Dukati

Përfundon zyrtarisht gara për 12 anëtarët e rinj të Kryesisë së Partisë Socialiste, ja kush janë…

Ka përfunduar zyrtarisht gara për 12 anëtarët e rinj të Kryesisë së Partisë Socialiste, që u mbajt ditën e sotme gjatë Asamblesë së PS-së.

Në garë ishin gjithsej 20 kandidatë, 10 burra dhe 10 gra, të cilët luftonin për 12 vendet e Kryesisë, 6 burra dhe 6 gra.

Nga burrat janë zgjedhur Ditmir Bushati, Pandeli Majko, Erion Brace, Ilir Beqja, Arben Pellumbi dhe Aramando Subashi.

Gratë socialiste të zgjedhura për Kryesinë e re janë Ogerta Manastirliu, Olta Xhacka, Bleinda Balluku, Blerina Gjylameti, Evis Kushi dhe Mimi Kodheli.

Ata që nuk ja dolën dot nga radhët e grave të fitonin një vend në Kryesi janë Milva Ekonomi, Elmira Gjembulla, Klotilda Ferhati dhe Ermonela Fela. Nga burrat që ishin në garë nuk fituan Eduard Shalsi, Fatmir Xhafaj, Pjerin Ndreu, Ervin Demo.

“Sapo u mbyll procesi i numërimit të votave për anëtarët e Kryesisë. 292 ishin pjesmarrës në votim. Rezultati përfundimtar është Ogerta Manastirliu, Olta Xhacka, Bleinda Balluku, Blerina Gjylameti, Evis Kushi dhe Mimi Kodheli. Për sa i përket meshkujve, Ditmir Bushati, Pandeli Majko, Erion Brace, Ilir Beqja, Arben Pellumbi dhe Aramando Subashi. Ky është rezultati përfundimtar i votimit për anëtarët e rinj të Kryesisë së PS-së. Faleminderit!”, deklaroi Eridian Salianji, Kryetar i Komisionit të Zgjedhjeve në PS.

Ditën e sotme, Kryeministri Rama ka prezantuar edhe emrat e qeverisë së re që do drejtojë vendin në 4 vitet e ardhshme. Në kabinetin e ri të Ramës bie në sy që shumica janë gra, por ajo që nuk është gjë e re është fakti se pothuajse të gjithë këta emra kanë qenë më parë në rolin e ministrave apo detyra të tjera pranë PS-së, duke lënë shumë pak vend për risi.

Përfundon zyrtarisht gara për 12 anëtarët e rinj të Kryesisë së Partisë Socialiste, ja kush janë… Read More »

Nuk do të jetë më ministre e drejtësisë, flet Etilda Gjonaj: Unë besoj që në katër vite kam dhënë maksimumin tim!

Nga sot Etilda Gjonaj nuk do të jetë më ministre e drejtësisë, pasi në vendin e saj Edi Rama propozoi Ulsi Manjën, i cili derimë tani ka mbajtur postin e kryetarit të komisionit të ligjeve. Për Gjonajn 4 vite në krye të drejtësisë kanë qenë të mjaftueshme për kryerjen e reformave, ndërsa i uroi suksese kolegut të saj Manja.

Gjonaj në katër vitet e ardhshme do të mbajë postin e sekretares për gruan në PS, si dhe do të jetë pjesë e Kuvendit si deputete.

Gjonaj:

Është një vendim që kryeministri e ka parë të dobishëm për mandatin e tretë. Besoj se do të arrijnë të çojnë deri në fund objektivat dhe projektet e mandatit të tretë.

Unë besoj që në katër vite kam dhënë maksimumin tim, edhe falë mbështetjes së një ekipi shumë të mirë, PS, dhe partnerëve ndërkombëtarë, ne kemi arritur rezultate që do të çohen përpara dhe nga kolegu Manja.

Unë besoj që një ministër me një mandat 4 vjeçar është i mjaftueshëm. Unë i uroj shumë suksese zoti Manja, kam bindjen që do të çojë përpara arritjet e nisura.

Nuk do të jetë më ministre e drejtësisë, flet Etilda Gjonaj: Unë besoj që në katër vite kam dhënë maksimumin tim! Read More »

LAjm i fundit/ Si ndryshon skema e re e pensioneve

Lehtësohen procedurat për transferimin e pensioneve. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ministrja e Financave, Anila Denaj, vë në dukje se aplikimet për transferimin e pensionit në bankë ose në një nga degët e postës që është më afër vendbanimit mund të bëhen online përmes portalit “e-Albania”, duke iu kursyer qytetarëve mundin, por edhe kohën.

