Presidenti Ilir Meta ka folur në lidhje me situatën e krijuar nga p andemia COVID-19 në vendin tonë, ndërsa theksoi rëndësinë e zbatimit të masave anti-COVID.
Në një intervistë për “ABC News” , Meta është pyetur dhe për pjesëmarrjen e tij në ditëlindjen e aktorit të njohur Bes Kallaku për të cilën u gj obit. Presidenti tha se ka respektuar masat, ndërsa shtoi se maskën e vendos për të dhënë një shembull pozitiv në këtë situatë pandemie.
Ndër të tjera, Meta tha se policët duhet të bëjnë detyrën dhe në mbrojtje të zgjedhjeve të 25 prillit ose do të përfundojnë në këmbët e popullit.
“Unë kam qenë i ftuar në ditëlindje, restorantet kanë qenë të hapura, distanca ishte shembullore. Këto , lojëra, marrëzitë që bënë me Kastriot Islamin nuk fshehin të vërtetat që kanë të bëjnë më përballjen me këto pasoja d ramatike. Unë jam një shembull i përgjegjshmërisë. Maskën e mbaj për një mesazh për qytetarët. Ato p olicët të bëjnë detyrën, por duhet ta dinë se në rast se do të preket një votë, presidenti nuk do të mbajë përgjegjësi nëse po licët do të përfundojnë në këmbët e popullit. I ftoj të gjithë të bëjnë detyrën”, tha më tej Meta.
Një nga liderët e parë a ntikomunistë në Shqipëri, Bashkim Kopliku, është përcjellë sot në banesën e fundit pasi nuk mundi të fitonte dot be tejën me COVID-19.
Familjarë, miq, të afërm dhe personalitete shqiptare i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit Bashkim Komplikut, në një ceremoni të mbajtur në ambient të hapur, në qytetin e tij, Durrës.
Një nga liderët e parë antikomunistë në Shqipëri, i cili mbajti edhe postin e zvkryeministrit në fillimet e demokracisë, Bashkim Kopliku nuk mundi dot të fitonte dot b etejën me COVID-19.
Vajza e tij, që gjithashtu u prek nga COVID-19 teksa ka falënderuar të pranishmit nuk e ka mbajtur dot veten duke sh përthyer në lot.
Por nuk kanë munguar dhe a kuzat e saj ndaj shtetit.
Ajo tha se i ati nuk vdiq nga COVID-19, por nga pakujdesia e shtetit.
“E pabesueshme për të gjithë. Për ju ishte Bashkim Kopliku për mua ishte im atë. Sa i drejtë që ishte, sa shumë bënte për gjithë njerëzit. Nuk v diq nga COVID-19, por nga pakujdesia e shtetit. Ndërroi jetë pasi nuk kishte oksigjen. V diq kur po e dërgonim në avion në Itali për kurim më të specializuar”, tha vajza e Bashkim Koplikut.
Kopliku në verën e largët të vitit 1991 u zgjodh Zv/Kryeministër dhe ishte ninistër i Brendshëm në qeverinë e parë demokratike, në ‘92./NOA.al
Në një botë ku duket e domosdoshme të ndjekësh zakonet e përsosmërisë shumë herë të sajuara, ja tek janë ata, njerëzit e jashtëzakonshëm që kanë virtytin më të bukur nga të gjithë: thjeshtësinë, unike dhe të dallueshme, që e bën një person tepër të jashtëzakonshëm.
Thjeshtësia është karakteristika që e bën një femër më të bukur se kozmetika, paruket dhe xhinglat e llojeve të ndryshme. Njerëzit e thjeshtë janë të mirëfilltë dhe nuk kanë frikë ta tregojnë veten para botës, pa filtra ose fotomontazhe.
Këta njerëz nuk kanë nevojë për artifica të ndryshme sepse thjeshtësia e tyre, zemra dhe shpirti, është gjëja më e bukur që kanë. Ata janë krijesa të përulura dhe fisnike që dinë të njohin vlerën e tyre dhe atë të njerëzve përreth tyre.
Bukuria në gjërat e vogla
Këta njerëz e dinë mirë që lumturia duhet të gjendet në gjërat e vogla. Dhe nuk ka të bëjë me mungesën e ambicies apo qëllimeve, përkundrazi. Ata thjesht njohin bukurinë e botës përreth tyre dhe gëzohen për të.
Njerëzit e thjeshtë janë të mrekullueshëm sepse kanë mësuar të pranojnë të tjerët për atë që janë, pa imponime.
Thjeshtësia çon në përvetësimin e një virtyti tjetër, atë të spontanitetit. Njerëzit që kanë këto karakteristika janë të ekuilibruar dhe të fortë, askush nuk mund t’i prekë ata, kurrë.
