje marredhenie e fshehte ju detyron te silleni ne menyre zoteruese dhe te perdorni anen e erret te shpirtit dhe instikteve

Bricjapi-Do ndjeni nevojen te mbeshteteni diku tek nje mik apo shok por do keni ndjesine edhe ta perdorni dhe ta tradhetoni pasi keshtu mendoni te thyeni pengesat

Ujori-Jeni ne nje moment te fuqishem familjar dhe mund te rregulloni ambjentin tuaj por ne te njejten kohe keni ndjenjen e hakmarrjes ndaj personave qe ju prishin qetesine

Peshqit-Sot do keni nevoje per nje udheheqes shpirteror pasi keni ndjesine qe keni humbur rrugen dhe drejtimin megjithese me vete mbartni shume gjera te realizuara.

Horoskopi,lajme të rëndësishme për disa nga shenjat Read More »

Gati vendimi – Kush do i përdor pas 1 qershorit 2020 qeset plastike, do të përballet me pasojën e majme

Qeveria shqiptare ka hedhur për konsultim disa amendime në ligjin “Për disa shtesa në ligjin nr. 10463, datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar” që parashikon shtrëngime administrative për importuesit, prodhuesit e madhe edhe përdoruesit e qeseve plastike. Në një prej amendamenteve thuhet:

Çdo person, që hedh në treg, prodhon, importon, apo fut në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, qese të lehta plastike mbajtëse, qese shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme, sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 29, të këtij ligji, dënohet me gjobë, në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.

Çdo person që përdor në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, qese të lehta plastike mbajtëse, qese shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme, sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 29, të këtij ligji, dënohet me gjobë, në vlerën nga 30 000 (tridhjetë mijë) deri në 100 000 (një qind mijë) lekë.

Projektligji parashikon dispozita kalimtare për afatin e nxjerrjes jashtë qarkullimit të qeseve plastike deri në datën 1 shkurt 2020/1 qershor 2020, pra vetëm pak muaj. Është një afat thuajse ireal sidomos për sa i përket përdoruesve. Nga ana tjetër mbetet e paqartë sesi do të aplikohen këto gjova ndaj njerëzve në rrugë, përderisa qeset tashmë janë gjendje dhe duhet një kohë për t’I nxjerrë nga qarkullimi. Është më së paku një projektligj ireal dhe me pamundësi praktike zbatimi, pa folur për karakterin radikal të tij përderisa lufta ndaj plastikës vërtet që ka nisur, por nuk dihet ndonjë vend që një ditë të bukur të dalë me propozimin e atypëratyshëm të ndalimit të qeseve.tch

Gati vendimi – Kush do i përdor pas 1 qershorit 2020 qeset plastike, do të përballet me pasojën e majme Read More »

Parashikimi i sinoptikanëve për ditët e fundit të Tetorit

Tetori hyri i freskët e me reshje shiu, e na bëri të gjithëve të mendojmë se stina e vjeshtës kishte ardhur ! Por nuk kaluan shumë ditë dhe moti ndryshoi si ‘nata me ditën’ !

Temperaturat u ngritën në mënyrë të ndjeshme dhe ndonëse në përfundim të muajit tetor, vendi ynë u përfshi nga një valë e të ngrohtit, sikur të kalonim një verë të dytë.

E nëse mendoni se kjo do të ndodhë për një periudhë të shkurtër, gaboni! Sipas MeteoAlb, situata pritet të vazhdojë e tillë ku moti i kthjellët do të na shoqërojë edhe në ditët në vazhdim (java 21-27 tetor)

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 6°C deri në 28°C. Në zonat malore nga 6ºC deri në 14ºC, në zonat e ulëta nga 13ºC në 24 ºC dhe në zonat bregdetare nga 17C në 26ºC.

Parashikimi i sinoptikanëve për ditët e fundit të Tetorit Read More »

Dy karamele, një dëshirë dhe fallxhorja nga Durrësi të bën me fëmijë

Në redaksinë e emisionit “Stop” kanë mbërritur disa denoncime për një qytetare të quajtur Arta Selimaj, nga Kukësi, por me banim në Spitallë të Durrësit.

Ajo pretendon se zgjidh problemet shëndetësore e sociale, duke u lutur e kryer rituale kundrejt pagesave nën dorë.

Një qytetar shkon tek ajo pasi nuk bën dot fëmijë dhe del me dy karamele, që do i “bëjnë derman”.

