Grevistët e Ballshit sot në ditën e 14-të të grevës së urisë i i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së kryeministrit Edi Rama, për t’u ulur në bisedime. Ata thanë që kryeministri të përcaktojë datën, orën dhe vendin.
Kryeministri Edi Rama në Twitter, u shkroi grave greviste të dalin nga greva për të zgjidhur problemet:
“Të dashura greviste të Ballshit, është e drejta juaj të mos dilni nga greva, por është e pamundur të ulemi bashkë me presione e ultimatume! Jam gati të vij tek ju sapo të mbyllni grevën e të flasim si do mundemi t’ju ndihmojmë për këtë hall që nuk e ka krijuar qeveria”.
“Ne po punojmë për të gjetur investitorë seriozë që të rindezin rafinerinë edhe pse greva juaj nuk ndihmon as për këtë! Ndërsa për ndihmën e mundshme shtetërore ndërkohë, meqë ju s’pranoni as të dilni në asistencë, ka vetëm një rrugë: Mbyllni grevën dhe ulemi qajmë hallin!”, tha Rama.
/NOA.al
Opposition Socialist Party leader Edi Rama speaks during a news conference at party headquarters in Tirana, Tuesday June 25, 2013. The opposition Socialists are holding their lead as counting continues in Albania’s election but a dispute over the makeup of the Central Election Commission could leave the outcome up in the air. Despite a shooting which left one dead, international monitors noted overall improvements in Albania’s election — seen as key test for the country’s hopes for closer ties with the European Union. (AP Photo/Hektor Pustina)
Presidenca i ka kërkuar sërish mazhorancës të reflektojë dhe të presë opinionin e Komisiont të Venecias përpara se të rivotojë Kodin Zgjedhor në Parlament.
Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, thotë se PS po merr peng të ardhmen europiane të Shqipërisë.
“Z.Balla, reflektoni dhe thellohuni deri të enjten! Presidenti e dëgjoi thirrjen e Europës! Dëgjojeni edhe ju! Boll e morët peng të ardhmen europiane të Shqipërisë”, shkruan Blushi.
Më herët, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialsite, Taulant Balla tha se “refuzuam përpjekjen e Metës për ta futur vendin në një spirale të rrezikshme”.
Ndërkohë, zyrtarët më të lartë të Bashkimit Europian i kanë kërkuar drejtpërdrejt Kryeministrit Rama që të mos e rivotojë Kodin Zgjedhor dhe ndryshimet kushtetuese pa folur më parë Komisioni i Venecias. /noa.al/
Presidenti Ilir Meta përmes një letre i ka bërë një kërkesë Kuvendit.
Në letër kreu i shtetit i kërkon Kuvendit që të pritet Komisioni i Venecias para votimit të Kodit Zgjedhor.
Meta e ktheu projekt-ligjin e Kodit Zgjedhor, për rishikim, por kryeministri Rama paralajmëroi se pavarësisht kësaj, ai do të votohet ashtu siç ishte dhe u miratua fillimisht nga Kuvendi.
Ndërkohë ndryshimet në Kodin Zgjedhor para rivotimit në Kuvend janë dërguar për rishqyrtim në Venecia. Nuk dihet se kjo kërkesë e Presidentit do të merret në konsideratë nga Kuvendi.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u pyet sot nga gazetarët për vilën në Gjirin e Lalzit.
Ajo tha se e dinë të gjithë shqiptarët, madje shtoi në oborrin e vilës së saj çiftet vijnë dhe bëjnë fotot e dasmës.
Diferenca mes PS dhe Rilindjes, shtoi kryetarja e LSI, është shumë e madhe.
“Monika Kryemadhi e ka deklaruar vilën e Lalzit. E dinë gjithë shqiptaret madje vijnë bëjnë dhe foto në oborrin e Monikës dhe ndonjë nuse me dhëndër vijnë bëjnë fotot e dasmës”.
“Po Veliaj i ka deklaruar pronat e veta. Se në fustanet e gruas së vet “dolce gabbana” na del dhe thotë i ka bërë gjyshja e vet” – u shpreh Monika Kryemadhi.
“Ajo që dua të theksoj është që Lali Eri do ta deklarojë atë deklaratën e banorëve të kombinatit dhe pallateve populite? Do tu japë kontratën njerëzve që humbasin shtëpitë nga shembja e pallateve?”
“Do t’iu japi një kontratë që këta njerëz do të marrin shtëpitë e tyre. Mendoj se sot më shumë e kushdo tjetër diferenca mes LSI dhe rilindjes është e madhe”, tha Kryemadhi.
VEND – LINDJES
NJE LETER TE SHKRUAJ NGA DETI
KORNIZEN TA BEJ NGA PERENDIMI
O RRENJA IME E THELLE
Jam dege e jotja
O trung prej floriri
!
Ti shkruaj
nga deti ,
ngjyej penen ne naten e plot,
e ngjyej ne netet e pagjumesise
do te shkruaj neser ,
me shume se sot!!
TE SHKRUAJ
NJE LETER NGA DETI
O DUKATI IM I BUKUR ,
TE DY JEMI SI RRJESHTAT E NJE LIBRI ,
ME SHKRIN AKULLIN
E ME NGROH TE LUMTUR .!
