Dukati

Kryemadhi: Shahini të mbajë përgjegjësi pastaj të iki nga Shqipëria

“Besa Shahini nuk duhet thjesht të japë dorëheqjen dhe të largohet, por duhet të mbajë përgjegjësi për të gjitha ato që ka bërë në krye të ministrisë së Arsimit”.

Është kjo deklarata e bërë nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë vijimit të turit të saj në takimet me të rinjtë.

Ajo tha se rinia është baza e një vendi dhe e ardhmja e tyre është një nga prioritetet e LSI.

Për prindërit e ardhmja e fëmijëve është shumë e rëndësishme dhe ministrja e Arsimit, u shpreh Kryemadhi, nuk mund të ikë pa dhënë disa përgjigje të rëndësishme mbi veprimtarinë e saj në këto muaj.

“Prindërit për fëmijët japin jetën dhe ne si LSI gjithë bazën tonë, gjithë forcën tonë e kemi te të rinjtë dhe aty do investohemi tek angazhimi i të rinjve për t’u përfshirë ata, për të qenë pjesë e vendimmarrjes. Një pjesë e juaja kanë qenë viktimë e maturës shtetërore, një pjesë tjetër janë ende të pasigurt se çdo të ndodhë me maturën shtetërore dhe pastaj dëgjomë që ministrja thotë që “unë do iki tani se mbarova punë dhe nuk rri më në Shqipëri”. Si mund të ikë ajo pa dhënë llogari për atë çfarë ka bërë? Më e pakta të na japë përgjigje se çfarë bëri Turi. Mos lejoni që të vendosin të tjerët për fatin tuaj! Vendosni ju për fatin tuaj!”, deklaroi Kryemadhi. /noa.al

Kryemadhi: Shahini të mbajë përgjegjësi pastaj të iki nga Shqipëria Read More »

A do të ketë më ‘Portokalli’?

Shumë është folur këto ditë për fatin e Portokallisë, spektakli i humorit që është ikona e Top Channel.

Më së shumti është folur për mbyllje të programit dhe rifillimin e show këtë sezon të u në Abc News.

Por asgjë nuk ndodhi. Portokalli do të vazhdojë të jetë në Tch, mësohet në një deklaratë publike të këtij televizioni.

Më 4 tetor 2020 nis sezoni i ri, të dielën ora 21.00.

Për shkak të situatës së Covid-19 edhe këtë fillim sezoni salla nuk do të ketë praninë e publikut.

Megjithatë Top Channel thotë se do të jetë fija lidhëse mes të dy palëve për t’iu ofruar shpirtin e spektaklit.

Mes idesh të reja, personazhesh dhe plot risive Portokallia do të jetë pranë jush së shpejti, me regjinë e Altin Bashës. Kjo konfirmon edhe se zërat për largimin e tij, ishin po ashtu të rremë. /noa.al/

A do të ketë më ‘Portokalli’? Read More »

Ndahet opozita e re/ Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi në dy parti të ndryshme të reja

Ecën në të njëjtën rrugë 1 vit më parë kur dolën kundër urdhrit të kryetarit demokrat dhe refuzuan të djegin mandatet.

Sot rrugët e Rudina Hajdarit dhe Myslim Murrizit janë ndarë përfundimisht. Deputetja demokrate ka vendosur të krijojë një parti te re me Nismën Thurje, ndërsa Myslim Murrizi po mbledh firmat për Lëvizjen Demokratike Shqiptare.
Dy deputetët demokratë të cilët ia dolën të fitonin bashkë betejën për hapjen e listave në 2021-shin, ndajnë mendime të ndryshme sa i takon bashkëpunimit në të ardhmen me partitë e mëdha.

Nisma Thurje dhe Lëvizja Demokratike Demokratike Shqiptare janë në fazën e mbledhjes së firmave, ndërkohë brenda muajt shtatorit pritet të regjistrohen në gjykatë.

Ndahet opozita e re/ Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi në dy parti të ndryshme të reja Read More »

Topalli: Zgjedhjet në rrezik. Prapë këta? Janë bashkë, grinden për tendera

Në një postimi në Facebook, ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli komenton datën e zgjedhjeve të reja.

