Irina

Nën hetim adoleshenti në Vlorë/ Dyshohet se ka pë*dhunuar një 13-vjeçare

Adoleshenti dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur
Një adoleshent 17-vjeçar është vënë nën hetim në Vlorë ditën e sotme, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur.

Mësohet se adoleshenti është denoncuar nga një 13-vjeçare, e cila e akuzon se ai e ka përdhunuar. 17-vjeçari po hetohet në gjendje të lirë, teksa vajza i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore që pritet të zbulojnë nëse ka pasur abuzim apo jo.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. L., 17 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 13 vjeçe”, sqaron policia.

Nën hetim adoleshenti në Vlorë/ Dyshohet se ka pë*dhunuar një 13-vjeçare Read More »

Kujtohet 556-vjetori i vdekjes së Skënderbeut/ Baba Mondi: Ashtu si heroi ynë kombëtar edhe bektashizmi ka vendosur atdheun mbi fenë

Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve ka zhvilluar një aktivitet në ambientet e akademisë së shkencave për të kujtuar 103-vjetorin e Kongresit të Parë Bektashian i mbajtur në teqenë e Prishtës në Skrapar, promovimin e kolanës e së veprave të baba Ali Tomorrit, por njëkohësisht kjo konference ishte dhe një përkujtim për 556-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtarë Gjergj Kastriot Skëndërbeu.

Kryegjyshi Botërorë i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj tha se ashtu si për heroin tonë kombëtarë Skënderbeun, që atdheu ishte me fenë, edhe për të gjithë udhëheqësit e baktashinjve ka prevaluar patriotizmi dhe dashuria për atdheun.

Kujtohet 556-vjetori i vdekjes së Skënderbeut/ Baba Mondi: Ashtu si heroi ynë kombëtar edhe bektashizmi ka vendosur atdheun mbi fenë Read More »

Si e ëma e 15-vjeçares zbuloi pros***ucionin e së bijës, të udhëhequr nga shqiptarja dhe shtetasit grek

Të tjera detaje janë zbardhur nga goditja e një rrjeti prostitucioni me të mitura në Athinë, ku një 31-vjeçare, Lorela Kapaj dhe dy shtetas greke, Stefanos Nestoras 34 vjeç dhe Dhorgjiaqis Petros 55 vjeç, akuzohen se kanë trafikuar një 15-vjeçare greke dhe një vajzë tjetër të mitur me origjinë shqiptare.

Mësohet se ndryshimi në sjelljen e së bijës, si dhe të ardhur e mëdha financiare që ajo kishte, ishin ato që alarmuan nënën e 15-vjeçares dhe zbërthyen rrjetin e tutorëve.

Mediat greke shkruajnë se nënë e 15-vjeçares pasi kishte marrë vesh situatën e së bijës, është përballur me kërcënime nga këta njerëz.

Sipas policisë greke, shqiptarja gjente vajzat e mitura dhe i prezantonte ato me dy shtetasit grekë të cilët fillimisht kryenin disa herë marrëdhënie seksuale me të miturat, veç dhe në grup dhe më pas i nxirrnin fotot e tyre në faqet pornografike.

Më pas mbylleshin takimet erotike dhe të miturat kryenin marrëdhënie seksuale me klientë të ndryshëm kundrejt shumave të parave. Shumat që klientët paguanin varionin deri në 100 euro.

Shqiptarja ka mohuar akuzat, por ajo është ndaluar dhe do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie së bashku me dy shtetasit Greke të akuzuar me të nën akuzën e trafikimit të të miturve kundrejt përfitimit ekonomik.

Sipas hetimeve, mes viktimave të tyre është edhe një 17 dhe një 15-vjeçare, ndërsa autoritetet vlerësojnë se ka shumë më tepër vajza që ranë në grackën e ringut.

Sipas njërës prej viktimave, ajo gjeti klientë përmes një faqeje shumë të njohur të rrjeteve sociale dhe tërhoqi burra shumë më të moshuar dhe të pasur.

