Dukati

Lajm i fundit/ Bleu v ota për zgjedhjet e 25 prillit, merret vendimi për kandidatin e LSI

Etjon Joka, kandidati i LSI për deputet i Tiranë është lënë  i lirë nga GJKKO duke e lënë atë në ‘arr est shtëpi”. Ky vendim i gjy katës ka ardhur në kundërshtim me kërkesën e SPAK, që kërkonte lënien e tij në b urg. Për këtë arsye SPAK pritet që javën tjetër t’i drejtohet GJKKO me një kërkesë gj ykimi. Gjy kata vendosi ta lërë Jokën në “arr estimi shtëpi”, pasi sipas po licisë ai është vetëdo rëzuar dhe jo arr estuar.
Ndaj 32-vjeçarit ishte caktuar masa ‘arr est me b urg’ në mungesë. Joka u filmua duke i dh ënë qytetarëve 100 dollarë në këmbim të votës vetëm dy ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Etjon Joka, kandidat i LSI në Njësinë nr. 1 në Tiranë u reklamua nga LSI si një prej të rinjve më premtues. Ai mori vetëm 320 vota në zgjedhjet e 25 Prillit, ndërsa ishte shpa llur në kër kim.

Si u zbulua blerja e votave?

I renditur i 22 në listat e LSI në Tiranë, kandidati Etjon Joka u shfaq në një video teksa i jepte 100 dollarë një qytetari që është angazhuar të mbledhë vota për LSI-në. Në videon e publikuar nga një emision investigativ, Joka bisedon edhe me një qytetar që i thotë se ka bërë 100 vota, duke përfshirë edhe 12 që i ka bërë gruaja e tij. Dhe akoma me ska ndaloz ishte fakti kur flisnin për komunitetin r om, ku thotë se: Andej nga treshi bëhet nami, ej për 5 min të marrësh 60 mijë lekë, i kap i fut në makinë. Etjon Joka, kandidat i LSI në Njësinë nr. 1 në Tiranë është reklamuar nga LSI si një prej të rinjve më premtues.

PËRGJIMET

Advertisements

Qytetari: Edhe do organizojmë një vend në lokal

Etjon Joka: Me shumë, shumë, shumë kujdes.

Qytetari: Po çe vret mendjen o burrë

Etjon Joka: Ato që ke për të lëviz me mi lëviz. Me mi lëviz. Me mi respektu njerëzit… Me mi respektu njerëzit

Qytetari: I kam respektu sa kam pas mundësi. Jemi ulur gjithandej, ça kam pas mundësi

Etjon Joka: Hajde një sekondë (dalin jashtë). Te puna si të ka shkuar? Të ka ecur çik?

Qytetari: Po mirë ka ecur mashalla, s’ka qenë keq. Për Zotin, jam duke bërë maksimumin.

Etjon Joka: Ma jep dorën (i jep 100 euro), ma bë një drekë se unë s’vi dot.

Qytetari: Po mirë më se ja jap…

Etjon Joka: Çfarë të duhet në telefon… Një votë po ma humbe se nuk ma thua, më ngel hatri. Se nuk më duhet kjo lëvizje. Për çdo gjë. Për veten tonë e kemi.

Qytetari: Kam aty ca pleq, çfarë nderi mund ti bëjmë atyre? Ia bona muhabetin atyre. O xhaje i thashë unë, tu jap një kafe të mirë… Të vijmë t’ju marrim me makinë ditën e votimit.

Etjon Joka: Mos ngre zërin, se kemi kontrolle nga të gjitha anët.

Qytetari: Të vijmë t’ju marrim me makinë ditën e votimit. T’ju vi t’ju jap atë kafen, dash para dash mbrapa, na jepni ato votë që na duhet, dhe na lë rehat. O Xhaje kështu na thoni të gjithë ne. O xhaje unë të them djalë konkrete. Ti japim gjërat në dorë dhe mirupafshim. Të jap lekët dhe mbaro punë, ti merr lekët dhe më jep atë votën që më duhet…dhe jena rehat të dy. Si mendon?

Etjon Joka: Fiks, fiks, fiks. Mendoje vetë.

Qytetari: A mendon se jam në rregull te rruga e drejtë apo jo tek kjo pjesë?

Etjon Joka: Për këtë linjë më dëgjo mua, hiqe telefonin… asnjë lloj telefoni, në telefon vetëm qef.

