Dukati

Zani Caushi kërkon sërish lirimin me kusht, cfarë ndodhi sot në seancë

Zani Caushi ka kërkuar sërish sot lirimin me kusht.

Seanca është shtyrë në mungesë së gjyqtares.

Seanca e sotme kishte si objektiv ndryshimin e llojit të sigurisë pas kërkesës së avokatit të Zani Caushit.

Seanca është shtyrë për shkak të mungesës së gjyqtares për shkaqe shëndetësore.

Caushi ka bërë një tjetër kërkesë për lirimin me kusht, ku siç e parashikon ligji do të gjykohet përsëri nga gjyqtari që ka pushuar çështjen.

Më 25 Mars mësohet se është seanca e parë e tij për kërkesën e bërë për lirimin me kusht./NOA.al

Zani Caushi kërkon sërish lirimin me kusht, cfarë ndodhi sot në seancë Read More »

Kryetari i PD-së Lulzim Basha në kafe me Zef Dedën: ‘Do të jem jo vetëm kryeministër i ekonomisë. Edhe i arsimit dhe dijes, artit, kulturës dhe sportit’

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar sot takime të shumta me qytetarë të Shkodrës.
:
Basha është ulur në kafe me aktorin e madh të humorit, Zef Deda, dhe me bashkëshorten e tij. Ndërsa jashtë lokalit brohorisnin me qindra qytetarë për fitoren e madhe.

Duhet theksuar se pavarësisht entuziazmit, Basha u tregua i kujdesshëm, duke mbajtur maskë ashtu si edhe të pranishmit që i takoi, por edhe në thirrjet drejtuar të pranishmëve.

“Faleminderit nga zemra Shkodrës për këtë mikpritje të jashtëzakonshme. Nga Shkodra ka nisur gjithmonë dita e bardhë për Shqipërinë. Sa herë vijë këtu mahnitem me bujarinë, mençurinë e shkodranëve. Ju falënderoj nga zemra për këtë sinjal të fuqishëm.

“Ju lus merrni masa e distancës dhe maskat për pandeminë. Duhet të kujdesemi se në fillim do të mp oshtim Covidin e madh”, iu drejtua Basha qytetarëve.

“Do të jem jo vetëm kryeministër i ekonomisë. Edhe i arsimit dhe dijes, artit, kulturës dhe sportit” tha Basha në takim me Zef Dedën dhe bashkëshorten e tij.

Kryedemokati shtoi se programin e hartuar nga ekspertët për artin dhe kulturën do ta prezantojë shumë shpejt.
/NOA.al

Kryetari i PD-së Lulzim Basha në kafe me Zef Dedën: ‘Do të jem jo vetëm kryeministër i ekonomisë. Edhe i arsimit dhe dijes, artit, kulturës dhe sportit’ Read More »

Ngjarje e pazakontë pranë Syrit të Kaltër

Një ngjarje e pazakontë është raportuar ditën e sotme në Krongj, pranë Syrit të Kaltër.

Një gr opë është hapur pranë kësaj zone.

Ajo ka një diametër rreth 10 metra dhe thellësi 6 metra.

Dyshohet se gr opa është krijuar për shkak të reshjeve të shiut.

Po licia ka rrethuar gr opën për të mos rre zikuar ndonjë qytetar që do t’i afrohet, pasi gr opa është mbushur me ujë.

Ngjarje e pazakontë pranë Syrit të Kaltër Read More »

Arbana Osmani ka disa ankesa për Eduartin: ‘Pse jeta ime përfundoi kështu’

Moderatorja Arbana Osmani dhe partneri i saj, regjisori Eduart Grishaj, janë një ndër çiftet më ‘cute’ të “Instagram”-it.

Ata janë partnerë jete, punojnë bashkë, udhëtojnë bashkë dhe rrisin fëmijët bashkë. Së fundmi, çifti është bekuar me një bebush, të cilit i vendosën emrin më të veçantë që kishim dëgjuar: Diell.

Shpeshherë në rrjete sociale moderatorja na “servir” momente të ndryshme nga përditshmëria e saj, ashtu siç ka bërë edhe sot. Ajo dhe Eduarti kanë udhëtuar të dy me makinë për të shkuar diku, mirëpo kanë nisur ankesat!

Arbana, e cila dikur dëgjonte muzikë në makinë, tashmë dëgjon ndeshjet e futbollit, të cilat partneri i saj i ndjek me ëndje. Pikërisht në “problemin” e moderatores gjetën veten shumë femra!

