Dukati

Pse na duhet fabrika? Rama: Vaksina e covid-19 pritet të bëhet rregullisht, si ajo e gripit

Kryeministri Edi Rama teksa ka thënë se Shqipëria po punon për të arritur një marrëveshje për të sjellë fabrikën e prodhimit të vaksinave në Shqipëri, ka shtuar se vaksina anticovid pritet të injektohet rregullisht njëlloj si vaksina e gripit.

Më tej Rama ka shtuar se kjo fabrikë do të shërbejë për të furnizuar tregun vendas por edhe për eksport.
“Fabrika është themeluar që në vitin 1700. Po flasim për prodhim vaksinash të gripit të hepatitit e të tjera. Dhe së treti nuk mbyllet historia kaq kollaj.

Se sipas gjasave vaksina anticovid do të bëhet rregullisht si një vaksinë gripi. Është si të bësh vaksinën e gripit. Fabrikën nuk do rëndojë në buxhete. Prodhimet mund të eksportohen dhe patjetër mbulojnë dhe nevojat e tregut dhe në këtë proces fiton Shqipëria dhe shëndetësia.
Kemi 2.2.640 mijë vaksina por këto nuk mjaftojnë për të mbyllur procesin se ne na duhet të plotësojmë edhe me 1.8 mln të tjera për të realizuar dy dozat e plota. Ky është një proces nuk e dimë si do jetë e ardhmja por sipas gjasave do të jetë si vaksinat e tjera për tu vaksinuar.” ka thënë Rama.

Pse na duhet fabrika? Rama: Vaksina e covid-19 pritet të bëhet rregullisht, si ajo e gripit Read More »

Rrëfimi i burrit: ‘Ajo nuk kishte shkollë, por kishte dashnor. Ja si mi niste mua SMS e të dashurit’

Ai quhet Serian Stafa dhe është 27 vjeç. I riu nga Shijaku është babai i një djali tre vjeçar.

Ai ishte sot në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24, për të bërë publik shqetësimin e tij dhe për të kërkuar ndihmë pasi ka më shumë se 6 muaj që nuk takon dot djalin e tij tre vjeçar dhe gjithçka ka ndodhur pas div orcit.

Stafa është martuar në vitin 2013 me një vajze nga Burreli. Irena Kola është aktualisht 22 vjeç dhe në momentin e martesës ka qenë vetëm 17 vjeç. Së bashku ata qëndruan vetëm katër vite dhe me pas shkuan drejt zgjidhjes së martesës.

I riu shprehet se problemet nisën që në fejesë kur ai kuptoi se vajza nuk kishte as 6 klasë shkollë siç i kishte thënë shk esi.

“Nuk doli ashtu siç e mendoja. Kisha shumë besim. Kur u fejuam e u martuam, bëmë gjërat, kemi pasur grindje e probleme që mund edhe të ndaheshim por nuk ndodhi. Kërkova që në fejesë ndarje por nuk u bë, prindërit nuk donin. Por ajo nuk ishte ashtu siç më treguan. Nuk kishte bërë shkollë pothuajse fare, as 2 herë 2 nuk dinte. Më kishin thënë që kishte bërë 6 vjet shkollë, as 6 nuk kishte bërë. Arsimi ishte shumë problem për mua. Jo se kam unë shumë por të paktën arsimin elementar”, tha 27-vjeçari.

Në vendimin e Gjykatës, kujdestaria iu la nënës dhe babai kishte detyrimin mujor prej 50 mijë lekësh të vjetra dhe takimet mujore.

Seriani tregon se nuk ka paguar në këto 6 muaj asnjë detyrim, pasi është i papunë dhe nuk ka asnjë të ardhur. Ai thotë se do vetëm ta takojë të birin dhe jo ta marrë.

Për më tepër 27-vjeçari nuk e ka përmendur tradhtinë në gjyq. Ai tha se ish-bashkëshortja e ka tradhtuar pas martese dhe këtë e ka zbuluar kur i ka dërguar një mesazh në telefon gabimisht, në vend se t’ia tregonte të dashurit.