As nuk të kërkon nder, as mos u ni fare. Se tashi ta dha ajo. Se do ti mbush ajo Monika, veçse se ka thënë po. I mbushi kto tha.

Se Xuri ia merr kalamajt, nuk i sheh më Monika. Me mua nuk kalojnë ato shok. Morëm kallamar e nga një verë. Një të marr badigardin e Sali Berishën në telefon, Ermalin. Maliii, hë mor vllai tem si je? Ai o Xuro ku je më? Hiç te shtëpia. E i them si është gjendja andej?

Lajm i fundit/ Bleu v ota për zgjedhjet e 25 prillit, merret vendimi për kandidatin e LSI Read More »

Kryetari i Bashkisë Vlorë Dritan Leli vizitë në Dukat: Shkova që të më tregonte verën e shegës Harizi si produktin më të ri që i ka shtuar verërave që prodhon vetë!

Dritan Leli:
Edhe kur Vlora duket e ash për dhe e vrenjtur, kur Harizi mendon se për shkak të shenjave të vjeshtës do të ketë kohë të merret me punët e tokës, bashkë me të shoqen, një autobuz me turistë gjermanë shfaqet në qoshen e tij të gjelbëruar, në Dukat të Ri.

Shkova që të më tregonte verën e shegës, si produktin më të ri që i ka shtuar verërave që prodhon vetë, pa menduar që, qoftë rrugës, qoftë në restorant, do ndeshesha me dhjetëra turistë që e zgjedhin Vlorën në çdo kohë sepse bukuria e këtij qyteti, bashkë me të mirat e tokës që ofron, nuk ka stinë.

Kryetari i Bashkisë Vlorë Dritan Leli vizitë në Dukat: Shkova që të më tregonte verën e shegës Harizi si produktin më të ri që i ka shtuar verërave që prodhon vetë! Read More »

Kush ishin dhe si u bënë bashkë/ Historia e 4 parodistëve të Vlorës!

Ishte nëntori i vitit 1955.
Që nga ai nëntor, qyteti do të fillonte të qeshte, të dashuronte humorin.
Humori do të kthehej në një nga dashuritë më të mëdha të qytetit, bashkë me detin, futbollin e Ditën e Flamurit. Krijohet Estrada Profesioniste e Vlorës. Qirjako Sava, Petraq Gega, Agron Hamo, Tefta Çiraku, Koço Nauni, Mane Lumani, Muhamet Lika, Afrim Agalliu, Disa nga premierat më të arritura në vitet e para të Estradës janë;

“Të fala nga fshati”, “Maska dhe fytyra”, “Zëri i gruas”, “Gati pompa”, “Në botën e fëmijëve”, “Xhevahiret e orës 19” etj. Në vitet më vonë deri në ketë 61 vjetor, nga kjo Estradë, do të dalë një nga simbolet e Vlorës, që jo më kot morën “mbiemrin” Vlora., “Katër parodistët e Vlorës.” Katër vlonjatët, humoristët e dashur anembanë vendit, në çdo kohë e në çdo sistem.

Kulmi i nderimit për humorin vlonjat dhe Estradën e qytetit do të ishte organizimi në Vlorë në mesin e muajit nëntor të vitit 2005 “Ditë të humorit shqiptar”, kur do të vinin në Vlorë për të konkurruar Estradat dhe aktorët më të mirë të humorit shqiptar, nën kujdesin e vlonjatit bujar Bujar Leskaj. Që nga ai vit, në Vlorë nuk do të kishte më asnjë lloj organizimi apo kujdesi nga Ministria e Kulturës. “4 parodistët e Vlorës” janë të njohur e të dashur në të gjithë vendin, nga të gjithë shqiptarët. Ata kanë një jetë të tërë në skenën e Vlorës e të gjithë vendit, por edhe jashtë Shqipërisë.

Kush janë “4 paroditët e Vlorës”? Ata janë Agron Hamo, Afrim Agalliu, Muhamet Lika dhe Mane Lumani. Janë të njohur në të gjithë Shqipërinë dhe nga të gjithë shqiptarët dhe bashkë me ata, është njohur edhe emri i Vlorës, sepse ata janë thjesht dhe vetëm “4 parodistët e Vlorës”Por edhe pse kanë një “mal” me tituj e çmime në karrierën e tyre artistike dhe njihen si “fara e hillësit”, si thotë populli, ata vazhdojnë të jetojnë të thjeshtë dhe me problematikat e jetës së çdo qytetari tjetër.