Si e ëma e 15-vjeçares zbuloi pros***ucionin e së bijës, të udhëhequr nga shqiptarja dhe shtetasit grek Read More »

Pjesë e bandës kriminale, nusja arrestohet në ditën e dasmës së saj

Një grua në Meksikë, ditën e dasmës së saj, e ka kaluar me pranga në duar, pasi është arrestuar bashkë me dhëndrin, pak para fillimit të ceremonisë për një rast që përfshinte zhvatjen dhe rrëmbimin, dyshohet për llogari të një karteli droge.

Nusja e quajtur Nancy. N u arrestua më 22 dhjetor, ditën kur ishte planifikuar të martohej me të zgjedhurin e zemrës së Clemente N, i njohur edhe me pseudonimin “Raton”.

Prokurorët publikuan video dhe foto ku shfaqet Nancy N. me fustan nuseje dhe të prangosur, e rrethuar nga policia.

Edhe pse u raportua se dhëndri u dërgua me nusen në repart, media të tjera raportuan se ai arriti të arratisej.

Gjithashtu, ditën e dasmës, në pranga u vunë edhe gjashtë burra të tjerë.

Banda akuzohet për lobim ndaj tregtarëve të shpendëve pranë Mexico City dhe rrëmbim të katër punonjësve të një dyqani shpendësh në Toluca.

Shumë nga anëtarët e bandës kishin pseudonime dhe prokurorët kanë mundur të përcaktojnë rolin e secilit në rrjetin e zhvatjes.

Të dyshuarit besohet se janë të lidhur me një kartel droge të njohur si La Familia Michoacana, i cili është akuzuar për vrasjen e gjashtë personave me një dron në Meksikën jugore në fillim të janarit.

Sipas autoriteteve, ky krim është pjesë e një lufte më të gjerë mes bandave rivale për kontrollin e zonës.

Pjesë e bandës kriminale, nusja arrestohet në ditën e dasmës së saj Read More »

‘Gjino kape fikun’/ Feston sot ditëlindjen, si duket tani aktori i ’14-vjeç dhëndër’

Padyshim një nga personazhet krysorë që na vjen në mendje sapo bëhet fjalë për filma të vjetër shqiptarë është “Gjino”, i njohur si 14 vjeç dhëndër.

E sigurisht, që kemi qeshur të gjithë me batuat e djaloshit, që në film mbante emrin Gjino dhe që e martuan që 14-vjeç.

Aktori që luajti rolin e Gjinos, quhet Admir Sorra dhe sot feston ditëlindjen. Sot ai ka ndryshuar shumë dhe shumë pak ngjason me Gjinon e dikurshëm. Aktualisht ai jeton në Vlorë, por disa vite më parë ai ka jetuar edhe jashtë shtetit.

Aktori nuk është me aktiv në jetën seknike, por as në në rrjete sociale.

‘Gjino kape fikun’/ Feston sot ditëlindjen, si duket tani aktori i ’14-vjeç dhëndër’ Read More »

Ekz ekutimi i mafiozit grek, policia zbardh pistat e para të hetimit: Do të kishim shumë kontrata vde kjeje

Atentati ndaj kriminelit me të shkuar të errët në Greqi, Vangjelis Zabunis 44 vjeç, tronditi Athinën. Të paktën 80 plumba u zbrazën mbi të, duke bërë që atentatorët të mund të eliminonin me sukses objektivin e tyre.

Policia greke nuk ka rënë ende në gjurmën e ekzekutorëve, ndërsa ka indicie se ata u lajmëruan nga dikush që ndodhej pranë zonës së krimit, i cili dha informacion mbi vendndodhjen e kriminelit të vrarë.

Një zyrtar policor komentoi ngjarjen e rëndë, duke theksuar se nëse krimineli grek do të mundej t’i shpëtonte atentatit, vendi do të përballej me vrasje të ashpra e të panumërta, si shenjë hakmarrjeje.

