Dukati

Këngëtarja Maja jep lajmin e madh dhe shumë të rëndësishëm,nuk do ta besoni…

Të gjithë përfshihemi dhe bëhemi pjesë e gënjeshtrave në formë shakaje ndaj të afërmve,miqve apo shokëve ‘Ditën e genjeshtrave 1 Prilli ‘
Nuk kanë munguar as personazhet publike në këtë ditë të thurin nga një gënjeshtër të ‘vogël’ ose të bardhë thënë ndryshe.
Një nga personazhet publik që e ka nis ditë me një ‘gënjeshtër’ të këndëshme është këngëtarja e mirënjohur Maja…Nëpërmjet një statusi në facebookun e saj ajo shkruan: ‘Do jem pjesemarrese ne Eurovision me kengen,”O Muço,o lule’
Por e gjitha kjo është një shaka nga këngëtarja për Ditën e 1 prillit./Orikuminews/
Statusi i plotë:

Ju peshendes te dashur miq,muaj te mbare🙏🏼❤️,dhe kam dhe nje lajm shume te rendesishem,:
Do jem pjesemarrese ne Eurovision me kengen,”O Muço,o lule “😂😂😂
/Orikuminews/

Këngëtarja Maja jep lajmin e madh dhe shumë të rëndësishëm,nuk do ta besoni… Read More »

‘Kur lumenjtë dalin nga shtrati, kur sëmundja kë rcënon jetën tonë. Kur përballemi me kohë më të vështira, Shqipërisë i duhet Edi Rama, ai nuk ndalet kurrë. Ai lu fton për ne dhe punon për Shqipërinë si askush tjetër’

Edhe pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Kryeministrit Edi Rama do t’ia kishte pasur zili edhe ish-diktatori Enver Hoxha, nëse do të ishte gjallë, pasi dy nga aktorët më të mëdhenj të kinematografisë sonë, kanë dalë hapur krah kryetarit të PS-së, për të siguruar një mandat të tretë dhe historik, në qeverisjen e vendit.

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të publikojë sot një spot, këtë herë duke përfshirë aktoren e mirënjohur, Tinka Kurti.

Në videon e publikuar në mediat sociale, aktorja thotë se në kohë të vështira Shqipërisë i duhet Edi Rama. Aktorja i thuri elozhe kryeministrit duke thënë se vetëm ai nuk ndalet kurrë, madje shtoi se “lufton dhe punon për ne”.

“Kur lumenjtë dalin nga shtrati, kur sëmundja kë rcënon jetën tonë. Kur përballemi me kohë më të vështira, Shqipërisë i duhet Edi Rama, ai nuk ndalet kurrë. Ai lu fton për ne dhe punon për Shqipërinë si askush tjetër”, -shprehet aktorja Tinka Kurti.

Më herët protagonist në fushatën e Partisë Socialiste u bë edhe aktori i njohur Robert Ndrenika. Shumë artistë të tjerë i janë bashkuar fushatës së PS-së, por jo nga pesha që mbajnë mbi supe emra si Ndrenika dhe Kurti./NOA.al

‘Kur lumenjtë dalin nga shtrati, kur sëmundja kë rcënon jetën tonë. Kur përballemi me kohë më të vështira, Shqipërisë i duhet Edi Rama, ai nuk ndalet kurrë. Ai lu fton për ne dhe punon për Shqipërinë si askush tjetër’ Read More »

‘DY BOTË – Njëra lufton për të shpëtuar jetën e të gjithëve pa dallim, tjetra bën përsheshe me virus për politikë pa din e as iman’

Rama dhe Basha shkëmbejnë replika në distancë lidhur me mitingjet që opozita po organizon në vend, ku në disa raste si edhe sot në Fier, kreu demokrat është pritur nga shumë mbështetës.

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar grumbullimet e sotme në Fier gjatë takimit elektoral të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Rama ka publikuar në faqen e tij në Facebook, dy foto që i cilëson si “dy botë”, ku në njërën shfaqen të moshuarit që presin në radhë për të marrë vaksinën, ndërsa në tjetrën Basha gjatë takimit në Fier.