Ata jetojnë midis nesh, ecin në rrugët e Vlorës, takohen e pinë kafe me shokë e miq të vjetër, duke vazhduar të dhurojnë emocione e të qeshura. Është shumë e vështirë ta përmbledhësh jetën dhe veprimtarinë e tyre artistike në një, dy apo dhe më shumë faqe. Gjithçka nis nga ndërmarrjet e dikurshme të realizmit socialist dhe me njërin prej tyre, Agron Hamo, për t’u bashkuar ma pas të katërt në vitin 78, kur një grup parodistësh të rinj e të talentuar, bënë parodinë e parë të Pëllumb Kullës, “Hallet e Demos”dhe që nga ajo ditë ata nuk u ndalën më dhe do të njihen me emrin artistik, “4 parodistët e Vlorës”.

Agron Hamo – Ka qenë vetëm 16 vjeç, kur midis shumë amatorëve të Sodë PVC, Nikollaq Papa, shef muzike në Sarandë, e zbuloi se kishte një talent të veçantë. Asaj kohe të gjitha ndërmarrjet e qytetit të Vlorës, zhvillonin një jetë të pasur me veprimtari të ndryshme artistike e sportive, nga ku kanë dalë në vazhdimësi edhe artistë e sportistë të mirënjohur të qytetit.

Agron Hamo angazhohet në trupën e shfaqjeve të ndërmarrjes dhe në vitin 1967 fitojnë çmimin e parë të festivalit të këtyre trupave të ndërmarrjeve që zhvillohej në Tiranë, në rang kombëtar, ku Agroni luajti një parodi së bashku me Jorgaq Tushe me titull, “Kthimi i ushtarëve nga Vietnami” Kaq do të mjaftonte që Agroni të thërritej në po këtë vit, 1967, në Estradën Profesioniste të qytetit të Vlorës, duke spikatur për cilësinë e zërit. Ishin vitet kur Estrada Profesioniste e qytetit të Vlorës, angazhonte në shfaqjet e saj edhe varietet më të mira të ndërmarrjeve, si ajo e peshkimit, e naftës, e Sodë PVC së etj. Për Agroni ishte i pari nga të katërt që kishte kishte filluar një jetë si profesionist, por ende jeta do t’i dhuronte surpriza të mëdha, të cilët e bënë të famshëm në art.

Afrim Agalliu – Ashtu si edhe Agron Hamo, edhe Afrim Agalliu, një nga të katërt parodistët e Vlorës, fillimet e tij i ka pikërisht në një tjetër ndërmarrje, atë të bonifikimit, “Perlat Rexhepi”, ku merrej dhe kishte si pasion, baletin. Ishte viti 1966 dhe nëpër shfaqjet e ndryshme që jepte ndërmarrja ku ai punonte, Afrimi spikaste si valltar dhe jo si aktor. Por do të ishin regjisorët si Qirjako Sava e Gaqo Vishi, të cilët e spikatën si element që jo vetëm dinte të kërcente mirë, por dhe të këndonte bukur, duke qenë i përshtatshëm për paroditë. Asaj kohe, parodia lëvrohej gjerësisht në Estradën Profesioniste nga aktorët e Vlorës, si Leka Kruta, Gaq Vishi, Myqerem Ferra etj

Mane Lumani – Nga ndërmarrja e Ullishtës do të afrohej në Estradën Profesioniste edhe parodisti tjetër, Mane Lumani. Fillimet e para si aktor amator i ka pikërisht në këtë në vitin 1974, në këtë ndërmarrje, ku spikaste për humorin e hollë dhe imitime të ndryshme. Ky ishte i treti që iu bashkua dyshes Agron-Afrim, duke afruar gjithnjë e më shumë momentin e krijimit të asaj që vazhdon të njihet në historinë e artit shqiptarë, me emrin, “4 parodistët e Vlorës”.

Muhamet Lika – Por kësaj treshe, nuk kishte si t’i mungonte një njeri me një mimikë të përshtatshme për humor dhe të qeshura, si ajo e Muhamet Likës. Ai do tu bashkohej kolegëve dhe miqve të tij të ardhshëm, në vitin 1976, pasi do të vinte në Estradën Profesioniste nga ndërmarrja e Përpunim Drurit.

