Kastrioti Hoxha nga Ura Vajgurore ka sjellë në seancën “Shihemi në Gj yq” në Tv Klan Arben Matën, ku kanë bërë një akt shitblerje, pra ka blerë shtëpinë e Arben Matës.
Arbeni vetë e ka të dhuruar nga prindërit e tij. Sapo shitet kjo banesë në Qershorin e 2019, në Shtator po të këtij viti i vjen një kërkesë padi nga gjykata e rrethit të hapur nga vajza e tezes Aredi Gjika duke futur të gjithë familjen gjyqësore për të konstatuar të pavlefshme kontratën e dhurimit, kontratën e përpjesëtimit, kontratën e shitblerjes përsa i përket me Kastriot Hoxhën dhe pas 4 vitesh është përfunduar ky gjyq nga gjyqtari Durim Hasa. Ky gjyqtar i ka dhënë të drejtë zonjës Aredi Gjika.
Dokumentet janë në rregull edhe ato të shitblerjes nga Kastrioti dhe akt-dhurimin kundrejt djalit të tij Arben Mata dhe të shoqes. Sapo ka ndodhur aktshitja, Kastrioti është futur në proces gjyqësor, pra nuk e ka gëzuar aspak këtë banesë.
Aredia gjatë një telefonate në emision shprehet se ajo ka certifikatën e pronësisë dhe me të drejtë kërkon pronën e saj. Certifikata që ka Arbeni sipas saj është e falsifikuar. Eni Çobani e fton në studio javën e ardhshme për ta zgjidhur këtë çështje dhe ajo shprehet se duhet të flasë me fëmijët për këtë çështje.
Edhe Altini vëllai i Arbenit shprehet se prona i takon tezes së saj. Arbeni thotë se kjo nuk është e vërtetë dhe ai ka qenë shumë i vogël për të ditur se çfarë ishte prona.
Eni Çobani: Ju keni një vëlla Altinin i cili ka dalë kundër pretendimit tuaj që kjo shtëpi është e juaja. Altin Mata i cili është një nga fëmijët e Arqile Matës thotë që është e vërtetë që këtë shtëpi dhe këtë truall na i ka dhënë tezja, mamaja e Aredisë.
Arbeni: Nuk është e vërtetë zonja Eni sepse ky vëllai kur kemi marrë këtë pronë dhe kemi ndërtuar ndërtesën ky ka qenë n 13 vjeç, nuk e dinte ç’është prona. Ky është një nga personat që kërkon lekë nga ish-prona e babait.
Eni Çobani: Altini pse e ngre këtë pretendim?
Arbeni: Sepse do pjesë nga babai i tij.
Eni Çobani: Po ai thotë që nuk është e jotja është e tezes.
Arbeni: Nuk e di ai bie brenda me këmbët e tij. Këtej kërkon nga ne, këtej thotë që është e tezes. Aq më tepër përpjesëtimi i pasurive tregon që unë, Altini dhe të gjithë pjesëtarët e trungut familjar kanë firmosur gjithsecili për pasurinë e tyre.
Në fund të emisionit Kastrioti dhe Arbeni janë përba llur në një de bat shumë të fortë, ku Kastrioti i kërkon që të gjejë një zgjidhje ose t’i kthejë 30 milion lekët që i ka dhënë për shtëpinë sepse ai është lodhur nga gjy qet. Situata ka agravuar duke e k ërcënuar Arbenin duke i thënë se do i h ajë gurmazin.
Eni Çobani ka shprehur se kjo çështje do vazhdojë dhe javën e ardhshme dhe shpreson që në studio të bashkohen Aredia dhe vëllai i Arbenit, Altini./ Tv Klan
“Një rast I jashtëzakonshëm” titulli i një reviste që tronditi diktatorin Enver Hoxha.
Nikë Marsh Kodra, në 1962 ishte 6 vjeç, asaj kohe ai ishte nxënës I klasës së parë në shkollën fillore të Palajshosht të Dukagjinit.
Para se të mësonte a,b,c Nika i varfër arrinte të zgjidhte problemet matematikore të shkollës së mesme. Ishte mësuesi Gjeto Voci ai që shkroi për nxënësin e tij të jashtëzakonshëm.