NUK TE DUA SI TRENDAFIL ,
POR SI LULJA QE RRI E MBYLLUR BRENDA SAJ ,
TE DUA NE MENYREN TIME
TE DUA SI GJUMIN
MBI QEPALL’
DUKATI IM SHEKULLOR
EDHE TI THINJA BRENDA SHPIRTIT KE,
PER DJEMTE E NIPERIT E TU
QE NEPER BOTE NDERTOJNE FOLE.!
ATY ;
ERA ME BUZEQESH
E LUMI NUK ME BRAKTIS ,
CUDI C’ FORCE ME KE DHENE
RREZOHEM POR NGRIHEM SI LIS !!
TI
NE DARKE ME DO AQ SHUME ,
E TE NESERMEN
NGA URIA PER MUA JE PRAP ESELL ,
ME RRITE ME QUMESHT DALLANDYSHJE,
DUKAT – SI TI NUK KA TJETER !!
TE KEROJ FALJE
QE DOREN NUK
T’A ZGJATA
TI …QE AQ SHUME ME DESHE ,
ME MBESHTOLLE ME SHPIRTIN TEND
NE GEZIM ,
HALL, E DERTE!
GJITHNJE ME DEL NE ENDERR
SHIHEMI SY PER SY ,
NE HESHTE ME PYET PERMALLSHEM;
A..JE MIRE ATY ???!!!
SA ” FRENGU – PULEN ” E PAGOVA
JETEN NE KURBET ,,
KETU E HUMBA FJALEN
E TANI FJALA HESHT !!!
GENOVA 26/ 10 2020
Dita e hënë parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën veriore të vendit deri në mesditë.
Dita e martë mot me kthjellime dhe vranësira, reshje shiu me intensitet të ulët në veriperëndim-perëndim të vendit. Në mbrëmje reshjet shiut do të shtrihen përgjatë vijës bregdetare me intensitet të ulët, njofton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.
Dita e mërkurë parashikohet me reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit me intensitet mesatar e lokalisht përgjatë vijës bregdetare e ultësirës perëndimore reshje me intensitet deri të lartë. Reshje në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar më shkarkësa elektrike. Gjatë ditës reshjet e shiut mbeten prezente të herpasherëshme por humbasin intensitet.
Dita e enjte dhe e premte parashikohet të kenë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat gjatë orëve të para të 24-orëshit do të pasohën nga reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal përgjatë vijës bregdetare.
Era do të jetë nga kuadrati i Perëndimit me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare ditën e martë dhe të mërkurë do të fitojë shpejtësi deri në 15m/sek.
Një studim i ri tregon se pas një të ftohure personi mund të jetë më i aftë për t’i rezistuar një goditjeje të rëndë nga COVID-19.
Pacientët me COVID-19, të cilët kohët e fundit ishin infektuar me një virus të të ftohurës së zakonshme, kishin më pak të ngjarë të vdisnin ose të duhej t’i nënshtroheshin kujdesit intensiv, krahasuar me ata që nuk ishin ftohur kohët e fundit, sipas studimit të botuar së fundmi në Revistën e Hulumtimit Mjekësor.
Por studiuesit paralajmërojnë se është shumë herët për të thënë me siguri nëse ekspozimi në të kaluarën ndaj të ftohurës ndihmon ose pengon sistemin imunitar për të luftuar COVID-19.
COVID-19 shkaktohet nga një koronavirus i ri i quajtur SARS-CoV-2. Por “njerëzit janë infektuar me koronavirusë [të tjerë] për një kohë shumë shumë të gjatë”, tha autori i studimit Manish Sagar, profesor i mjekësisë në Universitetin e Bostonit. “Ne kemi katër … koronavirusë aktualisht që janë sezonalë dhe shkaktojnë të ftohurën e zakonshme”.
Pyetja, shtoi ai, është “nëse pasja e një infeksioni të mëparshëm me koronavirusët e të ftohurës së zakonshme çon në ndonjë lloj mbrojtjeje kundër SARS-CoV-2”.
Ftohjet e zakonshme dhe COVID-19
Pas rikuperimit nga një infeksion viral, trupi mban një masë të vogël të antitrupave dhe qelizave T që luftojnë mikrobet, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen kundër një infeksioni të dytë nga i njëjti virus.
Studiuesit u “tronditën” kur gjetën qelizat T që diktojnë SARS-CoV-2 në gjakun e pacientëve që nuk ishin ekspozuar ndaj virusit, tha autori i studimit Sydney Ramirez, imunolog dhe studiues i sëmundjeve infektive në Institutin La Jolla për Imunologjinë.
Në një studim pasues, studiuesit treguan se këto qeliza T kishin mbetur nga ekspozimi ndaj koronavirusëve të zakonshëm që shkaktojnë ftohjen.
Sagar dhe kolegët e tij krahasuan njerëzit që kishin patur rishtazi një infeksion viral në formën e të ftohurës së zakonshme, me ata që nuk e kishin kaluar. Ata zbuluan se të dy grupet u infektuan me Covid-19 me të njëjtën shpejtësi, por njerëzit që kishin vuajtur së fundmi nga një ftohje shfaqën simptoma më të lehta nga Covid-19.