“Nëse Zampounis , i cili kishte hyrë në makinë, do të ishte larguar ose nëse do të ishte plagosur, dijeni se ne do të kishim shumë kontrata vdekjeje në 2024. Ai ishte një nga më të ashpërt dhe të përfshirë në krimin e organizuar” , tha zyrtari policor.

Pak minuta pas atentatit në daljen e Athinës u gjet edhe automjeti i autorëve, një fuoristradë e cila rezulton e marrë me qera.Brenda makinës u gjetën edhe 2 kallashnikovë dhe të paktën 1 pistoletë, armë të përdorura gjatë sulmit.

Ekz ekutimi i mafiozit grek, policia zbardh pistat e para të hetimit: Do të kishim shumë kontrata vde kjeje Read More »

Letra e një nëne: Vajza dhe 6 fëmijët e saj jetonin në shtëpinë time. Më erdhi në majë të hundës, derisa e përzura!

Një marrëdhënie nënë-bijë ndonjëherë mund të jetë një komplot për një film të vërtetë dramatik. Një gjë e tillë ka ndodhur me një përdoruese të aplikacionit Reddit, e cila ka folur për marrëdhënien e saj me të bijën, të cilën bashkë me nipërit dhe mbesat i priti në shtëpinë e saj.

Por ky hap solli si rezultat një katastrofë të madhe familjare, e cila mund të lëndojë shumë njerëz, përfshirë edhe fëmijët e pafajshëm. Gruaja e dëshpëruar tani po përpiqet të zgjidhë një dilemë të pakëndshme.

Historia

Një nënë i është drejtuar platformës Reddit për të kërkuar një këshillë në lidhje me situatën e saj shumë të komplikuar me vajzën e saj. Gruaja, 45 vjeçe, se ka një vajzë, 27 vjeç dhe gjashtë nipër e mbesa. Vajza dhe nipërit e saj jetojnë me të dhe gruaja nuk pret që vajza e saj të paguajë qira.

Gruaja shtoi se të gjithë fëmijët e vajzës së saj kanë tre baballarë të ndryshëm, njëri prej baballarëve është i fejuari i aktual i të bijës i cili jeton në shtëpi së bashku me vajzën dhe fëmijët gjithashtu.

Prindërit strehuan vajzën e tyre së bashku me familjen e saj të madhe.

Gruaja vazhdon postimin e saj, duke thënë se vajza e saj punon me kohë të pjesshme, ndërsa burri i saj i punon si kuzhinier me kohë të plotë. Ata po jetojnë në shtëpinë e gjyshes prej një viti e gjysmë.

Çifti shpesh i kërkon gruas ndihmë për faturat e telefonit. Çifti do të kursejë para për të marrë një shtëpi. Por gruaja rrëfeu se në fakt ata nuk po mblidhnin para.

Gruaja vazhdon me historinë e saj, duke thënë se ajo ka duruar zërat e lartë gjatë gjithë orëve dhe zgjohet në orë të ndryshme për t’u kujdesur për fëmijët. Ajo shpjegoi se i do vërtet nipërit e saj. Ajo ka shkruar se nuk është ankuar asnjëherë tek vajza e saj sepse mendon se familja është shumë e rëndësishme. Ajo dhe burri i saj nuk prisnin që vajza e saj me familjen të jetonte në shtëpinë e tyre kaq gjatë. Gruaja shkroi se ata në fakt kishin disa plane për rimodelimin e shtëpisë së tyre, por i kishin lënë mënjanë për shkak të nevojave të vajzës së tyre.

Në prag të Krishtlindjes, vajza mblodhi të gjithë anëtarët e familjes përreth dhe njoftoi se ishin shtatzënë me foshnjën 7. Gruaja tregoi se të gjithë ishin të emocionuar, por ajo thjesht ndjeu frikë. Ajo shpjegoi se kjo do të thoshte një tjetër fëmijë në shtëpinë e tyre me jo shumë hapësirë.