“Pensionin e merrni ku të dëshironi, me vetëm një klikim. Kërkesa për ndryshim mund të bëhet nëpërmjet portalit ‘e-Albania’, apo edhe në arkën postare, ku pensionistët dëshirojnë ta tërheqin pensionin. Falë sistemit informatik, ndihmohen qytetarët dhe eliminohen ecejaket nëpër sportele”, ka shkruar ministrja.

APLIKIMI

Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, kërkesa për transferimin e përfitimit bëhet kur pensionisti ndryshon vendbanimin nga një qytet në një qytet tjetër, ose ndryshon qendrën paguese brenda të njëjtit qytet.

Por kjo skemë ju shërben edhe atyre që duan ta marrin pensionin përmes bankës, duke shmangur tërheqjen e zarfit në sportelet e postës. Në portalin “e-Albania” janë dhënë në mënyrë të detajuar edhe hapat që duhet të ndiqen për transferimin e pensionit.

“Ju fillimisht duhet të hapni një numër llogarie bankare, në një nga bankat me të cilat ISSH-ja ka marrëveshje dhe më pas duhet të bëni kërkesë për transferim të pagesës së pensionit në këtë bankë. Kërkesa për transferim pagese pensioni në bankë bëhet duke aplikuar ose te portali ‘e-Albania’, te shërbimi ‘Kontribute dhe Pensioni’ dhe aty përzgjidhet shërbimi ‘Kërkesë për transferim dosjeje përfitimi’, ose duke u paraqitur direkt në bankën ku do keni llogarinë bankare, ose duke u paraqitur në Agjencinë e Sigurimeve Shoqërore, pranë vendbanimit për të aplikuar direkt aty për kërkesë transferimi pensioni”, ka sqaruar më herët Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Për finalizimin e kësaj praktike mjaftojnë vetëm 10 ditë kalendarike.

PENSIONI NË BANKË

Por është me rëndësi të theksohet se për pagesën në bankë, duhet që secili prej pensionistëve, 2 herë në vit, përkatësisht në janar dhe shtator, të plotësojë deklaratën për konfirmimin e kreditimit të llogarisë.

Shkresa me anë të së cilës të moshuarit deklarojnë se e kanë marrë pensionin në rregull mund të dorëzohet ose duke u paraqitur në sportelet e bankës ose përmes portalit “e-Albania”.

Dorëzimi i deklaratës është i rëndësishëm për të mos shkaktuar vonesa në marrjen e pensionit. Pagesa përmes bankës iu jep mundësi të moshuarve që të mos përballen më me radhët që krijohen në sportele.

Në të njëjtën datë me pensionin e pleqërisë mund të tërhiqet edhe pensioni suplementar, pra nuk ka dy data të ndryshme, por vetëm një. Kjo është bërë për të lehtësuar punë dhe për të shmangur vajtjen më shumë se një herë në bankë të pensionistëve.

LAjm i fundit/ Si ndryshon skema e re e pensioneve Read More »

A rrestohet inspektori i FNSH, dh unoi dy qytetar

Drejtoria Rajonale e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat Tiranë ka arr estuar sot në fla grancë punonjësin e po licisë, Inspektor S.H., 50 vjeç, me detyrë Trupë Operacionale në Repartin e Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë, i dy shuar për veprën penale “Pl agosje e rëndë me da shje”, parashikuar nga neni 88/1 i Kodit Penal.

Arr estimi i tij u krye pas kall ëzimit të shtetasve A.LL. dhe R.LL., si dhe të dhënave dhe fa kteve të administruara nga kryerja e het imeve paraprake.

Konkretisht, në orët e vona të mbrëmjes së datës 26.08.2021, punonjësi i poli cisë S.H. (jashtë detyre) është përfshirë në një ko nflikt fizik me kall ëzuesit dhe si pasojë e veprimeve të dhu nshme, për shkak të inti midimit me anë të uniformës së Pol icisë, ai i ka shkaktuar dëm time të konsiderueshme shtetasit A.LL., 53 vjeç, si dhe fra kturë në krah, shtetasit R.LL., 15 vjeç.

