Dukati

Bujar Nishani: Basha të dorëhiqet, dështoi të sjellë ndryshimin

Ndryshe nga lideri i demokratëve Lulzim Basha që foli për arritje të demokratëve në 25 Prill, ish-Presidenti Bujar Nishani, që mban njëherazi edhe postin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike e cilëson disfatë humbjen e opozitës në zgjedhje.

“Shqipëria humbi, Shqipëria nuk fitoi, për fatin e keq”.

Për këtë arsye thotë se nevojitet një analizë e thellë, duke e cilësuar të dështuar projektin politik të Lulzim Bashës.

“Fakti që ne nuk arritëm që të bindnim 1 milion shqiptarë të vinin në kutitë e votimit, që ta përmbysnin manipulimin e organizuar nga Edi Rama, tregoi që deri më tani nuk ka qenë një profil real, i vërtetë, por ka qenë një fasadë”, thotë Nishani për tv Klan.

Përgjegjësinë kryesore për hu mbjen ia faturon liderit të demokratëve, të cilit prej ditësh i kërkon të japë dorëheqjen.

“Refuzimi për ta bërë një gjë të tillë tregon që nuk e ka kulturën demokratike, nuk e ka modelin dhe civilizimin europian, përpiqet të imponojë modelin e Edi Ramës. Do të shkojmë drejt një k atastrofe tjetër, sepse mund të kemi një opozitë formale, por nuk do të kemi një alternativë qeverisje. Dhe kjo është një fatke qësi e madhe për të gjithë vendin, jo vetëm për demokratët”.

Nuk ka ambicie politike për t’u ulur në karrigen e Lulzim Bashës, por këtij të fundit i kujton që të lejojë hapjen e një procesi e gare të ndershme brenda selisë blu.

“Nuk jam unë që po ngre një kauzë, kam një ëndërr për një karrierë personale. Unë kam një ëndërr për PD. Ajo që është e pandryshueshme dhe që nuk do të ndryshojë asnjëherë, është që unë jam dhe do të mbetem një anëtar i PD. I vetmi mekanizëm për ta zgjidhur këtë krizë është reformimi dhe krijimi i një modeli krejt të ndryshëm i PD. I një modeli të një partie të hapur.

Me Lulzim Bashën bashkohen në një pikë, 25 Prillin e cilësojnë masa kër elektorale, por ndryshe nga kryetari i partisë thotë se dështoi në parandalimin e një fenomeni të ripërsëritur nga Kryeministri Rama.

“Jam i bindur që ka qenë një ma sakër elektorale, por masakër që nuk ndodhi më 25 Prill, masakër që ka ndodhur shumë më përpara se 25 Prilli. Dhe ti ke qenë i pazoti për ta deno ncuar këtë masa kër, ke qenë i pazoti për ta stopuar këtë masakër”.

Lulzim Bashën e akuzon për qëndrime kaotike ditët e fundit, që sipas Nishanit reflektojnë pasiguri dhe mungesën e guximit tek një lider.

“Ka një qëndrim për të gënjyer anëtarësinë. Nëse ti flet për një mas akër elektorale, ti nuk mund ta njohësh masakrën elektorale dhe nuk mund të bëhesh fasadë e ma sakrës elektorale”.

Be tejën e opozitës e sheh brenda institucioneve, por Nishani i druhet një loje të kryedemokratit që i shërben Kryeministrit Rama.

“Në radhë të parë duhet të bëhesh i besueshëm, duhet të marrësh përgjegjësitë politike dhe duhet të krijosh ekipin që be tejën institucionale mundet ta realizojë dhe mund ta përdorë këtë betejë institucionale në funksion të qëllimit kryesor, të qëllimit të rrëzimit të Edi Ramës”.

Bujar Nishani nuk është i vetmi zë brenda radhëve të demokratëve që kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës. Mes emrave të shumtë është edhe ai i njërit prej themeluesve të PD-së, Arben Imami dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani.

Bujar Nishani: Basha të dorëhiqet, dështoi të sjellë ndryshimin Read More »

Kreu i PD, Lulzim Basha nderon Dëshmorët e Atdheut

Kreu i PD, Lulzim Basha ka kryer ho mazhe tek V arrezat e Dëshmorëve për ‘5 Majin’. Basha ka vendosur kurorë me lule tek monumenti përkujtimor për vi ktimat e te rrorit ko munist.