“Kam toleruar gjithçka deri sa kam gjetur telefonata dhe mesazhe. Ajo dërgoi mesazh që do ia çonte atij, e dërgoi gabimisht tek unë. Unë mora të atin në telefon dhe i thashë hajde merre gocën. Lidhjen e ka filluar pas martese. Më vonë nga ato që kam dëgjuar, kam kuptuar se ajo nuk ka dashur të martohej. Ka qenë një martesë e detyruar. Kur e takova për herë të parë ajo filloi të qante. I thashë nëse nuk do, nuk ke pse pranon. Kemi biseduar shumë herë para martese. Ajo tha që të ndryshojë dua një fëmijë që të vazhdojmë jetën”, tregon Seriani.

Ky baba i ri në moshë kërkon të ketë takime me të birin dhe asnjëherë nuk e ka menduar se nuk do të kontribuojë në rritjen e tij.

Ai tregon se ish-gruaja i thotë se nëse nuk paguan para nuk do ta shikojë asnjëherë djalin. Vetëm para pak ditëve Argisti kishte ditën e lindjes dhe nëna nuk e la as në telefon ta uronte babai i tij.

Seriani tha se divorci u bë me marrëveshje dhe nuk pati debate por se tani kërkon që ta takojë të birin siç e ka caktuar gjykata dhe më vonë të paguajë edhe shumën për të birin.

“Nuk ka pasur debate. Ishte me marrëveshje. E pranoi dhe vetë tradhtinë, që ka bërë dhe kërkoi divorcin. Kur mbaroi divorci nuk e ktheu më djalin. Në gjyq nuk u përmend çështja e tra dhtisë. Kisha ndenjur 4 vjet më të, nuk doja të ndihej keq. Por tani s’mundem më. Dua të shikoj tim bir. Unë do kontribuoj për të dhe as që e diskutoj këtë pjesë por tani jam i papunë. Kjo situatë nuk do jetë gjithmonë”, tha 27-vjeçari.

Rrëfimi i burrit: ‘Ajo nuk kishte shkollë, por kishte dashnor. Ja si mi niste mua SMS e të dashurit’ Read More »

Kini kujdes se çfarë thoni!/ Muret kanë veshë!

Nuk kam kohë të humbas me gjëra të vogla, me njerëz me gjëra mesatare, me kotësi, sepse koha ime ka të bëjë me ndryshimin e botës.

Pra, mos ejani me biseda të vogla, humbje kohe, përkushtimi dhe përqendrimi im është vetëm të jem më i mirë.

Nuk kam kohë të humbas me njerëz të zbrazët, me subjekte sipërfaqësore, më kanë interesuar, që në moshë të vogël, tema të mëdha, tema të thella, për njerëz plot qëllime, të cilët gjithashtu dëshirojnë të transformojnë veten dhe botën.

Më interesojnë njerëzit që kujdesen vërtet për njëri-tjetrin, vërtet njerëzorë, të cilët nuk janë thjesht demagogë, njerëz të vërtetë, që i kthejnë fjalët në qëndrime. Unë jam i interesuar për njerëzit që kujdesen për planetin dhe e ushtrojnë këtë kauzë çdo ditë të jetës së tyre.

Më pëlqen të mendoj se ne jemi ajo që mendojmë dhe bëjmë. Vetëm fjalët nuk ndryshojnë kontekste, vetëm idetë nuk e ndryshojnë realitetin, duhet përkushtim dhe shumë veprim.

Gjyshja ime thoshte: “Muret kanë veshë! Kini kujdes se çfarë thoni!”

Pra, nëse muret kanë veshë dhe unë besoj se kanë, Universi në një farë mënyre i përgjigjet gjithçkaje që themi, të tilla si biseda boshe, duke kritikuar qëndrimet e të tjerëve, duke thënë gjëra të kota ose duke lënë dikë të thotë marrëzira të pafundme.

Kjo sjell një energji të errët dhe nënçmuese, e cila nuk bashkohet me dritën, me ndryshimin e botës, me përmirësimin e planetit në të cilin jetojmë.

Zgjidhni, zgjidhni! Qëndroni afër kujt është një agjent transformimi. Bëhuni një agjent transformues, kujdesuni për jetën … Kujdesuni për jetën tuaj me përkushtim dhe dashuri. Bëhuni lulja që të gjithë presin të lulëzojë në kënetë.

