Dukati

Sot është ditëlindja e ish-kryeministrit dhe liderit historik të PD-së, Sali Berisha/ Ja sa vjeç mbush

Sot është ditëlindja e ish-kryeministrit dhe liderit historik të PD-së, Sali Berisha.

Berisha në profilin e tij Facebook e ka shoqëruar këtë ditë të veçantë me një mesazh, ku është shfaqur krahas bashkëshortes së tij.

“Miq, sot 76 vjeç!”, tha Berisha.

“Mirënjohje të pakufishme Zotit, familjes dhe të gjithë atyre që me dashurinë, miqësinë, besimin dhe mbështetjen kanë qenë dhe janë eleksiri i udhëtimit tim jashtë imagjinate 76 vjeçar. Zoti ju bekofte!”, ka shkruar Berisha, sot në 76-vjetorin e tij të lindjes.

Me profesion mjek, Sali Berisha është një ndër politikanët që ka dominuar jetën publike në vendin tonë, pas ’90.

Ai e nisi karrierën si një ndër themeluesit e Partisë Demokratike, partia e parë pluraliste në vend, për të marrë drejtimin e saj, në fillim të ’91.

Berisha shërbeu si President i Republikës në vitet ’92-’97, më pas për tetë vite ai udhëhoqi opozitën, për t’u rikthyer si kryeministër në tetë vite të tjera, 2005-2013.

Berisha edhe gjatë dy legjislaturave të fundit ka vijuar jetën politike, si deputet i PD-së.

Ai vendosi të djegë mandatin e deputetit rreth dy vite më parë, si shumica e deputetëve të opozitës, ndërsa pritet të rikthehet sërish në parlament pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, çka mund ta kthejë atë në deputetin më jetëgjatë në tërë historinë e Kuvendit të Shqipërisë.

/NOA.al

Sot është ditëlindja e ish-kryeministrit dhe liderit historik të PD-së, Sali Berisha/ Ja sa vjeç mbush Read More »

‘Do t’i thyej hundët, jo vetëm Edi Ramës, por…’

Kryetarja e Levizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, nga qyteti i Durrësit teksa ka zhvilluar një takim me strukturat e kësaj partie, nuk ka lënë pa thumbuar edhe kreun e qeverisë Edi Ramën.

Kryemadhi tha se LSI do të jetë forcë e parë për të ndryshuar politikën e krimit, dhe se do ti thyej hundët jo vetëm Edi Ramës, por kujtdo që do të degradojë qytetarët shqiptarë.
“Jo vetëm që LSI do të jetë forcë e parë, por avangard për të ndryshuar politikën e krimit. Do t’i thyej hundët, jo vetëm Edi Ramës, por kujtdo që do të degradojë qytetarët shqiptarë. Kemi nevojë për të biseduar me çdo qytetar shqiptar për të dhënë vizionin tonë. Jemi këtu për të ndërtuar të ardhmen e fëmijëve të gjithë shqiptarëve.”- tha Kryemadhi.

‘Do t’i thyej hundët, jo vetëm Edi Ramës, por…’ Read More »

Kryemadhi: Nuk e mbaj maskën!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi duket se nuk do ti bindet aspak urdhrit të qeverisë për të mbajtur maskat kudo veçse në shtëpi. Në një intervistë për RTV Ora, shprehet se nuk do e mbajë maskën dhe u bën thirrje shqiptarëve që të mos e zbatojnë vendimin që do të hyjë në fuqi të enjten e kësaj jave.

“Personalisht nuk kam për ta mbajtur maskën. Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve. Maska mbahet aty ku është e domosdoshme për ta mbajtur
Po hyre 100 veta në lokal hyr pa maskë, po dole në rrugë me maskë. Ky zotëria që thotë se duhet mbajtur maska 24 orë, e ka bërë llogarinë sa u kushton kjo shqiptarëve? Sa është efekti te xhepat e shqiptarëve? Apo ka ndërmend të bëjë ndonjë koncesion për maskat? Unë për vete nuk do e mbaj maskën.

Nuk besoj se Rama ka merak shëndetin e shqiptarëve. Se po ta kishte do të anullonte koncesionet në shëndetësi. Sa shqiptarë kanë bërë check-up? Por deri tani kanë kaluar 30 milionë euro te koncesionarët.

Kur specialisti del dhe thotë mos e mbani maskën në rrugë, del ky që nxori anijet luftarake dhe tanket në rrugë për të vrarë virusin… Këto janë qesharake që acarojnë publikun por nganjëherë revolta vjen nga kjo që, këta injorantë, që u kemi dhënë pushtetin, nuk duhet mbajtur maska por duhet të dalë në rrugë. Do tu bëj thirrje që e ndalon çdo polic, qoftë i Veliajt, qoftë i Ramës, ti kundërpërgjigjen. Se edhe policët nuk kanë para për maska. A kishin maska policët që morën pjesë në shembjen e teatrit”, tha Kryemadhi.
Në fundjavë, kryeministri Edi Rama doli në një konferencë për media, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe u shpreh:

“Ditën e mërkurë ne do të publikojmë masën dhe masat ndëshkimore dhe nga dita e enjte të gjithë me maskë sapo të nxjerrin veten nga shtëpia, kudo, kudo, kudo dhe gjobat do të zbatohen në kohë reale. Nuk do të ketë më asnjë mundësi për tju shmangur gjobave sepse do ti zbatojmë me OSHEE.