“Ata kishin më pak të ngjarë të kishin nevojë për një trajtim në njësinë e kujdesit intensiv dhe kishin shanse më të vogla të vdisnin nga infeksioni”, tha zoti Sagar.
Për shumë të rritur dhe shumicën e fëmijëve, Covid-19 shkakton vetëm simptoma të lehta, të ngjashme me të ftohurën ose nuk shktaton simptoma fare. Në këta njerëz, sistemi imunitar në mënyrë efektive pastron grimcat e virusit dhe shkatërron qelizat e infektuara, duke parandaluar sëmundje serioze.
Por “sistemi imunitar është një shpatë me dy presa”, thotë Andrea Cox, profesore e mjekësisë në Universitetin Johns Hopkins. Reagimi i ekzagjeruar ose rregullisht i dobët i sistemit imunitar mund të shkaktojnë inflamacion që çon në probleme të frymëmarrjes, dështim të organeve dhe vdekje. Këto rezultate të rënda zakonisht ndodhin tek të moshuarit ose tek njerëzit me probleme të tjera shëndetësore, si mbipesha dhe diabeti.
Reagime të tilla jashtëzakonisht të ndryshme ndaj virusit Covid-19 mund të shpjegohen, pjesërisht, nga përvojat e kaluara të sistemit imunitar, thonë ekspertët. Njohja e koronavirusit nga qelizat T që tashmë ekzistonin në sistem mund të mundësojë një përgjigje imunitare më të shpejtë dhe më të fortë dhe simptoma më të lehta të Covid-19.
Ftohjet e zakonshme mund të përkeqësojnë COVID-19
Është gjithashtu e mundur që qelizat T të prodhuara nga ftohjet e zakonshme në të kaluarën mund të dëmtojnë reagimin e sistemit imunitar ndaj Covid-19.
“Ne kemi këtë forcë të përhershme ekzistuese të luftëtarëve kundër [viruseve që shkaktojnë sëmundje] dhe kur i hasim ato [viruset], ka një zgjerim të asaj force që tashmë ekziston në sistem”, tha zonja Cox. “Shqetësimi është se kjo forcë e krijuar për të luftuar diçka tjetër, jo të dizajnuar në mënyrë të përsosur për të luftuar SARS-CoV-2 mund të mobilizohet për të reaguar me agresivitet, por ngaqë nuk është specifike për COVID-19, mund ta orientojë sistemin imunitar në një rrugë të gabuar.”
Përvojat e mëparshme të imunitetit mund të jenë të dëmshme në disa sëmundje, si ethet tropikale (një virus i shkaktuar nga pickimet e mushkonjave në zonat tropikale). Antitrupat dhe qelizat T të prodhuara në përgjigje të një versioni të virusit të etheve tropikale mund të përkeqësojnë sëmundjen nëse hasin në një version tjetër të virusit.
Aktualisht, ka shumë pak prova që qelizat T të prodhuara në përgjigje të ftohjeve të zakonshme përkeqësojnë sëmundjen e Covid-19, por studiuesit thonë se është shumë herët të thuhet me siguri nëse ato ofrojnë mbrojtje.
Imuniteti gjithashtu mund të varet nga individi.
“Jo të gjithë që infektohen me virus kanë saktësisht të njëjtën përgjigje imunitare. Në fakt, edhe binjakët identikë nuk japin përgjigje të ngjashme imunitare ndaj një virusi me të cilin ata infektohen”, thotë studiuesja Cox. “Pra, mund të varet nga individi që infektohet. Dhe kjo mund të varet nga faktorë të tjerë si vendi ku jetoni në botë, ku koronavirusët e ndryshëm të të ftohtit sezonal vijnë në kohë të ndryshme, dhe gjithashtu nga prejardhja gjenetike e personit të infektuar”, shtoi ajo.
Suksese ekipit drejtues të LRI-së gjimnaze Alerti Ana, Sara dhe gjithesecilit prej jush qe keni punuar fort dhe takimi i sotëm reflekton jo vetëm besimin që të rinjtë kanë te LSI por edhe tek ju si fuqizues të zërit të bashkëmoshatarëve tuaj.
Ne jemi partia e të rinjve sepse tek ne janë të rinjtë ata që vendosin! Ne luftojmë për të rinjtë sepse e kemi treguar me vepra që lartësojmë vlerat mbi antivlerat, meritokracinë, të rënë dhe zhvillimin.
Realiteti i zymtë i jetës rinore sot në Shqipëri ka nevojë për besimin dhe bashkimin e çdo të riu dhe të reje në Tiranë apo nëpër Shqipëri, që është në gjimnaz apo universtet, në punë apo në kërkim të një pune.
Shqipëria duhet ti përkasi të rinjve dhe vetëm duke besuar tek vetja, duke besuar te fuqia e bashkimit tonë ne mund ta bëjmë Shqipërinë ti shërbëjë të rinjve, me punësim të mirëpaguar, me arsim më cilësor, me meritokraci dhe jetë më dinjitet.