Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish sot në lidhje me shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, duke u shprehur se ajo që ndodhi në errësirën e 17 majit nuk do të amnistohet kurrë.
Meta shprehet se do vendoset drejtësi mbi rrënojat e Teatrit Kombëtar.
“Ndërgjegjja shoqërore dhe kombëtare u lëndua si kurrë më parë. Maska e tiranisë ra përpara të gjithë shqiptarëve dhe e gjithë bota e vërtetë demokratike u shokua. Kurrë një ngjarje nga Shqipëria s’do prodhonte një jehonë të tillë dhe negative, që nuk shlyhet më dhe as harrohet, derisa mbi rrënojat e 17 Majit të vendoset Drejtësia”, tha ai.
Më tej Meta shton se “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nuk humbi, por fitoi një kauzë edhe më të madhe duke i ndihmuar të gjithë shqiptarët e përgjumur për t’u zgjuar e bashkuar para se Tirania t’i shembë secilit shtëpinë e tij, si banorëve të Unazës së Re. Të gjithë shqiptarët e ndershëm u ndjenë të dhunuar pabesisht dhe poshtërsisht, pasi Teatri ishte tempulli i tyre i përbashkët. Të gjithë u ndjenë edhe në faj e borxh për heronjtë dhe heroinat që e mbrojtën atë për dy vjet e gjysmë me sakrifica të patreguara dhe nën presione të gjithanshme. Tani kauza e tyre është e të gjithëve ne, dhe nuk do të ndalojë deri në shembjen e Tiranisë dhe Rindërtimin e Teatrit. Mirënjohje të përjetshme artistëve të cilët zgjuan qytetarinë”.
“Një popull që fle në demokraci zgjohet në diktaturë. A nuk u zgjuam në diktaturë në mes të errësirës në 17 maj?” – tha ai./atsh
Kryeministri Edi Rama deklaroi se sot gjithkush mund të protestojë dhe se nuk duhet kurajo për të dalë në shesh me mua Kryeministër.
“Nuk duhet asnjë kurajo për të dalë në shesh me mua Kryeministër, më beso. Dhe këta që bëjnë këtu kapedanin e dinë shumë mirë se këta si gjen gjë, sa të jem unë këtu. Këta që thonë se u arrestuan, u torturuan, këta i sajojnë këto sepse e dinë shumë mirë që këtu nuk torturohet njeri”, deklaroi Kryeministri.
“Se kur e haje plumbin ballit”, shtoi Rama, ”edhe shkoje në protestë e ktheheshe në arkivol ishte dikush tjetër kryeministër. Edhe këta ishin pula”.
Ndërkohë, tha Rama, që sot gjithkush mund të protestojë. Sipas tij, nuk ka patur asnjë të arrestuar.
“E drejta për të bërë “hajgare” me Policinë e Shtetit shqiptar nuk është një e drejtë e shoqërisë, në asnjë formë që ajo shfaqet, paramilitare ose civile”, deklaroi kryeministri./atsh
Turistët që do të vizitojnë Rivierën e Shqipërisë këtë verë do të gjejnë një rrugë të rehabilituar, të pajisur me të gjithë elementët e sigurisë nga Llogoraja në Sarandë.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se ka përfunduar puna për vendosjen e sinjalistikës përgjatë të gjithë aksit Llogora-Sarandë.
“Përfundoi sinjalistika horizontale në këtë segment rrugor, ndër më piktoreskët në vend, i cili sapo është rehabilituar”, bën të ditur ARRSH.
Tashmë, sipas ARRSH-së të gjithë do të udhëtojmë më të sigurt.
