Ashpërsohen tonet mes kryeministrit Rama dhe kreut demokrat, Lulzim Basha. Shefi i qeverisë ka reaguar në Twitter, pas videos së publikuar nga Basha, i cili vijon ta akuzojë shefin e qeverisë se i ka ikur nga duart kontrolli i situatës së pandemisë në vend.
Rama shkruan se opozita ëndërron vdekjen e tij dhe sa më shumë shqiptarëve, duke e cilësuar si të neveritshme videon e publikuar nga Basha.
“Kur ju them këta ëndërrojnë katastrofën, asfiksinë, v dekjen e sa më shumë shqiptarëve dhe timen mundësisht, kujtoni se bëj politikë! Jo, them vetëm të vërtetën e hidhur, siç e thotë vetë, kjo video e neveritshme e postuar nga Lulëzim Basha! Çfarë politike e mjerë!” shkruan Rama. /noa.al/
Kur ju them këta ëndërrojnë katastrofën, asfiksinë, vdekjen e sa më shumë shqiptarëve dhe timen mundësisht, kujtoni se bëj politikë! Jo, them vetëm të vërtetën e hidhur, siç e thotë vetë, kjo video e neveritshme e postuar nga Lulëzim Basha! Çfarë politike e mjerë! pic.twitter.com/IjUwCXjnSf
Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, njëkohësisht ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi flet në një intervistë për gazetën ‘Standard’ mbi zgjedhjet e 25 prillit si edhe pritshmëritë e LSI-së dhe koalicionit të Opozitës së Bashkuar për to. Kërpaçi flet më gjerë për alternativën që ofron lSI për të rinjtë duke vënë në dukje planin e mirëmenduar për arsim cilësor dhe punësim duke mundësuar kështu ndaljen e emigrimit masive të të rinjve jashtë vendit.
LSI duket se ka ndezur fort motorrët elektoralë në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit 2021, ku takimet me bazën dhe qytetarët janë kthyer në ritual të përditshëm. Si e shihni situatën në Tiranë sa i përket mbështetjes ndaj programit dhe alternatives së LSI-së ?
LSI ka një marrëdhënie të veçantë me njerëzit, me votuesit, me qytetarët dhe komunitetin. Kjo është arsyeja pse në 16 vitet e fundit, kjo forcë është e vetmja që ka rritur numrin e mbështetësve në çdo zgjedhje. Një marrëdhënie që ndryshe nga përshkrimi juaj si ‘ndezje motorrësh elektorale’ mund të cilësohej më saktë si një rritje e ritmit të punës drejt fitores së 25 prillit. Unë shoh një dëshirë të zjarrtë të qytetarëve të Tiranës për opozitarizëm, për ndryshim. Por jo vetëm, edhe në Durrës është e njëjta situatë. Edhe në Fier, Elbasan, Lezhë, Korçë dhe kudo ku kam shkuar.
Qytetarët e besojnë alternativën e LSI për ndryshim. Kjo më bën të ndihem optimiste pasi tregon që kemi ditur të dëgjojmë shqetësimet e qytetarëve dhe t’i ofrojmë zgjidhjen që ata kanë nevojë, por edhe sepse në kushtet e një klime mungese besimi tek politika në përgjithësi, qytetarët gjejnë tek LSI vlerat që ata presin të shohin tek përfaqësimi publik si dhe një vend ku mund të lidhin një marrëdhënie të besueshme për të investuar tek ndryshimi i Shqipërisë.
Alternativa jonë e punësimit të mirëpaguar dhe mbështetjes së të rinjve që emigrimi të mos jetë më zgjidhje, por Shqipëria të jetë shtëpia e shqiptarëve me punë dhe dinjitet po shton mbështetësit e saj çdo ditë e më shumë. Ka entuziazëm dhe do vijojë puna për të mbledhur çdo mbështetje dhe energji në realizimin e këtij vizioni pas 25 Prillit.
Një ndër prioritetet e programit të LSI-së duket se janë të rinjtë. Cilat janë piketat e programit tuaj sa i përket të rinjve? Si do të mundësoni ndaljen e emigrimit masive të tyre jashtë vendit?
E ardhmja e një vendi duket në fytyrat e të rinjve të saj. Nëse ikin të rinjtë nga Shqipëria, bashkë me ta ikën edhe potenciali për zhvillim i vendit. Ndaj dhe shpopullimi i nxitur nga keqqeverisja është sulmuar kaq fortë nga ne, sepse godet në zemër vendin. Të gjithë duhet të zgjohen dhe të kuptojmë se nëse ky vend shpopullohet, të gjitha propozimet politike që në letër mund të tingëllojnë shumë bukur bëhen të pavlefshme.