Po ashtu ai përkul edhe para Heroit të Demokracisë, Azem Hajdarit.

Më tej ai vendosi një kurorë me lule edhe në nderim të kapitenit Feti Vogli, që ra në krye të detyrës me NATO-n në Afganistan.

Lule lideri demokrat vendosi edhe tek Dëshmori i Atdheut, Skerdilajd Llagami që ra në lu ftën për çlirimin e Kosovës.

Ra në sy se Basha ishte i shoqëruar nga 5 përfaqësues të PD, Edmond Spaho, Flamur Noka, Gazment Bardhi, Belind Këlliçi dhe Jorida Tabaku./NOA.al

Kreu i PD, Lulzim Basha nderon Dëshmorët e Atdheut Read More »

A do të kemi një qeveri PS-PD? Ervin Salianji zbulon një herë e mirë përgjigjen

Demokrati Ervin Salianji i bindur thotë se nuk do të ketë një qeveri me bazë të gjerë mes PS dhe PD. Sipas tij, kjo është një zh urmë që e ushqen Edi Rama.

Në emisionin Tempora, Salianji është shprehur se “ka zero mundësi” që të ketë një marrëveshje mes dy forcave më të mëdha politike të vednit, për bashkëpunim në qeverinë e re.
“Një marrëveshje mes PD-së dhe PS-së ka zero mundësi. Negociata me BE-në hapen në bazë të kritereve të matshme, jo se biem dakord ne. Se kështu do të ishin hapur dyer, uleshim ne aty dhe vazhdonin ato.

Në fakt duhen institucione dhe ndëshkueshmëri të krimit. Ne nuk kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme, por farsa politike. Nuk ka qeveri të gjerë dhe me Edi Ramën”, është shprehur Ervin Salianji, kandidat firtues i PD në zgjedhjet e 25 prillit.

Kujtojmë se, pas publikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit, kryeministri Edi Rama duek qenë se fitoi shumicën dhe siguroi i vetëm 74 mandate, i shtriu dorën e bashkëpunimit Partisë Demokratike, duke thënë se ishte gati për një marrëveshje “pa kufij”.

A do të kemi një qeveri PS-PD? Ervin Salianji zbulon një herë e mirë përgjigjen Read More »

Basha: ‘Tani do të lu ftojmë me të gjithë fuqinë tonë deri në fitore. Fushata jonë nuk ka mbaruar, ajo vazhdon me energji maksimale’

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti sot në një takim kandidatët për deputetë të PD-së në zgjedhjet e 25 prillit.

Basha mësohet t’u ketë thënë atyre se misioni për të sjellë ndryshimin në Shqipëri vazhdon ende, me fuqi maksimale.

“Dua të falenderoj secilin nga ju. Ju keni punuar shumë fort me besimin e palëkundur në rrugën tonë, në demokracinë tonë, në vendin tonë.

Pavarësisht vj edhjes më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë të kryer nga Rama-Doshi, ne sollëm një arritje të madhe për partinë tonë dhe për vendin tonë. Ne, pa hequr dorë nga vlerat tona, u bëmë më të fortë kudo.

Tani do të lu ftojmë me të gjithë fuqinë tonë deri në fitore. Fushata jonë nuk ka mbaruar, ajo vazhdon me energji maksimale.

Unë do takoj njerëzit në terren, për t’i falënderuar, për të biseduar me ta, për t’i dëgjuar, duke ju kërkoj që edhe ju të bëni të njëjtën gjë në ditët në vijim. Së bashku do të fitojmë”, ka thënë Basha. /noa.al/

Basha: ‘Tani do të lu ftojmë me të gjithë fuqinë tonë deri në fitore. Fushata jonë nuk ka mbaruar, ajo vazhdon me energji maksimale’ Read More »

Stërvitja e NATO-s/ Rama: Vazhdojmë të qëndrojmë besnikërisht krah jush

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur nga Durrësi në nisjen e stërivtjes ‘Defender Europe 21’ të NATO-s dhe vendeve aleatë.

Rama thotë se kjo stërvitje është unikale pasi shënon një ngjitje të marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA dhe NATO.