Trupi dhe zemra
Këta njerëz nuk kanë frikë ta tregojnë veten për atë që janë, sepse ndjehen plotësisht rehat në trupin që zotërojnë dhe ndjenjat që ndiejnë.
Kjo karakteristikë e tyre reflektohet edhe në marrëdhëniet me të tjerët: këta njerëz janë në gjendje të pranojnë miqtë, familjen dhe partnerët e tyre me të gjitha të metat, ata kurrë nuk gjykojnë, por i kuptojnë dhe i duan.
Njerëzit e thjeshtë nuk kanë frikë nga refuzimi, sepse kanë mësuar ta duan njëri-tjetrin duke i shndërruar ato defekte që kanë, në shenja karakteristike dhe unike.
Jeta është më e bukur për njerëzit e thjeshtë sepse nuk kanë nevojë të pretendojnë diçka që nuk janë ose të aprovojnë atë që të tjerët e quajnë perfeksion. Ata e dinë se janë të jashtëzakonshëm dhe ecin përpara, duke shijuar gjithçka që bota u ofron atyre. / meb.al
Në një shënim në rrjetet sociale, mjeku u njohur Tritan Kalo ka reaguar ashpër ndaj politikës, e në veçanti ndaj opozitës, pas akuzave për fshehjen e numrit të vi ktimave.
Kalo mohon akuzat e kryedemokratit Lulzim Basha për fshehje të numrit të të vdekurve nga COVID 19, ndërsa thotë se problemi më i madh sot i sistemit shëndetësor publik është politizimi i tejskajshëm duke rrënuar profesionalizmin.
Ai i quan politikanët e sotëm “ish-brekëgrisur” që nuk ngopen me vjedhje, ndërsa nuk lë pa kritikuar dhe qeverinë. Kalo shton se asnjë politik nuk mund të hedhë baltë ndaj profesionit të nderuar të mjekut.
SHKRIMI I PLOTË I TRITAN KALOS:
KOHË KOVIDIANE….22.11.2020….”PORDHITIKA” e çoroditur e këtyre 30 viteve DEMON-KRACI, që me fillimet e saja “gjeti një target lehtësisht të perceptueshëm prej “il poppolo Albanese” si thelbi i keq-qeverisjes së vendit, për të tërhequr vëmëndjen nga praktikat e tyre qeverisëse korruptivo-kleptokratike….Fillimisht mjekët dhe personeli mjeksor u akzuan si bartës të “bluzave të zeza” (1993), dhe sot më 2020 si ”fshehës të numurit she shkaqeve të vdekjes” së të sëmurëve të prekur nga “flama e shekullit”, Infeksioni Sars-Cov2/Covid-19, POR pa haruar për asnjë çast përpjekjet për “ritestimin e tyre” më 2015, për ti mbajtur ata/ato nën presionin e kësaj politike…..
KRIMI më i madh i bërë ndaj Sistemit Shëndetsor Publik dhe jo vetëm, në këto 30 vite të katrahurës socio-ekonomiko-politike dhe një nga “njollat më të zeza” të Demon-kracisë “Made in Albania”, ishte dhe mbetet POLITIZIMI i saj i tejskajshëm duke rrënuar me sa të ishte e mundur profesionalizmin e drejtimit të të gjitha hallkave të saj, dhe vendosjen e militantëve mediokër në menaxhimin e këtij sektori jetik për të sotmen dhe të ardhmen e vendit, të popullit dhe të vetë KOMBIT SHQIPTAR…. LARG duart tuaja të politizuara e të kleptokratizuara ekstremisht prej SHËNDETSISË sonë…..
GJITHKUSH prej nesh si shqiptar meriton të trajtohet në mënyrë të barabartë cilësisht kudo dhe kurdoherë, që ai/ajo e ka të nevojëshme ndihmesën për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e shëndetit të tij….MIRËKUJDESIN për shëndetin e tyre NUKU e ofron “pulitika mjerane e lojës me viktimat e kësaj flame mbarëbotërore”, POR vetëm e vetëm BESIMI në Punën, Profesionalizmin dhe Përkushtimin e PERSONELIT të Shëndetësisë sonë….QËNËRINË tuaj për poste politike dhe PUSH-SHTET që keni treguar në këto 30 vite, mos e injektoni në popull për t’a ndërsyer atë ndaj NESH….NUK u nginjët ende ju “ish brekëgrisur” të para 1990-ës…..Vodhët e po vidhni gjithshka që Natyra na ka dhuruar me bujari mbi dhe nën tokë…..
