Dukati

Kjo është 23-vjeçarja që u kurorëzua një natë më parë në Itali më e bukura arbëreshë:Unë jam shumë krenare që jam arbëreshe, që flas arbëreshë dhe që vesh me dashuri këtë kostum të mrekullueshëm të trashëguar brez pas brezi në familjen time

Ky edicion u zhvillua në Spezzano Albanese dhe në konkurs morën pjesë 18 vajza që kishin prejardhe të ndryshme, Kalabria, Siçilia, etj.
TALI– Francesca Ferrara 23 vjeç, u shpall ‘Miss Arbëresha’ një natë më parë, gjatë ceremonisë që u zhvillua një natë më parë në Itali, me masat e reja, duke qenë se jemi në pandeminë e Covid-19.

Ky edicion u zhvillua në Spezzano Albanese dhe në konkurs morën pjesë 18 vajza që kishin prejardhe të ndryshme, Kalabria, Siçilia, etj.
“Unë jam shumë krenare që jam arbëreshe, që flas arbëreshë dhe që vesh me dashuri këtë kostum të mrekullueshëm të trashëguar brez pas brezi në familjen time. Shumë emocionuese, një përvojë unike që do të mbetet përgjithmonë në jetën time,”- u shpreh Ferrara kur u kurorëzua.Shfletoni fotot për të parë bukurinë arbëreshe të të resë.

Kjo është 23-vjeçarja që u kurorëzua një natë më parë në Itali më e bukura arbëreshë:Unë jam shumë krenare që jam arbëreshe, që flas arbëreshë dhe që vesh me dashuri këtë kostum të mrekullueshëm të trashëguar brez pas brezi në familjen time Read More »

‘I kam dhanë besën e shqiptarit Zotit me prue dashni’

Nga Ardit Bido
Nënë Tereza vendosi gjithë jetën e saj në shërbim të njerëzimit; duke dhënë më shumë se sa fjalën dhe veprën, duke dhënë dashurinë.
Nënë Tereza për shqiptarët ka simbol të shumëfishtë.

Ajo është humanistja universale pa shtetësi dhe kombësi, që jetën ia dedikoi Zotit, përmes shërbimit sakrifikues ndaj shëmbëlltyrës së Tij, njeriut! Sidomos ndaj njeriut të vobektë dhe të pamundur, ndaj të cilit dashuria e fjalës dhe veprës, pa prapaqëllime e pa kursim, përbën pasqyrën më të mirë të qenies pranë Hyjit.

Njëherazi, ajo ishte bijë e këtij kombi, që në universalizmin e dashurisë së vetë, kurrë nuk e mohoi rrënjën e saj etnike e kombëtare, por e shpalosi atë si një element identiteti që nuk ia kufizonte pakufijshmërinë e të qenit njeriu i mbarë botës.
E kjo sjellë në vëmendje, që në hapësirat ku shqiptarët jetojnë ekziston brumi për të përçuar dashurinë e dhembshurinë.

Në këtë vigjilje të ditës së shenjtërimit të saj prej një feje, por njëherazi festë zyrtare në Shqipëri përtej çdo feje, nuk menduam mënyrë më të mirë, bashkë me Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, që shenjtërinë e shqiptarinë e Nënë Terezës ta përcillnim veçse përmes fjalëve të saj; në tre letra dorëshkrim të cilat ruhen në Arkivin Qendror Shtetëror dhe një fotografi të rrallë gjatë vizitës së saj në Shqipëri.

Krahas dy letrave të njohura të gushtit 1989 dhe dhjetorit 1990, gjendet edhe një dorëshkrim i tretë që kishte humbur nga sytë e studiuesve, e rrasur në thasët e shumtë që arkivi mban mbi kurriz të papërpunuara e të paaksesueshme.

Kur vitin e kaluar vendosëm që gjithë dokumentacioni i PPSH-së do të përpunohej brenda një viti, nga 15 vjet që ishte planifikimi, fal mbështetjes në burime njerëzore të qeverisë shqiptare, vështirë se e mendonim se kjo letër do të rivendosen në shërbim për studiuesit.