“Përpara se sa të mësoja të shkruaja dhe të kryeja veprime mbledhje, zbritje, shumëzim, unë përmendësh kisha kaluar të shumëzoja numrat treshifror.
Mësuesi ishte Gjeto Voci, ishte marrë më këtë rast jo normal për vendin dhe moshën ku unë isha rrit. Ai bën një shkrim dhe e çon tek revista ” Mësuesi”.
Redaktori i revistës, Petrit Dedja i vendos titullin ” Një rast i jashtëzakonshëm” . Një titull i tillë e kishte shqetësuar udhëheqjen”, Nikë Marash Kodra.
Nikë Marashi, ishte një kuriozit edhe për drejtuesit e shtetit. Ministri I Mbrotjes asaj kohe Beqir Balluku shkoi deri në Shkodër për ta pare se kush ishte ky fëmijë gjeni.
“Një nga pyetjet e Ministrit të Mbrojtjes, Beqir Balluku ishte kjo: Sa vetë jeni ë shtëpi? 11 i them unë. Ai më pas më thotë një njëri han treçerek buke, sa bukë hani ju?
Unë i them, jo, i vogli është 6 muajsh nuk han buk. Në rregull thotë vij unë mik. Unë i them 8 bukë e njëçerek. Si gjete tha ministri. 11 nga 3 çerek bëjnë 33 çerek, buka ka 4 çerek, 33 nuk pjesëtohet me 4, një çerek e fus në xhep . 32 e pjesëtoj me 4 dalin 8, kujdes mos harro çerekun në xhep”, tha Kodra.
Inteligjenca e Nikës Marashit ishte e papranueshme për dik tatorin e Enver Hoxha.
” Enver Hoxha për gjërat që donte, ishte ai donte ta merrte vendimin.
Por shkon e pyet Ramiz Aliajn çfarë do të bëni me atë gjeniun. Ramizi i thotë do të sjellim në Tiranë dhe do të kujdesemi për të. Ai mund të bëhet shkencëtari vendit.
Por kjo do të mbetej e Ramizit dhe jo vendimi i Enverit, kështu ai tha: Jo do të rri tek vendi i lindjes të v uaj dhe të kalitet, të bëhet i fortë pastaj ta marrim në Tiranë”, tha Kodra.
Kush e takonte Nikën, tentonte ta pyeste atë për një problem matematikor. Ai duhej të ishe I pagabueshëm në çdo gjë. Nika thotë se kjo trysni me vr au fëmijërinë.
Për këtë arsye kur shkoi në shkollë të mesme edhe pse ishte nxënës absolute Nika e urr ente matematikën, dhe ishte zotuar që nuk do të shkonte në universiteti për këtë degë. Por edhe kësaj here vendosi udhëheqja.
“Unë duhet të isha i përkryer. Të h umbet e drejta e pse-së. Për këtë arsye e urr eja matematikën. Ma kishin premtuar që nuk do të japim bursë për matematike.
Por në vitin 1972 vjen Nexhmie Hoxha tek Kongresi i Gruas dhe thotë ku është gjeniu i matematikës aty mësuesit i thonë, ai nuk e do matematikën. Jo thotë ajo ai do të shkoj për matematikë”, tha ai.
Nika nuk e përfundoi kurrë shkollën e lartë për matematike, por ky ishte fati I një gjëniu në kohën e dik taturës, I cili nuk u pyet asnjëherë se çfarë ai pëlqente të bënte./lajmifundit
Plagët, që nuk i tregoi kurrë “Nderi i Kombit” Lefter Çipa
Nga Laureta Petoshati
Vjet në maj e kërkova se doja të shkruaja diçka mbi Trion Vlonjate. Por ai ndodhej në një dhomë të Spitalit Ushtarak, ku në kokë i qëndronte i biri, gazetari Aleksandër Çipa, i cili gjatë kohës që punonte zëvendësohej nga motra Parashqevia dhe bashkëshorti i saj Pano Hallko. Ai ishte me të vërtetë në buzë të va rrit, apo me një këmbë në varr, pasi tjetrën ia kishin prerë për arësye të komplikacioneve të diabetit. Unë që të shkruaja doja që të merrje leje prej tij. Sepse, ai kishte midis shumë plagëve dhe dy plagë të mëdha: Tjetërsimin apo qethjen e teksteve të këngëve që bënte dhe rra hjen sht azarake që i kishin bërë në hetuesi në kohën e di ktaturës. Ai për këto gjëra nuk fliste kurrë. Unë i mësova këto gjëra krejt rastësisht dhe pse e mbajta premtimin se nuk do të flisja.