Ky aks rrugor lehtëson qarkullimin rrugor në rivierën shqiptare, e cila ka një fluks të madh udhëtarësh për gjatë gjithë sezonit veror pasi kalon në plazhet më të bukura të Shqipërisë dhe më të preferuara nga turistët vendas dhe të huaj./atsh
Dashi-Jeta juaj ne çift do jetë e mbrojtur nga yjet gjatë kësaj jave. Do e lini pas krahëve të shkuarën e hidhur dhe do mendoni më pozitivisht për të ardhmen. E enjtja dhe e diela do jenë ditët më të veçanta. Ju beqarët do jeni shumë sentimentaliste dhe kjo mund t’iu shtyje drejt disa gabimeve. Në planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës qetësia pasi do dini mire sesi t’i menaxhoni paratë. Shëndeti nuk do jetë shumë i keq, por mirë është të merrni masa pa u ndodhur probleme. Në punë, falë arritjeve që do keni do futeni në një tjetër status. Përgjegjshmëria dhe korrektësia do jenë pikat më të forta. Familja nuk do ketë probleme.
Demi-Mjedisi yjor do e bëjë zemrën tuaj të vlojë këtë javë. Do ripërjetoni kënaqësi dhe emocione të forta si në fillimet e lodhjes. Ju beqarët do i përdorni të gjitha armët për ta bërë për vete personin që pëlqeni. Nuk do ju mungojë as humori dhe as erotizmi. Rezultatet në fakt do jenë ato të shumëpriturat. Buxhetin do e riorganizoni dhe do arrini ta përmirësoni shpejt situatën. Shëndeti do ketë probleme serioze nëse nuk kujdeseni për higjienën, nëse pini duhan dhe nëse ushqeheni keq. Në punë përfitoni nga mundësitë që do iu jepen për të eksperimentuar në fusha të reja sepse nuk keni për t’u penduar. Jeta familjare do jete shume e ngrohte dhe do ju sjelle gëzim.
Binjakët-Klima shume e përshtatshme për mirëqenien dhe harmoninë e jetës tuaj në çift gjatë kësaj jave. Keni për t’u ndier përherë mirë në krahët e partnerit dhe nuk do keni aspak ankesa për njëri-tjetrin. Beqarët mirë është të jenë të arsyeshëm dhe të mos bëjnë asnjë lloj çmendurie pasi çdo gjë do ketë pasoja tek e ardhmja. Situatën financiare do arrini ta konsolidoni pak nga pak dhe me shume kujdes. Edhe ndihma e disa të afërme do jetë e çmuar sidomos ne fundjavë. Shëndeti në disa ditë mund të ketë disa shqetësime sidomos nga rrugët e frymëmarrjes. Në punë do jeni ambiciozë pafund dhe nuk do ndaleni vetëm me disa arritje të vogla. Jeta familjare do jete rutinë.
Gaforrja-Gjate kësaj jave do përjetoni ndjesi te shumta dhe do ndiheni me mire ne krahët e atij qe dashuroni. Ne dite te caktuara mund te krijoni edhe ambiente romantike. Beqaret do kenë takime pa fund nuk do mund ta gjejnë dot princin e tyre te kaltër. Financat do jene te qëndrueshme ditët e para, por me pas situata do filloje te destabilizohet për shkak te shpenzimeve te shumta qe do kryeni. Shëndeti do ketë disa shqetësime te vogla. Ajrosini here pas here mjediset ku do qëndroni qe te shmangni ndonjë grip te mundshëm. Ne pune do ju duhet shume vëmendje dhe shume mund për te arritur atje ku dëshironi. Ne familje do merrni vendime te rëndësishme.
Luani-Cilado qofte situata në jetën tuaj, ketë javë priten vetëm gjëra pozitive. Yjet do ju bëjnë edhe më te logjikshëm dhe largpamës. Beqarët nuk duhet të ngurrojnë të bëjnë deklarata dashurie sepse mund të marrin aprovime më para nga sa mund ta kishin menduar. Buxheti do arrini ta menaxhoni me më shume rigorozitet fale ndikimit të Plutonit. Asgjë e keqe nuk ka për t’iu ndodhur këtë periudhë. Shëndeti do vijë ditë pas dite duke u përmirësuar. Edhe ata që kanë pasur shqetësime serioze do ndihen më të qetë. Në punë do ju ecë gjithçka sipas parashikimeve kështu që për asnjë moment nuk do gjendeni në vështirësi. Edhe me familjaret marrëdhënia do jetë e shkëlqyer.
