Një burrë e një grua nga Italia, të cilët kanë zgjedhur që të kalojnë pushimet në Shqipëri, shfaqen në një nga rrugët e Tiranës, teksa bëjnë “thirrje” për ndihmë.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, me nota humori, ata shprehen se i kanë shpenzuar të gjithë lekët, e për këtë arsye, kërkojnë paratë e biletës së kthimit. E gjithë videoja është realizuar në kuadrin e një shakaje.
“Kur vjen në Shqipëri me familjen dhe çunat i prishin të gjitha. Ju lutem duhet të kthehemi në Itali…”, thotë turisti italian.
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka eksploruar këtë të mërkurë veriun, ku është ndalur në qytetin e Bajram Currit, bashkë me disa studentë valltarë.
Mirpritja atje i ka lënë mbresa të veçanta zyrtares së SHBA, e cila shprehet se veriorët janë njerëz fisnikë. Kim falenderon banorët për mikpritjen, duke thënë se do të kthehet sërish për të vizituar këtë qytet.
“Është e vërtetë ajo që thonë për veriun: malet janë madhështore, por njerëzit janë vërtet fisnikë. Kam vizituar me studentë Bajram Currin, të cilët po marrin pjesë në “English Empowers All Tropojans”, organizuar nga “Shoqata Alpin” me ndihmën e ish-Vullnetarëve të @peacecorpsalbania PJ dhe Neda Jahangiri. Provuam raki me Catherine Boehn dhe miqtë e tjerë që po promovojnë turizmin miqësor në vendet malore të Shqipërisë. Mbarova vizitën time me një performancë nga Ansambli Dardania, i cili kërceu me një pasion të paharrueshëm. Faleminderit njerëzve të Bajram Currit për pritjen tuaj të ngrohtë në udhëtimin tim të parë – përfundimisht nuk do të jetë e fundit. Shihemi së shpejti!”, shkruan ambasadorja Kim.
Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike Agron Shehaj ka ftuar të gjithë ata që duan të bashkohen në përpjekjet e tij për të ndryshuar Shqipërinë.
Në një status në rrjetet Agron Shehaj ka shpërndarë edhe numrin e tij të telefonit. “Parti Demokratike ka nevojë për energji të reja, ide të reja dhe drejtim të ri. Duke ndryshuar, PD do të fitojë.
Unë jam i vendosur të punoj për të fuqizuar PD-në, që të ndryshojmë Shqipërinë. Nëse dëshiron të bashkohesh me këtë përpjekje, më shkruaj në numrin e telefonit +355 69 705 2555”, shkruan Shehaj.
Agron Shehaj: Është një nder i madh dhe mendoj se Partia Demokratike është e demokratëve dhe demokratët do të vendesoin kush do eci dhe kush nuk
S’ka dyshim që nuk jemi në kushte të barabarta. Do të kem Bashën raportet që kam pas. Unë shpreha bindjen time dhe nuk kam një inat personal me Lulzim Bashën dhe shpresoj që Basha të mos e mendoj që unë e kam personale. Duhet që Partia Demokratike të marrë masat e nevojshme për të shkuar drejt fitores. Ne nuk hu mbëm zgjedhjet, ne lamë në pushtet një qeveri të korr uptuar.
Miratohen nga Kryesia e Partisë Demokratike, 4 kandidatët që do të garojnë për kreun e partisë në zgjedhjet e 13 qershorit.
Nga ana e Kryesisë u votua në mënyrë unanime që gara për kryetar partie të ketë 4 kandidatë: Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edit Harxhi dhe Agron Shehaj.
Në kryesi u prezantuan nëntë kandidatë, por pesë prej tyre u përjashtuan nga vijimi i procesit.
Ibsen Elezi, Admir Mulaj, Edmond Vrapi, Mirjan Jashanllari dhe Sabri Hoxha nuk gjetën konsensus për të qenë kandidatë.
Kryesia votoi në unanimitet që të përjashtoheshin nga gara me arsyetimin se nuk janë anëtarë partie, nuk janë të regjistruar në regjistrin e simpatizantëve të Partisë Demokratike dhe nuk kanë profil publik.