Stop mësoi se Arta Selimaj po hetohet nga prokuroria e Durrësit, por prej 6 muajsh nuk ka asnjë vendimmarrje nga prokurori Bledar Bejko.

Dy djem nga Durrësi tregojnë sesi janë mashtruar në vitin 2016 nga Arta Selimaj, të cilën e paguan për të zgjidhur hallet e tyre.

I infiltruari i Stop shkoi tek Arta, me pretendimin se nuk bën dot fëmijët. Zgjidhja e fallxhores? 2 karamele…

Arta-Si të kam? Nga shtëpia qysh janë?

Qytetari-Ja, ashtu!

Qytetari-Kërkoja një… më thanë, që është një, që bën mirë.

Arta-Emrin!

Qytetari-Unë? Ani.., Ani!

Arta-E gëzofsh. Për ku të kanë drejtuar? Për ku?

Qytetari-Më thanë është një këtu, një Arta, Arta, që bën mirë.

Arta-Unë lutem, lutem për këtë gjë që je drejtuar. Ti çfarë dëshiron?

Qytetar-Unë kam një problem, me të fejuarën nuk bëjmë fëmijë. Doja ta merrja dhe atë, por ajo s’beson kështu dhe prandaj s’…

Arta-Sa kohë keni?

Qytetari-Po u bënë nja 3-4 vjet, që s’…

Arta-3-4 vjet?

Arta-Ma jep dorën! Ma thuaj emrin tënd!

Qytetari-Ani!

Arta-Emri i nuses?

Qytetari-Uejda!

Arta-Si?

Qytetari-Uejda!

Arta-Uejda?

Arta-Uejda ëëë…?

Arta-Kontrollohuni, sepse keni nevojë pak edhe ua bën Zoti risk e ka me ju fal fëmijë!

Qytetar-Duhet të lej ndonjë gjë aaa?

Arta-Shkoni kontrollohuni!

Qytetari-Te doktori kështu?

Arta-Po!

Qytetari-Po kemi bërë dhe na kanë thënë, që s’kemi kështu probleme, as unë as…

Arta-Shkoni tani! Shkoni të dy, edhe shyqyr Zotit, ka me ju fal Zoti një fëmijë.

Qytetari-Mos është e nevojshme, të sjell nusen, a nuk e di? Se unë jam bërë merak shumë.

Arta-Shyqyr jemi me derman, na i pranon lutjet. Zoti e besimi juaj ju ndihmoftë! Kam me ju dhënë 2 karamele për derman. Ke me e menduar këtë dëshirë dhe pastaj ke me i ngrënë!

Qytetari-Duhet t’i ha të dyja karamelet njëherësh, apo njëra pas tjetrës?

Arta-Të dyja përnjëherësh!

Arta-E mendon dëshirën, pastaj ke me i ngrënë! Por fikse! Të jetë ora fiks! Gjej një orë fiks!

Qytetari-1 p.sh, 2..?

Arta-Ik pa merak!

Qytetari-Sa detyrohem?

Arta-S’ka detyrime!

Qytetari-Ok, faleminderit!

Qytetari-Faleminderit shumë ëëë?

Arta-Ta plotëson Zoti dëshirën! Pa merak!

Qytetari-Po n.q.s nuk ndodh gjë, të vij prapë?

Arta-Shko kontrollohu me gjithë të fejuarën tënde! Shko kontrollohu!

Qytetari-Po n.q.s nuk bën, të vij prapë?

Arta-Ti për dëshira, mund të vish kur të duash!

Qytetari-Për dëshira… Unë kam hall, që kam ardhur nuk është se…, kam dëshirë.

Arta-Dëshirë është, që ti s’…

Qytetari-Po pra! Dëshirë për fëmijë.

Arta-Sa të mbarosh këtë hall, ti del me derman.

Qytetari-Është kjo puna e besimit, se unë kam vajtur dhe te Kisha e Laçit, kam vajtur në malin e Tomorit, jam bërë cik pesimist në kuptimin, që…

Arta-Mos u bëj pesimist, se ta ka bo Zoti risk, me ta fal një fëmijë. Nuk është, që vetëm një fëmijë, por… Të ndihmoftë!

Kush është Arta Selimi?

Ajo ka lindur në Bicaj të Kukësit, në vitin 1980, aktualisht është banuese në Spitallë të Durrësit. Ajo jeton në një vilë, e cila ka rreth e përqark statuja të shenjtorëve të ndryshëm. Në brendësi të vilës vihen re simbole të ndryshme, si ato krishtere dhe myslimane.

