Në Vlorë ka nisur sot puna për rehabilitimin dhe asfaltimin e segmentit rrugor që të çon drejt plazhit të Zvërnecit.
Deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri ndau sot foto nga punimet në këtë aks, gjendja e së cilit sipas tij, “ishte një shqetësim i madh për bizneset e zonës prej shumë vitesh”.
“Angazhimi i marrë për të sensibilizuar ndërhyrjen sa më të shpejtë dhe tashmë brenda një jave, gropat do t’i lënë vendin asfaltit, duke i dhënë fund ankthit të mijëra qytetarëve të Vlorës e Fierit që e frekuentojnë zonën për plazh”, tha ai.
Gjiknuri tha se “kjo është një shenjë e mirë edhe për fillimin e një faze të re transformuese në bashkinë e Vlorës sa i takon punëve publike dhe ndërveprimit me qytetarët për hallet e shqetësimet e tyre të përditshme”./atsh
Të rikthyer në pozicion kyç si pjesë e Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve për deputetë, demokratët Genc Ruli dhe Besnik Mustafaj, folën për mediat ditën e sotme pas mbledhjes së parë të mbajtur në selinë blu.
Mustafaj tha se janë të angazhuar që të përzgjedhin kontigjentin më të mirë të pretendentëve për deputetë.
“Ky është procesi më i rëndësishëm që ndodh brenda Partisë Demokratike. Janë propozuar kandidatura serioze”, u shpreh Mustafaj.
Nga ana e tij Genc Ruli deklaroi se, rikthimi i tij në rol aktiv në PD, tregon pjekurinë e partisë.
Sipas tij, ky proces është një politikë e hapjes, teksa kujtoi se ka pasur qëndrime kritike ndaj lidershipit për shkak se i gjykonte ndryshe si duheshin zhvilluar proceset në atë kohë.
“Kjo është një shenjë e pjekurisë dhe mendje-hapjes së partisë sot. Unë kam qenë disa herë kritik ndaj lidershipit të PD, vlerësimi ynë kur ka qenë i ndryshëm e kam thënë dhe i kam qëndruar mendimit tim”, tha Ruli.
Ai deklaroi se “Sot, kam bindjen e plotë se me veprimtarinë e PD-së, sidomos në dy vitet e fundit unë jam plotësisht dakord me çdo aksion politik të saj dhe, për më tepër ndjehem i vlerësuar që unë mund të jap kontribut sot, në përzgjedhjet e një ekipi sa më cilësor kandidatësh, në atë që do të jetë, përplasja më e madhe elektorale, por pa dyshim një nga fitoret më të mëdha elektorale të PD-së”.
Anëtarët e Komisionit dhe dy ndihmësit në procesin e vlerësimit të propozimeve të ardhur nga anëtarësia, u takuan sot me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, një ditë pas miratimit të Komisionit nga Kryesia dhe Këshilli Kombëtar i PD./noa.al
Kryedemokrati Lulzim Basha priti sot në takim anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve për deputetë, dhe në përfundim të tij jep një mesazh.
Basha thotë se në ditën e parë të punës së Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave, i shprehu anëtarëve të tij, Bujar Nishanit, Besnik Mustafajit, Genc Rulit, Enriketa Papës dhe Mark Markut, vlerësimin për angazhimin në këtë proces risi të politikës shqiptare.
Ai deklaron se PD do të përfaqësohet në përballjen e ardhshme elektorale nga elita e saj politike, si dhe nga personalitete të shquara të jetës akademike dhe publike dhe se nisja e punës nga Komisioni i Vlerësimit të kandidaturave është vetëm faza e parë e seleksionimit të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme.
“Ky është momenti të shpreh mirënjohjen për çdo anëtar të Partisë Demokratike, që kontribuoi në këtë proces të propozimit të kandidatëve, duke evidentuar më të mirët e më të mirëve, të cilët përbëjnë një korpus të rëndësishëm për administrimin e qeverisjes që shqiptarët do t’i besojnë PD-së dhe aleatëve të saj. Mirënjohje për Institutin Republikan Amerikan IRI, konservatorët britanikë, CDU dhe Fondacionin Konrad Adenauer, si dhe familjen tonë të madhe politike, Partinë Popullore Europiane – PPE, që na kanë mbështetur dhe vazhdojnë të na asistojnë në këtë proces dhe inkurajojnë që ai të ndiqet si model i demokratizimit të forcave politike, në Shqipëri dhe në gjithë Rajonin”, shprehet Basha.
Ai shton se përzgjedhja e kandidaturave për zgjedhjet e ardhshme do të jetë epoka e re në demokratizimin e partive politike shqiptare.
