Dukati

Paralajmëron OBSH/ Cfarë do të ndodhë me kohëzgjatjen e Covid-19

Kohëzgjatja e pandemisë së koronavirusit me shumë mundësi do të jetë “e gjatë”, teksa shumë shtete po regjistrojnë rekorde rastesh të reja dhe është rritur frika se virusi po rikthehet.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka qenë shpesh kontradiktore. Vlerësimi i fundit i OBSH-së erdhi vetëm një ditë pasi komiteti i emergjencave të kësaj organizate, u takua për të vlerësuar krizën, gjashtë muaj pasi e shpalli koronavirusin si emergjencë shëndetësore publike, me shqetësim ndërkombëtar, ose ndryshe pandemi.

“Komiteti ka vlerësuar kohëzgjatjen e parashikuar të pandemisë COVID-19, duke theksuar rëndësinë e përpjekjeve të komunitetit kombëtar, rajonal dhe global”, thuhet në deklaratën e OBSH-së.

Që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirusin e ri në Kinë në fund të vitit 2019, ky virus ka marrë jetën e më shumë se 681,000 personave dhe të paktën 17,7 milionë persona janë infektuar, thuhet në të dhënat e publikuara nga Universiteti Johns Hopkins.

Pandemia e koronavirusit u përhap me shpejtësi në mbarë botën, duke detyruar shumë shtete që të aplikojnë masa të ashpra të izolimit.

Para këtij takimi të komitetit të emergjencave, drejtori i OBSH-së, Adhanom Ghebreyesus, tha se efektet e pandemisë do të jenë afatgjate.

“Vetëm të mendosh se para gjashtë muajsh, kur ne rekomanduam që të shpallet emergjencë shëndetësore, atëbotë kishte më pak se 100 raste dhe asnjë vdekje të regjistruar jashtë Kinës”, deklaroi ai. “Pandemia është një krizë që ndodh një herë brenda një shekulli, efektet e së cilës do të ndihen për dekada”, tha ai./ REL

Paralajmëron OBSH/ Cfarë do të ndodhë me kohëzgjatjen e Covid-19 Read More »

Lavdi Dëshmorit të Atdheut Arben Zylyftari në 20 vjetorin e rënies së tij!

Lavdi Dëshmorit të Atdheut Arben Zylyftari në 20 vjetorin e rënies së tij.
20 vjet më parë, pikërisht në 2 gusht të vitit 2000 më telefonon Kryeredaktori i gazetës “Zëri i Popullit” Erion Braçe. Zëri i tij ishte drithërues. Kanë vrarë Arben Zylyftarin, dëgjova zërin e tij që u lëkund në ngashërim. Veshët më buçitën dhe një marramendje më përshkoi të gjithë qenien time. Si, si, kur, pse? Ishin pyetjet e mia të shpejta dhe pa busull. Rrash në divan me gjunjë të prerë. Si është e mundur pyeta pas pak veten dhe u përpoqa të qartësoheshin. Ai, Drejtori i Policisë së Qarkut të Shkodrës, Koloneli me nam Arben Zylyftari ishte vrarë gjatë një operacioni ndaj një të kërkuari në qytetin e Shkodrës. Vetëm dy ditë më parë më kishte telefonuar nga zyra e tij në Shkodër dhe më kishte premtuar që shumë shpejtë do rikthehej në Vlorë. Ai bëri shumë punë të mira në Vlorë kundër krimit dhe shihej nga keqbërësit si dora e fortë e shtetit të së drejtës.
Kanë kaluar 20 vjet që Arben Zylyftari nuk është më, por Ai ka ngelur i skalitur në memorien e shqiptarëve si sinonim i perfeksionit ndaj detyrës, si frymëzim për brezat e policisë së shtetit, si gjiganti që sakrifikojë jetën për rendin dhe qetësinë publike, si atdhetari dhe patrioti që u shkri për këtë tokë.
Gjatë këtyre viteve jam munduar të fus disa nga aksionet e tua brilante në faqet e romanit tim “Bebi Skafisti” sepse ti meritoje pavdekësinë. Kur u largove nga Vlora më le një kujtim, më le Beratin tënd të dashur të gdhendur në dru dhe ja ku e kam, në mur, ku sytë kanë 20 vjet që më shkojnë atje te pavdekësia jote.
Kanë kaluar 20 vjet dhe dhjetëra e qindra të tjera do të kalojnë, por Arben Zylyftari do të vazhdoi të shndrijë në panteonin e dëshmorëve të kombit shqiptar, si krenaria e policisë për mbrojtjen e shtetit dhe të qytetarëve, si inspirim për njerëzit e tij të dashur, vajzën Eni, djalin Franc dhe bashkëshorten Elca.
Qoftë i përjetshëm kujtimi jot MIK!/Clirim Hoxha

Lavdi Dëshmorit të Atdheut Arben Zylyftari në 20 vjetorin e rënies së tij! Read More »

Mister zhd*ukja e shqiptarit i cili kërkohet prej 10 ditësh në Greqi (foto)

Mister përbën për familjen dhe policinë, zhdukja e një burri shqiptar i cili kërkohet prej 10 ditësh.

