Vendi do të përfshihet nesër nga moti i keq me reshje të dendura shiu dhe shtrëngata. Sipas Institutit të Gjeoshkencës, priten reshje intensive në qarqet Shkodër, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje mesatare.
Në qarqet Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër reshjet do të arrijnë lokalisht deri shumë intensive.
Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve mund të ketë vërshime të shkurtra lokale nga përrenjtë ose lumenjtë e vegjël nëjug dhe veriperëndim të vendit.
Pezullohet lundrimi për anijet e vogla dhe të peshkimit në Vlorë. Autoriteti portual ka njoftuar se duke u bazuar në parashikimet për kushtet e motit të 24 orët e ardhshme është pezulluar lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit
“Në bazë të parashikimit tëkushteve hidrometeorologjike për 24orët e ardhshme në portin e Vlorës dhe jashte saj do të jene si më poshtë: era dhe deti në drejtimin JUG-JUGLINDJE forca 5-6bft brenda gjirit te Vlores;
era dhe deti në drejtimin jug-juglindje forca 6-7bft jashtë.
Përmiresimi i kushteve hidrometeorologjike do të jetë në daten 07.12.2020 mbas orës 02:00.
Janë pezulluar lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit”, thuhet në njoftim.
Qeveria do të rishikojë për herë të katërt me akt normativ buxhetin e këtij viti. Në një intervistë për televizionin Klan, ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, thotë se rënia e të ardhurave në buxhet si pasojë e pandemisë është më e lartë se parashikimi fillestar duke kapur në total vlerën e gjysmë miliardi Euro, ndërsa një pjesë e fondeve që nuk janë përdorur nga institucionet do të shkojnë për të ulur nivelin e defiçitit në 6.9% të prodhimit kombëtar nga 8.4 që parashikohej.
“Rënia e të ardhurave është më e madhe se parashikimi, shkon në 60 miliard lekë, por fondet që nuk janë përdorur dhe që ne kemi qenë më të kujdesshëm do të shkojnë për uljen e defiçitit”.
Denaj thekson se fondet e rindërtimit edhe pse janë disbursuar më pak se parashikimi nuk do të digjen por do të transferohen vitin e ardhshëm.
“Paratë e rindërtimit janë të trashëgueshme”.
Brenda rishpërndarjes së parave në buxhet qeveria është duke llogaritur edhe shumën që do të japë si bonus në fundvit për pensionistët, por këtë herë nuk do të shpërblime me bazë performance për administratën publike.
“Jemi duke llogaritur shumën që do të caktojmë si bonus për pensionistët”.
Denaj thotë se vitin e ardhshëm qeveria do të ridizenjojë skemat e garancisë sovrane të cilat nuk janë përthithur totalisht për t’u ofruar sërish ndihmë bizneseve derisa ata të kenë nevojë.
“Skema e parë do të ridizenjohet dhe ajo për kapital qarkullues do të shtyhet, po mendojmë edhe për paketa për eksportuesit”.
Deri tani pandemia ka krijuar 24 mijë të papunë të regjistruar, thotë ministrja e Financave, ndërsa shprehet se viti i ardhshëm do të ketë një tremujor të parë të vështirë, por në çdo skenar qeveria do të përshtatë buxhetin me nevojat që do të nxjerrë pandemia.
“Viti i ardhshëm nuk do të jetë normal, por më i mirë se ky vit”.
Anila Denaj siguron se qeveria po punon për të plotësuar rekomandimet që ka lënë për vendin misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Kryeministri Edi Rama është nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Rama kërkon të njihet me vaksinën dhe mundësinë që ajo të mbërrijë sa më parë në Shqipëri.
“Sigurimi i vaksinës sa më parë është një prioritet i luftës sonë kundër Armikut të Padukshëm dhe s’do lemë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri!Kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës i shërben këtij qëllimi. Rrugës për në Shtetet e Bashkuara”, shkruan Rama.
Sipas asaj që kryeminsitri njoftoi në Twitter, qëllimi i kësaj vizite në SHBA është sigurimi sa më parë i vaksinës anti-Covid dhe takimi me prodhuesit e saj, pra ata që lidhin kontratat.