Bëhuni drita në tunelin e dikujt, bëhuni fjala e ëmbël në ditë të vështira për dikë, bëhuni dashuria kur dashuria mungon dhe kur ditët bëhen të vështira dhe të rënda, këndoni melodinë më të bukur që njihni. Bëhuni dashuria që shpresoni të gjeni në botë dhe tek njerëzit, krijoni një rrjetë dashurie./bota.al

Kini kujdes se çfarë thoni!/ Muret kanë veshë! Read More »

Kishte dalë për vrap, gruan e sulmojnë qentë endacakë në Vlorë,përfundon në spital me p lagë të shumta

Ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në Vlorë, qen endacakë kanë ndjekur dhe kanë su lmuar një grua, e cila ka marrë lëndime të shumta.

Gruaja, rreth 45-vjeç është dërguar me urgjencë për trajtim në spitalin e Vlorës, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rre zikut për jetën.

Mësohet se gruaja kishte dalë për vrap në momentin kur është su lmuar nga qe ntë end acakë.

Kishte dalë për vrap, gruan e sulmojnë qentë endacakë në Vlorë,përfundon në spital me p lagë të shumta Read More »

Basha: Ne e dimë se ku qëndrojnë problemet në vendin tonë

Kreu Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe ekipi i tij i ekspertëve prezantuan platformën e arsimit para zgjedhjeve të 25 prillit. Platforma përfshin 5 gjuhë të huaja falas dhe trajnimin e dyfishtë profesional në 20 disiplina të ndryshme për shqiptarët.

Prezantimi u bë në një takim online te organizuar nga ambientet e universitetit Modul të Vienës, me pjesëmarrjen e Komisioneres së BE-së për Inovacionin, Arsimin dhe Rininë, Mariya Gabriela, dhe të rektorëve nga universitetet më të mëdha austriake si dhe përfaqësues dhe ekspertë shqiptarë dhe të huaj në këto fusha.

“Dua t’iu falënderoj ju dhe kolegët tuaj për organizimin e kësaj ngjarje. Falënderime dhe mirënjohje të posaçme për Komisioneren Maria Gabriel për praninë e saj dhe prezantimin e saj sot, për mbështetjen e saj të fortë për Ballkanin Perëndimor dhe të Rinisë, dhe Dixhitalizimin, Inovacionin, Agjendën e Kërkimit Shkencor në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor”, tha Basha.

“Për të pasur një politikë të mirë duhet të keni një diagnozë të mirë të problemit dhe më pas të kemi vendosmërinë për ta zgjidhur atë me zgjidhjet e duhura. Ne e dimë se ku qëndrojnë problemet në vendin tonë. Të rinjtë po largohen nga Shqipëria me një ritëm të paparë për 30 vitet e fundit, madje me një ritëm më të shpejtë krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit. Po t’i krahasojmë, për çdo të ri serb që po largohet nga Serbia, 12 është numri i të rinjve shqiptarë që largohen nga Shqipëria. Shumica e tyre po largohen drejt Bashkimit Evropian”, u shpreh Basha më tej.

“Ne po humbasim me një ritëm shumë të shpejtë njerëzit që na duhen më shumë, në mënyrë që të ndërtojmë ekonominë tonë, në mënyrë që të ecim përpara, në mënyrë që të bëjmë të mundur që Shqipëria të përqafojë mundësitë dhe standardet e Bashkimit Evropian. Si ta zgjidhim këtë problem? Sigurisht që ne jemi dhe kemi qenë ato të cilët kemi mundësuar lëvizjen e lirë. Partia Demokratike ishte në qeverisje dhe unë isha Ministri i brendshëm kur arritëm të fitojmë Liberalizimin e Vizave që bëri të mundur që të rinjtë të lëviznin lirshëm”, – u shpreh kreu i PD-së.

Basha dha edhe një shembull si një produkt i lirisë për të shkuar në Evropën Perëndimore dhe për të marrë një arsimim atje.

Gjithashtu folën edhe ekspertët e huaj, të cilët thanë se arsimi kërkon një qasje vizionare dhe bashkëpunim në nivel ndërkombëtar.
/NOA.al

Basha: Ne e dimë se ku qëndrojnë problemet në vendin tonë Read More »

Rama në bisedë me vetveten,ja pyetja dhe përgjigjja

Nëpërmjet një fotografie, kryeministri Edi Rama duket se ka synuar t’i ngacmojë ndjekësit e tij në instagram por ndoshta ka dhënë një mesazh për të gjithë.

Kur mbeten edhe më pak se 40 ditë nga zgjedhjet, përmes një dialogu që bën me vetveten, Rama pyet, e po ashtu vetë përgjigjet:

-Do ikësh?

