Dukati

Meta: Liria e medias është thelbësore për demokracinë. Ne duhet të mbrojmë dhe inkurajojmë çdo ditë gazetarët kurajozë në punën e tyre

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, duke theksuar se “kjo ditë i gjen shumicën e mediave shqiptare nën çensurën e Qeverisë dhe kontrollin e oligarkisë”.

Përmes një fotografie, ku shfaqet me gazetarët e Fierit, Kreu i Shtetit shprehet se pseudo-liritë prodhojnë vetëm regjime me pseudo-demokraci, ndaj dhe sipas tij, duhen mbrojtur e inkurajuar gazetarët.

Mesazhi i Metës:

Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit i gjen shumicën e mediave shqiptare nën çe nsurën e Qeverisë dhe kontrollin e ol igarkisë. Fondet publike dhe burimet e dyshimta financiare vazhdojnë të përdoren gjerësisht për të cenuar lirinë e shprehjes, për të fshehur të vërtetat dhe për të shmangur llogaridhënien.

Dh una dhe kë rcënimet ndaj gazetarëve janë shpeshtuar, së bashku me ce nsurën dhe autoce nsurën. Liria e medias është thelbësore për demokracinë. Ne duhet të mbrojmë dhe inkurajojmë çdo ditë gazetarët kurajozë në punën e tyre. Ata duhet të ndihen të sigurtë dhe të kenë qasje të plotë në informacionin që i shërben interesit publik, pa pritur që lirinë e shprehjes t’ua servirë politika apo grupet e saj kli enteliste. Pseudo-liritë prodhojnë vetëm re gjime me pseudo-demokraci!/NOA.al

Meta: Liria e medias është thelbësore për demokracinë. Ne duhet të mbrojmë dhe inkurajojmë çdo ditë gazetarët kurajozë në punën e tyre Read More »

Studimet/ Martesat mes miqve të ngushtë janë më të lumturat

Te qenit i martuar me shokun tuaj më të mirë tingëllon si një arritje e madhe.
Ju e njihni mirë njëri-tjetrin, marrëdhënia juaj është e pjekur dhe mund të flisni hapur për ndjenjat tuaja të thella.
Dhe gjithashtu nuk ka probleme për besimin dhe pasiguritë.
Kjo është e vërtetuar përmes disa studimeve, që konfirmon faktin se një martesë midis miqve më të mirë shpesh sjell përfitime të bollshme.

Njerëzit që i konsiderojnë bashkëshortët e tyre miq më të mirë janë më të kënaqur me jetën e tyre sesa ata që nuk e bëjnë këtë.

Vetë martesa sjell shumë përfitime të shëndetit fizik dhe mendor. Por, një studim ka treguar se njerëzit e martuar me shokun/shoqen e ngushtë marrin dy herë më shumë nga këto përfitime të mirëqenies nga martesa e tyre sesa të tjerët.

Një studim tjetër zbuloi se, çiftet e martuara me dashuri të bazuar në miqësi ndiheshin më afër partnerëve të tyre, kishin më shumë kënaqësi nga marrëdhënia, kishin përvojë më të madhe të perceptuar të marrëdhënies dhe kishin respekt më të madh për njëri-tjetrin.

Studiuesit pyetën çiftet që kanë një martesë të lumtur prej më shumë se 15 vjetësh, se cila ishte arsyeja numër një për suksesin dhe jetëgjatësinë e marrëdhënies së tyre. Dhe përgjigjja më e zakonshme midis pjesëmarrësve ishte se ata kishin qenë shok të ngushtë më parë, informon abcnews.al.

Përgjigja e dytë më e zakonshme ishte se ata e pëlqyen bashkëshortin e tyre si një person, i cili është një aspekt tjetër kryesor i dashurisë së bazuar në miqësi.