Kujtojmë se, Qeveria shqiptare ka bërë një marrëveshje me me kompaninë Gavi për blerjen e 1 milion e 140 mijë vaksinave për qytetarët shqiptarë, me një vlerë prej 3 milion e 990 mijë dollarë.
Por kohët e fundit Moderna është një tjetër kompani që ka nxjerrë një vaksinë edhe më efikase, rreth 95 për qind. Kjo vaksinë po porositet nga shumë vende të botës, ndërsa prodhimet e saj të para janë të kufizura. (Rama në avion, foto ilustruese)/NOA.al
Aleksandër Foleta, një i ri nga Shkodra dhe që jeton në Itali prej 4 vitesh, tregoi për “Stop”, se në datë 19 Nëntor të 2020-ës, mediat vizive dhe online japin një lajm për një ngjarje në Shkodër, ku i vihet tr itol një lokali, i cili ishte në pronësi të familjes Foleta.
Shkaku sipas lajmit në fjalë, ishte hakmarrja ndaj djalit të familjes, Aleksandër Foleta, i cili në muajin Gusht kishte pasur një precedent kr iminal. Në fotot ilustruese të lajmit, shfaqet personi denoncues, i cili nuk ka asnjë lidhje me personin e ak uzuar.
Qytetari Aleksandër Foleta: Përshëndetje, Stopi! Unë zgjodha t’ju drejtohem juve, sepse keni një audiencë shumë të madhe televizive. Më është bërë një padrejtësi.
Qytetari Aleksandër Foleta: Quhem Aleksandër Foleta. Jam nga fshati Gimaj, Dukagjin, Shkodër. Aktualisht, kam 4 vite, që jetoj në Itali, nuk jam kthyer për motive dokumentesh.
Aleksandri thotë, se është i biri i Gjokë dhe Age Foletës dhe jo Hanës. Mediat sipas tij, duhet ta verifikonin rastin dhe jo t’i merrnin fotot në Facebook.
Qytetari Aleksandër Foleta: Kam dalë në gazeta e televizor, më akuzojnë për therje të dy personave me thikë në Shkodër në muajin gusht, kur unë kam 4 vite, që jetoj në Itali. Ndërkohë i vënë një lokali një tr itol dhe më hedhin mu në media televizive. Unë nuk jam djali i Hanës, jam i tjetër kujt. Jam djali i Gjokë Foletës, nana ime quhet Age, nuk quhet Hanë.
Qytetari Aleksandër Foleta: Më kanë hedh 4 foto të miat nëpër mediat televizive dhe në gazeta dhe më kanë ak uzuar, se të tjerët nuk më njohin kush a ky, kush është ai. Ata njohin atë, që shohin në foto.
Kërkesa e vetme e Aleksandrit, është heqja e fotove nga rrjetet sociale e Youtube, për shkak se mund t’i krijohen probleme të kota.
Kush të njoftoi?
Qytetari Aleksandër Foleta: Njerëzit e mi, babi jem m tha shife, ca të kanë nxjerrë në gazetë e në televizor. Çfarë thua mor?! Unë isha në punë, lashë punën e thashë do t’i bie mbrapa kësaj gjëje, se është një gjë, që unë s’kam kenë fare, kurrfarë një precedent penal, as kurrkund, as në Itali, as në Shqipëri, as kurrkund. Asht krejt gabim, asht krejt….unë s’kam lidhje fare. Kanë ngatërruar person totalisht. Unë jam shumë i rënduar nga kjo gjë e më ka prish shumë punë.
Sa vjeç je ti?
Qytetari Aleksandër Foleta: Unë jam 25 vjeç.
Gjendja civile?
Qytetari Aleksandër Foleta: Beqar, tani. Eh, s’kemi çfarë t’i bëjmë!
Çfarë kërkon?
Qytetari Aleksandër Foleta: Unë kërkoj, që t’i heqin fotot e mia, lajmin le ta lënë, se për mua nuk ka lidhje lajmi./tvklan
Ish-deputeti Kastriot Islami u përlot sot teksa po fliste për humbjen e papritur të mikut të tij, ish-deputetit të PS, Marko Bello.
Në një inetervistë për News24, Islami kujtoi momentet e fundit me ish-deputetin e PS-së, i cili nuk i mbijetoi koronavirusit dhe u nda nga jeta në një spital në Turqi.
