Dukati

A do të kemi masa shtrënguese për festat e fundvitit? Flet Kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentët në portalin studentor duke treguar se po kalojmë periudhën më të vështirë nga pandemia e koronavirusit pasi jemi në muajt e dimrit.

Rama tha se në shumë aspekte mund të thuhet që më e keqja ka kaluar ndërkohë që në aspektin e pandemisë jemi duke kaluar më të keqen.
“Në shumë aspekte mund të thuhet që më e keqja ka kaluar ndërkohë që në aspektin e pandemisë mund të themi se jemi duke kaluar më të keqen sepse ky dimër do të jetë shumë i vështirë nga pikëpamja shëndetësore. Do ta kalojmë dhe do të dalim më fortë.”

Sa i përket mundësisë për masa shtrënguese për Vitin e Ri, Rama tha se për momentin nuk janë paraparë, por nuk përjashtohen.

“Masat shtrënguese nuk i vendos unë, i vendos komiteti teknik i ekspertëve. Masa më e rëndësishme është çfarë bëjmë si individë me rregullat e thjeshta sepse në fund të fundit ne jemi transmetuesit e këtij virusi dhe nëse e ndihmojmë apo e pengojmë virusin, varet nga ne. Deri tani nëse shohim atë që është problemi themelor i kësaj sfide, aftësinë për të përballuar fluksin e njerëzve në nevojë në spital them se jemi në ekuilibër.
Nëse shohim fatalitetet edhe pse një jetë e humbur është shumë, jemi në ekuilibër. Askush, askund nuk i di të gjitha, mësojmë hap pas hapi. Për momentin nuk kemi paraparë masa shtrënguese por nuk i përjashton masat shtrënguese”, deklaroi Rama.

A do të kemi masa shtrënguese për festat e fundvitit? Flet Kryeministri Rama Read More »

Ish-President i Shqipërisë Alfred Moisiu feston sot ditëlindjen e 91-të

Shkëlqesia e tij Alfred Moisiu feston sot ditëlindjen e 91-të!
🪖Që nga shkollimi i përsosur si ushtarak nën shembullin e të atit, dhe i mbrujtur me dashuri ndaj vendit, Alfred Moisiu pati një karrierë të gjatë e të lavdërueshme në ushtrinë shqiptare, duke e mbyllur shërbimin me gradën e lartë të gjeneralit!👨🏻‍✈️
Në vitet e mëpasshme, ai nuk ngurroi asnjëherë të kontribonte në momentet delikate dhe të komplikuara ku u gjend vendi ynë, duke kryesuar dikastere apo duke marrë pjesë në konferenca ndërkombëtare në kuadër të modernizimit të forcave shqiptare! Gjithmonë i paanshëm dhe konsensual, duke parë si primare të mirën e vendit!🇦🇱
President i Shqipërisë nga viti 2002 deri në vitin 2007, duke forcuar së shumti besimin dhe dinjitetin tek ky institucion i rëndësishëm i republikës, në rrugën drejt zhvillimit të demokracisë dhe shtetit ligjor! Me gradën doktor i shkencave, ai është autor i shumë librave, monografive, artikujve shkencorë mbi artin ushtarak, politikën, sigurinë rajonale!🌐
Shkëlqesisë së tij i urojmë një jetë të gjatë dhe shëndet të plotë!😊
Marrë nga Facebook i Deputetit Vullnet Sinaj.

Ish-President i Shqipërisë Alfred Moisiu feston sot ditëlindjen e 91-të Read More »

Sot dita më e ftohtë e javës, ja sa gradë pritet të shënojë termometri

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një të kthjellët me vranësira kalimtare. Në zonat verlindore nuk përjashtohet mundësia që gjatë natës të ketë reshje bore.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndejshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -6°C në 04°C, në zonat e ulëta nga 03ºC në 13°C dhe në zonat bregdetare nga 05°C në 14°C.
Era do të fryejë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të kthellët. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -6°C në 04°C dhe në zonat e ulëta nga -4°C në 05°C.

Sot dita më e ftohtë e javës, ja sa gradë pritet të shënojë termometri Read More »

Ditë e vecantë për familjen e këngëtares Maya, djali i saj feston sot ditëlindjen: Bekimi jonë,gëzuar ditëlindjen!U bëfsh lis me dega plot gëzime!