Të gjithë miqtë janë të rëndësishëm për lumturinë . Por krijimi i një miqësie të thellë dhe të qëndrueshme me partnerin tuaj jo vetëm që ju lejon të merrni gëzimin dhe lumturinë më të madhe, por gjithashtu nxit shëndetin dhe jetëgjatësinë emocionale, fizike dhe psikologjike./NOA.al

Studimet/ Martesat mes miqve të ngushtë janë më të lumturat Read More »

Lefter Maliqi bën thirrje: ‘Të ngrihet populli, të mos njihen zgjedhjet dhe të kërkohen zgjedhje të parakohshme’

Në një deklaratë për mediat, Deputeti aktual i opozitës në Parlamentin shqiptar, Lefter Maliqi bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme, pasi sipas tij, Partia Socialiste ka man ipuluar zgjedhjet e 25 prillit.

Maliqi theksoi se plani ishte që të shka tërrohej LSI, por sipas tij, ajo mbijetoi me 108 mijë vota në të gjithë Shqipërinë.

“Oligarkët, kri min, ba ndat, kapjen dhe përdorimin e po licisë. Dua të them që me datë 26 në mbrëmje, kreu i ma fies dhe rilindjes doli i qeshur për të festuar fitoren, duke iu lutur Zotit. Por në fakt fitorja erdhi nga ba ndat. Kjo qeveri kri minale, në bashkëpunim me ba ndat, duke përdorur makinat e pol icisë së shtetit, evidentuan në mënyrë masive me patronazhistët e tyre spi unë, të gjithë mbështetësit, votuesit e LSI dhe synimi i tyre ishte të go disnin sa më pak PD dhe të go disnin LSI. Por megjithatë, LSI mbijetoi me 108 mijë vota.

Këto zgjedhje nuk do të njihen, sepse ishin kr im i mirëfilltë elektoral. I bëj thirrje opozitës së bashkuar, të bëhet cdo rinumërim i kutive, sepse e dinë që mas akra zgjedhore ishte para dhe gjatë procesit të numërimit. U kapën makina me ushqime, liste votuesish, janë për gjime të shumta, përgjime të shumta, edhe fletë të pavlefshme. Vr asës me pa gesë, të tme rrshëm, në Kuçovë dhe Berat u përdorën nga PD, votime ska ndaloze, nuk ishin parë ndonjëherë. I gjithë ky gëzim në heshtje e PS se na del nga Vlora si triumfator.

Jam i bindur që opozita me provat që po mbledh. Ky nuk ikën pa revolucion demokrat. Opozita po kërkon zgjedhje të parakohshme në vjeshtën e ardhshme. Nuk blihet e ardhmja e shqiptarit. Jemi de facto në diktaturë, milionat e këtyre deputetëve të PS dhe ministrave, janë të shumta, për të bërë edhe 10 mijë apartamente.

Janë fakte që janë blerë vota. Thirrja ime është e qartë, zgjedhje të parakohshme, duhen kërkuar zgjedhje pa Edi Ramën kryeministër, nëse opozita pranon Ramën kryeministër, është gjëja më e keqe që ndodh. U pa i gjithë organizimi i opozitës që bllokonin makina. U go dit pak PD, por u go dit shumë LSI sepse ajo do sillte fitoren. Kr imi sot po sundon vendin, shihni në Berat, Kuçovë, shihni njerëz kr iminelë se sa vila kanë krijuar. OFL, më keni dëgjuar se jam anëtari i Komisionit të Sigurisë, e njoh në mënyrë të përpiktë skemën e kri mit.

E patë njerëzit e OFL u mbajtën pe ng dhe u përdorën për zgjedhje. Ne duam të jemi si Evropa dhe Amerika, të pritet verdikti i OSBE/OHDIR. Krim elektoral. Verifikoni çka ndodhur në porte, aeroporte, Muriqan.

Jemi në rre zik total. Kanë dalë 83 mijë vota të pavlefshme. Këtu nuk ka zgjedhje, ka mafie. Duhen zgjedhje. Të ngrihet populli, të mos njihen zgjedhjet dhe të kërkohen zgjedhje të parakohshme”, tha Maliqi./NOA.al

Lefter Maliqi bën thirrje: ‘Të ngrihet populli, të mos njihen zgjedhjet dhe të kërkohen zgjedhje të parakohshme’ Read More »

Përse duhen konsumuar çdo ditë arra

Një studim tregon se përse duhen konsumuar çdo ditë arra.