Virgjëresha-Pavarësisht të gjitha vështirësive që jeta do iu sjellë, do mundoheni të bëni të pamundurën kësaj jave që të kaloni disa momente të ngrohta me partnerin. Kohën e lirë kushtojani plotësisht atij. Beqaret do kenë njohje gjatë një darke me miq e shokë dhe dikë do doni ta njihni edhe më shumë. Financat do arrini t’i menaxhoni me përpikmërinë më të madhe dhe do mund ta mbani situatën nën kontroll. Shëndeti nuk do jetë në periudhën më të mirë të mundshme. Nëse jeni duke mbajtur dieta kujdes mos qëndroni fare pa ngrënë. Në punë situata mund të destabilizohet goxha dhe ky do jetë shqetësimi më i madh i javës. Edhe jeta familjare do jetë goxha e trazuar.
Peshorja-Ka rrezik te përballeni me surpriza jo te mira gjate kësaj jave ne jetën tuaj ne çift. Si ju ashtu edhe ai qe keni ne krah nuk do toleroni ne asnjë moment. Beqaret nuk do kenë shume fat ne dashuri dhe serish do mbeten vetëm. Mos kërkoni një person perfekt sepse ai nuk ekziston. Ne planin financiar do ju ndjeke fati i keq dhe do keni goxha vështirësi. Kërkoni ndihme pa qene shume vone. Shëndeti do vije duke u përmirësuar dita ditës dhe ne fund te javës do keni energjinë e dëshiruar. Ne pune do keni disa përballje te forta me shefat, por ne fund do e merrni atë qe keni kërkuar. Ndonjëherë ja vlen te tregoheni paksa kokëfortë. Ne familje do keni mosmarrëveshje.
Akrepi-Tensioni qe ka ekzistuar gjithë këto kohe ne jetën tuaj ne çift do filloje te shuhet gjate kësaj jave. Ju do e kuptoni se keni bere disa gabime dhe do dini te kërkoni falje. Edhe partneri do jete me i gatshëm te bashkëpunojë. Beqaret do jene fatlume dhe do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Një etape e re do filloje ne jetën tuaj. Ne planin financiar nuk do keni shume përmirësime, por gjithsesi situata nuk do jete aspak problematike. Shëndeti fatmirësisht nuk do ketë asnjë shqetësim. Do jeni çdo dite ne forme te shkëlqyer. Ne pune yjet do ju japin energji dhe do ju nxitin te tregoheni këmbëngulës. Familjaret do i keni krah ne çdo fushe.
Shigjetari-Yjet do ju përkëdhelin se tepërmi këtë jave ju qe jeni ne çift dhe do ua bëjnë jetën akoma me te bukur. Do flisni dhe do bashkëpunoni për gjithçka me atë qe keni ne krah. Beqaret edhe pse do kenë shume mundësi për te krijuar një lidhje duhet te bëjnë kujdes. Jo te gjithë personat mund t’iu përshtaten. Ne planin financiar çdo gjë do shkoje mire. Do tregoheni te kujdesshëm me shpenzimet dhe do mund te kryeni transaksionet e dëshiruara. Shëndeti nuk do jete problematik, por duhet te bëni kujdes me ushqimin e tepruar. Puna do ece goxha përpara dhe do sjelle përfitime ne te ardhura. Do ndiheni mire për arritjet. Me familjaret do keni diskutime te gjata.
Bricjapi-Kjo jave do jete shume e vrullshme për ata qe janë ne një lidhje. Do dashuroni ne mënyrë te çmendur, por edhe kur te debatoni nuk do përmbaheni. Kujdes sepse disa gabime te vogla mund ta kthejnë situatën ne disfavorin tuaj. Beqareve nuk do ju mungojnë ne asnjë moment rastet për te krijuar një lidhje. Shfrytëzojini ato. Ne planin financiar do keni serish disa vështirësi, kështu qe merrni sa e shpejt masat pa qene vone. Shëndeti nuk do ketë probleme te mëdha, por lodhja do beje punën e vet. Here pas here do jeni pa fuqi. Ne pune, nëse nuk do jeni shume te qarte për atë qe duhet te bëni, kërkoni ndihme. Ne familje do tregoheni me autoritare sesa duhet.