Ata u bënë katër… – Ishin të rinj. Secili kishte karakteristikat e veta në zhanrin e humorit, por i bashkonte zëri, jo vetëm për ta kënduar parodinë por edhe për të qenë të suksesshëm në të gjitha vitet në vazhdim. Ishin vitet kur qyteti i Vlorës, dallohej për një jetë plot gjallëri, ku spikasnin veprimtari kulturore nga më të larmishmet, ku garat midis ndërmarrjeve ishin jo vetëm në realizimin e planeve por edhe në art, kulturë e sport.

Edhe katërshja jonë e famshme, kishte atëherë ëndrra për t’u dalluar, për t’u spikatur, sepse në art nuk duhet vetëm talent dhe të ëndërrosh, por edhe sedër e punë të vazhdueshme për të arritur më të mirën dhe këta djem të rinj për atë kohë, ishin gati për t’u bërë të famshëm. Shembujt ishin aty, në qytetin e Vlorës. Tek artistët e humoristët e Estradës Profesioniste, tek i madhi Leka Kruta, tek i mirënjohuri, Myqerem Ferra apo tek Gaq Vishi dhe regjisori Qirjako Sava, të cilët kanë meritën e padiskutueshme të zbulimit dhe rritjes cilësore të artistëve të mëdhenj të humorist shqiptarë.

Fillimet e para “4 parodistët e Vlorës”, i ka me Agron Hamo dhe Afrim Agalliu, në vitin 1974. Ishin të sapo liruar nga ushtria dhe me një dëshirë të madhe për të gjetur vendin e duhur në jetë. Numri i parë i tyre ka qenë në një shfaqje, e cila për ata të dy do të mbetet e paharruar, sepse të mëdhenjtë e skenës vlonjate, Leka Kruta e Myqerem Ferra, pasi i dëgjuan dhe u bindën për suksesin me të cilin i priti publiku i asaj shfaqjeje, , nuk kënduan më në skenë, pikërisht që nga ajo shfaqje, duke ua dorëzuar atyre stafetën e humorit dhe veçanërisht të parodisë.

Pas kësaj, Afrimi, imitonte Lekën, kurse Agroni imitonte, Myqeremin. Dhe kështu, pas disa vitesh u bashkuan me Agronin dhe Afrimin edhe Meti e Manja, për të mos u ndarë për vite e vite të tëra, duke u kthyer suksesi tyre, gati në një mit për të gjithë dashamirësit e humorit në Shqipëri. Nuk kanë të numëruara shfaqjet e dhëna. Qytetet ku kanë shkuar. Skenat ku kanë bërë për të qeshur. Shtetet e huaja. Qytetet jashtë Shqipërisë, të mbushura me mall emigrantësh për paroditë e humorin e tyre virtuoz. Kjo është fare shkurt historia e katër artistëve, të cilët janë të mëdhenj edhe për faktin se, e kanë merak dhe gati si një ëndërr, që ashtu si i zbuluan dhe ju lanë të gjithë skenën në dispozicion në ato vite të para të tyre, edhe këta duan të zbulojnë dhe tu lënë skenën, atyre që do ti zëvendësojnë, por që deri tani duket shumë e vështirë.Ergys Alushi/TELEGRAF/

Kush ishin dhe si u bënë bashkë/ Historia e 4 parodistëve të Vlorës! Read More »

Gjekmarkaj; ‘Nuk shoh shanse, për një rikthim të Berishës, mendoj që nuk duhet të rikthehet sepse çfarë ka pat për të dhënë i ka dhënë’

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka deklaruar mbrëmjen e sotme se nuk shikon shanse të rikthimit të ish-kryeministrit Sali Berisha në PD, pavarësisht lëvizjes së tij të fundit me turin e takimeve nëpër qytete.

“Nuk shoh shanse, për një rikthim të Berishës, mendoj që dhe nuk duhet të rikthehet sepse çfarë ka pat për të dhënë i ka dhënë, dhe ka lënë gjurmë pozitive sipas meje. Kjo lëvizje e tij do kishte vlerë para zgjedhjeve, që të hapte një diskutim për PD. Ose nëse do të kishte një mea culpa”, tha deputeti Gjekmarkaj.