“DY BOTË – Njëra lufton për të shpëtuar jetën e të gjithëve pa dallim, tjetra bën përsheshe me virus për politikë pa din e as iman…

Vazhdon vaksinimi masiv në gjithë Shqipërinë.

Vazhdon paralelisht edhe infektimi masiv, për vete hipur mbi makinë, nën këmbë ta hajë kush ta hajë”, shkroi kryeministri duke ironizuar fushatën e PD-së.

Megjithatë, Basha edhe pse pati grumbullime sot në Fier, u bëri thirrje qytetarëve që të ruajnë distancën dhe të mbajnë maskën.

Në lidhje me pretendimet e Ramës, reagoi PD. Ajo tha se “Rama ndihet i fr ikësuar nga qytetarët e Shqipërisë që duan të sjellin ndryshimin që i nevojitet vendit tonë” dhe shtoi:

“Ka vetëm dy mundësi: një lider që punon për ju, për të sjellë ndryshimin që i nevojitet Shqipërisë, për t’i përmirësuar jetët tona, ose Rama i cili dë shtoi për 8 vite dhe ua dha Shqipërinë oligarkëve. Më 25 prill, Shqipëria do të fitojë dhe Rama do të h umbë!”

Pak minuta më pas reagoi sërish Edi Rama: “O lula unë jam i fr ikësuar për njerëzit tuaj që i bëni mish për top me grumbullimet e tu rpshme të papërgjegjshmërisë suaj, duke mbledhur njerëz të verbër me makina e me bori, që virusi të bējë dasëm teksa dhëndri juaj premton ta bëjë ditën natë! Premtim i mbajtur fatk eqësisht!” /NOA.al

‘DY BOTË – Njëra lufton për të shpëtuar jetën e të gjithëve pa dallim, tjetra bën përsheshe me virus për politikë pa din e as iman’ Read More »

A na zënë m allkimet?/ Teologu jep shpjegimin

Një shpjegim mbi ma llkimet është dhënë së fundmi nga teologu i njohur Miron Cako.
Në një intervistë televizive, Cako ka treguar për ma llkimet që janë rëndomë në zhargonin përditshëm.

“Problemi është se ma llkimi janë disa shprehje që i kemi në zhargonin e përditshëm, njerëzit ngarkohen emocionalisht dhe mbushen me mllef dhe zemërim dhe mallkojnë.
Për shembull të marrtë dreqi, u bëfsh hi dhe madje kur urojmë njëri tjetrin si: ku ishte o derzi, ose sa mirë je bërë moj mo rtje.

Duhet të dimë se fjalët që ne themi nuk i merr era sepse njeriu është një qenie e krijuar sipas ikonës së perëndisë, një qenie psikosematike. Atë që thotë Perëndia bëhen dhe fjalët tona bëhen kur janë të mira dhe të kë qija. Kur themi një ma llkim ai zë. Pavarësisht nëse perëndia e lejon apo jo, prandaj duhet të kemi kujdes nga fjalët që themi.”, u shpreh teologu.

Gjithashtu, teologu tha se prindërit nuk duhet t’i ma llkojnë fëmijët e tyre. “Pas perëndisë vijnë prindërit. Dhe ai njeri që ma llkon jep llogari përpara perëndisë. Sepse prindi ka një përgjegjësi për fëmijët, kujdeset, lodhet për të dhe kur ia p las buzën një prindi, jo vetëm kur të ma llkon dhe kur zemërohet prindi fëmija nuk bën preokupim. Njeriu duhet të kuptojë se ka bërë gabim, Për të Krishterët ma llkimi çlirohet me anë të misterit pendim rrëfimi. Pra njeriu kërkon falje, rrëfehet dhe Kisha ka të drejtën nga perëndia të clirojë nga perëndia. Kemi dhe lutje për mallkimin”, tha ai.

A na zënë m allkimet?/ Teologu jep shpjegimin Read More »

Qytetari, Bashës: ‘Ta h ëngsha zemrën, Rama ik’

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha një ditë pas çeljes së fushatës elektorale, ka zhvilluar takime me banorë të njësisë nr.8 në kryeqytet.

Banorët e kanë përshëndetur përzemërsisht Bashën, ndërsa disa prej tyre kanë thirrur në kor emrin e tij.