Ujori-Marsi do i zgjojë këtë javë edhe ata më indiferentet. Do përkujdeseni mjaft për jetën në çift dhe do bëni që çdo çast të jetë si një ëndërr e vërtete. Tradhtitë nuk do jenë aspak pjesë e jetës tuaj. Beqarët mund të kenë edhe dashuri me shikim të parë, por duhet ta lënë veten më të lirë dhe të bëjnë atë që do ndiejnë për momentin. Nëse në plani financiar, deri tani keni ditur si të manovroni, as kjo javë nuk do ketë probleme. Shëndeti nuk ka për të qenë i përkryer, por për fatin e madh nuk do keni probleme serioze. Në punë do iu jepen mundësi interesante për ta treguar veten sesa vleni. Përfitoni dhe do mbusheni edhe vete me gëzim e optimizëm.
Peshqit-Jepini më shumë besim partnerit tuaj këtë javë, bëni gjera të çmendura dhe keni për t’u ndier mirë vetë dhe ai që keni në krah. Nëse partneri ju propozon një ngjitje në mal apo një piknik diku mos u mendoni dy herë për të pranuar. Ju beqarët do jeni shumë joshës dhe nuk do lini asnjë person të kalojë para jush indiferent. Ka mundësi qe nga mesi i javës të merrni edhe ndonjë propozim më të veçantë. Gjendja financiare do konsolidohet tej mase kështu që mund t’i lejoni vetes ndonjë shpenzim ose mund te filloni të shlyeni disa borxhe. Shëndeti nuk do jetë i keq, vetëm kujdes mos përballeni me ndonjë aksident të papritur. Në punë, këtë javë, gjithçka do ece sipas planeve dhe nuk do ju dalin asnjëherë vështirësi serioze. Familja pa probleme.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi u ka bëri thirrje qytetarëve që të mos paguajnë faturën e dritave dhe të ujit.
Gjatë protestës kundër shembjes së godinës së teatrit, në zonën e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, Kryemadhi tha se “ai teatër vërtet është rrënojë, ai teatër është përgjegjësi e të gjithë neve bashkë”.
“Jam këtu si qytetare, jo vetëm si drejtues se e LSI. Jam këtu pasi më mirë bëjë burg me dinjitet se pa dinjitet e mbyllur në shtëpi. Prandaj u bëjë thirrje qytetarëve të vijnë këtu. U bëjë thirrje shoqërisë civile të ngrejnë zërin. Qytetarët të mos paguajnë dritat dhe të mos paguajnë ujin e Lali Erit”,- tha Kryemadhi, teksa u kërkoi protestuesve të uleshin në rrugë dhe të bllokonin lëvizjen e automjeteve.
“Kam 48 orë pa gjumë, 12 orët e mia të shërbimit deri në 9 të darkës i bëra me dinjitet, do vazhdoj ta bëj me dinjitet qëndresën time. I bëj thirrje OJQ, Shoqërisë Civile që dalin e bëjnë fjalime për të drejtat e njeriut të vijnë këtu, të ishin atje në mëngjes, boll morën euro në zyrat e BE! Le të vijnë këtu edhe ata që s’kanë qenë ose le ta mbyllin gojën”,- tha Kryemadhi./atsh
Lehtësimi i bllokimit në shumë vende europiane nuk duhet të shërbejë si një mundësi për të festuar fundin e koronavirusit, është paralajmërimi i nisur nga drejtori rajonal i OBSH-së, Hans Kluge në një intervistë për gazetën britanike ”Daily Telegraph”.
“Japonia dhe Singapori e kuptuan shpejt se nuk është koha për të festuar, por për t’u përgatitur,” tha Kluge.
