Dukati

Sot 108 vjet më parë në Vlorë u shpall Pavarësia e Shtetit Shqiptar!

Sot 108 vjet më parë në Vlorë përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e shpallën Pavarësinë e Shtetit Shqiptar. Kuvendi Kombëtar i Vlorës mbledhjen e tij të parë e mbajti u mbaj më 28 nëntor 1912, me delegatët nga Gjakova, Plava, Gucia, nga Peja, Ohri dhe Struga, nga Tetova, Çamëria, nga Mitrovica dhe sipas disa të dhënave, në këtë Kuvend kishte delegatë dhe nga pakicat kombëtare, që jetonin në trojet shqiptare, proklamoi Pavarësinë e tokave Shqiptare, që deri në atë datë ishin nën pushtimin e Perandorisë Otomane dhe u ngrit flamuri Kombëtar Shqiptar.

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë ishte kurorëzim i përpjekjeve shekullore dhe luftërave të pareshtura që bënë shqiptarët për çlirimin e vendit. Pjesëmarrja e delegatëve nga mbarë trojet shqiptare në Kuvendin Historik të vitit 1912, e saktësoi zyrtarisht vazhdimësinë e Flamurit Kombëtar Shqiptar, ashtu siç ishte pranuar po ky flamur, në Kuvendin e Lezhës me 2 mars 1444, me vendimin që mori për krijimin e Lidhjes Shqiptare të Lezhës me kryekapedan Skënderbeun dhe me flamur prijës të ushtrisë arbërore, flamurin e derës së Kastriotëve.
Pas shpalljes së Pavarësisë, më 28 nëntor 1912 u formuan edhe organet shtetërore, Pleqësia dhe Qeveria e dal nga Kuvendi i Vlorës. U ngritën forcat e armatosura dhe ato të rendit dhe nisi puna për konsolidimin e arsimit, shëndetësisë, administratës, etj. Qeveria e Vlorës vuri gurët e parë për krijimin e një sistemi gjyqësor sipas modeleve evropiane. Gjuha shqipe u shpall si gjuhë zyrtare dhe u vendos hapja e shkollave shqipe prej vjeshtës 1914. Akti më i rëndësishëm juridik që nxori Qeveria e përkohshme e Vlorës ishte “Kanuni i përkohshëm i administratës civile të Shqipërisë”, që u botua në nëntor 1913.

Por solidarizimi dhe mbështetja e mbarë popullit shqiptar është e shfaqur hapur, duke treguar se shpallja e pavarësisë ishte aspiratë dhe vepër e mbarë shqiptarëve. Konka e ngjarjeve në njohjen dhe mbështetjen e Qeverisë së Vlorës është e pasqyruar në dokumente e kronika të kohës. Kuvendi Kombëtar i Vlorës zgjodhi edhe Pleqësinë që duhej të kryente funksionet një organi këshillues e mbikëqyrës të qeverisë, me kryetar Vehbi Agolli.
Qeveria 3 Vlorës:
Ismail Qemali, kryetar i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Jashtme.

Dom Nikoll Kacërri, Zv.Kryeministër

Mufid Bej Libohova, Ministër për Punët e Brendshme

Abdi bej Toptani, Ministër për Financat

Mehmet Pashë Deralla, Ministër për Luftën (Mbrojtjen)

Petro Poga, Ministër për Drejtësinë

Luigj Gurakuqi, Ministër për Arsimin

Mit’hat bej Frashëri, Ministër për Punët Botore

Pandeli Cale, Ministër për Bujqësinë

Lef Nosi, Ministër i Post-Telegrafit.

Sot 108 vjet më parë në Vlorë u shpall Pavarësia e Shtetit Shqiptar! Read More »

Lajm i mirë/ Busti i Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut vendoset edhe në qytetin e Prizrenit

Busti i Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut do të jetë i vendosur edhe në qytetin e Prizrenit.