Dite e vecante ne familjen e kengetares se mirnjohur Maya Alickaj, djali Jonas feston ditelindjet.
Maya ka postuar nje status nepermjet te cilit shpreh gezimin e madh, dashurine dhe emocionin e papershkruar per te shtrenjtin e tyre shoqeruar me foto familjere.
‘JONAS ,
GEZUAR DITLINDJEN, U BEFSH LIS ME DEGA,PLOTE GEZIME’- shkruan kengetarja
Statusi i plote:

I SHTRENJTI IM, DIELLI I ZEMRES TIME,ILACI I SHPIRTIT TIM , BEKIMI JONE DHURATE E ZOTI VOGELUSHI IM, JONAS ,
GEZUAR DITLINDJEN, U BEFSH LIS ME DEGA,PLOTE GEZIME .🙏🏼🙏🏼🙏🏼🙏🏼
UNE DHE BABI , GJITHE FAMILJA JONE E MADHE DHE ATA QE NA SHIKOJNE NGA LARTE ,DAJUA NENA,BABA,💔TE DUAN SHUME O SHPIRT, DHE GJITHE MIQESIA JONE E MIRE 🙏🏼🙏🏼🙏🏼❤️❤️❤️
Stafi i orikuminews i uron Jonas ‘Edhe 100 !Jete te lumtur’
/orikuminews

Ditë e vecantë për familjen e këngëtares Maya, djali i saj feston sot ditëlindjen: Bekimi jonë,gëzuar ditëlindjen!U bëfsh lis me dega plot gëzime! Read More »

15-vjetori i isopolifonisë në UNESCO/ Presidenti dekoron grupet e njohura të këngës labe

Presidenti Ilir Meta dekoroi tre grupe të njohur atë isopolifonisë për kontributin e tyre në trashëgiminë kombëtare.

Dekorimet u bënë me rastin e 15-vjetorit të përfshirjes së isopolifonisë shqiptare në listën e “Kryeveprave të njerëzimit”, të mbrojtura nga UNESCO.

Mesazhi i kreut të shtetit në Facebook:

Me rastin e 15-vjetorit të përfshirjes së isopolifonisë shqiptare në listën e “Kryeveprave të njerëzimit”, të mbrojtura nga UNESCO, pata dje nderin të vlerësoja me Titullin “Mjeshtër i Madh”, grupet Polifonike “Vranishti”, Vlorë; “Kaonët” e Delvinës dhe “Dukati” i Vlorës, për kontributet e veçanta si mbartëse të shquara të vlerave të kësaj trashëgimie të vyer kulturore të kombit shqiptar.

Po me Titullin “Mjeshtër i Madh” nderova këngëtarët dhe valltarët e talentuar Arap Çeloleskaj dhe Taip Madani (pas vdekjes); Sejmen Gjokoli, Katina Mërkuri, Hysen Ruka, Rrahman Nuredini, Syrja Hodo, Fatbardha Brahimaj, Abdyl Lizaj dhe Berdo Berdaj, për kontributet e paçmueshme në interpretimin, ruajtjen, transmetimin dhe popullarizimin e vlerave të polifonisë me iso, në festivalet folklorike nëpër skenat kombëtare dhe ndërkombëtare. Ndërsa Dhimitër Varfit i akordova Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” për talentin artistik, interpretimin e spikatur dhe zërin e veçantë prej tenori, si dhe rolin unik në mbajtjen gjallë, kultivimin dhe përsosmërinë e këngës himarjote.

Me Titullin “Naim Frashëri”, çmova Sinan Gjoleka dhe Dule Beqir Gjoka për kontributet e tyre vyera si këngëtarë, valltarë dhe instrumentistë popullorë të shquar të Labërisë.

I merituar vlerësimi për këta korifenj të polifonisë, për gjithçka kanë bërë për Atdheun, për Flamurin, për shpirtin kulturor të kombit dhe lartësimin deri në UNESCO të polifonisë shqiptare!

15-vjetori i isopolifonisë në UNESCO/ Presidenti dekoron grupet e njohura të këngës labe Read More »

Aktori i njohur: ‘Unë kisha rolin e Enverit, i jam futur studimit të tij me themeli, ja nga cfarë kishte frikë Enver Hoxha’

Në studion e emisionit “E Diell”, në Top Channel, më konkretisht në rubrikën “Rrethi Katror”, u fol në lidhje me figurat e famshme politike -por jo vetëm- të vendit, të cilët përkojnë me festat e nëntorit. Aktroi Neritan Liçaj, i cili në të kaluarën ka luajtur një rol në film të diktatorit Enver Hoxha, tha se për të realizuar atë personazh ka mësuar shumë rreth tij, ka biseduar e konsultuar me shumë persona.

Neritani zbuloi se nga bisedimet me historianë e persona të afërt me diktatorin Hoxha, ka zbuluar se ai kishte f rikë nga Beogradi.

“Unë kisha rolin e Enverit, i jam futur studimit të tij me themeli. Duhet që patjetër që ta njohësh shumë mirë figurën. Kam folur me shumë historianë, të afërm të tij dhe më kanë thënë që frika më e madhe e tij ka qenë Beogradi dhe jo Rusia. Pyes njërin prej tyre dhe i them pse. Gjithmonë hyrja për në Tiranë, Shqipërinë që jemi sot ka kaluar gjithmonë nëpërmjet Beogradit” , u shpreh Neritan Liaçaj.