Nga java e ardhshme maska do jetë e detyrueshme kudo, përveç shtëpisë dhe restorantit apo barit ku je ulur në tavolinë për të konsumuar atë pjesë të kohës aty. Maska do jetë e detyrueshme në çdo mjedis, në çdo rrugë, hapësirë publike dhe masa ndëshkimore do zbatohet për të gjithë te fatura e dritave, mos të ketë asnjë iluzion, asnjë individ që mund ti shmanget gjobës”.

Kryemadhi: Nuk e mbaj maskën! Read More »

Kryetari i Bashkisë Vlorë Dritan Leli fjalë të ndjera për vëllain e tij, të ndarë nga jeta një vit më parë: ‘Më mungon shumë!’

Një vit nga ikja pa kthim e vëllait të tij Kryetari i Bashkisë Vlorë Dritan Leli fjalë të ndjera për të.
‘Më mungon shumë, jo vetëm mua, por edhe shumë shokëve dhe miqve tanë, të cilët çdo ditë më flasin për ty, më tregojnë historitë dhe peripecitë që të karakterizonin ty.’

Statusi i plotë:
E fillova rrugën e jetës 50 vite më parë, ndersa ti ishe aty. Në çdo moment të jetës të kisha pranë, si rrallë herë vëllezër të tjerë, në njohjen time.
Sot, pas një viti që nuk je më, boshllëkun tënd nuk e mbush dot asgjë.
Më mungon shumë, jo vetëm mua, por edhe shumë shokëve dhe miqve tanë, të cilët çdo ditë më flasin për ty, më tregojnë historitë dhe peripecitë që të karakterizonin ty.
Falje pa fund shume dashuri… sot kemi vetëm boshllëk.
Jepje jetë nga jeta jote, sa më duket sikur harrove të mbaje ca më shumë për veten tënde… i paharruari Ed 😢

Kryetari i Bashkisë Vlorë Dritan Leli fjalë të ndjera për vëllain e tij, të ndarë nga jeta një vit më parë: ‘Më mungon shumë!’ Read More »

Përmbytje nga reshjet e shiut në Vlorë, Bashkia paralajmëron qytetarët: Shmangi lëvizjet

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar përmbytje dhe probleme me qarkullimin e makinave në Vlorë.

Bashkia e Vlorës përmes një postimi në Facebook paralajmëron qytetarët të kenë kujdes nga përmbytjet dhe lëvizjet e panevojshme me makina.
NJOFTIMI NGA BASHKIA VLORË
Duke parë kushtet e motit në Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangni lëvizjet me makina që nuk janë të domosdoshme.

Për shkak të shirave të dendur, duhet të keni kujdes edhe me vendin e parkimit të makinave dhe të jeni të vëmendshëm për vendet që rrezikojnë të përmbyten! Paralajmërimet e meteorologëve për shira të vazhdueshëm, na bëjnë të jemi të kujdesshëm.

Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj!
Për çdo nevojë vendosni kontakt me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë.

Përmbytje nga reshjet e shiut në Vlorë, Bashkia paralajmëron qytetarët: Shmangi lëvizjet Read More »

Rama uron Florin: ‘Edhe 100 sozisë sime gazmore’

Edi Rama ka uruar sot sozinë e tij, në Portokalli, me rastin e ditëlindjes. – “Nuk i kam kuptuar kurrë politikanët e udhëheqësit kur mërziten, e nganjëherë tërbohen nga vënia e tyre në lojë prej komedianëve e karikaturistëve”, – tha Rama.

“Kur ata janë të zotë si Flori e si djemtë e vajzat e Portokallisë, si Sajmiri i Fiksit e i Stopit apo babai i të gjithë brezit të tyre, Agron Llakaj ose Bujar Kapexhiu i vizatimeve satirike, janë një lezet i madh për jetën publike dhe një burim energjish pozitive për konsumatorët e artit të tyre”, – u shpreh kryeministri, teksa zgjodhi sot të uronte humoristin në ditëlindjen e tij.

“EDHE 100!”

E plotë nga Edi Rama:

FLORJAN BINAJ është një djalë king, me botë të bukur, i talentuar dhe i edukuar, që mes plot talenteve të ekranit të vogël ka spikatur me sozinë time në shfaqjen më popullore e më kreative televizive sipas meje, Portokallia e rekordeve të frikshme të audiencës televizive!