Për Topallin, KQZ nuk është gati dhe as ligji për zgjedhje nuk është gati.
Topalli shton se vendi rrezikon që të shkojë drejt zgjedhjeve të reja, pa përmbushur as minimumin e gjërave.

Topalli: Presidenti Meta dekretoi që zgjedhjet për Kuvendin të mbahen më 25 prillin e ardhshëm, pothuaj 8 muaj përpara. Por ligji per zgjedhjet nuk eshte gati. kQZ nuk eshte gati; pergatitjet per digitalizimin e procesit nuk eshte kerkund. Marrja e pushimeve nga politikanet ka shtyre punen per votimin e ndryshimeve te nevojshme ne kodin zgjedhor. Per shkak te pushimeve ende nuk ka filluar puna per ndertimin e KQZ, e cila duhet ndertuar nga e para me nje organizim e strukture krejt tjeter. Nderkohe pergatitjet per identifikimin e zgjedhesve si nje nder kerkesat e “opozites” jashte parlamentit ende s ka filluar. Edhe keta me pushime… per Keshillin Politik eshte e tepert te pretendosh te mblidhet… si nje strukture e cuditshme qe eshte , natyrisht edhe ajo vazhdon vakancat.. Ne fakt per shkak te vacancave te gjata te politikaneve; per shkak te mos mbledhjes se Keshillit Politik, vendi rrezikon te shkoje drejt zgjdhjeve te ardhshme pa permbushur as minumumin e gjerave. Qe qeveria nuk shqetesohet per standarte kjo eshte e kuptueshme, por qe opozita te jete aq e rahatuar sa te vazhdoje vacancat dhe te mos shtyje procesin kjo eshte e çuditshme.

Për Topallin kjo sjellje, si nga opozita dhe mazhoranca është një hipokrizi e atyre që bërtasin për zgjedhje të lira.
Topalli: Heshtja per sa me lart nga te gjitha anet flet per hipokrizine e atyre qe bertasin per zgjedhje te lira ose lajmeron per nje linje konflikti ne muajt e ardhshme. Qytetaret qe ndjekin politiken nga ekrani kane nje koment… Prap keta? Prap Edi Rama, Ilir Meta e Lulzim Basha? Ne fakt vendi eshte pa alternative. Tre emrat me lart jane bashke. Ata grinden vetem per pjeset tek koncesionet e tenderat. Nderkohe Vendi ka nevoje deshperuese per ndryshim. Qytetaret duan shprese. Protestat ne Minsk jane nje frymezim edhe per shqiptaret kundra nje klase politike te korruptuar e te deshtuar si kjo e jona. Shpresa nuk do jete kurre e heshtur. Me vote, me proteste apo me te dyja bashke qytetaret do clirojne vendin nga 3-4 vete ( kryetare partish)qe e mbajne peng ate.

Topalli: Zgjedhjet në rrezik. Prapë këta? Janë bashkë, grinden për tendera Read More »

Aleks Buda, një nga mushkëritë që oksigjenuan shkollën shqiptare të studimeve albanologjike

Aleks Buda e pa për herë të parë dritën e diellit më 7 shtator 1911, në një nga shtëpitë e lagjes Kala të Elbasanit, në familjen e Taqi Budës, përfaqësues i qytetit të tij në kongreset e Manastirit dhe Elbasanit dhe mbështetës i Normales së mirënjohur të qytetit.

Kryeministri Edi Rama përkujtoi sot në rubrikën “Homazh” fidgurën e Aleks Budës duke e cilësuar atë “një nga dy mushkëritë që oksigjenuan shkollën shqiptare të studimeve albanologjike”.