“Nuk e di domethënë, pse jeta ime përfundoi kështu”, shkruan Arbana me humor, teksa tregon Eduartin të fokusuar te ndeshja. “Jeta jote është bërë më e bukur, larmi. Art, sport, televizion… Kaq”, tha Eduarti, duke e bërë Arbanën të qeshë.

“Po shikojmë Vllazninë, dikur dëgjoja muzikë në makinë”, shkruan ajo krahas videos. Po, e dimë që ndani të njëjtin hall me Arbanën dhe partnerët s’ju lejojnë të dëgjoni gjithmonë ç’ju do qejfi ju në makinë!

/NOA.al

Arbana Osmani ka disa ankesa për Eduartin: ‘Pse jeta ime përfundoi kështu’ Read More »

Gjiknuri: ‘Ky tren nuk do të ndalet, Vlora nuk ndalet, mandati i tretë Vlorës do i kthejmë lavdinë që meriton’

“Vlora është kthyer në polin më të fuqishëm të zhvillimit pas kryeqytetit dhe do të arrijmë objektivin 9 mandate”, deklaroi sot Drejtuesi Politik i fushatës elektorale për Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri.

Në fjalën e tij, Gjiknuri tha se “ky ekip që ka Vlora do veprojë shpejt sepse Vlora nuk ndalet, Vlora është kthyer në polin më të fuqishëm të zhvillimit pas kryeqytetit, poli jugor dhe me aeroportin, një kurorë që i jep gjithë Vlorës dhe gjithë bregdetit shqiptar atë që e kanë dëshiruar të gjithë, kështu që ky ekip do të vazhdojë shumë shpejt drejt objektivit që i kemi vënë vetës 9 mandate”.

“Mund të duket objektiv shumë i fortë, shumë i lartë për t’u arritur, por për herë të parë shkojmë me gjëra të realizuar e jo me fjalë, sepse shpesh herë nga konsumimi i mandateve, përgjithësisht mateshin dhe mbaheshin vetëm te pjesa politike kam pushtetin, por kur qytetarëve u ke vajtur me produktet e duhura janë i bindur se dita ditës po na thonë se po e mirëpresim këtë mesazh. Nga ana tjetër ky ekip, ka marrë vetë përgjegjësinë më të madhe politike për përzgjedhjen e një ekipi që Vlorës i thotë Vlorë. Një ekip tamam përfaqësues të të gjitha komuniteteve të këtij qarku të larmishëm. Këtu mund të them mund të jemi i vetmi qark, përfshirë he kryeministrin që është kapiteni i Shqipërisë që kemi lidhje me qarkun, se ky ka origjinën këtej, unë e kam nga Vlora, dy-tre të tjerë janë me orgjinë nga Vlora por banojnë në Tiranë, ndërsa të terët banojnë në Vlorë”, tha ai.

Duke prezantuar kandidatët, Gjiknuri tha se “doktor Niko Gurin që e njeh gjithë Saranda, mjeku që ka shkuar në çdo familje që gëzon një respekt të madh nga qytetarë. Pranvera shërbyesja e mirëfilltë e administratës shtetërore, që të gjitha bizneset sot thonë se është drejtues që ka shërbyer. Kemi një ekip që nuk ka rëndësi hierarkia, kryeministri dhe drejtuesi politik janë si ata që mbrojnë gardhin në fund dhe luftojnë. Kemi ministren që është më poshtë në listë se është pjesë e një ekipi. Pastaj për t’u kthyer në Vlorë, Vullnet Sina, përfaqësues i denjë i Lumit të Vlorës, një njeri që i ka ndenjtë punëve mbi kokë, njeri që u përgjigje qytetarëve për çdo hall, njeri që ka rrënjë të forta në komunitet. Ke kemi vënë në listë ne, Anduel Tahiri, kryetarin e PS-së, qytetarë i Vlorës, njeri që ka sakrifikuar për partinë, njëri që s’ka pasur as rrogë shteti, njëri që ka kontribuuar. Ervis Muçkën, vlonjat. Ilir Metaj, bankier, njeri me shumë autoritet, edhe publicistik, njeri që ka dhënë kontribut dhe në sektorin priva. Dhe Teuta, pasi komuniteti çam ka qenë i nëpërkëmbur nga pikëpamja e përfaqësimit. Kohët e fundit flitet në emër të PDI-së dhe në emër të tyre, por e vërtet është se nuk patën asnjëherë vlerësimin e duhur, është vënë e 9-ta në listë pikërisht për t’u thënë dhe të tjerëve se ne rezultatin e 9-të do ta kapim se nuk bënë. Laura, profesioniste në Tiranë, por banuese dhe me origjinë nga Vlora. Lonard Beqiri, emigrant në Gjermani, i suksesshëm, kontribuues në Partinë Social Demokrate Gjermane, edhe atje me aktivitet politik. Pra është një ekip me lidhje të forta në qarkun e Vlorës, që jam i bindur që do të ketë një rezultat të mirë”.