Mbrëmjen e sotme busti i tij ka mbërritur në Prizren, ku edhe do të qëndrojë në mes të një nga shesheve të qytetit.
Ditën e nesërme do të bëhet edhe inagurimi i bustit, që përkon edhe me 577 vjetorin e ngritjes së flamurit në kalanë e Krujës nga Skënderbeu.

Lajm i mirë/ Busti i Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut vendoset edhe në qytetin e Prizrenit Read More »

Imunologu tregon se cilët janë personat që nuk kanë nevojë që ta bëjnë vaksinën anti-covid

Mjeku imunolog Genc Sulçebe u shpreh se personat që kanë kaluar Covid-19 nuk kanë nevojë që ta kryejnë vaksinë.

Sipas tij nëse kanë antitrupa nuk kanë nevojë që të bëjnë këtë vaksinë.

“Personat që e kanë kaluar Covid-19 nuk kanë nevojë që ta bëjnë vaksinën.

Vaksinimin e bëjmë për të krijuar imunitetin dhe kjo do të krijohet kur të krijohen antitrupat.

Pandemia thuhet se të paktën janë 6 muaj antitrupat.

Janë vetëm maja e ajsbergut dhe pas qëndron një ‘ushtri’ që ndihmon trupin”, tha mjeku për Opinion.

Imunologu tregon se cilët janë personat që nuk kanë nevojë që ta bëjnë vaksinën anti-covid Read More »

‘Falë zoti që ishte Rama kryeministër që mori përsipër që të ndërtonte shtëpitë, shkollat dhe lagjet se të ishte ai gjumashi që keni ju për kryetar partie dhe ajo e maskës…’

E ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, ministrja Elisa Spiropali u shpreh se janë 3400 shtëpi individuale që po ndërtohen në kuadër të projektit të rindërtimit.

Ajo tha se është fat që ishte Rama kryeministër që mori përsipër që të ndërtonte shtëpitë, shkollat dhe lagjet.

“Në dijeninë time janë 3400 shtëpi individuale që po ndërtohen. Këtë më duhet ta verifikoj. Ka kaluar vetëm një vit që nga ngjarja. Edhe vende të fuqishme që kanë pësuar dëme të tilla, nuk kanë dhënë shtëpi falas, por vetëm kredi të buta.

Falë zoti që ishte Rama kryeministër që mori përsipër që të ndërtonte shtëpitë, shkollat dhe lagjet se të ishte ai gjumashi që keni ju për kryetar partie dhe ajo e maskës, ata jo projekte e buxhete që nuk do të kishte, por do të mbeteshin si ata të Shkodrës që nuk ju dhanë as dëmshpërblimet”, tha Spiropali.

Drejtoresha e Pergjithshme e Doganave, Elisa Spiropali, gjate prezantimit te reformes ne Administrate dhe Sistemin Antikorrupsion./r/n/r/nDirector General of Customs, Elisa Spiropal, during the presentation of reform in Administration and System against Corruption.

‘Falë zoti që ishte Rama kryeministër që mori përsipër që të ndërtonte shtëpitë, shkollat dhe lagjet se të ishte ai gjumashi që keni ju për kryetar partie dhe ajo e maskës…’ Read More »

Vlerat shëndetësore të eukaliptit, si ta përdorni

Shqiptarët janë njohur me pemën e eukaliptit në vitet 60-70.
Kjo pemë me lule me ngjyra të ndezura përdorej për dekorimin e hapësirave publike.
Eukalipti ofron vlera të jashtëzakonshme që shkojnë përtej dekorimit.
Gjethet e eukaliptit munden të çlirojnë një vaj esencial me shumë vlera për organizmin.
Vlerave më të mira shëndetësore të eukaliptit përfshijnë: përmirësimin e sistemit të frymëmarrjes, forcimin e imunitetit, uljen e ankthit, shkatërrimin e viruseve, baktereve dhe inflamacionin.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për vlerat specifike të eukaliptit për shëndetin e mushkërive.
Shpërbën Sekrecionet Eukalipti luan rolin e barnave që synojnë të çlirojnë mushkëritë nga sekrecionet dhe substancat e huaja që akumulohen në to.
Ai i pastron mushkëritë dhe nxjerr prej tyre sekrecionet që nuk dalin dot. Sekrecionet bëhen më të holla dhe shpërbëhen imtësisht duke dalë më lehtë nga sistemi i frymëmarrjes.