“Jam shumë i shqetësuar. Mund të ketë një valë të dytë dhe një tjetër të gripit sezonal në vjeshtë. Njerëzit mendojnë se bllokimi ka mbaruar, por asgjë nuk ka ndryshuar”, shtoi ai. /atsh
Edhe dy ditë na ndajnë nga hapja e muzeve dhe parqeve arkeologjike.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka shpërndarë një video të këngëtarit lirik shqiptar me famë botërore, Gëzim Myshketa, i cili përcjell mesazhin e tij nga larg, duke i ftuar të gjithë të shkojnë në muze.
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, Myshketa i bën thirrje bashkatdhetarëve të tij të vizitojnë parqet arkeologjike dhe vendet historike, të cilat do të hapen pas dy ditëve pikërisht më 18 maj.
“Unë nuk dua t’ju flas sot nëpërmjet muzikës, por t’ju jap një mesazh dhe të përpiqemi të dashur miq që në këtë periudhë, sipas mundësive, të vizitojmë parqet tona arkeologjike, vlerat tona muzeale, vendet tona historike të cilat fatmirësisht, falë Zotit dhe trashëgimisë tonë të jashtëzakonshme që të parët tanë na kanë lënë, i kemi me tepricë në atdheun tonë”, shprehet këngëtari lirik në videon e publikuar nga ministrja e Kulturës.
Gjatë periudhës së karantinës, Gëzim Myshketa i ka qëndruar pranë publikut duke i ofruar nga rrjetet sociale interpretim të disa prej kryeveprave të muzikës shqiptare, midis të cilave këngën “Baresha” nga Nexhmije Pagarusha, “Valsi i Lumturisë” nga Vaçe Zela, “Jon” nga Ardit Gjebrea, etj./atsh
Të tjera personalitete të fushës së artit u janë bashkuar kolegëve të tyre, duke firmosur peticionin për ngritjen e Teatrit të ri Kombëtar dhe duke iu bashkuar thirrjes se politika duhet të qëndrojë larg kësaj çështjeje, e cila u përket vetëm artistëve.
Piro Milkani, Ruzhdi Pulaha, Alfred Trebicka, Genc Fuga, Sotiraq Bratko, Albert Minga, Agim Bajko, Karafil Shena e shumë të tjerë, janë emrat e rinj i janë shtuar firmëtarëve të peticionit drejtuar pasditen e sotme Presidentit të Republikës, Ilir Meta, Kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, për t’iu përsëritur edhe njëherë vullnetin e tyre pro ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar, në vendin ku ndodhet godina e vjetër.
Dhjetëra aktorë dhe regjisorë e kanë firmosur peticionin, i cili në fakt është peticioni i tretë që i drejtohet krerëve të shtetit për çështjen e Teatrit Kombëtar që nga viti 2018, ku deklarojnë se ndërtimin e Teatrit të Ri e konsiderojnë të mbyllur me sukses në emër të interesit kombëtar dhe u bëjnë thirrje atyre që t’i lënë lojërat politike, sepse pikërisht nga këto lojëra komuniteti i artistëve ka mbetur edhe sot pa Teatër. Mes figurave të njohura të artit e veçanërisht skenës së teatrit janë Robert Ndrenika, Luftar Paja, Viktor Zhusti, Artan Imami, Spiro Duni, Leka Bungo, Altin Basha, Arben Derhemi, por edhe dhjetëra të tjerë.
Piro Milkani
Ruzhdi Pulaha
Alfred Trebicka
Genc Fuga
Sotiraq Bratko
Albert Minga
Dhimitër Orgocka
Agim Bajko
Nikolla Llambro
Armando Bora
Vangjel Agora
Karafil Shena
Guri Koço
Ligoraq Riza
Kristian Koroveshi
Shkëlqim Jaupi
Paola Kodra
Ilda Pepi
Erjola Meta
Blerta Belliu
Mateus Frroku
Adrian Cerga
Xhuliano Brisku
Ina Gjonci
Ledjon Zoi/atsh