Ai shtoi se “ky ekip është një mozaik i këtij qarku dhe ndihemi krenar dhe ndihemi mirë kur shohim kundërshtarë përballë të cilët nuk janë në gjendje të bëjnë dhe një listë, madje arrin deri aty që me skuthllëk fusin në listë më shumë emra se sa i lejon ligji, si në rastin e Vlorës”.

“Në Vlorë kanë futur 17 emra, kur 12 i lejon ligji. Kjo është të listash me skuthëllëk në elektoratin tënd prandaj ka zhgënjim në elektoratin e PD-së, ka zhgënjim se nuk janë qytetarët të Vlorës, janë makinacione partish, shto dhe skuthëllëkun e Lulit që të gjithëve u thotë po, po dhe në fund u çon një listë q nuk e di, dhe ju e dini se çfarë rezultati marrin, ata do bëjnë përpjekjet e tyre dhe janë të djathtët vetë që përditë p[o shikojnë ndryshimin në Vlorë. Ne do të votojmë vlonjatshe, që do të thotë të votosh për veten tënde. Të votosh për PS, që i ktheu Vlorës dinjitetin, jo me fjalë po me vepra. Ekipi i Vlorës është një ekip shumë përfaqësues, shumë mirë i orientuar politikisht dhe jam i bindur se qytetarët shkojmë ballëhapur për të kërkuar votën se u kemi vënë njerëzit që duhet. Natyrshëm një rol të veçantë do kenë dhe deputetët aktual, pasi kontributi i tyre në fushatë do jetë një vlerë e shtuar. Objektivat i kemi të realizueshme. Ky tren nuk do të ndalet, Vlora nuk ndalet, mandati i tretë Vlorës do i kthejmë lavdinë që meriton”, tha ai./atsh

Gjiknuri: ‘Ky tren nuk do të ndalet, Vlora nuk ndalet, mandati i tretë Vlorës do i kthejmë lavdinë që meriton’ Read More »

Damian Gjiknuri poston foton: Kjo është skuadra e fitores historike në 25 prill

Drejtuesi Politik i PS-së në Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri është i bindur në një fitore “historike” në zgjedhjet e 25 prillit.
Në rrjetet sociale ai ka postuar një kolazh fotografish të kandidatëve për deputetë në këtë zonë dhe thotë se kjo është “skuadra e fitores historike në 25 prill”.
Kujtojmë se mes de batesh, diskutimesh të gjata, mbrëmjen e djeshme Partia Socialiste dorëzoi listat me kandidatët për deputetë.

Vetë Gjiknuri është i 7-i në listën e Vlorës, sipas strategjisë së re të kryeministrit Edi Rama për renditjen e drejtuesve politikë në bazë të mandateve që kanë marrë në zgjedhjet e 2017-ës.

Damian Gjiknuri poston foton: Kjo është skuadra e fitores historike në 25 prill Read More »

Ish-deputeti tregon arsyen pse nuk kandidoi në listat e PS

Mes dhjetëra ish-deputëteve të mbetur jashtë listës së kandidatëve të Partisë Demokratike për t’u zgjedhur në 25 prill, është edhe Genc Pollo.

Mungesa e emrit të tij në listën e nënshkruar nga kryetari Lulzim Basha nuk ka kaluar pa u vënë re.

Megjithatë, një nga “pionerët” e Partisë Demokratike që në fillimet e saj në vitet ’90, është tërhequr me stil dhe me sa duket pa polemika.