Ajo nuk është ekspozuar kurrë më herët në origjinal dhe përmes fjalëve të Nënë Terezës, të shkruara në një fletore të thjeshtë, pa luks, pa makinë shkrimi, pa kompjuter, me bojën e stilolapsit të zakonshëm që përdorim të gjithë, përmban shumë mesazhe.

Nënë Tereza në tetor të vitit 1989 shkruante pasazhe shqip, duke hequr çdo pikëpyetje të ngritur nga disa studiues se shkrimet e fundit shqip të saj i takonin një dekade më herët.

Për më tepër, fjalët e saj në gjuhën amtare përmbajnë simbolikën e mbrujtjes së traditës së kombit nga vjen, që i mundësoi të bëhej përtej kombeve shënjtorja e të varfërit e të vobektit, e humanizmit dhe e dhembshurisë, e mbi të gjitha shënjtorja e dashurisë së njeriut ndaj njeriut.

„Unë ja kam dhan besën e shqiptarit Zotit me prue dashni“! Fjalia e shkruar në shqip gërsheton traditën e besës, që kur Nënë Tereza lindi vijonte të ishte një vyrtyt i përhapur gjerë në trojet tona, dhe fuqisë mbietnike që jep dashuria.

Vendosja e kësaj letre në shërbim për këdo, në prag të ditës së nderimit të saj prej shqiptarëve, duket si një prej atyre mrekullive shënjtorësh, që vijnë atëherë kur ka më shumë nevojë. E sot, më shumë se kurrë, më pëlqen ta shoh si ndërmjetësim të Shën Terezës sonë që në këto momente të vështira për mbarë njerëzimin na inkurajon në gjuhën tonë, se e ardhmja e kombit të saj është shpresëplotë.

*Nenë Tereza në shqip dhe origjinal

Kjo letër e Nënë Terezës ekspozohet për herë të parë në origjinal, krah dy të tjerave të njohura, në COD, në Kryeministri, e prezantuar dje me Kryeministrin, përfaqësues të bashkësive fetare dhe akademikë, si Shaban Sinani, Vasil Tole, Paskal Milo, Pranvera Dibra, Kaliopi Naska e të tjerë dhe bashkëpunimin e shkëlqyer me Agjencinë për Dialog e Bashkëqeverisje.

Ajo shkruan në shqip, pas më shumë se dhjetë vitesh nga sa e datojnë shumë studiues herën e fundit që shkruan në gjuhën amtare. E mbi gjithçka na përcjellë me fjalët e vyera: “i kam dhanë besën e shqiptarit Zotit me prue dashni”, që në kohë pandemie vlejnë më shumë se kurrë.

Vetëm një ditë, nesër, do të jenë në Kryeministri, krah dy letrave te gushtit 1989 dhe dhjetorit 1990 dhe një fotoje të papublikuar më herët të vizitës së saj në Shqipëri.

‘I kam dhanë besën e shqiptarit Zotit me prue dashni’ Read More »

Shqipëria nuk i është borxhlije asnjë qyteti dhe asnjë krahine. Të gjithë qytetet, katundet dhe krahinat i janë borxhli Shqipërisë

OPINION nga Shaban Murati

Shqipëria nuk i është borxhlije asnjë qyteti dhe asnjë krahine. Të gjithë qytetet, katundet dhe krahinat i janë borxhli Shqipërisë.

Nëse sot krerët e pushtetit e ndjejnë veten borxhli ndaj grupeve krahinore, që i sollën në pushtet apo i mbajnë në pushtet, është detyrim i tyre personal dhe familjar, jo i shqiptarëve dhe aq më pak i kombit.

Narrativa e sotme folkloriko-historike allasovjetike, që rrëfejnë shesheve e sokakëve krerët e politikës duke hiperbolizuar dhe duke keqpërdorur historinë krahinore në funksion të legalizimit të sundimit të sotëm, është mentalitet tribal dhe feudal i mesjetës, është përçarje krahinore dhe një përdhosje e demokracisë.