Burri i saj ndihej njësoj për të gjithë situatën. Ata diskutuan më vonë dhe vendosën se do të duhej t’i kërkonin vajzës së saj të largohej me gjithë familjen e saj të madhe.

Gruaja ndihet keq për vendimin e saj, por mendon se ky ishte i vetmi që do të ishte i drejtë.

Gruaja më pas iu desh t’ia jepte vendimin vajzës dhe të dashurit të saj dhe ajo u tha atyre, ata kanë 2 muaj kohë për të gjetur një vend, sepse ajo dhe burri i saj nuk mund të mbanin edhe një fëmijë tjetër më shumë. Vajza e saj filloi të qante, duke thënë se nuk mund të besonte se nëna e saj do ta hidhte në rrugë. Ajo pretendoi se kjo ishte krejtësisht e padrejtë dhe nuk kishte kohë të mjaftueshme. Por nëna nuk ndryshoi mendje. Gruaja rrëfeu se ky vendim ishte i dhimbshëm edhe për të, por kushtet e jetesës ishin thjesht të pamundura.

Vajza e saj kërkoi që ajo t’i jepte më shumë kohë, ose do të shkonte në gjykata dhe gruaja i tha lajmeve të saj, gjykatat ju japin vetëm 30 ditë. Ajo më pas tha se nipërit e saj do të mbeten të pastrehë sepse gjyshja e tyre ishte egoiste. E bija madje bëri një postim në Facebook duke kërkuar dhoma me qira sepse “ajo është shtatzënë dhe nuk ka ku të shkojë dhe familja e saj nuk kujdeset për të”.

Këshillat e njerëzve ishin të diskutueshme, megjithatë shumë ranë dakord me gruan.

Duke iu përgjigjur postimit të gruas, shumë njerëz e përkrahën. Një person shkroi:

“Ajo është 27 vjeç dhe është koha që të mbahet nga shpatullat e saj. Nuk mund ta imagjinoja të kisha nëntë persona të tjerë në shtëpinë time, duke përfshirë një foshnjë! Ata kanë përfituar për një kohë të gjatë dhe nuk duhet të kishin menduar kurrë një shtatzëni tjetër derisa të merrnin shtëpinë e tyre”.

Një person tjetër shtoi:

“Sa më gjatë të qëndrojë, aq më shumë po përfiton nga ju dhe burri juaj. Ti e di atë. Ju mund të gjeni mënyra të tjera si mund t’i ndihmoni. Banka e mamasë dhe babit është e mbyllur. Ajo që po ju bëjnë është jashtëzakonisht e padrejtë. Paç fat.”

Po ju çfarë mendoni për këtë rast?

Letra e një nëne: Vajza dhe 6 fëmijët e saj jetonin në shtëpinë time. Më erdhi në majë të hundës, derisa e përzura! Read More »

‘Më trondite o vëlla’! Ky është i riu që vdiq dje te kthesa e Rinasit

Gëzim Rizani është i riu që humbi jetën në aksidentin tragjik që ndodhi mëngjesin e djeshëm te Kthesa e Rinasit.

32-vjeçari po udhëtonte me një mjet tip “Skoda” kur u përplas me një kamion dhe një mjet tip “Benz” te Kthesa e Rinasit në drejtim të Fushë-Krujës.

Ka dyshime se shkak për aksidentin tragjik ku humbi jetën 32-vjeçari është bërë një parakalim i gabuar prej tij.

Ai po udhëtonte bashkë me 3 pasagjerë, që mbetën të plagosur nga aksidenti tragjik dhe ndodhen në spital. 32-vjeçari Gëzim Rizani ishte nga komuna e Lipjanit, Kosovë.

‘Më trondite o vëlla’! Ky është i riu që vdiq dje te kthesa e Rinasit Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com