Në një postim të shkurtër në Facebook, Pollo thotë se ka vendosur vetë të mos kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

“Të dashur miq! Unë vendosa të mos kandidoj për deputet në listat e Partisë Demokratike mbasi mundësitë e rrethanat e ofruara nuk i gjykova të përshtatshme. Megjithatë unë uroj që PD dhe aleatët të realizojnë në 25 prill rotacionin politik që mbetet absolutisht i domosdoshëm. GP”, – shkruan ish-deputeti demokrat. /noa.al/

Ish-deputeti tregon arsyen pse nuk kandidoi në listat e PS Read More »

Lista e plotë e kandidatëve për 12 qarqet që do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit për LSI

Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë ndër partitë e para që ka dorëzuar në KQZ listat e kandidatëve për 12 qarqet që do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi do të kryesojë listën në 3 qarqe, atë të Tiranës, Fierit dhe Elbasanit.

Emrat në listë kryesojnë drejtuesit politikë të qarqeve, të cilët janë vendosur të gjithë në zonë të sigurt.

LSI dhe PD do të bashkëpunojnë në qarkun e Dibrës dhe të Kukësit, për të mbështetur kandidatët e PD dhe kjo është vënë re me emërimin në krye të listës së LSI persona që nuk janë të njohur në mënyrë që votat të shkojnë tek kandidati i PD-së.

Në qarkun e Kukësit i pari në listë është Erblin Bulica, ndërsa në Dibër i pari në listë është Hajri Laçi.

Prezantimi i listës është bërë nga vetë Kryemadhi e cila tha se këto emra kanë bashkuar persona me vlera shoqërore, profesionale dhe morale që sipas saj do i sjellin fitoren partisë.

‘Jam shumë e lumtur që ky proces ishte një proces shumë i shëndetshëm, shumë transparent dhe që krijoji një moment bashkimi të jashtëzakonshëm vlerash shoqërore, profesionale dhe morale. Kjo skuadër e madhe, që do të përfaqësojë Lëvizjen Socialiste për Integrim në të gjithë vendin, do të drejtojë shqiptarët drejt ndryshimit që të gjithë presim me padurim, për përmbysjen e një klike qeveritare antipopull, antishtet dhe antivlera. Këta të rinj dhe të reja, burra dhe gra plot vullnet e të palodhur, janë garanci për një garë fituese dhe të shkëlqyer si dhe për një qeverisje të mirë dhe të drejtë për qytetarët dhe për vendin.’- tha Kryemadhi.

Kryesuesit në 12 qarqe

Në Shkodër i pari i listës është Agron Çela

Në Vlorë i pari në listë është Luan Rama

Në Tiranë e para në listë është Monika Kryemadhi e pasuar nga Erisa Xhixho djhe Petrit Vasili

Në Lezhë i pari në listë është Viktor Tushaj

Në Kukës i pari në listë është Erblin Bulica

Në Gjirokastër i pari në listë është Vangjel Tavo

Në Korçë i pari në listë Endrit Braumllari

Në Elbasan e para në listë është sërish Monika Kryemadhi e ndjekur nga Altin Toska dhe Ermir Gjinishi

Në Dibër i pari në listë është Hajri Laçi

Në Fier sërish Monika Kryemadhi kryeson duke u ndjekur nga Kejdi Mehmetaj dhe Klajdi Bodganaj

Në Berat i pari në listë është Ardit Çela

Në Durrës e para në listë është Elona Guri

LISTA E PLOTË

Kandidatët e Lëvizjes Socialiste Për Integrim për parlamentin e ardhshëm pas fitores së 25 Prillit 2021:

Qarku BERAT 1.ARDIT ÇELA 2.BLENARD NONAJ 3.ESMERALDA QIRKO 4.PETRIT SINAJ 5.ILIR OBONI 6.AURELA KALIVAÇI 7.LEFTER MALIQI 8.ESMERALDA HOXHA 9.SHKËLQIM TAFA

Qarku DIBËR 1.HAJRI LAÇI 2.BLENDI GURRA 3.LULJETA SKURA 4.MERITA HOXHA 5.BORËBARDHA KACI 6.ALTIN KOLTRAKA

Qarku DURRËS 1.ELONA GURI 2.BAHRI SHAQIRI 3.ENON KARAPICI 4.SHEMSI PREMÇI 5.KONTJANA KUÇI 6.HYSNI CACA 7.BUJAR DHIMA 8.REXHINA LEKA 9.GAZMIR TAHIRI 10.RAMAZAN TOPUZI 11.BERINDA BULKU 12.ERALDO LUKU 13.DURIM HOÇJA 14.DANJELA TEMA 15.ARTUR BAKU