Tjetërsimin e parë e mësova kur i bëra një intervistë që çuditërisht zgjati shumë dhe më duhej që ta vazhdoja të nesërmen ku e kisha lënë, po në mjediset e bibliotekës së Universitetit “Ismail Qemali”, ku ai shkonte dhe kalonte kohën duke lexuar e duke biseduar me mikun e tij Albert Habazaj, por aty priste edhe vëllanë e tij Aristidhin, pedagog letërsie aty, por edhe Pr. Bardhosh Gaçen. “Po pres vëllezërit,” thoshte Lefter Çipa, pasi të tillë e konsideronte profesor Bardhoshin, i cili i kishte dhënë Lefterit dhe një kopje të çelësave të shtëpisë së tij në hyrjen e qytetit Vlorë. Ndërsa po e pyesja dhe diktofonin e kisha të hapur, më bije zilja e celularit. Ishte im atë, që më tha të mos vonohesha se kishte ardhur një mikesha jonë familjare, Godiva Shyti dhe po më priste. I thashë se isha ende me Lefterin dhe do të isha për gjysmë ore në shtëpi. Dëgjoj në anën tjetër të telefonit zërin e nënës time që më thoshte ti bëja të fala Lefterit nga Hajdhica Mërkuri, një kushërirë e tij, shoqe me nënën time dhe meqë nuk ishim larg le të shkonim dhe në shtëpi ta pinim kafenë me ta e ta mbaroja atje intervistën. Ashtu bëmë. Por kur shkuam në shtëpi plasi muhabeti, jo vetëm me kushërirën e tij, por mbi të gjitha me Godivën, e cila ishte e bija e patriotit të madh Ibrahim Shyti, mikut të Petro Markos, për të cilin dhe për djemtë e tij, ai ka shkruar gjerë e gjatë në librin “Retë dhe Gurët-Intervistë me vetëveten”. Te shtëpia e tij në Skelë të Vlorës, Petro Marko shkroi traktin e parë kundër fashizmit. Por e bukura e atyre bisedave nisi kur Lefteri i tha se kur ishte i ri, vëllai i saj Luter Shyti, që në atë kohë punonte nëpunës në Portin e Skelës, i kishte shtypur në makinë ca vjersha. “Ti je Lefter Andrea Çipa?” e pyeti Godiva dhe ai pohoi me kokë. “Unë e kam letrën që le për Petron dhe ai pasi e lexoi ka lënë një shënim dhe ma ka lënë për ty, por ti nuk u duke më.” Lefteri u mallëngjye. Godiva i thoshte se mund të shkonte që ta merrte me biçikletë se nuk përtonte, por ne duke ditur moshën e saj, në atë kohë rreth 75 vjeç, i thamë që kur letra ka pritur mbi 40 vjet, ç’punë prish se pret dhe ca ditë. Gjithsesi ne u takuam prapë të nesërmen, sepse dhe intervista nuk mbaroi nga bisedat e nga drejtimi tjetër që mori dhe tavolina me raki e meze. Të nesërmen, pasi mbarova dhe ato pyetje që kishin mbetur, telefonova Godivën që të pinim kafetë të tre dhe të sillte letrën. Nuk kam për ta harruar kurrë dorën e Lefterit që dridhej kur mori atë zarf të zverdhur nga koha dhe hapi e lexoi çfarë kishte shkruar Petro Marko poshtë saj. Një fjali, vëtëm një fjali, si një shigjetë, që ia preu gëzimin: “Përdore në ndonjë vend tjetër!” Ishte fjala për këngën “Vlora jonë qytet i bukur”, që Lefteri kishte dorëzuar për Trion Vlonjate. Aty ishte origjinali me vargje tërësisht ndryshe nga ato që thuhen në këngën që ne njohim të muzikuar. Nga një tekst që u kushtohej të gjithë atyre djemve dhe vajzave të Vlorës, që kishin mall të ktheheshin në Vlorë pas studimeve jashtë e në Tiranë, apo dhe nga aksionet e shumta, ai ishte kthyer në tekst për partinë e kohës. Unë e lexova me zë dhe e incizova me diktofon. Por Lefteri nuk më la ta botoja. E kam botuar vjet këtë tekst:
“Vlora jonë qytet i bukur
rreth e qark o me ulli,
djem e vajza porsi flutur,
gjithmonë do kthehen tek ti.