Gjekmarkaj tha më tej në “Open” se vendimi i përjashtimit të Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së, ishte i vetmi që mund të merrte Lulzim Basha në ato rrethana që ai u gjend.

“Në optikën time, është veprimi i tij, por ai nuk i kërkon ndihmë anëtarësisë por me ndikimin e tij e kërkon atë, nuk po dialogon, por po shpall atë që ka marrë si vendim të tij.Unë besoj që , këtu s’kishte skenar as të keq as të mirë, ishte i vetmi për Bashën në rrethanat që u krijuan”, u shpreh Gjekmarkaj.

Gjekmarkaj; ‘Nuk shoh shanse, për një rikthim të Berishës, mendoj që nuk duhet të rikthehet sepse çfarë ka pat për të dhënë i ka dhënë’ Read More »

F orcat e Zj arrfikëses Vlorë në D ukat fshat

Forcat e Zja rrfikëses së Bashkisë Vlorë kanë qenë prej orëve të para të mëngjesit në Dukat fshat, në zonën e quajtur P aliskë, për të shu ar zja rret që vazhdojnë të v ënë du art e papë rgjegjshme.

Pas pë rpjekjeve të orëve të gjata, gj endja po shkon drejt no rmalizimit. Falenderime për gjithë punëtorët e palo dhur që janë përherë aty, edhe kur nuk duken, për të kontrolluar çdo të papritur.

F orcat e Zj arrfikëses Vlorë në D ukat fshat Read More »

Laguna e Orikumit, një mrekulli për turistët dhe një mi ster për arkeologët

Laguna ndodhet në brigjet e Gjirit të Vlorës dhe Detit Adriatik. Sipërfaqja ujore e kësaj lagune është 1.5 km2. Në periferi dhe nën ujërat e lagunës gjenden gërmadhat e qytetit të vjetër të Orikumit.

Kjo lagunë veç vlerave historike është e pasur dhe me specie të ndryshme të florës e faunës. Laguna e Orikumit është në një zonë përherë e lidhur me detin nëpërmjet një kanali. Gjiri është shumë i përshtatshëm për zogjtë migrues.

Rezerva e madhe e peshkut rrit mundësinë për Karabullakët, Çafkat e mëdha të bardha dhe Çafkat gri. Peshkimi dhe rritja e peshkut në lagunë nuk janë shumë të shf rytëzueshme.

Kryesisht peshkohen Ngjalat, Venerupis pullastra dhe Koca.

Poshtë shtratit të ngjelmët të lagunës, ndodhet mi steri i pa zbuluar i një qytetërimi të hershëm, Oriku.

Një nga qendrat më të mëdha në këtë zonë ka qenë dhe është Orikumi, që shtrihet në bregun jugperëndimor të Gjirit me të njëjtin emër, në këmbët e gadishullit të Karaburunit. Qendra arkeologjike ndodhet në një kodër të ulët shkëmbore gëlqerore në fundin e një skele druri që e ndanë nga laguna e vogël nga gjiri (Pasha-Liman).

Orikumi ka qenë qytet antik i disa periudhave, që nga ato greke, romake dhe deri në mesjetën e hershme.
Sot ai është kthyer në një qytet modern, që merr më shumë rëndësi dhe gjallëri në vërshimin e turistësh të shumtë vendës dhe të huaj, që vijnë dhe e vizitojnë atë.

Orikumi ka akoma mundësi dhe resurse të tjera turistike të pashfrytëzuara.

Ende një pjesë e tij, mbase më intriguesja, nuk është zbuluar akoma apo mbahet peng nga repartet ushtarake në një vijë të gjatë bregdetare.

Orikumin nuk duhet ta marrësh të shkëputur nga e gjithë zona për rreth që fillon nga Lugina e Llogarasë deri në Pasha-Liman tek Gjiri i Bristanit duke u kufizuar me Gadishullin e Karaburunit, me luginën e Llogarasë dhe Dukatit fushë duke përfunduar me lagunën e Orikumit.