Privatizuat, pervetësuat e keqpërdorët gjithshka që NE me djersë, gjak e sakrifica ndërtuam në 45 vite….E detyruat gjysmën e popullatës së Shqipërisë së këndej Drinit të largohen në udhën e theqafjes së emigracionit….NË DARKË përsëri JU politiqenër të PS, PD, LSI, PR, PSD, PBDNj, PDIU, PDK, PAA, LZHK, etj., uleni rreth “tavolinës së shtruar me peshk e ngjala dhe verë franceze”, për të ndarë mes jush çdo gjë që mundet ende të përftohet nga pasuritë e vendit dhe nga taksat tona, pavarësisht nga retorika televizive e përplasjeve tuaja gjatë DITËS si gjoja të qënurit tuaj parimor dhe përvuajtës për “grigjën tonë”….
KURRË të mos harroni se: 1- BARDHËSIA e MISIONIT të një MANTELBARDHI nuk ka qënë e mundur dhe kurrë nuk do të mundet të baltoset prej asnjërit prej jush, si dhe se 2- MIRËBESIMI dhe MIRËKUPTIMI mes nesh, mes popullit dhe personelit shëndetsor do të mbetet thelbi i suksesit tonë edhe në përballjen me sfidën e “flamës mbarëbotërore” të këtij shekulli, Pandemisë së infaksionit nga Sars-Cov2/Covid-19….TOGETHER FOREVER!!!
Të premten e kaluar gjatë emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” u publikua në media rasti i familjes Zijai, në Gjirokastër të cilët kishin djalin e tyre të vogël Fabion me hidrocefali.
Mjekët u thanë prindërve të Fabios se djali duhet të o perohej urgjentisht.
Familja e Fabios ndodhej në gjendje të vështirë ekonomike.
Kryefamiljari, Ermali, herë gjente punë e herë jo, Ferideja, e ëma e Fabios, është e papunë. Familja ka katër fëmijë të mitur, më i vogli është 2 muajsh.
Fondacioni i drejtuar nga Elvis Naçi mblodhi paratë falë bujarisë së treguar nga shqiptarët, dhe operacioni i djaloshit u bë i mundur jashtë vendit.
Sot Fabio është shëndoshë e mire ndërsa ai mbahet nën kujdes nga mjekët pediatër. Me të dalë nga salla e operacioni mjeku pediatër i tha të ëmës së Fabios se djali është si kokrra e mollës!/NOA.al
Nga Edmond Bejtaj
Dedikuar V dekjes, kësaj zonje të pamëshirshme dhe hijerëndë
Them se jam bërë ca i fortë përballë pamjeve të v dekjes pasi kam ndjerë rrezikun e saj pranë vetes, pasi kam kaluar dhe stërkaluar nëpër mendje humbjen e njerëzve të afërt, por sidomos pasi kam përcjellë në atë botë prindërit e mi.
Dhe them me bindje se ajo çfarë i ngelet njeriut në mëndje kur humbet një njeri te dashur, nuk janë kujtimet nga koha kur atë e kishte gjallë, as boshllëku që ai lë pas vetes kur ikën nga të gjallët, por sytë e tij duke dhënë shpirt dhe pastaj trupi i tij që duke u ftohur merr rrugën për andej nga nuk do kthehet kurrë më, duke na thënë, – Unë shpëtova, tani e keni rradhën ju !
Dhe siç thashë këtë e kam ndjerë tamam kur pregatitesha për ikjen e prindërve, pra kur isha i detyruar tu shërbeja ende në gjallje të tyre duke i ndihmuar të laheshin, kur guxova t’i prekja edhe atje ku nuk i kisha prekur kurrë, në fillim me turp të dyanshëm dhe pastaj ftohtë, në një proces rutinë, që përfundonte sidoqoftë me lotë nga të dy palët, besoj lotë edhe prej dhimbjes por edhe prej lumturisë, ;
– Dhe aty jam bindur se për të ikur i lumtur në atë botë, njeriut nuk i mjafton vetëm të rrojë si njeri por i duhet edhe të v desë si njeri.
* * *
Tani të vij tek ato fotot e mo rgut që na i ndanë prapë më dysh opinionet, ;
– Mbrëmë në shtëpi, ndërsa me telefona nëpër duar diskutonim me njeri-tjetrin fotot dhe opinionet mbi to, thashë vetëm këtë që do them tani, pra që ata të morgut të paktën të kenë kujdes të matrikullojnë saktë k ufomat, dhe përdora fjalën “matrikull” ngaqë siç e kemi thënë kaq herë, jemi në luftë, pra me njerëz që nisen në një betejë nga e cila nuk dihet nëse do kthehen gjallë apo jo, siç ushtarët shkojnë në b etejë jo vetëm me një pushkë në dorë por dhe me një pllakë metalike varur në qafë e cila do u shërbejë për t’i identifikuar pasi të jenë copëtuar apo shfytyruar nga pr edhat, e pastaj dërguar në shtëpitë e tyre pa i ngatërruar në mënyrë që të afërmit të qajnë dëshmorin e tyre dhe jo Ushtarin e Panjohur, si dhe me heronj të ditëve tona që po shkruajnë lavdinë, përkundrejt ca të tjerëve si puna ime që po tall k arin me pandeminë e të tjerëve dhe v dekjen time, apo e ca grave që ende stolisen dhe shfaqen të qeshura nëpër fejsbuk sikur të mos e dinë se çfarë gjëme i pret edhe ato.
