Të premten e kaluar gjatë emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” u publikua në media rasti i familjes Zijai, në Gjirokastër të cilët kishin djalin e tyre të vogël Fabion me hidrocefali.
Mjekët u thanë prindërve të Fabios se djali duhet të o perohej urgjentisht.
Familja e Fabios ndodhej në gjendje të vështirë ekonomike.
Kryefamiljari, Ermali, herë gjente punë e herë jo, Ferideja, e ëma e Fabios, është e papunë. Familja ka katër fëmijë të mitur, më i vogli është 2 muajsh.
Fondacioni i drejtuar nga Elvis Naçi mblodhi paratë falë bujarisë së treguar nga shqiptarët, dhe operacioni i djaloshit u bë i mundur jashtë vendit.
Sot Fabio është shëndoshë e mire ndërsa ai mbahet nën kujdes nga mjekët pediatër. Me të dalë nga salla e operacioni mjeku pediatër i tha të ëmës së Fabios se djali është si kokrra e mollës!/NOA.al
Nga Edmond Bejtaj
Dedikuar V dekjes, kësaj zonje të pamëshirshme dhe hijerëndë
Them se jam bërë ca i fortë përballë pamjeve të v dekjes pasi kam ndjerë rrezikun e saj pranë vetes, pasi kam kaluar dhe stërkaluar nëpër mendje humbjen e njerëzve të afërt, por sidomos pasi kam përcjellë në atë botë prindërit e mi.
Dhe them me bindje se ajo çfarë i ngelet njeriut në mëndje kur humbet një njeri te dashur, nuk janë kujtimet nga koha kur atë e kishte gjallë, as boshllëku që ai lë pas vetes kur ikën nga të gjallët, por sytë e tij duke dhënë shpirt dhe pastaj trupi i tij që duke u ftohur merr rrugën për andej nga nuk do kthehet kurrë më, duke na thënë, – Unë shpëtova, tani e keni rradhën ju !
Dhe siç thashë këtë e kam ndjerë tamam kur pregatitesha për ikjen e prindërve, pra kur isha i detyruar tu shërbeja ende në gjallje të tyre duke i ndihmuar të laheshin, kur guxova t’i prekja edhe atje ku nuk i kisha prekur kurrë, në fillim me turp të dyanshëm dhe pastaj ftohtë, në një proces rutinë, që përfundonte sidoqoftë me lotë nga të dy palët, besoj lotë edhe prej dhimbjes por edhe prej lumturisë, ;
– Dhe aty jam bindur se për të ikur i lumtur në atë botë, njeriut nuk i mjafton vetëm të rrojë si njeri por i duhet edhe të v desë si njeri.
* * *
Tani të vij tek ato fotot e mo rgut që na i ndanë prapë më dysh opinionet, ;
– Mbrëmë në shtëpi, ndërsa me telefona nëpër duar diskutonim me njeri-tjetrin fotot dhe opinionet mbi to, thashë vetëm këtë që do them tani, pra që ata të morgut të paktën të kenë kujdes të matrikullojnë saktë k ufomat, dhe përdora fjalën “matrikull” ngaqë siç e kemi thënë kaq herë, jemi në luftë, pra me njerëz që nisen në një betejë nga e cila nuk dihet nëse do kthehen gjallë apo jo, siç ushtarët shkojnë në b etejë jo vetëm me një pushkë në dorë por dhe me një pllakë metalike varur në qafë e cila do u shërbejë për t’i identifikuar pasi të jenë copëtuar apo shfytyruar nga pr edhat, e pastaj dërguar në shtëpitë e tyre pa i ngatërruar në mënyrë që të afërmit të qajnë dëshmorin e tyre dhe jo Ushtarin e Panjohur, si dhe me heronj të ditëve tona që po shkruajnë lavdinë, përkundrejt ca të tjerëve si puna ime që po tall k arin me pandeminë e të tjerëve dhe v dekjen time, apo e ca grave që ende stolisen dhe shfaqen të qeshura nëpër fejsbuk sikur të mos e dinë se çfarë gjëme i pret edhe ato.
(P.S. – Shumë e kishim tallur veten ne shqiptarët për shkak të zakoneve tona idiote, pra për ngjitjen e madhe me njeri-tjetrin brenda familjes, me dashurinë tonë të madhe sa ishim gjallë dhe të qarat tona të forta e me ligje kur vdisnim, apo për fqinjësitë tona të pakuptimta, kur ai i derës ngjitur i binte derës tënde sikur e kish të tijën për të pyetur – Si u gdhitë more, jeni mirë apo jo ?, – dhe pastaj hapte shtëpinë e tij për të pritur ngushëllime kur ty të vdiste dikush, njësoj sikur vdekja të kish ardhur brenda shtëpisë së tij, ndryshe nga ata të huajt e largët dhe të ftohtë që nuk donin t’ja dinin as për fëmijën e tyre pale për të tjerët, ;
– Dhe ja pra, më në fund na ndihmoi p andemia që të bëhemi si gjithë bota, pra si ata, të huajt e ftohtë dhe të pashpirt !)