Pritna ti moj Vlorë e dashur
Pritna ne,
Ëndërr natën, këngë ditën
Je për ne.
Me ullinj e portokalle,
Mbushur bregu me limonë,
Djem e vajza si sorkadhe,
I nxjerr gjiri i Vlorës sonë.
Pritna ti moj Vlorë e dashur
Pritna ne,
Ëndërr natën, këngë ditën
Je për ne.”
Ajo që përjetoi Lefter Çipa atë ditë ishte e dh imbshme. Te koha e asaj letre pat filluar ajo rënia e entuziazmit të tij, prerja e krahëve të ëndërrimeve dhe e dëshirës për tu shkolluar më tepër e për të qëndruar në Vlorë. Kishte ikur në Pilur dhe më shumë kishte shkruar poezi e tekste këngësh polifonike me thelb kombëtar e për dashurinë njerëzore. Donte ta linte frymëzimin e tij të virgjër, të pacënuar, ndaj shkoi prapë atje në vendlindjen me borë ku shihte vijën e bukur të qiellit që puthej me detin. Atë ditë që pa atë letër të zverdhur, tha vëtëm dy fjalë: “Që atëherë më plasi zemra… atëherë fillova të ktheja ndonjë gotë…” U ndamë me të, ndërsa unë e Godiva qëndruam dhe ca. E pashë teksa ikte me atë kostumin e errët në drejtim të qendrës duke menduar se do të kapte ndonjë autobuz për në Pilur. Mësova se ai kishte shkuar te shtëpia e profesor Bardhoshit dhe me atë letër në njërën dorë dhe më cigaren në dorën tjetër kishte dremitur, derisa kishte ndjerë erën e divanit që digjej nga cigarja që kishte rënë mbi të. “Nuk ishte as i pirë, diçka e ka tr onditur…”- thoshte Bardhoshi, që kur e gjeti në atë gjendje i thoshte: “na martë të keqen… divani e martë!”
Mbas intervistës me të, që e titullova sipas shprehjes së tij “Himara është shqiptarja e shqiptarisë”, as vetë nuk e di sesi e takoja gjithmonë rastësisht nëpër aktivitete, tek të cilat ai merrte rrugën që nga Piluri për në Vlorë. I kishte mbetur merak mosardhja për arsye shëndetësore në konferencën shkencore “Petro Marko –Personalitet i shquar i letërsisë bashkëkohore shqiptare” organizuar nga Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës, Fakulteti i Edukimit, Dega Gjuhë- Letërsi, me rastin e 95 vjetorit të lindjes së “Nderit të Kombit” Petro Marko. Gjithsesi, kishte lexuar gazetën “Ndryshe”, ku unë e kisha pasqyruar si reportazh. Ndaj mbas një aktiviteti tjetër, kërkoi që të uleshim unë, ai dhe Foto Bixhili e të pinim një kafe me Nënkryetarin e Shoqatës Kulturore Atdhetare “Ismail Qemali” z. Petrit Velaj, i quajtur “Mandela i Vlorës”, ngaqë kishte bërë mbi 30 vjet b urg. Lefteri i tha atij se kishte lexuar në gazetë për fjalën që kishte mbajtur në konferencën shkencore për Petron Markon, me të cilin Petrit Velaj ishte njohur që në Shkollën Tregtare si bashkëstudent e bashkëluftëtar pavarësisht bindjeve. E kam ndjekur me shumë kënaqësi bisedën mes Petrit Velaj dhe Lefter Çipës, kam parë kënaqësinë që ndjenin Foto Bixhili e Lefter Çipa kur Petrit Velaj kujtonte të nderuarin Pr. Ernest Koliqi, që Petro Markos i thoshte se “Ti Petro je Lamartini i dytë”. Por Lefter Çipa donte të dinte pjesën e to rturave që iu bënë Petro Markos në b urg më 1947. Dhe Petrit Velaj i tregonte më me hollësi ato që kishte kumtuar shkurtimisht në auditor, duke thënë se ishte dëshmitar që Petro Marko, që