Angazhimi ynë edhe në programin tonë është fokusimi i krijimit të mundësive për të rinjtë që të ndërtojnë jetën këtu. LSI është partia e të rinjve dhe me programin tonë që synon Arsim cilësor që lidhet me tregun e punës ne synojmë të rikthejmë shpresën dhe besimin te çdo i ri dhe e re e vendit për të kontribuar në vendin tonë. Me programin ‘Mëso dhe Fito’, studentëve do t’u krijohet mundësia të angazhohen në një punë për të fituar të ardhura për të mbajtur veten gjatë studimeve.
Çdo gjë nis me krijimin e mundësive të punësimit të mirëpaguar, pra që të mos kemi më shfrytëzim të krahut të punës pa afrimin e nivelit të pagave me ato të vendeve të rajonit dhe të Evropës, e duke vazhduar me rritjen e cilësisë së arsimit apo mbështetjes për krijimin e familjeve të reja.
Si e shihni garën e 25 prillit? A ka sigurinë Opozita e Bashkuar se edhe me Kodin e ri Zgjedhor, do të mundë të vijë në pushtet?
Jam e bindur se 25 prilli do të jetë fitore e jashtëzakonshme për Shqipërinë, për rininë, për të ardhmen Evropiane të vendit tonë. Besoj ju jeni njohur me deklaratën e kryetares së LSI ku në bazë të llogaritjeve Opozita e Bashkuar del nga 25 prilli me 100 mandate. Kjo besoj i përgjigjet pyetjes tuaj dhe nuk ka dyshim për këtë. Personalisht mendoj se Edi Rama do të vijojë të miratojë ligje antikushtetuese me shpresën se do të ndalojë ndryshimin, por nuk do të arrijë dot.
Në këto zgjedhje nuk po garohet thjesht për pushtet por për ndryshim cilësor të gjendjes në Shqipëri. 25 Prilli ndan nëse Shqipëria vijon trajtohet si pronë personale e pushtetarëve apo do t’i jepet një shans krijimit të një kulture të re politike dhe filozofie të re drejtimi që kujdeset për njerëzit. Ky është dhe fokusi im si e re e angazhuar në politikë, që vendi ynë të jetë ndryshe. Mbi të gjitha, pas 25 Prillit në Shqipëri duhet të ketë shpresë, të ketë punë dhe mirëqenie në vend të ofertës së qeverisjes aktuale që është ajo e emigrimit dhe pasigurisë.
Ndërkaq LSI ka denoncuar procesin e rindërtimit të banesave në zonën e Kombinatit, ku keni akuzuar qeverinë dhe bashkinë se po abuzon me pronat e këtyre banorëve. Ju gjithashtu u keni ofruar banorëve një kontratë, ku sipas jush ajo duhet të lidhet mes banorëve dhe Bashkisë së Tiranës. Cila është problematika e kësaj çështjeje dhe ku konsiston kontrata që ju ofroni?
Nuk ka shembull më të mirë se Kombinati për të kuptuar se si projekti i Rindërtimit në të vërtetë është projekti i mashtrimit të radhës. Në rastin e Kombinatit qeveria jo vetëm që nuk ka ofruar mbështetjen për banorët e prekur nga tërmeti, por siç na kanë shprehur shqetësimin banorët, ata rrezikohen të zhvendosen nga vendi ku kanë vite që jetojnë për tu strehuar diku tjetër në preferencë të Bashkisë. Banorët e Kombinatit që janë pronarë aty dhe ndër vite kanë punuar me mund e sakrifica për të mbajtur familjet, po flaken në mes të katër rrugëve pa qenë të sigurtë se çfarë do të bëhet me ta. Ndërkohë Bashkia e Tiranës nuk ka denjuar as ti presë banorët për dëgjesë sepse këta nuk i dëgjojnë qytetarët dhe vendimet i marrin në funksion të oligarkëve.
Pas studimit të problematikës dhe konsultimit me juristë të fushës, zgjidhja që ne i ofruam banorëve ishte një kontratë e cila është ndërmjet banorëve të kombinatit dhe bashkisë së tiranës, që ndërtimi i shtëpive të reja të bëhet përsëri aty ku ata janë, në Kombinat!
Po ashtu për ambientet e shërbimit që kanë qenë në katin e parë, pavarësisht statusit të tyre në çertifikatën e pronësisë si apartament, të gjitha ato ambjente shërbimi të cilat janë të pajisura me NIPT dhe kanë shërbyer si ambjente tregtare, pronarët e tyre të marrin të njëjtën sipërfaqe shërbimi dhe në ndërtesat e reja, po ashtu në Kombinat.