“Jam shumë i trishtuar. Kemi pirë një kafe para tre javëve, ishte i shqetësuar se ishin infektuar fëmijët e tij, por nuk kishin probleme madhore.
Pasdite më tha që më duket se jam infektuar edhe unë. Bëri një skanim dhe më tha që do të trajtohem se nuk kishte ndonjë gjë të madhe. Në ditët në vijim nuk më hapi telefonin dhe më thanë që ishte shtruar në Sanatorium dhe mjekët më thanë që kishte probleme me mushkëritë dhe e këshilluan që të shkonte në Turqi. Gjendja e tij ka qenë njëherë e mirë dhe njëherë rëndohej. Mbrëmë u bë më keq, nuk doja ta besoja. Jam shumë i trishtuar dhe mund ta besoj dot që kjo ndodhi”,- u shpreh Islami.
“Sapo hapa celularin, ambasadori në Turqi më tha Marko nuk ia doli dot. Ishte e pabesueshme. Unë kisha përherë një shpresë, një dëshirë të fshehtë, kisha besim se Marko do ia dilte, por mesa duket kjo paska qenë e pamundur. Jam i tronditur. Nëna e tij e moshuar që e donte kaq shumë. Ne ishim miq të ngushtë dhe bashkë me miq të tjerë pinim kafe përditë.
Edhe shokët tanë nuk e besonin lajmin e hidhur. marko ishte një qytetar me dinjitet të lartë dhe shumë paqësor, tolerant, i arsyeshëm, i butë dhe kishte dëshirën për pajtim mes njerëzve. Marko kishte përfunduar doktoraturë, ka qenë një njeri me principe, ishte ministër që donte të afronte Shqipërinë me BE, ishte rektor në universitet dhe familjar shembullor”, tha Islami.
Analisti Agron Gjekmarkaj dhe anëtari i “Nisma Thurja” Endri Shabani, janë përfshirë në një debat në studion e “Open”, ku po diskutohet për raportin Venecias për ndryshimet Kushtetuese.
Debati mes tyre nisi pas akuzave të Gjekmarkaj se partitë e reja i shërbejnë kryeministrit Edi Rama, ndërsa pas përgjigjes së Shabanit, analisti iu kthye ashpër. Debati:
Gjekmarkaj: Është e kuptueshme tani. Partitë e vogla i shërbejnë Ramës.
Shabani: Si i shërbej Edi Ramës unë? Është e turpshme kjo. Gjekmarkaj: Unë flas për fenomenin, s’po them për ju personalisht.
Shabani: Më bëra akuzë, ma shpjego tani.
Gjekmarkaj: Partitë e reja po peshkojnë vota në pellgun e opozitës. S’merrem me ju. Ju keni në parti Rudina Hajdarin.
Shabani: Shpjegoje, edhe unë mund të them se jeni shërbëtor.
Gjekmarkaj: Ske këllqe të më thuash shërbëtor mua. Fenomeni është ky, ju hiqni vota nga opozita dhe i çoni te Edi Rama.
Shabani: Nuk ndodh kjo, sepse votuesi im është votues që nuk beson as të Rama e as të Basha. Ky votues nëse ’më voton mua, nuk voton fare.
Pas deklaratës së një jave më parë që ka kaluar COVID-in pa asnjë simptomë, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi deklaroi se ka kaluar edhe “gripin e derrit”.
Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme e ftuar në emisionin “Real Story” në News24.
“Maska është mjeti i fundit i mbrojtjes së qytetarit nga COVID. I pari është informacioni që u vjen , shërbimi nga mjekët, tamponi dhe në fund është maska. Nuk është maska ajo që largon COVID-in ashtu siç nuk janë ta nket dhe ka llahnikovët që nxori kryeministri me kanotiere nga Surreli.
Mbajtja e maskës është e fundit, ajo që është e rëndësishme është keqmenaxhimi që i është bërë situatës, se flasim gjithnmonë për këtë dhe na thonë njerëzit jeni bërë si emisioni “Trupi dhe shëndeti”.
Unë e kam kaluar edhe “gripin e derrit”, por nuk u bëra me ankth”, tha Kryemadhi.