I zhdukuri është Andon Gogo, 56 vjeç nga Shqipëria i cili prej kohësh jeton me familjen Greqi, raporton noa.al.

Burri u zhduk mistershëm ditën e 23 korrikut ndërsa gjendej jo larg shtëpisë në Ano Kypseli, Athinë.

Për herë të fundit e ka parë një i afërm i tij. Ai tregoi se Andoni ishte zbathur dhe zhveshur nga mesi e lart.

Pas tij askush nuk e ka parë më të gjallë 56 vjeçarin edhe pse familja, fqinjë dhe policia kanë bërë kërkime gjithë këto ditë në zonën përreth Ano Kypseli. Familja nuk ka asnjë dyshim se ku mund të jetë zhdukur kryefamiljari i tyre dhe kush është përgjegjës për zhdukjen e tij.

Andon Gogo që shihni në galeri, është 56 vjeç dhe 1.76 m i gjatë. Ai ka probleme shëndetësore. Veshur ka pasur vetëm një palë pantallona të zeza të shkurtra.

Nëse dikush e gjen është i lutur të njoftojë më Silver Alert 24 orë në 24 ose në linjën SOS në numrin 1065. /noa.al/

Mister zhd*ukja e shqiptarit i cili kërkohet prej 10 ditësh në Greqi (foto) Read More »

Fanella e re e MIanit mahnit tifozët/ Rekord shitjesh që në 3 ditët e para

Milani është duke kaluar ditë të mira dhe kriza te kjo skuadër duket se i përket të shkuarës. Ardhja e Zlatan Ibrahimovic në janar ka ritur ndjeshëm nivelin e lojës dhe tashmë grupi duket i harmonizuar.

Kuqezinjtë kanë siguruar pjesëmarrjen në Europa League, ndërkohë që po mendojnë që tani edhe për sezonin tjetër. Para 3 ditësh ata prezantuan fanellën e sezonit të ardhshëm, e cila ka pasur një efekt të madh te tifozët.

Uniforma kuqezi, e zbuluar zyrtarisht të martën dhe e frymëzuar nga historia arkitekturore e qytetit të Milanos, ka marrë komplimente të shumta nga tifozët në rrjetet sociale, por në të njëjtën kohë kjo është konfirmuar edhe nga fluksi shumë i madh i shitjeve.

Mbi 1700% blerje më shumë sesa fanella e sezonit të kaluar, vetëm në 3 ditët e para. Te Milani duket se e keqja ka kaluar dhe tashmë klub dhe tifozë janë bërë bashkë për të t’i rikthyer kuqezinjve lavdinë e dikurshme.

Fanella e re e MIanit mahnit tifozët/ Rekord shitjesh që në 3 ditët e para Read More »

‘Si e njoha Aneta Ramën/ Vetëm krenohej me të birin, gjynah që nuk e intervistova kurrë’ – Nga Rudina Xhunga

Nga Rudina Xhunga

Unë e kam takuar vonë teta Netën, në makinën e Edi Ramës, atëherë ministër Kulture. Zbriti në Kombinat, te varrezat. Pyetjes si do të kthehej në Tiranë, të të birit, që do të vazhdonte rrugën për në Vlorë, iu përgjigj: “E gjej vetë.” Rama, sapo ishte emëruar ministër Kulture dhe daljen e parë si i tillë, e bëri në qytetin ku kaloi fëmijërinë.

Aty afër shtëpisë së kohës kur mësoi notin në Vlorë, hipi në timonin e një autobusi të djegur dhe i premtoi qytetit që e donte siç do njeriu fëmijërinë e vet dhe e mbante në mendje si oborri me lule i shtëpisë së Anetës, në Vlorë.