Pika doganore e Kapshticës do të qëndrojë e mbyllur nga sot (20 nëntor) deri në 4 dhjetor 2020. Kështu pra, për dy javë, pika doganore që lidh Shqipërinë me Greqinë do të qëndrojë e mbyllur për shkak të masave të marra nga autoritetet e shtetit fqinj mbi situatën e pandemisë Covid 19.
Autoritetet e Policisë Kufitare Greke, në bazë të një njoftimi zyrtar që i kanë dërguar Policisë Kufitare të Kapshticës, sqarojnë se “në zbatim të vendimit të qeverisë greke për marrjen e masave, mbi përballimin e situatës së krijuar, prej datës 20.11.2020, ora 06:00 e mëngjesit, deri në datën 04.12.2020, kjo pikë do të jetë e bllokuar”.
Sipas njoftimit të palës greke, nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve dhe e mjeteve (vetura, autobusë dhe kamionë) si në hyrje dhe në dalje të Greqisë.
Ndërkohë, Policia Kufitare e Kapshticës, iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që gjatë këtij harku kohor, të shmangin udhëtimin në drejtim të kësaj pike kalimi.
Përgjatë aksit rrugor Korçë-Kapshticë, do të ketë forca policie të cilat do të mbikëqyrin situatën dhe nuk do të lejojnë kalimin e mjeteve, në drejtim të Kapshticës. /noa.al/
Kryetari i PD, Lulzim Basha është përplasur me Baton Haxhiun për hetimin e kriminelëve serbë dhe shqiptarë kur ishte pjesë e UMNIK-ut. Basha e cilësoi “gënjeshtar” Haxhiun, i cili reagoi menjëherë duke i thënë se është i vetmi që e duron t’ia thojë këtë fjalë dhe i përmend mentalitetin e Kosovës.
Pjesë nga debati
Haxhiu: A ke qenë në proceset ndaj kriminelëve serbë?
Basha: Kam qenë vetëm në atë të Mitrovicës.
Haxhiu: Ke qenë edhe tek i shqiptarëve?
Basha: Tek i asnjë shqiptari të vetëm. Është gënjeshtër dhe shpifje e pastër.
Haxhiu: Jo.
Basha: Si jo? Mua më thua jo? Shiko dhe njëherë po të them. Që unë të marr pjesë në një proces gjyqësor…
Haxhiu: Lul, ke qenë zyrtar ligjor dhe ai nuk ka bërë mëkate, por ka kryer punën profesionale. Këtu e kam për të vërtetën.
Basha: Po gënjen. Aq më pak luftëtarëve dhe komandatëve të UCK.
Haxhiu: Je njeriu i parë që e duroj dhe që më thotë është gënjeshtër. Në mentalitetin e Kosovës, kur thua gënjeshtër, është shumë fjali e rëndë.
Basha: Kontrollo faktet që të të mos ta them. Edhe unë nip Kosove jam. Mati fjalët kur të thuash gjëra të pavërteta. Kaq!
Mjekë dhe infermierë që prej fillimit të pandemisë, qëndrojnë në shërbim të pacientëve me Covid-19, por kjo periudhë duket më e ngarkuar dhe akoma më e vështirë, si kudo tjetër në rajon.
Beteja e vërtetë me këtë virus tinzar sipas tyre nuk fillon në spital.
Sot u raportuan mbi 420 të shtruar gjithsej me Covid si asnjëherë tjetër dhe teksa spitalet po mbushen, me shtimin e të infektuarve, mjekët apelojnë që njerëzit të zbatojnë masat para se të sëmuren.
Silvana Bala, drejtuese e Shërbimit të Pneumologjisë, në spitalin “Shefqet Ndroqi”, në një mesazh të shpërndarë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, bën apel për respektimin e masave të thjeshta.
Ajo shprehet se lufta bëhet nga çdo person në përditshmërinë e tij.
“Ne do të bëjmë çdo përpjekje për të mbrojtur shëndetin tuaj. Por të dashur qytetarë, lufta kundër Covid nuk fillon në spital. Ajo bëhet pikësëpari nga çdonjëri prej jush në përditshmërinë tuaj.
Mjafton zbatimi i masave të thjeshta, për të qenë një hero: maska, distancimi, higjiena! Bashkë do t’ia dalim!”, thotë Silvana Bala./NOA.al
Humbja e njeriut të dashur në një moshë të re është gjithmonë një dhimbje për të afërmit, por kjo dhimbje merr përmasa të tjera kur ke brengën që nuk i ke qëndruar pranë në momentet e fundit.
Në emisionin “Me zemër të Hapur” u trajtua sot historia e një familje që përjeton brenda të mëdha. Bëhet fjalë për një nënë dhe një motër që e kanë vuajtur në mënyrën më të keqe humbjen e parakohshme të Albanit, i cili u nda nga jeta më 11 qershor të këtij viti pas një sage 1 vit e gjysmë në spital ku vuante nga një së mundje e rëndë.
