Dukati

Mësoni si do jetë moti sot

Dita e sotme do të jetë e mbizotëruar nga një mot i kthjellët dhe i qëndrueshëm.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak vranësirat do të jenë të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.

Nga ana tjetër temperaturat parashikohen në vendet malore 17°C deri në 34°C, në vendet e ulëta 18°C deri në 37°C, në vendet bregdetare 18°C deri në 33°C.

Mësoni si do jetë moti sot Read More »

116 vajza dhe djem u betuan në Bunavi si ushtarët më të rinj të Forcave të Armatosura të Shqipërisë

116 vajza dhe djem u betuan në Bunavi si ushtarët më të rinj të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka tha se sot në Bunavi u betuan 116 vajza dhe djem, si ushtarët më të rinj të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

“Ripërtëritja e trupave është një cikël i zakonshëm në FA, por kësaj radhe dua t’i përgëzoj posaçërisht ushtarët e rinj për vullnetin dhe sakrificën e jashtëzakonshme në këto kohë pandemie”, – thekson Xhaçka.

“Stërvitja në Shkollën e Trupës nuk ishte aspak si herët e tjera dhe për këtë përgëzoj edhe instruktorët, të cilëve iu desh të përshtateshin me kufizimet e COVID-19”, – tha Xhaçka./atsh

116 vajza dhe djem u betuan në Bunavi si ushtarët më të rinj të Forcave të Armatosura të Shqipërisë Read More »

Policimi vullnetar, hapen aplikimet për vitin 2020

Policia e Shtetit ka hapur procesin e aplikimeve për zbatimin e projektit pilot të shërbimit të Policimit Vullnetar për vitin 2020.

Sipas njoftimit të publikuar të hënën, Policia e Shtetit, në zbatim të prioriteteve të saj dhe me qëllim thellimin e gjetjen e formave të reja për Policimin në Komunitet, si dhe për ndërtimin e një ure më të fortë mirëkuptimi dhe komunikimi mes Policisë dhe Komunitetit, nëpërmjet përfshirjes së komunitetit në realizimin e përgjegjësive dhe detyrave në fushën e sigurisë publike, në zbatim të akteve ligjore, nënligjore dhe atyre administrative, ka hapur procesin e aplikimeve për zbatimin e projektit pilot të shërbimit të Policimit Vullnetar për vitin 2020.

Në njoftim saktësohet se ky projekt për vitin 2020 do të implementohet në disa struktura të Policisë së Shtetit, konkretisht: Në DVP Tiranë 77 kuota; Në DVP Elbasan 15 kuota, për Komisariatin e Policisë Elbasan; Në DVP Kukës 5 kuota, për Komisariatin e Policisë Tropojë.

Procesi i aplikimit për shërbimin e policimit vullnetar do të jetë i hapur deri në datën 20 gusht 2020, periudhë në të cilën shtetasit shqiptarë që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij shërbimi, duhet të paraqesin dokumentet pranë DVP Tiranë, DVP Elbasan dhe DVP Kukës.

Kriteret e pranimit në shërbimin e Policimit Vullnetar: të jetë shtetas shqiptar; Të ketë zotësi të plotë juridike për të vepruar; Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit apo i larguar nga administrata publike; Të ketë përfunduar arsimin e mesëm; Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje; të jetë i moshës nga 18 deri në 65 vjeç, në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën.

Aplikantët për shërbimin e Policimit Vullnetar duhet të paraqesin pranë Drejtorisë Vendore të Policisë ku kanë vendbanimin, dokumentacionin e mëposhtëm: Formularin e aplikimit;Fotokopje të kartës së identitetit; Dokument që vërteton përfundimin e arsimit të kryer;Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria; Raport mjeko–ligjor.

Pas përfundimit të afatit të aplikimit dhe dorëzimit të dokumenteve në DVP, ka në dispozicion një afat 10 ditor për të verifikuar aplikimet dhe t’u kthyer përgjigje aplikantëve. Ankesat mund të depozitohen pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Elbasan ose Kukës për shqyrtim. Më pas aplikantët i nënshtrohen një procesi testimi, trajnimi dhe certifikimi në Akademinë e Sigurisë.

Pas përzgjedhjes, kandidati duhet të përfundojë trajnimin e detyrueshëm me vlerësim pozitiv, si dhe të jetë i certifikuar nga Akademia e Sigurisë dhe të jetë i pajisur me vërtetimin e besueshmërisë. Aplikantët që marrin vlerësim pozitiv në Akademinë e Sigurisë, vihen në dispozicion të Drejtorisë Vendore të Policisë ku kanë aplikuar dhe nënshkruajnë kontratën individuale.