Kohë më pas kur flisje me teta Netën për Vlorën, e kuptoje kollaj, pse Edi e donte qytetin. Ajo mbante mend çdo detaj, edhe vargjet e këngës së 45 kushtuar një fëmije që vdiq aksidentalisht, ndërsa ktheheshin nga koncertet e pasluftës. Kur ma tregoi dhe i thashë që ai ishte xhaxhai që nuk njoha kurrë, ajo u bë përgjithmonë e shtëpisë, për mua.

E takoja, pavarësisht humorit të Ramës, që nuk qe kurrë dy herë njësoj. “Mos ia merr për keq, kështu është ai. Ja sa iku sot, më pa me këtë fundin me lule; “Ç’e ke këtë?”, tha e nisi të tallej.

Po unë e njoh e nuk ia marr për keq. Sa më shumë do, aq më pak e tregon. ”

Teta Neta vetëm krenohej me të birin. Nuk e tregonte kurrë lëndimin, kur ia sulmonin djalin dhe prej djalit, atë vetë, kurrë. Erdhi një ditë, te Top Channel ku punoja, për të kërkuar një material arkive. Donte të padiste Berishën që e kishte fyer publikisht. Me këto gjëra mund të merrej fare mirë, zyra e shtypit e Ramës, po ajo i bënte vetë. “Boll punë ka Edi. Unë këtë e bëj për vete, për Kristaqin. Do e hedh në gjyq.”

Dhe u ul në tavolinën e fundit të kafes së Topit, e më tregoi për ndjenjën që i kishte shkaktuar fjala e Berishës, që ajo e njihte mirë. Ishte e dërmuar. Unë rrija e dëgjoja. Kur gjyqi u mbyll dhe ajo e humbi, m’u rikthye në kujtesë portreti i asaj dite, i Aneta Ramës, që me gjithë lëndimin, nuk ia linte barrën, as shkarkonte mërzinë të birit. “E gjej vete.”, -thoshte, ajo grua Vlore, që e pata shumë xhan njëherë e përgjithmonë, pas asaj dite kur e pashë të trishtuar, por të padorëzuar, me atë zërin karakteristik e portretin krenar, të pangatërrueshëm.

Ajo nuk merrte kurrë në telefon të thoshte diçka për të birin dhe punën e tij. Nuk besoj ta ketë bërë me askënd. Nuk ankohej, nuk kërkonte, nuk priste, nuk ndërhynte.

Një ditë i shkova në shtëpi kur ishte sëmurë. Më tregoi atë ditë për herën e parë të Edit në Greqi. “Sapo u hapën kufijtë dhe Edi shkoi te njerëzit e mi në Greqi. Po kur u kthye qe gjithë inat. “Po çfarë kanë ata më shumë se ne, që të jetojnë kaq mirë.”, më thoshte. Çfarë kanë grekët më shumë se shqiptarët?!” Nuk e pranonte dhe qe vërtet i tronditur, në vend të kënaqej, siç doja unë që ia këshillova të shkonte.”

Pastaj më tregoi fotot e të birit të vogël, që nuk ndryshoi kurrë. “Nuk u bë dot gojëmbël, por mbeti njeriu që atë që e mendon, ta thotë, pastaj e bën.”, më tha Aneta Rama në atë takim të fundit të gjatë me të. “Do të rrish për drekë, kam peshk nga Vlora.” -, tha në fund, po atë çast mori Zaho në telefon dhe unë ika, ndërsa e kam në sy, si atë ditë, ulur në divanin, e rrethuar nga fotot e fëmijëve të vegjël dhe dashurisë së saj të madhe, Kristaqit. Dikur më tregoi se nuk i pëlqente më të festonte ditëlindjen, që i përkonte me ditën e martesës, qyshkur iku i shoqi. Në ditën e lindjes së tij, edhe ajo vendosi ta shoqërojë përgjithmonë. Kur lexova lajmin, m’u kujtua dita kur e pashë të zbriste nga makina e të birit ministër, me një tufë lule për në varreza dhe zërin e saj: “E gjej vetë si kthehem.”

Nënat janë dashuria më e madhe që ka njeriu. Kur ato nuk kthehen më, është e vështirë. Për fat nënat nuk ikin kurrë. Janë diku, gjithmonë duke të vështruar nga lart dhe miratuar me kokë, çfarë ti bën dhe nuk bën. Ç’fat të kesh nënë të mençur.

Kam dashur gjithmonë ta intervistoj Aneta Ramën, po sikleti i zërave që na kompleksojnë: “Ja kjo, do e intervistojë se është nëna e Ramës.” Ah sa gjynah, që nuk e bëra.