Materialet i kaluan Pr okurorisë pranë Gjy katës së Shkallës së Parë Tiranë për het ime të mëtejshme. /noa.al

A rrestohet inspektori i FNSH, dh unoi dy qytetar Read More »

Gjiri Anglezit mori emrin e tij, kush ishte aktori hollivudian që jetoi ne kasollet e barinjve te Dukatit

Gjiri i Anglezit Një nga perlat e plazheve të jugut është edhe Gjiri i Anglezit në Karaburun. Pak kush e di që emri i gjirit u vendos nga banorët për shkak se vendi u përdor nga një Major Britanik për të sjellë ar më dhe ndihma për lu ftëtarët shqiptarë. Ky ma jor britanik ishte një aktor, që pas lu fte do të kthehej në një nga ikonat e Hollivudit.
Sir Anthony Quayle njihet pak nga shqiptarët. Ose më saktë ndihet prej ekranit. Në filmin e mirënjohur Lorenci i Arabisë, ai luan rolin e kolegut të protagonistit. Quayle u kthye në një nga aktorët më të njohur në SHBA dhe Europë, si në film ashtu edhe në teatër.
Por në rininë e tij, ai vendosi të ishte vullnetar në lu ftë. Iu bashkua mi sioneve sekrete të SOE dhe do të urdhërohej të shërbente në Shqipëri. Në vitin 1943, Quayle do të ngrinte shtabin e tij ushtarak në fshatin e Dukatit ku do të kalonte afërsisht 1 vit të jetës së tij, mes jetës në kushte të vështira në kasollet e barinjve dhe i kë rcënuar për je tën nga gjermanët.
Puna në Shqipëri i dha mundësinë për karrierë ush tarake në Shqipëri dhe mori gra dën Major. Ai kishte me vete edhe disa ndihmësa dhe ofi cerë të tjerë britanik.
Më pas iu bashkua edhe një mision amerikan si dhe mjaft de zertorë italianë, mes tyre edhe një gje neral, Infante. Ma jori Britanik ka lënë disa raporte mjaft interesante për jetën e tij në Dukat si dhe shkroi dy libra për eksperiencën e tij shqiptare, “8 orë larg Anglisë” dhe “Koha për të folur”. I pari u botua që në vitin 45 dhe tjetri në 48. Quayle nuk mbajti një qëndrim pozitiv për shqiptarët, madje nga këto libra të botuara, krejt naiv dhe duke dikur që Shqipëria u kthye në dik aturë, ai përmendi emrat e të gjithë shqiptarëve që e ndihmuan si familja Çela apo Meto të Dukatit. Këto familje u pers ekutuan nga ko munistët shqiptarë.

Por përvoja e aktorit britanik në lu ftën shqiptare në 43 dhe 44 është unike. Ai krijoi një nga mi sionet më të mëdha ush tarake, dhe vepronte nga Dukati, në Llogara dhe Karaburun. Ai kërkoi që ndihmat nga deti të vinin në një gji të vogël, që u pagëzua më pas Gjiri i Anglezit si dhe në Gjirin e Gramës, vende të cilat ai i ka fotografuar me aparatin personal. Disa herë iu rre zikua jeta nga nd jekja gjermane por shpëtoi edhe falë ndihmës së banorëve të Dukatit.
Dukati ishte një zonë e cila mbështeste në masë të madhe Ba llin Kombëtar dhe pavarësisht se Quayle mbështeste me ar matime partizanët, ata asnjëherë nuk e pe nguan, përkundrazi e str ehuan dhe e fshehën. Quayle tregon që një ditë pyeti 40 barinj në Dukat, dhe 39 prej tyre i thanë që mbështesin Ba llin Kombëtar. Njëherë, në mes të dimrit, parësia e Dukatit i sjell një letër. Majori britanik u habit kur letra i kërkonte që ai të paguante taksën e fshatit, siç e paguanin të gjithë banorët.
Në fakt, pas lu fte, përveç dy librave që shkroi në formë romani, aktori britanik nuk preferonte të fliste për eksperiencën në Shqipëri. Gjithsesi, ai ka një kontribut për lu ftën si dhe ka lënë gju rmë interesante në Shqipëri

English actor and director Anthony Quayle (1913 – 1989) as Verulus in ‘The Fall of the Roman Empire’, directed by Anthony Mann, 1964. (Photo by Silver Screen Collection/Hulton Archive/Getty Images)

Gjiri Anglezit mori emrin e tij, kush ishte aktori hollivudian që jetoi ne kasollet e barinjve te Dukatit Read More »

Gazetari Sokol Balla poston foto nga Kabuli, me jelek antipl umb dhe kaskë mbrojtëse

Gazetari Sokol Balla ka publikuar në rrjete sociale një foto arkive, nga Kabuli.