Shërbimi i Policimit Vullnetar nuk është praktikë e panjohur në Policitë homologe të Europës apo atyre të rajonit. Shumë nga këto organizata policore kanë aktivizuar programe të vullnetarëve në shërbimin policor, të cilat janë zhvilluar si një rezultat logjik i trendit në rritje të nismave të policimit në komunitet në këto vende.

Programet e policimit të orientuara nga komuniteti ose nga zgjidhja e problemeve të tyre kanë krijuar ura të forta midis agjencive ligj-zbatuese dhe qytetarëve që u shërbejnë. Një zgjerim logjik i këtij bashkëpunimi është dhe lejimi i qytetarëve që të angazhohen në policimin vullnetar në bashkëpunim të ngushtë me Policinë vendore, për të përmirësuar shërbimet e Policisë ndaj komunitetit.

Policimi vullnetar kërkon kontributin e qytetarëve të përgjegjshëm dhe të devotshëm që janë gati të japin kohën e tyre për të kryer një sërë detyrash në fushën e parandalimit, këshillimit dhe të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike. Policët vullnetarë janë individë, të cilët kanë dhe zërin e tyre personal dhe qytetar për t’u angazhuar në këto çështje të komunitetit, si ruajtja e rendit dhe sigurisë publike, emergjencat civile, fatkeqësitë natyrore etj. /atsh

Policimi vullnetar, hapen aplikimet për vitin 2020 Read More »

E palyer dhe e rraskapitur nga lodhja, Najada Çomo publikon foton pas punës

Mjekët dhe infermierët po përballen prej muajsh me koronavirusin, duke luftuar nga vija e parë e betejës.

Në vendin tonë, beteja më e madhe bëhet në Spitalin Infektiv, aty ku trajtohen të infektuarit me Covid-19.

Shefja e këtij spitali, Najada Çomo, ka publikuar pak më parë një fotografi në faqen e saj të ‘Facebook’, ku i duket qartë lodhja në fytyrë.

Në foto, ajo shfaqet krejt ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim deri më tani, të lyer dhe me një kujdes deri në detaje për fytyrën.

Por, krejt ndryshe ka ndodhur sot me shefen e Infektivit, e cila duket se ka pasur një ditë rraskapitëse, të cilën e shpreh me foton, por edhe me një mesazh të shkurtër.

“Pas lodhjes, Shpresa mbetet, qe Ju do ti respektoni masat, per mbajten e maskave,, dhe distancimit fizik😷🙏”, shkruan Najada.

E palyer dhe e rraskapitur nga lodhja, Najada Çomo publikon foton pas punës Read More »

Basha: Shqiptarët kanë mbetur të fundit në rajon për paga

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaron se renditja e shqiptarëve të fundit në rajon për pagat në sektorin publik dhe privat, është pasojë e taksës progresive dhe një nga dështimet më të mëdha të kësaj qeverie.

“Sipas studimit më të fundit, me qeverinë e Ramës shqiptarët kanë mbetur të fundit në rajon edhe për pagat në sektorin publik dhe privat”, tha Basha.

Në vijim, Basha shton se “këto janë pasojat katastrofike të taksës progresive dhe një nga dështimet më të mëdha të kësaj qeverie që punon vetëm për një grusht oligarkësh”.

“Shqiptarët meritojnë punë dhe mirëqenie dhe ne do ti rrisim të ardhurat e tyre duke jua lehtësuar barrën e detyrimeve dhe taksave. Taksa e sheshtë prej 9% do të jetë më e ulëta në rajon prej të cilës do përfitojnë të gjithë të punësuarit dhe vetëpunësuarit në vendin tonë”, shprehet Basha. /atsh

Basha: Shqiptarët kanë mbetur të fundit në rajon për paga Read More »

Pipero: Vendosja e maskës dhe zbatimi i distancës, na mban të sigurt nga COVID-19 në bregdet dhe në mal

Mjeku Pëllumb Pipero, gjatë një interviste televizive ka theksuar se maska është e domosdoshme, teksa shtoi se nëse jeni në plazh e keni shenja të COVID-19, izolohuni e telefononi 127.

“Natyrisht jemi ende brenda pandemisë në vendin tonë. Shifrat ndryshojnë dita ditës. Më shqetësojnë rastet që shtrohen në spital jo vetëm për ne por edhe për familjet, do të thosha midis tyre rastet e rënda e sidomos humbjet e jetëve. Fakti që një 43-vjeçar pa sëmundje shoqëruese ka humbur jetën do të thotë se ky virus në vetvete mund të shkaktojë dëmtime serioze madje mund të marri jetën edhe në rastet kur nuk kanë sëmundje kronike edhe kur nuk janë të moshuar. Dua të përsëris kujdesin që duhet të kemi kudo dhe maskën që duhet ta kemi kudo”,- shprehet Pipero.