U ula dhe shkrova dy fjalë për të, siç bëjmë, vetëm kur njerëzit ikin, se nuk dimë sa njerëzore është t’ua themi sa janë gjallë. Teta Neta, lamtumirë!

/NOA.al

‘Si e njoha Aneta Ramën/ Vetëm krenohej me të birin, gjynah që nuk e intervistova kurrë’ – Nga Rudina Xhunga Read More »

Edi dhe Olsi Rama mesazh të afërmve dhe miqve!

Pak pas ndarjes nga jeta te nenes se tyre, Aneta Rames, kryeministri dhe vellai i tij, Olsi, u jane drejtuar me nje mesazh gjithe miqve, te afermve dhe familjareve.

Duke i falenderuar per mesazhet e pafundme qe u mberrijne, ata kerkojne mirekuptim prej te gjitheve “për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve e të ceremonisë së përcjelljes së nënës sonë në banesën e fundit, në kushtet e detyrimit për të respektuar rregullat e mbrojtjes së shëndetit të gjithësecilit”.

Mesazhi i Edi dhe Olsi Rames

Përulësisht u lutemi familjarisht mirëkuptim të gjithë të afërmve e miqve të mirë, për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve e të ceremonisë së përcjelljes së nënës sonë në banesën e fundit, në kushtet e detyrimit për të respektuar rregullat e mbrojtjes së shëndetit të gjithësecilit. I falenderojmë të gjithë për mesazhet prekëse që vazhdojnë ta na vijnë për humbjen e nënës sonë të shtrenjtë dhe e vlerësojmë shumë respektin e mirëkuptimin e kujtdo që do të donte të ishte edhe fizikisht pranë nesh në këtë ditë të vështirë.

Edi dhe Olsi Rama

Edi dhe Olsi Rama mesazh të afërmve dhe miqve! Read More »

Ja sa raste konfirmohen me COVID në 24 orët e fundit në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 3 viktima, me sëmundje bashkëshoqëruese, ndërsa janë konfirmuar pozitiv me COVID, 79 raste.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon rreth situatës së COVID19 në Shqipëri në 24 orët e fundit.

Kanë vijuar testimet për personat e dyshuar të prekur me Covid19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton të përdorni maskën kudo në ambientet e mbyllura dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.
Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 56 vjeçar dhe një 76 vjeçar nga Tirana me disa bashkëshoqëruese dhe një 90 vjeçar nga Elbasani.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë, 16 janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, janë kryer 500 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 79 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 56 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, nga 3 raste Fier, Lushnje, nga 1 rast në Elbasan, Kavajë, Vlorë, Kamëz, Divjakë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 69 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2952, që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rekomandon çdo qytetari të tregojë kujdes për respektimin e rregullave: Ruani distancën nga të tjerët të paktën 1.5 metër; Mbani maskë në ambiente të mbyllura dhe kudo ku nuk mund të ruani distancën. Ruani higjienën personale dhe kolektive.

Nëse keni shenja të sëmundjes izolohuni dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19”, njofton ministria e Shëndetësisë.

Ja sa raste konfirmohen me COVID në 24 orët e fundit në Shqipëri Read More »

Shkrùmbohet makina me të cilën udhëtonin Vipat/ Ja çfarë ndodhi…

Një udhëtim që kishte si qëllim argëtimin dhe kalimin e një kohë të bukur mes miqsh për pak mund të ishte kthyer në një tràgjedi.

Ngjarja në fjalë i ka ndodhur shkrimtares Mirela Sula, Ermal Mamaqit, Inva Mulës dhe disa të tjerëve të cilët ishin nisur në një udhëtim drejt Tropojës, mëngjesin e sotëm.

Në një video live të postuar në rrjetin social facebook, shkrimtarja Sula tregon me video sesi furgoni me të cilin ata po udhëtonin ka marrë flakë në mes të rrugës, ndërsa fatmirësisht ata kishin arritur të dilnin në kohë nga mjeti.

“Kjo është makina me të cilin ne ishim nisur për të shkuar në Tropojë dhe Zoti donte që në te shpëtonim, të jemi gjallë”, tregon ajo, ndërsa duket edhe automjeti në flàkë më tej rrugës.

“Ermal falë teje jemi gjallë. Imagjino të ishim akoma aty brenda çfarë do ndodhte, ne duhet të jetojmë akoma. Po mos të kishim qenë rob zoti s’do shpëtonim, falë energjisë së mirë”, thotë ajo më tej ndërsa u drejtohet miqve të saj.

Shkrùmbohet makina me të cilën udhëtonin Vipat/ Ja çfarë ndodhi… Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com