Një tjetër denoncim i fortë i LSI-së është edhe ai për shkollën “Sami Frashëri”, ku ju personalisht keni denoncuar në prokurori këtë çështje duke akuzuar se në kartelat e pronësisë së truallit të shkollës është ndërhyrë disa herë duke kaluar nga shteti në listë pronarësh dhe anasjellas. Çfarë mund të na thoni më shumë për këtë?
Kjo çështje i takon tashmë Prokurorisë që ta zbardhë dhe të gjithë presim veprimet e organit të akuzës. Nga faktet që ne kemi disponuar duket qartë se si një pronë publike që sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave të vitit 2017 duhet të figuronte në Hipotekë si pronë e Bashkisë Tiranë, ka figuruar në 2020 si pronësi e një ‘liste bashkëpronarësh’. Për më tepër hetimet duhet të zbulojnë për qytetarët çfarë ka ndodhur nga fillimi me këtë histori të mbuluar nga hijet e dyshimit. Pyetjet që shtrohen janë kush janë personat që kanë ndërhyrë në sistem dhe me çfarë qëllimi kanë ndërhyrë?
LSI gjithmonë do të thotë të vërtetën dhe vetëm pas deklaratave të kryetares së LSI, shpëtuam shkollën Sami Frashëri dhe të njëjtën gjë do të bëjmë edhe për banorët e kombinatit, vorës, shijakut, durrësit e në të gjithë Shqipërinë. Qeveria e oligarkëve dhe e propagandës nuk mund të vjedhi pronat e qytetarëve dhe as ti tjetërsoj për interesat personale.
Kryeministri Edi Rama është i ftuar sonte në open në Top Channel për të folur për menaxhimin e situatës së pandemisë dhe më shumë se kaq.
Duke komentuar pamjet e transmetuara nga Top Channel në spitalin Shefqet Ndroqi tha:
Realiteti është ai, për shumë arsye shqiptarëve u flitet ndryshe, goditet edhe trupa mjekësore. Mjafton të ketë një kërkesë më autorizim për të marrë masa, dhe të gjithë që duan të japin një informacion të futet, sepse nuk është normale që publiku të mbingarkohet me gënjeshtra dhë të pavërteta.
Por a ka frikë kryeministri nga infektimi?
Rama: Gjëja e parë është larg qoftë të infektoj dikë në familje shoqëri, por se kemi në dorë.
Unë kam bindje të miat, që lidhet me yjët, spo i ndaj këtu.
Pa asnjë problem do ishte trajtimi këtu, Si kuptoj ata që ikin jashtë.
Në rastin e covid në spitalet tona smungon asgjë që e kanë spitalet jashtë, qoftë nga kurat e aparaturat.
Mjektë janë në nivelin e duhur. Shefja e epidemiologjisë, Silva Bino la veten në dorë të tyre, dhe ja ku është, shumë mirë.
Basha me mësuesit: Rama i braktisi në përballjen me virusin, ne do ta ndryshojmë kryekëput këtë realitet të hidhur dhe të vështirë për shqiptarët. Që nga dita e parë e pandemisë mësuesit kanë qenë ndër më të rrezikuarit. Qindra janë infektuar dhe karantinuar dhe për fat të keq disa prej tyre e kanë humbur betejën me virusin. Ndërkohë vala e dytë e pandemisë i gjeti sërish shkollat fillore dhe ato të ciklit të mesëm të papërgatitura dhe mësuesit pa asnjë mbështetje.
Në një takim me arsimtarë nga gjithë vendi biseduam për vështirësitë me të cilat ata përballen, nga orët e zgjatura të punës, mungesa e ujit në shumë shkolla, deri tek mungesa e testimeve në kohën kur numri i të infektuarve po rritet çdo ditë.
Është e papranueshme se si Rama dhe qeveria i braktisën mësuesit! Ata kanë nevojë për ndihmë dhe jo për retorikë boshe nga FB dhe Instagrami. Edi Rama ka zgjedhur të mos dëgjojë, të mos punojë as edhe një ditë të vetme për shqiptarët.
Ne do ta ndryshojmë kryekëput këtë realitet të hidhur dhe të vështirë për shqiptarët. Ne do ta rrëzojmë Edi Ramën me zgjedhje dhe bashkë do ta shërojmë Shqipërinë!