“Duhet që çdo pushues, nëse ka shenja klinike, veçanërisht temperaturë, do këshilloja të qëndroj në shtëpi. Nëse ndodh që kur është me pushime të ketë shqetësime mjaftoj të komunikoj me 127 dhe shërbimin shëndetësor do ta ketë në dispozicion. Tamponi nuk është procedurë që të shëron por procedure diagnostikuese që ju ofrohet të gjithë qytetarëve qoftë shqiptarë apo të huaj. Kam një këshillë për operatorët turistikë, jo vetëm t’i ftojnë pushuesit por para se t’i rekomandojnë akomodimin t’i pyesin nëse kanë shenja klinike dhe të mos i rekomandojnë të vijnë nëse kanë shenja klinike. Shqipëria, bregdeti, malet tona për pushuesit janë shumë të sigurta, me kushtin që si pushuesit edhe ne qytetarët të respektojmë protokollet dhe masat e domosdoshme siç është maska dhe distanca. Kaq mjafton për të qenë të sigurt edhe në bregdet edhe në mal”, thekson Pipero.

Duke folur nga Vlora, mjeku Pipero tha se në qytetin jugperëndimor po respektohen masat nëpër lokale dhe nga qytetarët.

“Tavolinat dhe çadrat janë në distancën e duhur. Dy tre qytetarë që kam shkëmbyer ishin me maskë të vendosur. Maska është e domosdoshme, qoftë edhe maska e thjeshtë është e rëndësishme për të qenë të sigurt kudo”, u shpreh mjeku Pipero./atsh

Pipero: Vendosja e maskës dhe zbatimi i distancës, na mban të sigurt nga COVID-19 në bregdet dhe në mal Read More »

Lista e plotë/ ISSH: 271 përfituesit që kanë gati pensionet dhe shtesat suplementare

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka publikuar një tjetër listë me emrat e rreth 271 përfituesve pensionistë që kanë gati pensionet dhe shtesat suplementare të llogaritura në vijim të zbatimit të ligjit “Për trajtimin financiar dhe suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, industrinë e naftës e të gazit dhe metalurgji”.

ISSH ka vijuar edhe gjatë kësaj periudhe pandemie të shqyrtojë kërkesat e dorëzuara ndërsa përfituesit e rinj do të mund të tërheqin pagesat suplementare për punët e kryera në industrinë e naftës dhe të gazit, në miniera nëntokë, si dhe metalurgjisë.

Autoritetet e Institutit të Sigurimeve Shoqërore sqarojnë se procedurat e llogaritjes së pagesave suplementare për këto kategori profesionesh do të vijojnë edhe përgjatë ditëve në vijim pasi janë ende me mijëra kërkesa të tjera të depozituara nga aplikuesit që plotësojnë kushtet e përcaktuara.

LISTA EMËRORE E PËRFITUESVE

LISTA_10_17_KORRIK_2020

Lista e plotë/ ISSH: 271 përfituesit që kanë gati pensionet dhe shtesat suplementare Read More »

Pamje nga laboratori i dytë i testimeve, Manastirliu: Cilësi dhe siguri për identifikimin e të prekurve me COVID-19

Pas laboratorit të referencës në Institutin e Shëndetit Publik, testimet molekulare për identifikimin e COVID-19, që nga dita e djeshme kryhen edhe në QSUT.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka theksuar se rritja e numrit të të prekurve ka bërë që të zgjerohet edhe kapacitetet e testimit me cilësi dhe siguri për identifikimin e rasteve pozitivë me COVID-19.

Ajo ka publikuar pamje nga ambientet e brendshme ku kryhen testimet për rastet e dyshuara me koronavirus.

‘Zgjerojmë kapacitetet e testimit, me cilësi dhe siguri për identifikimin e të prekurve nga COVID-19, me hapjen e laboratorit të dytë në QSUT, staf i kualifikuar dhe laborator i çertifikuar”, shprehet ministrja.

Manastirliu ka apeluar që të mbështesim stafet mjekësore, të mbrojmë veten dhe njerëzit e dashur, duke zbatuar tre rregulla të thjeshta, çdo ditë, vendosjen e maskës, ruajtjen e distancës dhe kujdesin për higjienën vetjake dhe kolektive./atsh

Pamje nga laboratori i dytë i testimeve, Manastirliu: Cilësi dhe siguri për identifikimin e të prekurve me COVID-19 Read More »