kishte luftuar për këtë popull e vend, ishte to rturuar b arbarisht dhe në qeli e kishin v arur në atë mënyrë që edhe Krishti s’ishte var ur ashtu, por me krahët poshtë dhe këmbët lart dhe kur e to rturonin, apo e rri hnin me një ka mzhik me dhëmbëza nuk nxirrte asnjë fjalë, veçse pyetjen : “Çfarë kam bërë!” Gjatë kohës që Petrit Velaj tregonte, Lefteri pyeste, ndërhynte, nganjëherë thoshte: “Do ta kenë go ditur këtu, se këtu dhëmb shumë…” Mua më ngelën në mendje këto ndërhyrje të tij, lotët që derdhte heshturazi. Nuk e dija, apo më mirë nuk e kuptoja, pse ishte kaq i ndjeshëm Lefteri. Fjalët e Petrit Velaj si shprehje e popullit: “Dëgjo o njeri me mënd/ provoje në trupin tënd/ siç të dhëmb /ashtu më dhëmb”, më ngelën më mendje. Fillova të dyshoj se ai kishte bërë he tuesi të rëndë, por nuk kisha prova. Ndjeja diçka, që ai nuk e thoshte. Ai kishte pl agë që nuk donte ti prekte. Lëndohej prej tyre. Rilexova diçka nga intervista që i kisha bërë kur e pyeta pse u kthye në Pilur dhe la Vlorën dhe më ngeli në mendje ky fragment: “U ktheva dhe një nga mirësitë e mirësive që më ka bërë një engjëll, që fluturon akoma mbi supet e mia, më çoi në origjinën time dhe më martoi me të pamartuarën polifoni.” E kuptova që e kishte për Petro Markon, por prapë ndjeja që ai kishte brenda një vu ajtje, që e mbyllte fort që të mos dilte në sipërfaqe. Respekti im për Lefter Çipën, kishte ekzistuar pa e takuar e njohur nga vargjet e tij të jashtëzakonshme “Lule Naim Shqipëria”, apo “Kemi derdhur gj ak me okë”, por njohja me të më bëri ta ndjeja si një njeri të familjes. I kam shkruar dhe një poezi “Shkëmbi prej diamanti” dhe ia kam botuar vite të shkuara. Madje më kishte premtuar se do të vinte dita e rrëfimit. Por nuk u rrëfye. I kam thënë një ditë të birit, gazetarit Aleksandër Çipa, se unë e di që babai yt ka vu ajtur dhe ka pl agë që nuk i thotë. “Ato p lagë e kanë sjellë tim At në këtë pikë. Ka bërë gjashtë muaj he tuesi nën presion e to rtura mbas arr atisjes së Vasil Malos dhe familjes së tij me anije. E to rturuan me pretekstin se gjoja nga që bënte vjersha u kishte bërë një të tillë dhe atyre për largimin nga Shqipëria. Në fakt kjo ishte një gënjeshtër, por dhe një presion i drejtpërdrejtë për Lefter Çipën që ti largohej shoqërisë me Petro Markon. Babai zotëron dokumentet origjinale të het uesisë. Por ka vu ajtur shumë dhe nuk dëshiron që të flasë për këtë fakt.” Por unë e hodha në status dhe Lefter Çipa i vetëdijshëm që unë e kisha kuptuar që në bisedën me Petrit Velaj, me anë të dhëndrit, publicistit Pano Hallko më kthen këtë përgjigje: “E mirënjohur Laureta! Gjithë sa lexova në Statusin tënd, është e vërtetë. Të falënderoj si një burrëreshë, e jo si një burrë. Edhe pse je gazetare e mirënjohur e Vlorës. Nëse syri im do të të diktojë nga larg, të jesh e sigurtë, po qe se do mbaja feste, do të të hiqja festen. Përndryshe, do të të flisja me zërin e fortë: Polifon. Të përgëzoj, me nderime e respekte, Lefter Çipa.” Unë u pë rlota. Si u p ërlota tani për ikjen e tij në këtë situatë të rëndë pamdemije.