Aktori i njohur: ‘Unë kisha rolin e Enverit, i jam futur studimit të tij me themeli, ja nga cfarë kishte frikë Enver Hoxha’ Read More »

Veteranët dhe komunistët nderojnë të rënët në 76-vjetorin e ditës së Çlirimit

Pavarësisht nga situata e pandemisë, duke mos respektuar as rregullat anti-Covid, ndonëse një pjesë e tyre mbante maskë, veteranët dhe komunistët kanë bërë homazhe te V arrezat e Dëshmorëve në kujtim të të rënëve në 76-vjetorin e ditës së Çlirimit.

Ashtu si çdo vit, me parulla në duar dhe me foton e diktatorit Enver Hoxha, veteranët e luftës dhe përfaqësuesit e Partisë Komuniste ishin sot në në Varrezat e Dëshmorëve në kryeqytet.

Me foto të diktatorit Hoxha e pankarta në duar, ku shkruhej “Lavdi shqiptarit të madh Enver Hoxha” dhe “Rroftë Partia Komuniste Shqiptare”, ata nderuan me grusht dhe vendosën kurora me lule te Varrezat e Dëshmorëve. /noa.al/

Veteranët dhe komunistët nderojnë të rënët në 76-vjetorin e ditës së Çlirimit Read More »

Lefter Çipa vlerësohet nga Presidenti Ilir Meta me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”/ Djali: Urime nga zemra Ati im!

Lefter Çipa vleresohet nga Presidenti Ilir Meta me dekoraten e larte ” Nderi i Kombit”
Djali i tij i ben urimin e vecant plot emocion nepermjet nje statusi ne rrjetin social facebook.
Nder te tjera ai shkruan: ‘Urime nga zemra Ati im, per kete shperblim ndaj punes, vepres, talentit dhe perkushtimit tend kombetar!’
Statusi i plote dhe fjala pershendetese e te madhit Lefter Cipa ne momentit e vleresimit: /orikuminews

Aleksander Cipa
Nderim dhe kenaqesi vleresimi i Atit tim Lefter Çipa me dekoraten e larte ” Nderi i Kombit”. Falenderim Presidentit Meta per kete vleresim qe i jep gezim te posaçem familjes sone ne Diten Kombetare te Pavaresise.
Urime nga zemra Ati im, per kete shperblim ndaj punes, vepres, talentit dhe perkushtimit tend kombetar!
Sandri
………………………………..
Pershendetja e Lefter Çipes:
” Nderi i Kombit” eshte sherbestar i identitetit dhe trashegimise kombetare
Sot ndihem i nderuar e i vleresuar nga populli dhe kombi im qe Presidenti i Republikes, Shkelqesia e Tij zoti Ilir Meta zgjodhi diten e madhe kombetare, 108 vjetorin e Shpalljes se Pavaresise te me nderoje me dekoraten e larte ” Nderi i Kombit”.
Falenderime dhe mirenjohje te perzemerta Presidenti Meta!
Ne keto dite te gjymtimit tim fizik, Ju personalisht me dhate nje kenaqesi te madhe jetegjate shpirterore, duke me nderuar ne Vloren time te Ismail Qemalit, me dekoraten e larte te nderimit.
Une e çmoj kete nderim, si vleresim dhe respekt shteteror ndaj kenges se Popullit tim, ndaj Poezise Shqipe, ndaj Fosforines Vençe Shqiptare (Polifonise), ndaj Himares dhe Laberise sime, artisteve te Popullit tim.
Une kam shume per te thene, por veçanerisht ne kete dite dua ta shpreh falenderimin dhe mirenjohjen time ne menyren e vjershetorit.
Vlora eshte pena qe shkruan
Na paska dhe Zoti mike
Mike mos me ardhsh pellua!
Vlora eshte pena qe shkruan.
Qe vjen nga ajo bote frike,
Mike mos me ardhsh pellua!
Vlora eshte pena qe shkruan.
Kjo corona titanike,
Mike mos me ardhsh pellua!
Vlora eshte pena qe shkruan.
Tek ne s’ben dot vdekja ligje
Mike mos me ardhsh pellua
Vlora eshte pena qe shkruan.
Se jemi komb i lirive,
Ndaj dhe kendojme Ismailçe!
Vlora eshte pena qe shkruan!
Lefter Çipa
Vlore me 28 Nentor 2020

Lefter Çipa vlerësohet nga Presidenti Ilir Meta me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”/ Djali: Urime nga zemra Ati im! Read More »