PJESE NGA BASHKEBISEDIMI
Qytetari: Një banor: Ta hë ngsha zemrën. Rama ik!

Basha: Si jeni? Si e kam lagjen e vjetër? Nga ky ndryshim do të varet e ardhmja e Shqipërisë.

Basha: Si je? Me shëndet?
Qytetari: Po ju?

Basha: Familja si ёshtё?
Qytetari: Mirё! Mirё.
Basha: Mbahu fort, këto valixhet pёr fat tё keq kanё filluar tё simbolizojnë largimin apo jo?
Qytetari: Po, çfarë do tё bёjmё.
Basha: Njerëzit vijnë i blejnë dhe largohen, apo jo?
Qytetari: Keq na vjen! Ashtu ёshtё! Shumë, shumë tё vështira!”
Qytetari: Një fjalë i thonë kryetar që, po qau fëmija nuk i jep nëna me pi. Më shumë se po qajnë kalamajtë po qajmë ne. Diçka që e kemi vetë në dorë, shpresojmë të bëhet më e mira.”

Qytetari: Na shpronësoi dy-tri herë! Përveç kësaj, megjithëse përcaktoi vizën e blertë, në asnjë moment nuk iu referua vijës së blertë, edhe vlerësimi i pronës që bëri është brenda vijës së blertë por si tokë fshati.

Qytetari, Bashës: ‘Ta h ëngsha zemrën, Rama ik’ Read More »

Basha flet pas mitingut: ‘Fitojmë më 25 prill’

Kryetari i demokratëve shqiptarë, Lulzim Basha, një ditë pas mitingut që çeli zyrtarisht fushatën e PD, thotë se ka krijuar bindjen që 25 prilli do të jetë dita e fitores së tyre.

Kryetari i PD-së ka shprehur besimin se partia që udhëheq opozitën shqiptare do të fitojë në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit.

Kjo bindje u përforcua pas ceremonisë mbresëlënëse të së enjtes për çeljen e fushatësnë sheshin “Nënë Tereza”.

“Së bashku për ndryshim. Shqipëria fiton! Ishte një mbrëmje e mrekullueshme! Me ndihmën tuaj ne do të sjellim ndryshimin për të gjithë shqiptarët dhe do të fitojmë. Së bashku për ndryshim. Shqipëria fiton!” shkruan zoti Basha në rrjetet sociale.

Çelja zyrtare e fushatës së PD

Basha flet pas mitingut: ‘Fitojmë më 25 prill’ Read More »

Zbulohet arsyeja pse Lulzim Basha u vonua 1 orë

Partia Demokratike ka çelur pasditen e sotme zyrtarisht fushatën e elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit.
Selia blu njoftoi se hapja e fushatës do të niste në orën 17:00.

Ndërkohë, ajo që ra në sy ishte vonesa e kryedemokratit Lulzim Basha për të ardhur në sheshin “Nënë Tereza”.
Basha mbërriti në skenën e improvizuar një orë me vonesë. Vonesa e liderit të demokratëve e kishte një arsye.

E gjithë vonesa është lidhur me faktin pasi pas podiumit të ngritur e gjithë pjesa e universiteti ka qenë me ekrane, në këtë mënyrë organizatorët kanë dashur që të bjerë errësia dhe pamja e monitorëve të ishte më e qartë.

Zbulohet arsyeja pse Lulzim Basha u vonua 1 orë Read More »

Berisha: ‘Fushata e Bashës si V ullkan. Fushata e Ramës si plakat e marsit’

Ish-kryeministri Sali Berisha i cili mungoi ditën e sotme në hapjen e fushatës elektorale të Partisë Demokratike, ke ndjekur atë përmes ekranit.

Berisha ka komentuar hapjen e dyja fushatave me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Ai thotë se fushata e Bashës dukej si një vu llkan ndërsa ajo e Ramës si plaka e marsit. “Fushata e Bashes si V ullkan. Fushata e Rames si plakat e marsit! Sb”, shkruan Berisha.

Berisha: ‘Fushata e Bashës si V ullkan. Fushata e Ramës si plakat e marsit’ Read More »