Vetë Imzot George Frendo, Arqipeshkv Tiranë-Durrës ka dalë në një deklaratë publike ku mohon që Arta është pjesë e Kishës dhe dënon mashtrimet që kjo e fundit u ka bërë njerëzve në emrin e Kishës Katolike.

Për Arta Selimajn është regjistruar vepra penale e mashtrimit në Prokurorinë e Durrësit. Prokurori i kësaj çështjeje është Bledar Bejko, por ka 6 muaj që nuk ka një vendimmarrje nga prokurori i çështjes, për Arta Selimajn./tvklan

Dy karamele, një dëshirë dhe fallxhorja nga Durrësi të bën me fëmijë Read More »

Zbuloni se kush janë tre shenjat e horoskopit që janë të ftohta si akulli

Ata njihen si tre shenjat më të ftohta të horoskopit.

Madje shpesh ata përkufizohen si pa ndjenja.

Bëhet fjalë për :

Binjakët

Një femër Binjak është shumë e zonja për të fshehur ndjenjat e saj të vërteta. Kur është në një marrëdhënie, edhe nëse ndihet nervoze ose e frikësuar prej refuzimit, ajo e mban brenda vetes. Ajo heziton të shpreh emocionet dhe rrallë e kupton nëse interesohet vërtetë. Asaj nuk i pëlqen të jetë vetëm, por përsëri e ka të vështirë t’i lërë njerëzit të shohin karakterin e saj të vërtetë.

Virgjëresha

Femrat Virgjëresh, kanë qëllime të mira, por shpesh ato paraqiten ndryshe. Kur është në një lidhje, nuk është lloji i femrës që fokusohet më tepër te partneri se te vetja. Kjo nënkupton që ndonjëherë edhe mund të harrojë të shpreh emocionet apo nevojat që ka. Asaj nuk i pëlqen kur e gjithë vëmendja fokusohet te ajo, dhe shpesh preferon ti mbajë gjërat për vete. Ajo mund të duket emocionalisht e distancuar, por kjo nuk do të thotë që nuk ka emocione. Kur ti fitoni 100% besimin, do keni mundësinë të shihni një person krejt ndryshe nga ajo që dukej.

Bricjapi

Në përgjithësi të lindurit e kësaj shenje njihen si njerëz të ftohtë. Një grua Bricjap është shumë pesimiste, dhe shpesh e mban veten larg emocioneve të thella. I pëlqen të kujdeset për veten dhe është shumë e pavarur. Lidhjet e dashurisë kërkojnë shumë përpjekje, ndërsa asaj i pëlqen ta mbajë fokusin në të tjera gjëra. Në fillimet e një lidhjeje, ajo është shumë e distancuar dhe e bën shumë të vështirë njohjen me ju.

Zbuloni se kush janë tre shenjat e horoskopit që janë të ftohta si akulli Read More »

Histori rrëqethëse – Burri më ka thyer dhëmbët, flija në shkallë, fëmijët nuk i njeh

Stela Muçaj është vetëm 35 vjeçe dhe jeton në kushte ekstreme varfërie, në Sharrë të Tiranës. Jeta e saj ka kaluar përmes një kalvari të gjatë vuajtjesh, dh unë dhe ndarje, lot trishtimi. Nuk ka mundur që të jetojë asnjë ditë e qetë, por nën ndjesinë e frikës dhe kë rcënimit të dh unës. Ajo tregon për emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News24, historinë e martesës së saj në moshën 16-vjeçare me shtetasin Flamur Avdyllari, e cila solli në jetë 5 fëmijë, dy prej ë cilëve është detyruar që t’i largojë nga vetja.

Një djalë, rrëfen Stela, ia ka dhënë kunatit, ndërsa vajzën 3-vjeçare e ka lënë në shtëpinë e fëmijës SoS. Fëmijën e parë e ka bërë në moshën 18-vjeçare. Fëmija më i vogël është 3 vjeçe, vajza e madhe 17 vjeçe dhe djali te kunati 10 vjeç, një tjetër 7 vjeç dhe një fëmijë te fshati SoS në shtëpinë e fëmijës. Nuk e mbante dot, sepse nuk kishte shtëpi. Ajo ka lindur me asëm. Kjo dramë familjare vjen e bëhet më e dhimbshme në kohën kur bashkëshorti i saj bëhet vartës i alk oolit dhe ushtron dh unë sistematike jo vetëm mbi Stelën, por edhe mbi fëmijët.