Ai garanton SHBA-në dhe NATO-n se Shqipëria pavarësisht se në forca numerike nuk i ofron shumë aleancës, qëndron besnikërisht krah tyre.

’I dashur dhe shumë i nderuar gjeneral Ëalters, është një lumtur ie veçantë që të kemi këtu. Për vlerësimin për përpjekjen e veçantë kundër pandemisë.

Shumë i nderuar që të kemi kaq yje këtu. Kam bindjen se kjo stërvitje është shumë më tepër se sa një moment i rëndësishëm , i punës së përbashkët. Ësthë pikë e rëndësishme në ngjitjen e mëtejshme të marrëdhënieve tona në pikën më të lartë. I vlerësojmë marrëdhëniet e shkëlqyera, fakti është se mund të jenë edhe ëm të shkëlqyera falë një besimi të madh, ndërveprimi reciprok.

Gjenerata jonë u rrit në gjysmën e jetës deri këtu me idenë se ju nuk duheshit lënë të shkelnit në këtë vend. U brumosëm nga propaganda e regjimit të shkuar me bindjen se jeni e keqja më e madhe që mund t’i ndodhë Shqipërisë, por mbarë botës.

Për gjeneratën tonë, është vërtet një mrekulli e madhe që e ka ndarë jetën mes dy botëve, të asaj bote të vogël të errët dhe komplet të izoluar, dhe kësaj ku mund të mirëpresim me krenari e respekt, miqtë e partnerët tanë amerikanë.

Dua shumë të besoj që pas zbarkimit tuaj në Shqipëri edhe ju do ju ndodhë ajo që i ndodh të gjithëve, do doni të riktheheni përsëri. Shqipëria nuk është i këshilluar për të ardhur, për shkak të stereotipeve. Por kush vjen, dëshiron të rikthehet. Kam shumë besim që do të ndodhë edhe me ju. Jo vetëm në kapacitetin tuaj të lartë, por dhe miqve shumë të respektuar.

Besoj që ne të gjithë së bashku duhet të mbajmë parasysh, është t’i përcjellim gjeneratave të tjera këtë amanet për të ardhmen e vendit tonë, dhe botës së madhe që duan të jetojnë në liri e demokraci. Amanetin e kësaj marrëdhënie strategjike për lirinë e demokracinë, duke u investuar që të bëjmë më shumë për brezin e ri, ti japim brezit të ri, këtu, në rajon e kudo mundësinë që të mund të edukohet me vlerat, parimet e standardet e Forcave të Ar matosura të NATO-s.

Shumë faleminderit, moment historik për ne, na mbush me krenari e përgjegjësi, do vazhdojmë të qëndrojmë besnikërisht krah jush, si një vend që nga pikëpamja numerike nuk ju ofrojmë shumë, por nga pikëpamja e vlerave që e bëjnë këtë aleancë unikale për botën tonë. Dëshirojmë të jemi gjithmonë e më të denjë, brenda kësaj aleance. Shumë faleminderit. Suksese në këtë stërvitje unikale në historinë e marrëdhënieve tona, për t’i dhënë një mesazh shumë të qartë rajonit, dhe përtej saj kushdo që ka nevojë për përgjigje pë qëndrimin tonë në këta aleancë në krah të SHBA, dhe vendet e tjera që për lirinë e demokracinë paguajnë çdo çmim.’’- tha Rama./NOA.al

Stërvitja e NATO-s/ Rama: Vazhdojmë të qëndrojmë besnikërisht krah jush Read More »

Si të ulni tensionin e lartë me këto metoda natyrale

Tensioni i lartë i gj akut është një problem shumë i përhapur shëndetësor.
Nëse nuk trajtohet siç duhet, hipertensioni mund të transformohet në një problem mjaft shqetësues madje katastrofik duke shkaktuar diabet, sëmundje kardiovaskulare, probleme me aftësitë e trurit dhe dështim të veshkave.

Shumica e njerëzve që vuajnë nga tensioni i lartë përdorin medikamente të cilat shoqërohen me efekte anësore përfshirë: pagjumësinë, marramendjen apo kontraktime të muskujve. Por ju mund të përdorni shumë thjeshtë edhe disa ushqime ose produkte që i gjeni lehtë në shtëpi siç janë hudhra, limoni apo uthulla e mollës. Nëpërmjet këtij artikulli do të mësoni për disa kura natyrale të cilat janë jashtëzakonisht efikase kundër tensionit të lartë.