Tashmë, Lefteri mbylli sytë për të shkuar në përmasën tjetër e për tu bashkuar me engjëjt. Mua më kanë mbetur në mendje vargjet : “O shokë vdeksha nga kënga/ në një ditë prilli a maji/ kur ja thotë bukur thëllëza/ në këngë të kthehet vaji/ vdeksha edhe prapë u ngrefsha/ bilbilat në këngë i gjeça!”
Ai donte ikjen në prill se në prill u kryqëzua dhe u ringjall Krishti, apo majin kur lindi Naimi. Pra, nuk ka asgjë me vdekjen, por me lindjen, rilindjen dhe pavdekësinë. Por ai iku në shkurt, si fara që mbillet në këtë muaj për tu çelur më e fortë dhe më e shëndoshë në prill dhe në maj kur lulëzon gjithçka. Më kujtohet prapë intervista e bërë më tetor 2006, ku po shkëpus diçka ˸ “Cili është amaneti për miqtë e tu?
Për Bardhosh Gaçen që është vëllai im i vogël, prandaj i kam unë çelësat e shtëpisë se jam vëllai i madh, i lë amanetin : çoje këngën tek i vde kuri dhe mos thuaj kush e ngjalli të vd ekurin!”
Ai këndoi “Lule Naim Shqipëria,” dhe e ndjeu se dhe vetë një ditë do ti këndohet ashtu: “Lule Lefter shqiptaria!”
Sot iku në amshim princi i polifonisë së bregut, realizuesi i perlave të polifonisë labe, për të lënë pas shpirtin e tij në këngët e pavdekshme. Mori me vete dhi mbjet dhe ne na la këngët. Ajo do ta ngjallë atë prapë midis nesh.
Melisa pak javë më parë ka vendosi të largohej përfundimisht nga emisioni “Për’puthen”. Ajo u shpreh se për shumë ditë më radhë është ndjerë nën pre sion psikologjik dhe se e ndjente që nuk do të gjente dashurinë e saj në program.
Melisa tregoi se kishte një ngarkesë emocionale për shkak të sulmeve të shumta të konkurrentëve me njëri-tjetrin dhe thashethemeve, ndaj kishte disa javë që kërkonte të largohej. Ajo u largua në një moment delikat, kur prej ditësh në media po qarkullon lajmi se ajo dhe Andi, janë prej disa kohësh në një lidhje së bashku.
Ndërkohë ajo nëpërmjet llogarisë në Instagram, ka paralajmëruar diçka të re, e cila ende nuk është zbuluar.
Ajo i ka bërë unfolloë të gjithë personat që ndiqte, përfshirë ata të “Për’puthen” dhe ka hequr çdo foto që kishte. Gjithashtu, Melisa ka tashmë vetëm një post i cili shkruan “Po vjen së shpejti”, pa dhënë detaje
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se opozita ka plane serioze për kohën kur të vijë në qeveri. Përmes një videomesazhi, Basha përsëriti zotimin e tij se nëse nuk përmbush angazhimet e tij para qytetarëve, atëherë nuk do të kërkojë mandat tjetër.
“Të dashur miq, 8 vjet premtime të pambajtura, 8 vjet dështime. Shqipëria ka mbetur në vend numëro. Familjet tuaja kanë ngecur në baltë, për shkak të dë shtimeve të Ramës. Asnjë premtim nuk ka mbajtur! Dhe tani, vjen me premtime të tjera, boshe.
Një kryeministër që nuk mban premtimet e tij duhet të largohet. Ne kemi plane serioze dhe të zbatueshme për vendin. Angazhime të cilat do të nisim t’i zbatojmë prej ditës së parë. Dhe angazhimi ynë i parë është: Nëse nuk i përmbushim angazhimet tona ndaj jush, nuk do të kërkojmë një mandat tjetër.
Ka ardhur koha të bashkohemi të gjithë, për të ndryshuar Shqipërinë. Ka ardhur koha ta largojmë Edi Ramën! Ta marrim Shqipërinë në duart tona dhe të bëjmë realitet shpresat dhe pritshmëritë e çdo shqiptari.”- deklaroi Basha
Ish-kryeministri Sali Berisha teksa foli për arre stimin e mjekut kardiolog Edvin Prifti, i cili aku zohet për korr upsion tha se pra ngosja e tij erdhi pas su lmit politik të kryeministrit Edi Rama.