Antioksidantët Të gjitha nënproduktet e eukaliptit janë të pasur me antioksidantë, të cilët i vijnë në ndihmë imunitetit.
Ekspertët kinezë kanë arritur në konkluzionin se vaji i eukaliptit përmban shumë antioksidantë të cilët parandalojnë të ftohurën, gripin, kollën dhe shumë sëmundje të tjera të rrugëve të frymëmarrjes.

Kundër Acarimeve Të Rrugëve Të Frymëmarrjes Vaji esencial i eukaliptit ka aftësinë të ulë enjtjet dhe largojë skuqjet e fytit gjatë të ftohurës dhe gripit. Shkencëtarët spanjollë argumentojnë se vaji esencial është efikas kundër këtyre acarimeve sepse ndalon prodhimin e oksidit nitrik.

Zhbllokimi i Hundëve Eukalipti arrin të zhbllokojë hundët e e zëna dhe të inflamuara si pasojë e sëmundjeve. Ai shpërbën sekrecionet dhe lehtëson frymëmarrjen.

Sëmundjet E Tjera Të Rrugëve Të Frymëmarrjes Eukalipti mund të shërojë të ftohurën, të luftojë simptomat e gripit apo azmës. Ai është efikas kundër bronshitit, pneumonisë, tuberkulozit dhe sinozitit.

Terapia E Aromave Eukalipti dhe vaji esencial i tij mbron shëndetin e sistemit të frymëmarrjes edhe falë aromës qetësuese. Për më tepër, aroma që lëshon vaji esencial ka aftësinë pastruese të ajrit. Nëse nuk arrini të gjeni vajin esencial të eukaliptit, ju mund të shfrytëzoni mirësinë e tij nëpërmjet çajit.

Si Të Përgatisni Çajin E Eukaliptit Në një filxhan qelqi hidhni gjysëm luge çaji me gjethe të thata eukalpiti. Më pas shtoni një filxhan me ujë të valuar.
Mbulojeni filxhanin me kapak për 10 minuta, kullojeni dhe shtoni mjaltë. Pini 2-3 filxhanë në ditë për të marrë përfitimet maksimale./AgroWeb.org

Vlerat shëndetësore të eukaliptit, si ta përdorni Read More »

Manastirliu përlotet në Kuvend: Kush prekë mjekët, do përballet me…

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, është përlotur në foltoren e Kuvendit, teksa ka folur për vështirësinë e madhe të kësaj periudhe të pandemisë së koronavirusit.

Manastirliu tha se këtë vit të gjithëve iu është vrarë zemra nga dy fatkeqësi të mëdha, tërmeti dhe pandemia, ndërsa shtoi se ajo po e vuan situatën më shumë se të tjerët.
“Askush nga politikanët të mos guxojë të fyejë mjekët dhe të dalin e të bëjnë politikë me punën e tyre, sepse mjekët janë aseti ynë më i çmuar. Kush guxon të prekë mjekët do të përballet me të gjithë shqiptarët, të cilët vlerësojnë punën. Vetëm përmes punës ne do të arrijmë të bëjmë Shqipërinë që duam. Edhe pse kemi një vit që na është vrarë zemra, një vit në vështirësi me dy fatkeqësi të mëdha, ne do të përballemi. Kushdo mund ta vuajë nga ju, më besoni unë e vuaj shumë e më shumë, sepse kam një përgjegjësi, që është një nder për mua, që m’u besua e po më besohet të drejtoj sistemin shëndetësor shqiptar, por krenaria ime dhe inspirimi im janë punonjësit e shëndetësisë.