Sipas një studimi në Penn State University në Pensilvani, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me udhëheqës Doktor Penny Kris Eteron, thuhet se konsumimi çdo ditë i arrave lufton sëmundjet e zemrës.

Sipas ekspertit Penny Kris Eteron të konsumosh arra ose vaj arrash për 4 ditë rrjesht, zvogëlojmë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Duke konsumuar vetëm tre lugë gjelle vaj arrash do të ndodhë që enët e gjakut të përmirësohen brenda katër orësh.

Prandaj mos i ndani nga konsumimi./noa.al/

Përse duhen konsumuar çdo ditë arra Read More »

Histori e dhi mbshme/ I p ushon zemra për 5 minuta, mjekët detyrohen t’i pr esin duart

E ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek “E Diela Shqitare” ka qenë Pranvera, e cila ka rrëfyer historinë e dh imbshme të vëllait të saj.

Në moshën 8-vjeçare ai shkoi të mblidhte arra me shokët e tij dhe hipi në një shtyllë për t’i arritur, por e zu ri ko rrenti. Ai përfundoi në spital por duart e tij kishin pësuar dj egie të thellë dhe doktorët ishin të detyruar që t’ja pr isnin të dyja për t’i shpëtuar jetën.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë që atij i pushon zemra për 5 minuta.

Pranvera: Po, babi thoshte e kam djalin e madh, dritën e syve dhe nuk mund ta duroj dot pa duar. Doktorët i kishin thënë që duhet t’i presë të dyja duart që ai të jetojë dhe babi i thoshte të lutem, një dorë, dy gishta që ai të ushqehet.

Ishte diçka e papritur që të kesh një fëmijë pa d uar, si do ushqehej. Në 12 të natës infermierja shkoi për t’i bërë një gjilpërë, shikon aparaturën, bë rtet me të madhe sepse i kishte ndalur zemra.

Erdhën doktorët, e operuan dhe ia pr enë duart. Me kalimin e kohës vëllai u shërua, qëndroi një kohë të gjatë në spital në Tiranë. Tomi i thoshte doktorëve që xhaxhi mi shëro duart se unë do të të sjell arra.

Ardit Gjebrea: Si u mësua familja dhe vetë Tomi me këtë realitet tjetër?

Pranvera: Sa u shërua shkoi në shkollë, nuk shkruante, vetëm lexonte. Pastaj Tomi u mësua, ne u mësuam, mami e kishte shumë problem kur erdhi nga spitali sepse nuk e kishte parë asnjëherë Tomin në spital me duart e pr era.

Mamit i binte të f iktë çdo ditë, por filloi të mësohej dhe ajo që ky është realiteti dhe jeta e Tomit. Pastaj Tomi luante me shokët, shkonte në shkollë, mërzitej dhe qa nte sepse rrëz ohej derisa iu forcuan duart.

Tani Tomi është 35 vjeç, ai shkon në mal gjatë verës dhe mbledh çaj dhe bimë të tjera bimore. Duart i bëhen pl agë dhe ai mërzitet, por e ka vullnetin për të punuar sërish, çaji është shumë i fortë për t’u këputur, kështu që ai tenton ta këpusë atë edhe me dhëmbë.

Sipas motrës, ne mes të dimrit, shiut, Tomi del në Korçë dhe shet çajin sepse pa punë ai nuk rri dot. /tvklan.al

Histori e dhi mbshme/ I p ushon zemra për 5 minuta, mjekët detyrohen t’i pr esin duart Read More »

Qytetarët nisin plazhin në Vlorë

Mot me diell dhe temperatura të larta na kanë shoqëruar prej disa ditësh tashmë, ndërkohë që qytetarët i kanë shfrytëzuar për të marrë rreze dielli.