Në rendin e ditës së sotme ishte edhe një status, ku thuhet se çdo kandidat do ketë vëzhguesin e tij.
Lulzim Basha nuk ndodhet në seli, për shkak të konfliktit të interesit, sepse është gjithashtu kandidat për kryetar.
Disa kandidatë është kërkuar që të eliminohen, sepse sipas statusit nuk përmbushin kriteret për të garuar si kryetarë të partisë.
Para pak muajsh Adriana Matoshi bëri publike lidhjen me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld.
Aktorja dhe deputetja tregoi se për herë të parë është njohur me Keith në një lokal dhe të dy u shprehën mjaft të lumtur për historinë e tyre të dashurisë.
Pavarësisht gjithë paragjykimeve, ata të dy po e shijojnë në maksimum romancën e tyre pasi herë pas here ndajnë me ndjekësit momente ku shfaqen mjaft të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit. Megjithatë çiftit i duhet që këtë lidhje ta jetojë në distancë, duke qenë se Ardiana jeton në Kosovë dhe Keith shumë larg saj. Por futbollisti vjen herë pas here për t’u takuar me Ardianën apo i dërgon dhurata të ndryshme për ta mbajtur gjallë dashurinë mes tyre.
Sonte, ai i ka bërë surprizën më të bukur në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”.
Keith Groeneveld tregoi se njohja e tyre ka qenë e rastësishme, por Adriana është kthyer në njeriun më të rëndësishëm për të.
“Para së gjithash më ke munguar dhe unë të dua, dua ta nis me këtë gjë. Jam shumë i lumtur që të shoh dhe mezi po pres që ky ekran të hiqet. Ti meriton të jesh e lumtur dhe unë dua të bëj diçka të veçantë tani, sepse ti je e veçantë. Ti je gruaja më e veçantë në botë”- tha ai.
Ditën e sotme po organizohet një pro testë paqësore në Tiranë, për fëmijët e abuzuar.
Me sloganin “Edukoni djalin”, qindra njerëz kërkojnë drejtësi dhe ndërgjegjësim të popullit. Po ashtu pjesë në pr otestë ishin edhe slogane “Mos ma v ri fëmijërinë”, “Ne jemi me ty”; “Ti s’je vetëm”
Protesta nisi pas përdh unimit të 15-vjeçares në Mërditë, nga 4 të rritur.
Këngëtarit të njohur Aleksandër Gjoka i është komunikuar arr estimi nga po licia, pas një aks identi ku u përfshi gjatë mbrëmjes së djeshme.
Nga ak sidenti këngëtari Gjoka ka marrë disa lën dime dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, teksa po ruhet me efektivë po licie te dera e spitalit.
Ai vinte pas një feste dhe koncerti që zhvilloi në Dhërmi, ku ishte deri në ditën e djeshme. Aleksandër Gjoka ndau edhe një foto me tenorin shqiptar me famë botërore, Saimir Pirgu, nga bregdeti shqiptar.
Më pas ai është kthyer në Durrës, ku është takuar edhe me ish-kryebashkiakun Vangjush Dako, me të cilin e lidh edhe një miqësi e vjetër, madje është parë të konsumojë bashkë me të edhe pije alkoolike.
“Me shokun dhe mikun e hershëm të Rock&roll-it”, – ka shkruar Aleksandër Gjoka krahas fotos me Vangjush Dakon.
Gjatë kthimit për në Tiranë, gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, 62-vjeçari u përfshi në një ak sident, në zonën e Farkës.
Po licia në momentin që ka arritur në vendin e ngjarjes, i ka bërë testin e alkoolit drejtuesit të makinës tjetër që u përfshi në ak sident, edhe Gjokës. Ikona e muzikës rezultoi se kishte konsumuar alk ool mbi normën e lejuar.
Nuk është hera e parë që Aleksandër Gjoka prangoset nën ak uzë për këtë vepër pe nale. Ai dy vjet më parë, pas mbylljes së Festivalit të Këngës në RTSH, u kap i de hur duke ecur me makinë dhe u arrestua pasi kundërshtoi forcat e rendit.
/NOA.al