Nuk i kam kuptuar kurrë politikanët e udhëheqësit kur mërziten, e nganjëherë tërbohen nga vënia e tyre në lojë prej komedianëve e karikaturistëve, të cilët kur janë të zotë si Flori e si djemtë e vajzat e Portokallisë, si Sajmiri i Fiksit e i Stopit apo babai i të gjithë brezit të tyre, Agron Llakaj ose Bujar Kapexhiu i vizatimeve satirike, janë një lezet i madh për jetën publike dhe një burim energjish pozitive për konsumatorët e artit të tyre. Arti i tyre ka pasur e ka një fuqi të butë emancipuese e lehtësuese tek ata që i ndjekin dhe Flori është mes atyre që e meritojnë t’u heqësh kapelen, për faktin domethënës se nuk bie në vulgaritetet tipike çedukative të disave brenda atij lloji.

Duke i uruar sozisë time gazmore ditëlindjen dhe shëndetin, forcën krijuese e çdo mirësi e mbarësi për veten e për të dashurit e vet, uroj njëkohësisht që energjitë pozitive të Florit e të kolegëve të tij të talentuar të çdo ekrani, ta ushqejnë sa më mirë publikun në këtë kohë posaçërisht sfiduese për të gjithë.

/NOA.al

Rama uron Florin: ‘Edhe 100 sozisë sime gazmore’ Read More »

Cilat janë pesë ushqimet që forcojnë sistemin imunitar dhe…

Tani më shumë se çdo gjë tjetër, është e rëndësishme për sistemin imunitar të jetë në formën më të mirë gjatë pandemisë COVID-19.

Një nga mënyrat për të qenë të shëndetshëm është mbajtja e një ‘diete ushqyese’.

Universiteti Uc Davis Health – “Good Food is Good Medicine” na paraqet dietikën Tiana Carey , e cila na mëson se cilat janë ushqimet që duhet të konsumojmë gjatë kësaj periudhe të vështirë.

Vitamina A

Kjo vitaminë ju ndihmon në rregullimin e sistemit të frymëmarrjes dhe përmirësimin e tretjes.

Ushqimet më të pasura me vitaminë A janë : karota,patatja e ëmbël, brokoli,spinaqi dhe speci.

Vitamina C

Vitamina C ndihmon në stimulimin dhe formimin e antitrupave. Agrumet , luleshtrydhet, speci i kuq dhe kivi janë të gjitha të pasura me vitaminë C.

Vitamina E

Kjo lëndë ushqyese nxit neutralizimin e radikaleve te lira duke punuar si një antioksidant. Ushqimet me plot vitaminë E përfshijnë vajrat bimorë, fruta të thata, fara bimore dhe avokado.

Zinku

Në trupin tonë ne kemi shumë enzima që varen nga zinku dhe mungesa e zinkut çon në mosfumksionimin e sistemit imunitar. Ushqimet e pasura me zink janë: bishtajoret, farat bimorë, mishi ( sidomos ai i shpendëve) dhe frutat e detit.

Proteinat

Aminoacidet specifike që janë gjetur në proteinë janë thelbësore për funksionimin e qelizave, të cilat janë të domosdoshme kundër patogjeneve në trupin tonë. Mishi, shpendët, frutat e detit dhe frutat e thata janë të mbushura me proteinë.

Këto lëndë ushqyese e ndihmojnë sistemin tuaj imunitar të punojë në mënyrë më efektive.

Duhet t’i konsumoni në mënyrë sa më të kontrolluar dhe jo ta teproni.

Si gjithmonë për të parandaluar më shumë përhapjen e sëmundjes lani rregullisht duart.

/NOA.al

513063350

Cilat janë pesë ushqimet që forcojnë sistemin imunitar dhe… Read More »

Alfred Cako: Ja çfarë do të ndodhë në 30 ditët e ardhshme

Konspiracionisti Alfred Cako, ishte i ftuar në rubrikën “Rrethi Katror” në “E Diell”. Cako parashikoi sipas tij se çfarë do të ndodhë në Botë për 30 ditët e ardhshme.

Fillimisht sipas Cakos do të ndërpritet për disa ditë interneti dhe do të shkatërrohen platformat e rrjeteve sociale.
Ndërsa më tej shtoi se shërbimi i transfertave të parasë, që kontrollohet nga “bankierët” (një grup prej disa personash për të cilët ai mendon se janë më të pasurit në botë), do të kalojë në një sistem tjetër të kontrolluar nga shteti amerikan.

“Do të ndërpritet për disa ditë interneti, do të shkatërrohen platformat e rrjeteve sociale. Do të merret shërbimi i transfertave të parasë, që kontrollohet sot nga bankierët dhe do të kalojë në një sistem tjetër të kontrolluar nga shteti amerikan, e jo nga korporatat”, tha Cako.

Alfred Cako: Ja çfarë do të ndodhë në 30 ditët e ardhshme Read More »