Foto është shkrepur më 28 nëntor 2017 në kryeqytetin e Afganistanit, vendi që sot është kthyer në qendër të mediave mbarë botërore, për faktin se atje tashmë janë tal ebanët që zotërojnë pushtetin.

Forcat e sigurisë së Afganistanit nuk kanë bërë rezi stencë dhe çdo qytet është marrë pë l uftë, përkundrazi, në paqe. Edhe pushtetin talebanët e kërkojnë në paqe, ndërkohë që presidenti Ashraf Ghani sot më herët br aktisi vendin dhe u arr atis për në Taxhikistan.

Gazetari Sokol Balla poston foto nga Kabuli, me jelek antipl umb dhe kaskë mbrojtëse Read More »

Vetëm 28 vjeçe, sh uhet Lindita infermierja që nuk mund të vaksinohej

Në moshën vetëm 28 vjeçe, një vajzë shqiptare ka h umbur jetën sot pas infektimit fatal me koronavirus, raporton noa.al.

E nd jera është Lindita Alimi, 28 vjeçe, shqiptare e Maqedonisë me banim në Kërçovë. Ajo punonte prej kohësh infermiere në spitalin e përgjithshëm të Kërçovës.

Lindita ishte infektuar para disa ditësh me koronavirus dhe gjendja e saj u përke qësua duke bërë që të përfundojë në terapi intensive dhe më pas të h umbë jetën.

Drejtori i spitalit të përgjithshëm në Kërçovë, Dr. Stanko Trpeski, pohoi se infermierja hu mbi jetën në moshë fare të re, ndërsa nuk ishte vaksinuar.

Drejtori Dr. Trpeski, duke shpjeguar situatën e infermieres me Covid-19, sqaroi se ajo nuk ishte vaksinuar për arsye të tjera shëndetësore.

Shoqata e Infermiereve te Shqiperise i shprehu ng ushellime te perzemerta familjes dhe kolegeve te Linditës. /noa.al

Vetëm 28 vjeçe, sh uhet Lindita infermierja që nuk mund të vaksinohej Read More »

Rregullat e reja për kalimin e shqiptarëve në shtetin grek

Janë njoftuar rregullat e reja për kalimin e qytetarëve në shtetin grek. Sipas njoftimit të fundit udhëtarëve u duhet të kenë bërë të dyja dozat e vaksinave si dhe të kenë kaluar 14 ditë nga data e dozës së dytë.

Në rast mungese të vaksinës, do te duhet të kryeni testin PRC deri në 72 orë përpara udhëtimit. Po ashtu ky rregull vlen edhe për fëmijët mbi 12 vjeç.

Shpesh në palën greke bëhet dhe një testim tjetër.

Njoftimi i plotë

Info mbi rregullat e kalimit kufitar Shqiperi – Greqi

Personat te cilet mund te udhetojne drejt shtetit Grek duhet:

1 – Të kenë bërë të dy vaksinat si edhe të kenë kaluar 14 ditë nga data e vaksinës së fundit. Çdo pasagjer duhet të ketë me vete çertifikatën e vaksinimit te printuar nga e-albania ose cdo autoritet nga shtetet e ndryshem. Pavaresisht nga emri i vaksines, ajo njihet nga autoritetet Greke.

2 – Në rast se nuk jeni i pajisur me certifikate vaksinimi do te duhet të kryeni testin PRC deri në 72 orë përpara udhëtimit.

3- Pas kalimit te kufirit, cdo pasagjer mund t’i nënshtrohet testimit të rastësishëm.

4 -Cdo femije mbi 12 vjec duhet te kryeje PCR test.

5 – Formularin PLF mund ta plotesoni online (https://travel.gov.gr).

Cdo pasagjer duhet të plotësojë dhe të paraqesin formularin e tyre PLF (Passenger Locator Form) para autoriteteve Greke. Per cfaredo paqartesi mos hezitoni te kontaktoni ne 069 40 60 001.

Rregullat e reja për kalimin e shqiptarëve në shtetin grek Read More »