“Çdo njeri që gjo bit shqiptarët meriton të ndë shkohet tërësisht nga ligji. Por të vijmë në rastin konkret.
Doktori, unë përsëri shprehem për vete dhe çdo njeri, ai që ka gj obitur shqiptarët meriton të nd ëshkohet, por këtu kemi të bëjmë me një xhind.
Sot deklaruan se kanë gjetur në shtëpinë dhe në zyrën e tij qindra mijëra euro, të nesërmen Rama doli dhe su lmoi doktorin, të pasnesërmen doktorit i vunë pra ngat pas su lmit publik dhe politik që i bëri Rama”, u shpreh Berisha në emisionin “Tempora”.
Shemsi Prençi, këshilltari i Presidentit Ilir Meta për Çështjet e Emergjencave Civile, ka dhënë dorëheqjen.
Lajmin e ka bërë të ditur kreu i shtetit, nëpërmjet një postimi në Facebook, ku argumenton se ish-këshilltari i tij tashmë, është dorëhequr për shkak të angazhimeve të reja.
“Këshilltari për Çështjet e Emergjencave Civile, z.Shemsi Prençi, pasi më informoi si çdo ditë, për situatën e përmbytjeve në mbarë vendin dhe gjendjen e banorëve në zonat e bllokuara nga dëbora, më njoftoi sot dorëheqjen e tij nga kjo detyrë, për shkak të angazhimeve të tij të reja në të ardhmen.
E falënderova për këshillat e vlefshme, përkushtimin, korrektësinë, profesionalizimin dhe ndjenjat atdhetare të dëshmuara prej tij gjatë bashkëpunimit tonë të frytshëm për gati dy vite. Duke e pranuar dorëheqjen e z.Prençi, i urova suksese për të ardhmen”, – shkruan Meta. /noa.al
Çështja e arre stimit të mjekut të njohur të QSUT-së, Edvin Prifti, ka tërhequr edhe vëmendjen e Kuvendit të Shqipërisë.
Në seancën e sotme plenare, deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni, i ka dalë në krah kardiologut të ak uzuar për korrupsion nga GJKKO, të cilit iu gjetën në banesë dhe zyrë shuma prej 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë.
Gjoni është shprehur se nuk është turp që kardiologu më i mirë i Shqipërisë të zotërojë mbi 200 mijë euro.
Ai ka aluduar edhe për një marrëveshje Rama-Basha, që do t’i japë mandain e tretë kryeministrit aktual.
“Ju masakruat Kodin Zgjedhor për të mbajtur në krye të PD Luli Bashën dhe në kthim, dhurata e Bashës është mandati i tretë për Edi Ramën. Kjo ishte marrja vesh e aktorëve kryesorë të establishmentit. Dy gjëra duheshin në Shqipëri: hapja e listës dhe numërimi i votës nga një administratë e papolitizuar. Ne po vëmë kryqin te ato kutitë me fabula imagjinare. Ne sot sulmojmë Edvin Priftin, por kjo shoqëri sovjetike, përballet me një rast të kardiologut më të mirë për ta sulmuar atë, për ta çnderuar publikisht, pa menduar se Shqipëria po humbet një nga kardiologët më të mirë, vetëm që Edvini tjetër të vj edhë. Pse kaq turp është që një kardiolog të ketë mbi 200 mijë euro? Po për 450 milionë eurot e Rrugës së Kombit, çfarë është bërë”, tha Gjoni.
GJKKO, vendosi masën e sigurisë “arre st me bu rg” të shtunën për mjekun e njohur, pasi më herët, prokuroria ngriti aku zën e pastrimit të parave dhe kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, ‘pez ullim detyre’.
Het imet ndaj Edvin Priftit, nisën bazuar në përgjimet e sekretares së Gjyk atës së Krujës, në lidhje me dys himet e forta të lirimit në mënyrë të paligjshme të disa të dënuarve nga burgu, por që kanë zbuluar për Prokurorinë e Posaçme, edhe korru psionin në shëndetësi. /noa.al/