Në Vlorë disa prej tyre kanë filluar plazhin, dhe sikurse mund të shihet edhe nga videot, ata janë ulur nëpër shezlonge duke shijuar diellin.
Sakaq disa qytetarë, po festojnë tek lagja e vjetër në Vlorë, e cila pas rikonstruktimit të banesave ka nxjerrë në pah vlerat historike të objekteve.

Ndërkohë sezoni turisti është çelur tashmë dhe vendi pritet të vizitohet nga turistë të shumtë.

Qeveria është shprehur optimiste edhe në lidhje me heqjen e masave anti-COVID gjatë sezonit veror, që do të ndihmonte edhe më tej sektorin e turizmit.

Qytetarët nisin plazhin në Vlorë Read More »

Mori vetëm 228 vota, Nard Ndoka merr vendimin ekstrem

Nard Ndoka mori një rezultat zhgënjyer në Shkodër, me vetëm 228 vota.

Ai nuk do të jetë pjesë e parlamenti, pasi nuk theu dot herësin dhe as nuk ishte në “zonën” e sigurtë në listën e PD.

Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka konfirmoi në Top Talk në Top Channel se nuk do të udhëheqë më partinë pas shtatorit, kur të mblidhet kongresi.

Ndoka tregon se ndër arsyet kryesore të këtij vendimi ishte bashkëpunimi me kreun e Partisë Demokratike. “Unë e konsideroj mision të mbyllur, pasi i besova verbërisht Bashës. Edhe nëse opozita do të ishte fituese, prapë do ta bëja. Në shtator-tetor do mblidhet kongresi dhe do të zgjidhet kryetari i ri”.

Ai thotë se nuk ia fal vetes që bëri koalicion me Bashën. “I besova të ardhmen e PDK-së Bashës dhe kjo është e pafalshme për mua. Faji është imi, sepse i besova verbërisht Lulzim Bashës“.

I pyetur nga gazetari Denis Dyrnjaja, nëse do të pranonte marrëveshjen me PD, po të kthehej pas në kohë, përgjigjet: “Jo, nuk do ta bëja, nuk do t’i besoja, do të ishte e pafalshme“.

Mori vetëm 228 vota, Nard Ndoka merr vendimin ekstrem Read More »

A do të jetë ai pasuesi i Bashës në krye të PD-së?/ Agron Shehaj flet për rezultatin pas zgjedhjeve

Një ndër kandidatët më të votuar nga PD-ja, Agron Shehaj ka reaguar për herë të parë, pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Shehaj është përfolur edhe si një kandidat i mundshëm për marrjen e drejtimit të PD-së, megjithatë, ai në reagimin e tij, ka folur për rezultatet që ka arritur PD-në në njësitë 5 dhe 7, duke thënë se do të përfaqësojë denjësisht në Kuvend çdo qytetar që i ka besuar votën.

Reagimi i plotë i Agron Shehaj:

Dua t’ju falenderoj sinqerisht të gjithë ju që votuat Partinë Demokratike në Tiranë dhe veçanërisht në Njesinë 5 dhe 7, ku pata nderin të punoj bashkë me demokratët.

Mbi 9 mijë vota më shumë se në vitin 2017, në këto dy njesi, janë një besim i madh për partinë tonë.

Si çdo demokrat do dëshiroja që sot të kishim marrë mundësinë për të venë në jetë angazhimet që morëm para gjithë shqiptarëve pēr t’u dhënë atyre një qeveri të përgjegjshme që punon për njerëzit.

Por vota juaj për Partinë Demokratike nuk është e humbur, ajo do të përfaqësohet besnikërisht dhe me kurajo në Kuvendin e Shqipërisë, që mbi të gjitha u takon shqiptarëve të thjeshtë.

U jam gjithashtu mirënjohës dhe ndihem përgjegjës ndaj të gjithë juve që shprehët besim tek unë personalisht. Do ta tregoj me punë, çdo ditë, se jam në politikë për ju dhe për t’i shërbyer me nder interesit publik.

A do të jetë ai pasuesi i Bashës në krye të PD-së?/ Agron Shehaj flet për rezultatin pas zgjedhjeve Read More »