E vendosur midis Parkut Kombëtar Llogara dhe Rezervatit Natyror të Menaxhuar Karaburun kjo zonë shërben si një urë lidhëse midis dy ekosistemeve natyrore, dhe është pjesë e pandarë natyrale e tyre.
Edhe laguna zë pjesën e vetë në aktivitet turistike dhe mjedisore të kësaj zone të pasur me vepra arkeologjike që dëshmojnë historinë e saj. Misteri nuk është zbuluar akoma i gjithi, nuk dihet çfarë ka nën shtratin e Lagunës?!… / KultPlus.com

Laguna e Orikumit, një mrekulli për turistët dhe një mi ster për arkeologët Read More »

‘Të zbulosh zonën e Orikumit, Dukatit, Tragjasit është si të rrugëtosh në gjurmët e historisë’

“Të zbulosh zonën e Orikumit, Dukatit, Tragjasit është si të rrugëtosh në gjurmët e historisë. Vlera të ralla, kala, qytete antike, monumente kulture që i gjen kudo, e që kanë shumë për të thënë, edhe pse nuk kanë pasur mjaftueshëm zë, për të treguar gjithçka ato fshehin”.

Rreth 20 kilometra nga qyteti i Vlorës, Tragjasi i ri qëndron në këmbët e Tragjasit të vjetër. I riu ngre krye me banesat e reja shumëkatëshe, ku jetojnë mëse 1300 banorë, ndërsa më tej mijëra sy të gurtë ku s’jeton askush derdhen në horizont. Tragjasi ka një histori shekullore që shtrihet, sipas studiuesve, që prej shekujve 4-7 para Krishtit. Disa herë është djegur që nga koha e Sulltan Bajazitit, është ma sakruar, por nuk është shuar. Këto gërmadha të mbetura mbajnë brenda shekuj histori, mbajnë peshën e rë ndë të moteve të shkuar. Banorët nisën të zbrisnin ngadalë, vit pas viti, shekull pas shekulli, nga ky fshat, shënjestër e su lmeve të shumta të okupatorëve, që nuk rreshtën edhe në L uftën e Dytë Botërore, kur Tragjasi u d ogj nga gjermanët. Sot këtu gurët flasin e tregojnë me rrudhat e gdhendura mbi trupin e tyre nga shekuj histori.

Sot pamja që ofron Tragjasi i vjetër është impresionuese; nga shtëpitë mund të kuptosh pozitën e lartë që kanë pasur banorët e tij, ndërsa “varri i çifutit”, siç e njohin banorët e që gjendet diku në një pjesë të fshatit, e bën edhe më mistike e mi sterioze historinë e këtushme. I sigurt është fakti se ky fshat mund të kthehet në një burim të jashtëzakonshëm turistik, një muze në natyrë, një natyrë muze, që flet me shtëpitë e çdo gur të tij.

Nuk do të duhej shumë investim, por do të duhej imagjinatë e dëshirë për t’i dhuruar turistëve një perlë të tillë identitare, një vend ku ke ç’të shohësh e mësosh, pas çdo kthine e çdo rrugice, sot të vetmuar.

“Një dorë e vogël, një ndihmë e vogël e një fuqie të madhe, do të bënte mrekullinë. Mendoj se do të ishte një nga vendet më të vizituara”, thotë Lame Troqe, banor i zonës.

Jo larg nga fshati i vjetër, e as nga ai i riu, ngrihet edhe kalaja e Gjon Boçarit. Ai mendohet se ka qenë një nga luftëtarët e Skënderbeut, që më pas u kthye në këtë vend për të ngritur këtë fortesë, që daton sipas disa studiuesve që në shekullin e 14. E megjithatë, në kala e kemi të pamundur të shkojmë, pasi e vetmja rrugë është e rrethuar brenda një prone private, ndaj çdo tentativë tjetër është e pamundur mes pemishteve, ferrave e gjelbërimit të hazdisur. Në Shqipëri ndodh edhe kështu, të detyrohesh të shohësh një vlerë të tillë veç nga larg, ose veç përmes fotografive.

19 kilometra na ndajnë nga një tjetër fshat historik, që emrin e mban që prej të paktën shekullit të tretë para Krishtit, Dukatit. Në krye të tij, në pjesën e vjetër, ngrihet shtëpia e një prej krerëve më të njohur të kryengritjeve antiosmane të viteve 1847, Dervish Ali Dukatit. Kulla, monument kulture, që më shumë i përngjan një kalaje të vogël, në masën më të madhe ka rënë mbi vete, e kjo sepse edhe fondet që janë kërkuar nga Zyra Rajonale e Monumenteve të Kulturës duket se kanë fjetur sirtarëve, e kurrë nuk janë miratuar.