(P.S. – Shumë e kishim tallur veten ne shqiptarët për shkak të zakoneve tona idiote, pra për ngjitjen e madhe me njeri-tjetrin brenda familjes, me dashurinë tonë të madhe sa ishim gjallë dhe të qarat tona të forta e me ligje kur vdisnim, apo për fqinjësitë tona të pakuptimta, kur ai i derës ngjitur i binte derës tënde sikur e kish të tijën për të pyetur – Si u gdhitë more, jeni mirë apo jo ?, – dhe pastaj hapte shtëpinë e tij për të pritur ngushëllime kur ty të vdiste dikush, njësoj sikur vdekja të kish ardhur brenda shtëpisë së tij, ndryshe nga ata të huajt e largët dhe të ftohtë që nuk donin t’ja dinin as për fëmijën e tyre pale për të tjerët, ;
– Dhe ja pra, më në fund na ndihmoi p andemia që të bëhemi si gjithë bota, pra si ata, të huajt e ftohtë dhe të pashpirt !)
Pika doganore e Kapshticës do të qëndrojë e mbyllur nga sot (20 nëntor) deri në 4 dhjetor 2020. Kështu pra, për dy javë, pika doganore që lidh Shqipërinë me Greqinë do të qëndrojë e mbyllur për shkak të masave të marra nga autoritetet e shtetit fqinj mbi situatën e pandemisë Covid 19.
Autoritetet e Policisë Kufitare Greke, në bazë të një njoftimi zyrtar që i kanë dërguar Policisë Kufitare të Kapshticës, sqarojnë se “në zbatim të vendimit të qeverisë greke për marrjen e masave, mbi përballimin e situatës së krijuar, prej datës 20.11.2020, ora 06:00 e mëngjesit, deri në datën 04.12.2020, kjo pikë do të jetë e bllokuar”.
Sipas njoftimit të palës greke, nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve dhe e mjeteve (vetura, autobusë dhe kamionë) si në hyrje dhe në dalje të Greqisë.
Ndërkohë, Policia Kufitare e Kapshticës, iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që gjatë këtij harku kohor, të shmangin udhëtimin në drejtim të kësaj pike kalimi.
Përgjatë aksit rrugor Korçë-Kapshticë, do të ketë forca policie të cilat do të mbikëqyrin situatën dhe nuk do të lejojnë kalimin e mjeteve, në drejtim të Kapshticës. /noa.al/
Kryetari i PD, Lulzim Basha është përplasur me Baton Haxhiun për hetimin e kriminelëve serbë dhe shqiptarë kur ishte pjesë e UMNIK-ut. Basha e cilësoi “gënjeshtar” Haxhiun, i cili reagoi menjëherë duke i thënë se është i vetmi që e duron t’ia thojë këtë fjalë dhe i përmend mentalitetin e Kosovës.
Pjesë nga debati
Haxhiu: A ke qenë në proceset ndaj kriminelëve serbë?
Basha: Kam qenë vetëm në atë të Mitrovicës.
Haxhiu: Ke qenë edhe tek i shqiptarëve?
Basha: Tek i asnjë shqiptari të vetëm. Është gënjeshtër dhe shpifje e pastër.
Haxhiu: Jo.
Basha: Si jo? Mua më thua jo? Shiko dhe njëherë po të them. Që unë të marr pjesë në një proces gjyqësor…
Haxhiu: Lul, ke qenë zyrtar ligjor dhe ai nuk ka bërë mëkate, por ka kryer punën profesionale. Këtu e kam për të vërtetën.
Basha: Po gënjen. Aq më pak luftëtarëve dhe komandatëve të UCK.
Haxhiu: Je njeriu i parë që e duroj dhe që më thotë është gënjeshtër. Në mentalitetin e Kosovës, kur thua gënjeshtër, është shumë fjali e rëndë.
Basha: Kontrollo faktet që të të mos ta them. Edhe unë nip Kosove jam. Mati fjalët kur të thuash gjëra të pavërteta. Kaq!