– Jo, nuk kam mbaruar punë akoma.

Kujtojmë se gjatë kësaj periudhe në të dyja kampet politike, drejtuesit po përdorin mënyra të ndryshme, përmes fotove apo videove për të tërhequr vëmendje.

Rama në bisedë me vetveten,ja pyetja dhe përgjigjja Read More »

Rama thirrje Bashës: ‘Virusi nuk njeh të majtë e të djathtë, por g odet nga të katër anët’

Nga Fieri ku ishte sot, kryeministri Edi Rama ironizoi takimet elektorale të kryedemokratit Lulzim Basha.

Rama prezantoi sot kandidatët për deputetë në qarkun e Fierit.

Kryeministri shtoi se ndryshe nga rregullorja anti-Covid, ka mbledhur shumë njerëz.

Rama i bëri thirrje Bashës që të heqë dorë nga dëshira për të mbledhur njerëz, pa marrë parasysh rr ezikun. – “Virusi nuk njeh të majtë e të djathtë, por g odet nga të katër anët”, tha Rama.

Kryeministri tha se nga partitë mund t’i bëhet një kërkesë Komitetit Teknik të Ekspertëve që të rritet numri i grumbullimeve, para se të shkelet rregullorja. “Ne mund të shkojmë në zgjedhje me vetëm 10 vetë në çdo takim”, tha Rama duke shtuar se si ndryshim, “PD mbledh shumë njerëz për fitore imagjinare”.

“Ngjitur e ngjitur me njëri tjetrin për të përshëndetur karvanin e fitores imagjinare e atyre që pasi e hu mbën çdo shans të shkuarën, kërkojnë një shans të ri që nuk kanë për të marrë. Shqiptarët nuk duan më të eksperimentojnë rikthimin e PD në pushtet dhe të çfarë PD-je. Që sot është e përfaqësuar nga skuadra më e keqe, më e dobët, më absurde e 30 viteve”, u shpreh Rama.

Kryeparlamentari prezantoi emrat e kandidatëve ku konfirmoi se dy prej tyre mungonin, përfshirë edhe ish-kryeministrin Bashkim Fino, i cili është aktualisht i infektuar me Covid.

Drejtuesi politik i PS në Fier, Gramoz Ruçi, ka zbuluar se veç Bashkim Finos edhe një tjetër kandidat i socialistëve për deputet është infektuar me Covid. Bëhet fjalë për Nimet Musaj, aktualisht deputet në Kuvend nga opozita e re. Ruçi iu uroi shërim të shpejtë të dy kandidatëve, ndërsa prezantoi një e nga një të gjithë kandidatët e tjerë.

Listën e PS-së në qarkun e Fierit e kryeson zv.Kryeministri, Erion Braçe.
/NOA.al

Rama thirrje Bashës: ‘Virusi nuk njeh të majtë e të djathtë, por g odet nga të katër anët’ Read More »

Lulzim Basha nga Kalaja e Rozafës: Jemi kockë e fortë, do të fitojmë në 25 prill, bashkë do largojmë Ramën

Lulzim Basha ditën e sotme është zhvendosur në Shkodër. Pas takimeve në kryeqendrën e veriut, lideri demokrat ka përcjellë një mesazh me një video-selfie nga Kalaja e Rozafës.

“Ju përshëndes nga Kalaja e Rozafës. Rreth meje ndodhet panorama e Shkodrës, kësaj perle që rrethohet nga tre lumenj. Shkodrës, pranë liqenit më të madh të Ballkanit, vetëm pak milje nga bregu i detit dhe Velipoja.

Shkodra e bekuar nga bujaria e Zotit. Shkodrës nuk i mungon asgjë nga Zoti dhe njerëzit. Shkodra do i paraprijë ndryshimit që mezi e presin të gjithë shqiptarët. Do të punojmë për të gjithë njerëzit dhe jo një grusht njerëzish.
Shkodra nuk mund të mbetet peng i Edi Ramës, do ta largojmë me votë për të nisur ndryshimin e madh. Jemi kockë e fortë dhe së bashku do të fitojmë në 25 prill” ishte mesazh i tij.

Lulzim Basha nga Kalaja e Rozafës: Jemi kockë e fortë, do të fitojmë në 25 prill, bashkë do largojmë Ramën Read More »