Kura e parë me lëng limoni

Përbërësit

Ujë

Një limon

Udhëzimet

Shtrydheni lëngun e një limoni në një gotë me ujë dhe pijeni atë çdo mëngjes përpara se të konsumoni ushqim. Limonët kanë aftësinë të ruajnë fleksibilitetin dhe funksionet e enëve të gjakut duke ulur kështu tensionin.

Hudhra

Hudhra përmban substanca sulfuri që kanë aftësinë të ulin tensionin e gjakut dhe largojnë toksinat dhe kolesterolin nga organizmi. Këto substanca stimulojnë prodhimin e oksidit nitrik dhe të rregullojnë tensionin e gjakut, duke i zgjeruar enët e tij. Ju duhet të konsumoni 2-4 thelpinj hudhër të freskët në mëngjes përpara se të hani ushqim ose përpara se të flini. Hudhra duhet ngrënë e gjallë sepse gatimi humbet shumicën e ushqyesve të nevojshëm.

Uthulla e Mollës dhe Sodë Buke

Përbërësit

Ujë

Një majë luge çaji me sodë buke

Një lugë gjelle me uthull molle

Udhëzimet

Uthulla e mollës përmban shumë minerale të dobishme si kaliumi, magnezi dhe kalçiumi. Këto minerale janë thelbësore për qarkullimin e gjakut dhe uljen e tensionit. Përzieni një lugë gjelle me uthull molle, një majë luge çaji me sodë buke dhe një gotë me ujë. Konsumojeni dy herë në ditë për rezultate më të mira. /NOA.al

Si të ulni tensionin e lartë me këto metoda natyrale Read More »

Kryeministri i vendit, Edi Rama uron mëngjesin me pamje nga parku i Liqenit Artificial në Tiranë

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka publikuar një video në rrjete sociale, ku shfaqet transformimi i bërë në parkun e Liqenit Artificial në Tiranë.

Në videon e publikuar shihen hapësira të gjelbëruara, kënde sportive dhe rrugica të asfaltuara.

Parku shihet si një mundësi shumë e mirë për banorët e kryeqytetit, por jo vetëm për të bërë xhiro në natyrë, ose për të ushtruar aktivitet sportiv.

“MIRËMËNGJES

nga parku i liqenit të Tiranës”, shkruan Rama. /NOA.al

https://fb.watch/5gCQvVAgHS/

Kryeministri i vendit, Edi Rama uron mëngjesin me pamje nga parku i Liqenit Artificial në Tiranë Read More »

Demokratët e Tiranës duan Ori Nebijaj në Kuvend në vend të Vangjel Dules

Ori Nebijaj, kandidate për deputete e PD në Tiranë, nuk arriti të siguronte votat për një vend në Parlamentin e ri.

Ajo renditej e 18-ta në listë, ndërsa PD arriti të siguronte vetëm 15 mandate.

Por, disa qytetarët tiranas kanë vendosur të hapin një peticion online dhe kërkojnë që Ori Nebijaj të jetë në Parlament, në vend të Vangjel Dules, aleat i Lulzim Bahsës i renditur i 11-ti në listë. Edhe pse mori vetëm 847 vota Dule do të jetë deputet sepse Basha e futi në listën e sigurt, ndërsa Nebijaj mori 5582.

“Shqiptarët meritojnë të përfaqësohen prej personaliteteve me integritet dhe që përcjellin zërin e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme. Padrejtësia e përfshirjes në parlament të antishqiptarit Dule, duke lënë jashtë gocën e Tiranës dhe Shqipërisë është në dëmin tonë. Për këtë arsye Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha duhet me patjetër të marr masat e nevojshme në bashkëpunim me Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta”.

Nëqoftëse nuk do arrihet të ndalet dekretimi i Vangjel Dules, atëherë ky peticion do i drejtohet Kuvendit të ardhshëm të Shqipërisë deri në një referendum mbarëkombëtar për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, thuhet në peticion.

/NOA.al

Demokratët e Tiranës duan Ori Nebijaj në Kuvend në vend të Vangjel Dules Read More »