Shqipëria nuk i është borxhlije asnjë qyteti dhe asnjë krahine. Të gjithë qytetet, katundet dhe krahinat i janë borxhli Shqipërisë Read More »

Marrëveshja historike/ Rama: Nuk ka asnjë tradhëti burra

Ka reaguar menjëherë kryeministri Edi Rama, pas marrëveshjes historike mes Serbisë dhe Kosovës, arritur sot në Shtëpinë e Bardhë, në prani të Presidentit Donald Trump.

Kryeministri Rama me anë të një mesazhi në Twitter, pas marrëveshjes tha se nuk ka “asnjë tradhëti burra”, duke i paraprirë kështu akuzuave të mundshme ndaj kryeministrit Abdullah Hoti.

“ASNJË TRADHËTI BURRA!”, – shkroi Rama.

“Urime Kryeministrit Hoti për marrëveshjen e arritur me Serbinë, e cila s’është fundi po vazhdimi i të vetmes rrugë drejt njohjes përfundimtare: Dialog për gjithçka, Bashkëpunim për çka mundet sot, Këmbëngulje për çka duhet nesër!”, – ishte mesazhi që lëshoi kreu i qeverisë Shqiptare, pak çaste pas arritjes së marrëveshjes historike, në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë.

/NOA.al

Marrëveshja historike/ Rama: Nuk ka asnjë tradhëti burra Read More »

A do të ketë ndryshime në qeveri/ Rama: Ministrat e lodhur mund të shkojnë në stolin e rezervave

Kryeministri Edi Rama vendosi të marrë përsipër drejtimin e qarkut të Durrësit, para zgjedhjeve të vitit 2021, por duke lënë enigmë nëse do të kandidojë sërish në Vlorë, gjatë zgjedhjeve të ardhshme.

Në kërkim të mandatit të tretë, çka do të ishte historik për një parti shqiptare pas rënies së komunizmit, kryeministri Rama nuk përjashton as mundësinë e ndryshimit në qeverisje.

“Se kam udhëhequr unë fushatën elektorale të Vlorës asnjëherë as më përpara. Udhëheqësi i fushatës elektorale ka qenë dhe është Damian Gjiknuri”, – sqaroi Rama.

“Kështu kjo është fake news. Unë kam marrë përsipër të kujdesem për Durrësin, sepse është një zonë me rëndësi të posaçme, në këtë fazë kur ne na duhet të ndërtojmë aty një shembull spektakolar të ndërtimit pas gjithë asaj tragjedie që kaloi Durrësi”, – tha Rama në një inervistë për “Top Channel”.

“Është pjesa më e dëmtuar dhe pjesa më sfiduese e rindërtimit, pasi aty do të duhet të bëjmë një punë shumë të madhe”, – shtoi më tej kreu i qeverië.

“Kemi ecur shumë me projektet. Siç dihet, ose për ata që se dinë, e përsëris se për rindërtimin në Durrës ne kemi një marrëveshje që unë e kam bërë me princin e Emirateve të Bashkuara. Janë Emiratet e Bashkuara që do të na mbështesin financiarisht dhe me ekspertizë teknike në mënyrë që të arrimë të bëjmë diçka fantastike në Durrës. Kështu që nuk ka lidhje e dyta me të parën apo e para me të dytën. Pastaj unë jam edhe nga Durrësi, edhe nga Vlora jam, edhe nga Shkodra madje”.

Rama foli edhe mbi faktin se vetëm 3 nga 14 ministra delegoi të udhëheqin fushatën në qarqe, para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

“Edhe kjo nuk lidhje, nuk e kuptoj se ku qëndron lidhja. Kur vjen puna tek drejtimi qarqeve dhe këtu nuk flasim njëherë për udhëheqjen e fushatës, fushata është akoma larg,” – u shpreh Rama.

“Këtu flasim për ata që janë kujdestarë në këtë fazë por kjo është për t’u parë në proces dhe kush do të lodhet do të kalojë në vijën e dytë dhe mund të shkojë në stolin e rezervave. Kush do të ketë energji do të shkojë në sulm deri në fund” – shtoi ai. – “Kështu që nuk është përfundimtare as nuk ka lidhje je ministër apo s’je ministër. Të qenit ministër ose jo ministër nuk lidhet me këtë sepse varet se ku të kërkon partia siç i thonë”.