Përveç sëmundjes së rëndë të të birit që po i shuhej para syve nënë Skënderia dhe motra Valbona do të përballeshin dhe me refuzimin e Entelës nuses Albanit. Nënë e bijë, pohuan përmes lidhjes skype se nusja nuk i lejonte as ato dhe as një të afërm të vizitonte Albanin apo të kujdesej për të. Sipas Valbonës, Entela ishte betuar se Albanin do ta shihnin vetëm të v dekur. Ky premtim ogurzi u mbajt dhe nëna e 6 vëllezërit e panë Albanin në ar këmort.
Sot nëna dhe motra kanë një dh imbje të madhe dhe ngrejnë dyshime edhe për ikjen e parakohshme të Albanit. Sipas tyre ekspertiza mjekoligjore ka ngritur hipoteza të tjera në lidhje me shkakun e v dekjes duke mos ia faturuar atë sëmundjes.
Alban Kodra, i cili ndërroi jetë në 11 qershor të këtij viti kur ishte 45 vjeç, la pas 3 fëmijë.
Motra e tij, Valbona alias Vasilika tha në studio se nuk kanë shkuar mirë me nusen e vëllait sepse e kritikonin atë për mënyrën se si kujdesej për Albanin. Në këtë konflikt është përfshirë shpesh herë edhe policia e Selanikut që ka mundësuar që të afërmit të vizitonin 45-vjeçarin në shtratin e vdekjes. Ndërkohë, nëna e të ndjerit tregoi një episod të rëndë, ndërsa tha se një herë kur kishte shkuar të vizitonte djalin, nusja e kishte rrëzuar nga shkallët.
Ndërsa e Motra Valbona pretendon se qëndroi më shumë se 1 ore jashtë derë së të vëllait paraditen e 11 qershorit dhe kur hyri brenda me forcë e gjeti të v dekur. Nusja dhe fëmijët e tij nuk e kishin parë që ai kishte ndërruar jetë. Sipas saj ata e linin në një dhomë pa kujdes dhe pa higjienë. Sipas tyre ekspertiza ka nxjerrë se shkak i v dekjes është m bytja dhe mjekimi i gabuar dhe përgjegjëse për këtë bëjnë nusen që nuk u kujdes për të por as lejoi që të afërmit e tjerë ta bënin.
Ndërkohë, pjesë e emisionit është bërë dhe nusja e vëllait, Entela Morava, e cila mohoi akuzat e lëshuara nga vjehrra dhe kunata. Ajo tha se burri i saj kishte ndërruar jetë nga zemra. Këto janë gënjeshtra. Kur ishte burri në spital ato vetëm na kundërshtonin. Kur kisha unë nevojë për ata nuk mu gjetën pranë. Burri im v diq nga zemra kam fakte.”, tha ajo.
Familjarët e të ndjerit këtë çështje e kanë çuar në gjyq por nuk kanë shpresë nga drejtësia greke. Ceremonia mo rtore u krye në Korçë ku mori pjesë dhe bashkëshortja. /noa.al/
Aspak të zakontë e konsiderojnë sinoptikanët këtë Nëntor të pakursyer në diell dhe temperatura të larta, por prej së enjtes sugjerojnë për gjithsecilin një pulovër më tepër. Kjo pasi vlerat termike do të pësojnë një ulje ndjeshme me disa gradë.
“Presim një rënie me të paktën 4 gradë Celsius nga dita e sotme në fundjavë gjatë mëngjesit. Ndërsa mesdita nuk do të sjellë ndryshime të mëdha, kjo për shkak të prezencës së kthjellimeve të motit me diell. Presim një luhatje me 1-2 gradë Celsius. Krahasuar me 10-12 gradë Celsius që janë aktualisht, presim që nga dita e nesërme deri në fundjavë të zbresin deri në 7 apo në 8 gradë Celsius zona bregdetare, e cila është zona më e ngrohtë”.
Me mot më të ftohtë do të përballen zonat veriore dhe verilindore të vendit, kryesisht Bajram Curri, Kukësi, Peshkopia, Puka etj.
Megjithatë muaji do të mbyllet me një mot të kthjellët, dhe reshje te pakta.
“Parashikohet që edhe pjesa tjetër e muajit Nëntor të mbetet me këto kushte, pasi reshjet do të jenë shumë pak prezente”.
Pavarësisht diellit që do na shoqërojë, temperaturat e ulëta të mëngjesit na kujtojnë afrimin e stinës së ftohtë.
Ashtu si çdo vit, edhe sot nuk kanë munguar iIthtarët e kreut të regjimit komunist Enver Hoxha për të përkujtuar përvjetorin e çlirimit të kryeqytetit nga pushtuesit nazistë.
Ne festimet e organizuara nga Bashkia e Tiranës, përfaqësues të Partisë Komuniste parakaluan për këtë 76-vjetor në qendër të Tiranës me foto të Enver Hoxhës.
Ata vendosën kurora me lule në memorialin për nder të partizanëve dhe qytetarëve të rënë për çlirimin e kryeqytetit, teksa nderuan me grushtin lart.
Policia ka qenë e pranishme, por nuk ka ndërhyrë për t’i larguar. Opozita shqiptare, gjithnjë ka akuzuar Partinë Socialiste si frymëzim për këta ithtarë, në përpjekje për të ringjallur edhe një herë sistemin komunist në vend. noa.al/