“I prirur familjarisht drejt mësimnxënies dhe mësimdhënies, qysh fare i ri, Aleks Buda i avitet, nga Austria në Itali, kryeqendrave të hulumtimit shkencor në fushë të ballkanistikes; frekuenton Patsch, Joklin dhe Tagliavinin; dialogon në idiomat e shkencës me Çabejin dhe Lasgushin; përfton aftësinë e qasjeve holiste dhe analitike të historisë; me një fjalë, merr krahët e hutinit të Minervës dhe të Hegelit dhe kqyr panoramen e madhe historike, kombëtare dhe ndërkombëtare”, theksoi Kryeministri Rama.
Me durimin dhe vetëpërmbajtjen e një filozofi antik dhe me prirjen ku bashkohej pasioni për shkencën dhe geni familjar, përballoi vënien në shënjestër nga snajperët e ideologjisë, pa iu shmangur detyrës që i kishte taksur fati: grumbulloi burimet njerëzore që krijuan botën shkencore dhe akademike shqiptare; përmblodhi në vëllime etapat kryesore të studimeve historike në Shqipëri; i dha dorë hulumtimeve enciklopedike; mbikqyri dhe redaktoi dhjetra botime të dokumentacionit të huaj mbi historinë tonë; la faqe nga më interesantet dhe me autoritativet të historiografisë shqiptare, me një thjeshtësi të admirueshme””, shtoi ai.
“Aleks Buda mbetet, së bashku me Çabejin, alter ego-n e tij të gjuhësisë shqipe, një nga dy mushkëritë që oksigjenuan shkollën shqiptare të studimeve albanologjike. Sa të varfër do të kishim qenë pa frymën që, në mes të tallazeve të një shoqërie të ndrydhur e nën përdhunën e diktaturës, ata injektuan në mjedisin intelektual dhe pedagogjik”, përfundoi Kryeministri Edi Rama. /atsh

Aleks Buda, një nga mushkëritë që oksigjenuan shkollën shqiptare të studimeve albanologjike Read More »

Pas pushimeve të verës, Parlamenti nis sot sesionin e ri parlamentar

Pas pushimeve të verës, Parlamenti nis pasditen e sotme sesionin e ri parlamentar.

Seanca e parë do të mblidhet në orën 17.00, ku do të bëhet miratimi i programit të punës.

Gjatë këtij sesioni, pritet formimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili riformatohet, bazuar në marrëveshjen e 5 qershorit.

Kështu brenda 19 tetorit, Parlamenti duhet të zgjedhë 12 anëtarët e rinj të KQZ-së, bazuar në marrëveshjen e 5 qershorit. Parlamenti duhet të zgjedhë deri më 19 tetor 12 anëtarët e rinj të KQZ-së, kryekomisionerin, nënkomisionerin dhe 10 anëtarët e dy komisioneve, atij rregullator dhe atij të ankesave dhe sanksioneve.

Po ashtu Parlamenti, duhet të ngrejë komisionin e posaçëm, i cili do të verifikojnë 12 anëtarët e KQZ.

Brenda këtij sesioni, pritet edhe miratimi i Kodit Zgjedhor, bazuar në ndryshimet kushtetuese që u miratuan në seancën e 30 korrikut.

Pas pushimeve të verës, Parlamenti nis sot sesionin e ri parlamentar Read More »

Meta e nis javën nga mali i Tomorrit, poston fotografi me të birin Besin

Presidenti Ilir Meta e ka nisur këtë fundjavë në lartësinë e malit të Tomorrit.

Ai ka ndarë një fotografi me të birin Besin, me dorën në qafë në lartësinë e malit.
“Me Besin në malin e Tomorrit”, shkruan Presidenti.

Vazhdimisht kreu i shtetit, ka vizituar zona të ndryshme të vendit, duke i promovuar.

Por mali i shenjtë i Tomorrit është mjaft i dashur për të, sa që çdo vit e gjen mundësinë për ta vizituar. /noa.al

Meta e nis javën nga mali i Tomorrit, poston fotografi me të birin Besin Read More »

Mësoni si do jetë moti për sot

Dita e sotme do jetë me mot të mirë dhe të favorshëm për ju që jeni me pushime.

Kushtet atmosferike janë të favorshme si për pushime në bregdet ashtu edhe në mal.
Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore.

Era nga Veriperëndimi-Verilindja 1-10m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore do të fitojë shpejtësi deri në 20m/s, bën me dije Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Mësoni si do jetë moti për sot Read More »