“Ky objekt me të cilin duhet të mburret krahina, është krenari e krahinës, por ka mbetur kështu siç është. Ka nevojë për investime, rregullime, mirëmbajtje dhe për fonde”, tha Sokrat Gjikoka.

Në kullat mbrojtëse, ato të vrojtimit, odat dhe gjithë ambientet e tjera, vërehen dëmtimet e shumta të ndërtesës, që dikur në kohën e diktaturës ka qenë muze, ndërsa sot është kthyer në një rrënojë.

Jo larg ngrihet edhe shtëpia e një tjetër figure të madhe, Pilo Andon Gjikokës, luf tëtar i shumë be tejave, i internuar e masakruar nga osmanët tek italianët. Edhe këtu gjithçka është shka tërruar.

Në Dukat Fushë kalojmë edhe nga ujësjellësi i Ferrunit, i ndërtuar në vitin 1888 nga mjeshtrat vendas, e që sot duket i dënuar me shembje për shkak të d egradimit të tij. Diku më tej, edhe Kisha e Marmiroit, një tjetër monument kulture i shekullit të 12. Dikur në vitet 1970, Instituti i Monumenteve të Kulturës, nën kujdesin e profesor Aleksandër Meksit, e ngriti nga gërmadhat duke e kthyer thuajse në gjendjen fillestare, ndërsa sot fati po shkon drejt rikthimit të saj ashtu siç u zbulua, në shesh.

Laguna e Orikut të drejton për nga qyteti antik, pjesa më e madhe e të cilit gjendet brenda territorit të bazës së Pashalimanit. Oriku, që mendohet se është themeluar në shekullin e 6 para Krishtit shtrihet përreth kodrës së Paleokastrës.

Përtej zbulimeve, që këtu ende vazhdojnë, e për të cilat Zyra Rajonale e Vlorës dhe Instituti Arkeologjik kanë dhënë kontributin e tyre, pro blemi më i madh duket mungesa e një mbështetjeje të denjë, e mbi të gjitha fondet që do t’i jepnin më shumë hijeshi e mundësi gërmimesh të reja.

“Është ‘i mbyllur’, sepse në fakt është i hapur, por s’pret njeri. Pa vënë dorë nga institucionet përkatëse dhe vështirë për t’u parë, për të gjetur rrugët për të identifikuar monumentet një e nga një, siç i ka parku”, shprehet Eduard Demo, kryetar i shoqatës “Oriku”.

Vlera të mëdha, që shqiptarët nuk kanë ditur kurrë t’i nxjerrin e promovojnë mjaftueshëm.

Në Orik, mbi të gjitha duhet të bëhesh gati edhe për një betejë, vës htirë të përballueshme, me mushkonjat, duhet të jesh me fat të kalosh pa ndonjë virus nga pic kimet e shumta, që vijnë nga laguna ku shtrihet sot edhe një pjesë e mbytur e qytetit antik.

Do të duheshin ditë të tëra të rreshtoje monumentet e kësaj zone, e mbi të gjitha vlerat historike e kulturore që ajo ka, e ku gjithçka bie ndesh me harresën, indiferentizmin, mungesën e investimeve disavjeçare, që kanë qenë veç grimca e asgjë më shumë.

“Ky është një rrugëtim për të sjellë në vëmendje vlerat kulturore e historike të këtyre zonave, këto pasuri të ralla, me shpresën se zëri i tyre do të dëgjohet për të shkundur harresën e apatinë”.

Top Channel

‘Të zbulosh zonën e Orikumit, Dukatit, Tragjasit është si të rrugëtosh në gjurmët e historisë’ Read More »

Ak sident i r ëndë në vend, dy të pl agosur

Paraditen e sotme në Kuçovë ka ndodhur një ak sident me dy të pla gosur, në vendin e quajtur rrethrrotullimi.

Pol icia njofton zyrtarisht se rreth orës 10:15, në vendin e quajtur rrethrrotullimi Kuçovë shtetasi A.V, duke drejtuar mjetin tip Golf është përpl asur me një motoçiklet.

Për pasojë janë dë mtuar shoferi i motoçikletës dhe pasagjeri, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Berat jashtë rre zikut per jeten.

Grupi het imor po punon për zbar dhjen e rrethanave të aks identit.

Ak sident i r ëndë në vend, dy të pl agosur Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com