Janë ato stafe që nuk po reshtin së shërbyer 24/7. Patjetër që ka problematika, por kush ka thënë që jemi perfektë? Patjetër që ka shumë probleme, por nëse do të ishim 7 vite më parë, aty do të ishte katastrofa. Falënderoj ata deputetë të opozitës për atë që kanë bërë në këtë kohë, për t’u bashkuar, sepse kjo kohë për këtë ka nevojë. Patjetër që ka problematika, që ka vonesa me tamponët, sepse ka shumë fluks. Por ne po punojmë për të tejkaluar cdo sfidë. Kush mendon se është e lehtë, o nuk ka punuar ndonjëherë, ose thjesht e sheh nga jashtë si spektator”, tha Manastirliu.

Manastirliu përlotet në Kuvend: Kush prekë mjekët, do përballet me… Read More »

‘Shkollat nuk do të mbyllen, janë zëra të përsëritur ato që e kërkojnë’

“Shkollat nuk do të mbyllen, janë zëra të përsëritur ato që e kërkojnë” tha ndër të tjera Kryeministri sot në një takim me mediat.

Megjithatë ai ka shtuar se vendimi për mbylljen apo hapjen e shkollave i takon autoriteteve shëndetësore. Kreu i qeverisë tha se shkollat nuk konsiderohen vatër e nxehtë, por një hapësirë që ka potencial rr eziku.

“Ka zëra të përsëritur për mbylljen e shkollave. Dua të theksoj se çfarë hapet e mbyllet është përgjegjësi e autoriteteve tona të autorizuara, që kanë ekspertizën dhe detyrimin ligjor, që të marrin vendime në këtë kohë të vështirë. Sipas të gjitha të dhënave dhe orientimet e autoriteteve shkencore mjekësore, në të gjitha vendet, që ndjekim me vëmendje, shkollat nuk konsiderohen vatër e nxehtë, por një hapësirë që ka potencial rreziku. E rëndësishme është që masat të respektohen rigorozisht në çdo shkollë, siç po ndodh. Personeli drejtues e pedagogjik të jetë këmbëngulës në zbatimin e tyre, dhe nga ana tjetër – ajo që unë kam dëgjuar nga ekspertët tanë – domosdoshmëria për të mbajtur një ekuilibër mes këtij aspekti të mbrojtjes së drejtpërdrejtë e psikologjike të fëmijëve”.

Ndërkaq, ai tha se duhet të shmangim mbingarkesën e spitaleve që trajtojnë pacientët me covid.

“Do të kërkoja ndihmën tuaj që të jemi sa më të vetëdijshëm, sepse secili ka në dorë që së bashku të shmangim qoftë kalimin e spitaleve në një mbingarkesë, që do ta bënte praktikisht tejet të vështirë trajtimin normal të të gjithë atyre që janë në nevojë, dhe qoftë mbylljen e përgjithshme. Është e domosdoshme që secili prej nesh, çdo qytetar, të vetëdijesohet se ka një rol për të luajtur në këto dy drejtime për të mbrojtur shëndetin e vet, të familjes dhe të afërmve. Kështu jep një kontribut të jashtëzakonshëm për të ndihmuar luftën e përditshme e përnatshme në vijën e zj arrit, ku trajtohen pacientët e prekur me covid dhe që kanë simptoma të rënda, si dhe për të shmangur një mbyllje që do të kishte pasoje të padëshirueshme edhe në aspektin e ekonomisë së çdo familje dhe familjes sonë të përbashkët”, deklaroi Rama.
/NOA.al

‘Shkollat nuk do të mbyllen, janë zëra të përsëritur ato që e kërkojnë’ Read More »