“Do ta bëj burgun tamam”, i shpreh bashkëshorti i saj. Në kohën kur ajo mori urdhrin e mbrojtjes, arriti të merrte një shtëpi me qira në Sharrë, ndërsa bashkëshorti i alk oolizuar jetonte në nja barake pranë saj. Gjatë kësaj kohe, Stela rrëfen momente tmerri dhe dh unë nga bashkëshorti, i cili e shqetësonte vazhdimisht, derisa ajo u detyrua ta denonconte.

Rrëfimi rrëqethës e Stelës:
Vëllai më rrahu, më qethi tullac, që të mos e merrja burrin. Unë jam rritur në jetimore, mami më ka marrë pas disa vitesh. Babanë s’e kam njohur kurrë, nëna vuan nga shëndeti mendor. Në moshën 21-vjeçare burri ka filluar të më dhu nojë. Më ka thyer dhëmbët. Kam arritur të flejë edhe në shkallë me të tre fëmijët. Ndonjëherë ikja te mami, sepse më rrihte. Ai i ka njohur atësinë vetëm dy prej fëmijëve, gocës së madhe dhe për këtë ja bëri me dhunë mamaja ime. Fëmija i dytë që e ka njohur është goca e vogël. Ndërsa fëmijëve të tjerë nuk ua ka njohur kurrë atësinë. Tre fëmijë janë me mbiemrin tim.

Isha shtatzënë dhe doja ta heqja. I thashë Flamurit se dua ta heq, se ti di vetëm të pishë raki dhe të bësh fëmijë. Kunati më mori në telefon dhe më tha “sa ta hedhësh poshtë, ma jep mua, se kur të rritet ta jap sërish”. Shkova në Greqi, e linda dhe ja dhashë kunatit me dokumente, sepse ai jetonte atje. Djali e di që jam nëna e tij, por nuk do të atin, ai e di të vërtetën. Kur vinte këtu, ai e shihte Flamurin duke më rrahur dhe i thoshte “më di të vogël ti, por bëj prove e qëlloje”. Skamja më detyroi të ndajë fëmijët. Unë shes rroba në fshatrat e Fushë Krujës, fitoj 20-30 mijë lekë. Tre fëmijët që kam me vete po i mbaj me ndihmë nga vëllai, kunati.

Kë rcënimet nga b urgu
Stela: Telefonin nuk e ndërroj dot se ma kanë njerëzit, kam kaq vite me atë numër. Ai më merr në telefon, kërkon që t’i shkoj në takim, i kam shkuar. Më kërkon t’i blejë dhe karta telefoni. Më imponon që unë t’i them se unë kam tjetër njeri, por unë kam vetëm tre fëmijët. Ai është në bu rgun “313”.

Biseda e fundit, pardje më mori në telefon, më tha “ma blej një kartë”, i thashë nuk kam, para dy ditësh të bleva dy karta 24 mijë lekë. Tha do marr vëllain të më sjellë ndonjë lekë. Më tha “kur të dal nga b urgu, do ta bëj bu rgun njëherë e mirë”. Ndjehem e pasigurt në atë banesë, kam frikë, në orën 07:00 mbyllem brenda me çelës, është dhomë pa dritare. Kam marrë dy-tre herë urdhër-mbrojtje.

Dh unë edhe ndaj fëmijëve

Stela: Burri më k ërcënon të mos çoj dhe vajzat në shkollë, njërën nuk e lashë të shkonte më, ndërsa tjetra shkon. Ai më imponon, më gërthet të mos i çoj në shkollë. Kam frikë, se ai dhjetë ditë e do dalë nga b urgu. Kam ndërruar tre banesa deri më tani. Kam folur për bonus qiraje, por më thanë se duhet të dal fituese. Nuk me jep kush qira, me atë burrë që kisha. Dy fëmijë i kam regjistruar me mbiemrin e atij, dy të tjerët me mbiemrin tim dhe pa emër babai.

Flamuri ka qenë gjithë jetën parazit, pa punë. Unë punoja dhe e mbaja në barake, pa drita. Gocën e madhe e ka dhunuar shumë, edhe të voglën e dhunoi kësaj radhe, para se të hynte brenda. Gocën nuk e lë të veshë atlete, kostum sportiv, e do me fustan të gjatë deri në fund të këmbëve dhe streçe poshtë./BW

Histori rrëqethëse – Burri më ka thyer dhëmbët, flija në shkallë, fëmijët nuk i njeh Read More »