Qarku ELBASAN 1.MONIKA KRYEMADHI 2.ALTIN TOSKA 3.ERMIR GJINISHI 4.VLADIMIR MUKA 5.SOKOL SKURA 6.MIRANDA RIRA 7.MIMOZA TRIMI 8.KLAUDIA KRASNIKA 9.DYLBER DERVISHI 10.SINDI LALOSHI 11.ARTUR TOPI 12.FRANKO HAKILJA 13.SINDI QAFLESHI 14.SAIMIR KUMRIJA 15.EMIRJAN MEKSHI

Qarku FIER 1.MONIKA KRYEMADHI 2.KEJDI MEHMETAJ 3.KLAJDI BOGDANAJ 4.ARBEN ÇUKO 5.ALMA MALIA 6.ARDIAN ALUSHI 7.SARIOLA JANKO 8.JUARD MYFTARAJ 9.KRISTIAN KINA 10.LUISIDA MUHO 11.ETNOR KRAKULLI 12.RENATO BASHOLLI 13.BLERTA PROGONATI 14.EMILJANO BRAKA 15.MARINGLEN SHEHAJ 16.MIGENA IDRIZAJ 17.SOTIR ZARKA 18.BESMIR GROPA

Qarku GJIROKASTËR 1.VANGJEL TAVO 2.MYRVETE ASQERI 3.ELTON ISMAILI 4.ALBERT MALAJ 5.ERALD ALIKA 6.FRESKIDA ÇAKO

Qarku KORÇË 1.ENDRIT BRAIMLLARI 2.GENTIAN ÇALA 3.BRUNILDA PASKALI 4.PETRIKA MELE 5.THANAS POÇI 6.ISMERALDA SEIDOLLI 7.AVNI SPAHOLLI 8.ERGIN CIKOPANA 9.SUELA DINELLARI 10.LEONS HASANI 11.MARJETA BIBA 12.PANDI JANI Qarku KUKËS 1.ERBLIN BULICA 2.FIQIRETE ÇELAJ 3.ARBËR ARIFAJ

Qarku LEZHË 1.VIKTOR TUSHAJ 2.ERTILA NIKOLLI 3.PETRIT GJONI 4.DILA PRENGA 5.DED NDRECA 6.ADELAJDA GEGA 7.EDUARD BARDHOKU 8.ALGERTA SHABANI 9.EMILJANO GJONAJ

Qarku SHKODËR 1.AGRON ÇELA 2.EDMOND NDOU 3.LINDITA REÇI 4.ILIR HYSENI 5.ERLINDA KAVAJA 6.MELISA BROJAJ 7.SOMELA RADOHINA 8.ELSIDITA SELAJ 9.ASHIM TAFILAKU 10.ELMIRA ZEFI 11.ELVIS METANI 12.JALLDYZ KASTRATI

Qarku TIRANË 1.MONIKA KRYEMADHI 2.ERISA XHIXHO 3.PETRIT VASILI 4.KLAJDA GJOSHA 5.PËRPARIM SPAHIU 6.EDMOND HAXHINASTO 7.FLOIDA KËRPAÇI 8.NORA MALAJ 9.KLEVI POJANA 10.SILVA CAKA 11.BESNIK JAKAJ 12.ALDI FUSHA 13.ERIONA BIXHA 14.FAIK BASHA 15.BLERDI LIÇAJ 16.PETRIT BARA 17.VIRON BEZHANI 18.ESMERALDA DEMIRAJ 19.ARBEN MUÇAJ 20.SOKOL PONARI 21.ELONA DHIMA 22.ETION JOKA 23.LEMI MUÇAJ 24.MELISA CAHANI 25.VOJO BREGU 26.AGRON KARAJ 27.SARA KAU 28.ARDIAN HASALAMI 29.DENIS HIDRI 30.IVA ÇARÇIU 31.ERALD KAJA 32.KLODIAN DOKA 33.NIKOLETA PETI 34.ALERT ZHURDA 35.ARBEN RROKO 36.BRISIDA SHEHAJ

Qarku VLORË 1.LUAN RAMA 2.GRISEJDA MYSLIMI 3.DHIMITRAQ LAPA 4.DINKENS BUSHAJ 5.FERDINANT ALIGJONI 6.LIRI DËMA 7.GJERGJI MANO 8.ENTELA SHKURTAJ 9.ANXHELA SHENAJ 10.JOANA RUÇI 11.EVERTON SHEHU 12.ILIR HYSI

Lista e plotë e kandidatëve për 12 qarqet që do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit për LSI Read More »