Rreth 3.000 euro për një kilogram tartuf dhe në Shqipëri kjo kërpudhë e rrallë rritet gjerësisht. Tartufi shqiptar është shumë i ngjashëm me kushëririn e tij francez, por ato kushtojnë shumë më pak. Aq me vlerë është tartufi i bardhë saqë është i kuotuar edhe në bursë, ku çmimet fillojnë nga 300 në 1000 Euro. Tartufi është një lloj kërpudhe që rritet në rrënjët e lisit, blirit, pishës dhe shelgut të egër.
Zakonisht ai rritet në tokë ranore dhe nuk ka as rrënjë, as gjethe, as degë. Kjo specie është në formën e zhardhokut dhe e merr ushqimin nga rrënjët e bimëve të tjera. Ai thith prej rrënjëve kripëra minerale, të cilat janë pikërisht ato që e bëjnë kaq të kërkuar dhe të çmuar këtë specie të rrallë. Në natyrë gjenden disa lloje tartufi. I ziu është ai që haset më shpesh dhe që arrin një vlerë deri në 350 euro për kilogramë. Tartufët e bardhë ngjajnë me zhardhokët e patates. Por me formacion më të çrregullt, të cilët çmohen më shumë, për shkak të vlerave ushqyese dhe shijeve që mbartin. E veçanta e këtyre kërpudhave është se aroma e tyre varet nga bima në të cilën rritet. Tartufi më i shtrenjtë rritet në rrënjët e lisit dhe merr aromën e kësaj peme.
Zhardhoku i tartufit e merr formën nga formacioni i terrenit dhe nga rrënjët e bimëve në të cilat paraziton. Sa më i madh të jetë zhardhoku i tartufit aq më shumë vlerësohet e për këtë arsye i rritet edhe çmimi. Kërpudhat e zonës së Reçit në Malësi të Madhe janë gjithashtu tejet të kërkuara dhe eksportohen në Francë. Këto kërpudha rriten në zonën e gështenjave dhe mbulohen nga degë dhe gjethe gështenjash. Tartufi është padyshim një thesar i fshehur në pyjet tona.
Ish-ministri Niko Peleshi ka festuar sot 50 vjetorin e lindjes.
Vajza e tij Aleksia i ka bërë një dedikim të veçantë babait të saj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Aleksia e cilëson babain si ‘idhullin’ e saj duke i dedikuar fjalë të ëmbla dhe prekëse.
Gjithashtu ajo ka publikuar edhe një foto ku të dy duket të lumtur pranë tortës së ditëlindjes.
“Unë mund të mos jem bija e përsosur dhe aq më pak aq e përsosur sa e meriton ti, por ti je padyshim babai dhe njeriu më i përsosur që dikush mund të kërkojë. Kur isha e vogël dhe më pyesnin kush ishte idhulli im, gjithmonë përgjigjesha “babi”. Kjo përgjigje mbetet po e njëjta edhe sot. Gëzuar ditëlindjen miku im më i mirë!”- ka shkruar Aleksia.
Zbulohet cili do të jetë spitali i parë Rajonal në Jug të vendit që do të shërbejë si spital Covid.
Spitali Rajonal i Fierit do të jetë i pari spital në Jug të Shqipërisë që do hapet dhe do të shërbejë si spital kovidi nëse do të mbushen spitalet në Tiranë; Infektivi, Sanatoriumi dhe Covid 3-4.
Drejtori i OSHKSH, Kujtim Llapi tha për report tv se “nëse do të flisnim brenda disa muajsh tamponi do të dilte për 1-2 ditë ndërsa tani vonojnë 3-4 ditë pasi janë shtuar shifrat e të infektuarve.
Ka persona që dynden te privati për të marrë një përgjigje sa më të shpejtë”. “Ne nuk na mungon as personeli, jemi të pajisur me pneumologë, me infeksionistë. Nëse do të ketë shtrëngesë të madhe dhe numër të lartë të infektuarish, mendohet se spitali i Fierit do krijojë 1-2 pavione për Covid-19, por ende nuk është ezuruar Covid-3 dhe Covid-4”, tha ai.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një video me deklaratat e kryeministrit Rama, e cila sipas tij është një mashtrim.
Në një postim në Facebook, Basha thotë se qytetarët meritojnë më shumë. Mes të tjerash krydemokrati thekson se opozita ka një plan për të zgjidhur këtë situatë.
“Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Më shumë teste, më shumë ndihmë, më shumë zgjidhje. Plani ynë ofron zgjidhje dhe përfshin rimbursimin e plotë të shpenzimeve për personat e prekur me covid që kurohen në shtëpi. Kjo nuk është çështje politike, është çështje për jetë a vdekje”, shkruan Basha. /NOA.al/