Megjithatë, për momentin kryeministri Rama tha se nuk do të ketë ndryshime në qeveri.

/NOA.al

A do të ketë ndryshime në qeveri/ Rama: Ministrat e lodhur mund të shkojnë në stolin e rezervave Read More »

100 vjet nga Lufta Kombëtare e Vlorës/ Ekspozitë me dokumente e fotografi në pedonalen e qytetit

100-vjetori i Luftës Kombëtare të Vlorës bëri bashkë në qytetin historik studiues, autoritetet vendore, deputetë të qarkut Vlorë si dhe përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, Muzeu Historik Kombëtar dhe Muzeu Kombëtar Vlorë, të cilët ishin dhe organizatorët e ekspozitës së realizuar me këtë qëllim.

Ekspozita përmbante dokumente që datonin që nga fillesat e organizimit të luftës, deri në fund të çlirimit të qytetit të Vlorës, foto të vullnetarëve në luftë, telegrame për çlirimin e vendit, fotografi nga festimet e çlirimit, dekoratat dhe vlerësimet për heronjtë e luftës, si dhe krahës ekspozitës ishin paraqitur disa objekte muzeale.

Lufta e Vlorës, e njohur ndryshe si Lufta e 20-ës, ishte një seri betejash mes forcave italiane dhe patriotëve shqiptarë për zotërimin e qytetit të Vlorës.

Kjo luftë zgjati 3 muaj dhe më 3 shtator 1920 pas shumë luftimesh, forcat shqiptare arrijnë të çlirojnë qytetin duke i detyruar pushtuesit italianë të largohen jo vetëm nga rrethi i Vlorës, por edhe nga Saranda, Durrësi dhe Shëngjini. Nuk duhet lënë pa përmendur dhe kapedani Hodo Zeqiri i cili ka qenë një ndër heronjtë dhe udhëheqësit legjendarë të kësaj lufte.

Ekspozita do të jetë e hapur për të gjithë vizitorët gjatë gjithë ditës së sotme në pedonalen e Vlorës./atsh

100 vjet nga Lufta Kombëtare e Vlorës/ Ekspozitë me dokumente e fotografi në pedonalen e qytetit Read More »

Kryemadhi: ‘Kryeministri i dështuar refuzon të shohë alternativën më të mirë’

Gjatë fjalës së tij për zgjedhjet e ardhshme, kryeminstri Edi Rama i quajti kundërshtarët politikë “humbës kronikë”.

Pas kësaj deklarate ka reaguar kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shpërndarë foto me të rinjtë e partisë që drejton, ajo thotë se:
“Kryeministri i dështuar refuzon të shohë alternativën më të mirë. Këta të rinj dhe të reja janë gjenerata tjetër e udhëheqësve të Shqipërisë. Është koha për të ecur drejt Evropës.”

Rama sot kërkoi nga Elbasani një mandat të tretë qytetarëve, ndërsa tha se shqiptarët nuk kanë alternativë më të mirë se ai.

Kryemadhi: ‘Kryeministri i dështuar refuzon të shohë alternativën më të mirë’ Read More »

Paloka: ‘Rama ka filluar të rrjedhë nga pleqëria’

Ish-deputeti i PD-së, Edi Paloka ka reaguar pas fjalimit të Kryeministrit Rama në Elbasan i cili kërkoi mandat të tretë qeverisës.

“Filloi xhaja të zbulojë armiq të brendshem madje dhe të padukshem…

Këto janë shenjat kur fillon e te kap plakja keq, fillon dhe gjen armiq të padukshëm edhe brenda stanit që ke zgjedhur vetë.

Ka filluar të rrjedhë nga pleqëria, se nuk besoj se dikush ja ka mbush mendjen se me këtë stil demode mund të frymëzojë ndokënd… veç Taulantit dhe shokëve të tij të Toyta Yaris”, shkruan Paloka në Facebook.

Më herët edhe kreu i Qeverisë thumboi demokratët duke thënë se janë humbës kronikë.

Paloka: ‘Rama ka filluar të rrjedhë nga pleqëria’ Read More »