Sipas tij modeli i PD, ku zëri i anëtarësisë dëgjohet në përzgjedhjen e përfaqësuesve në parlamentin e ardhshëm dhe drejtuesve në nivel vendor dhe qendror, do të jetë dhe modeli për qeverisjen e ardhshme, ku zëri i qytetarëve do të jetë parësor në vendimmarrjet për Shqipërinë, për shqiptarët, për zhvillim dhe punësim, si prioritet kryesor i imi dhe i PD.
“Me modelin më të mirë të përzgjedhjes së kandidaturave, me programin shpresëdhënës dhe angazhimin tonë të plotë dhe serioz, motorët e ndezur të fushatës sonë po çojnë përpara çdo ditë e më shumë procesin e pashmangshëm të rrotacionit politik. Ditë më të mira”, thotë Lulzim Basha. /noa.al
Çift apo shpërthim? Çfarë shikoni të parën në këtë imazh? Teste të tilla projektuese psikologët i quajnë teste Rorschach
Dhe nga ajo që shikoni në foto, zbuloni një të vërtetë për veten tuaj.
Çift
Ju shqetësoheni shumë, përgatiteni gjithmonë për më të keqen. Ju patjetër që mendoni shumë, që do të thotë që shpesh shqetësoheni për gjëra që nuk janë të rëndësishme ose që nuk janë as problem.
Shpërthim
Ju keni një nevojë të madhe që njerëzit e tjerë të duan dhe keni një prirje të jeni kritik ndaj vetvetes. Ju keni një sasi të madhe të kapacitetit rezervë që nuk e keni kthyer në avantazhin tuaj. /noa.al/
Dy astronautët e NASA-s që udhëtuan për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës me mjetin e ri fluturues Crew Dragon të kompanisë SpaceX, u kthyen me sukses në Tokë të dielën, pas një qëndrimi prej dy muajsh në orbitë.
Kapsula me astronautët Bob Behnken dhe Doug Hurley u ul me parashuta në Gjirin e Meksikës, duke i dhënë fund një udhëtimi që shënoi misionin e parë pas nëntë vitesh të NASA-s për dërgimin e astronautëve në stacionin orbital.
Menjëherë pas uljes, Behnken dhe Hurley raportuan se ndiheshin mirë. Drejt kapsulës nxituan motoskafët për të marrë astronautët.
Kapsula e misionit Endeavour u shkëput nga stacioni orbital të shtunën mbrëma për t’u ulur pranë brigjeve të Floridës të dielën pasdite.
Kjo është procedura e parë e këtij lloji me një kapsulë hapësinore të ndërtuar nga një kompani private.
“Ishin dy muaj të shkëlqyer dhe ne vlerësojmë gjithçka që ju bëtë si ekuipazh për të na ndihmuar të provojmë aftësitë e Dragonit në fluturimin e tij të parë me njerëz,” i tha astronauti Hurley anëtarit amerikan të ekuipazhit të mbetur në stacion, Chris Cassidy, para largimit.
NASA dhe SpaceX, që monitoronin kthimin e ekuipazhit, e përjashtuan opsionin që kapsula të ulej në oqean në fillim të javës së kaluar, për shkak të stuhisë tropikale Isaias, e cila tashmë është zbutur.
Me uljen e së dielës në Atlantik, anija do të provojë se është në gjendje të transportojë me sukses astronautët për në hapësirë dhe t’i kthejë ata në Tokë. Këtë udhëtim kompania SpaceX e ka realizuar dhjetëra herë me ngarkesë por kurrë më parë me njerëz në bord.
“Pjesa më e vështirë ishte të na çonte në stacion, por më e rëndësishmja është të na kthejë në Tokë,” tha Behnken gjatë ceremonisë së lamtumirës të shtunën në stacionin hapësinor.
Më 31 maj, SpaceX e sipërmarrësit miliarder Elon Musk, u bë e para kompani private që dërgon njerëzit në orbitë.
Zyrtarët e NASA-s kanë thënë se kapsula Crew Dragon, që mund të mbajë deri në shtatë astronautë, ka qenë në gjendje mjaft të mirë që nga lëshimi drejt stacionit hapësinor, ku astronautët kanë kryer testime dhe monitorime të funksionimit të saj gjatë kohës që ajo rrinte në pritje, e ankoruar në stacion.
Ndodh edhe kjo! Një plazhist në plazhin e Vlorës ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Siç shihet dhe në videot e mëposhtme të publikuara nga JOQ, burri shfaqet me tanga në plazh dhe kështu ka nxjerrë “në shesh” të pasmet e tij.
Ai ndodhet nën shoqërinë e një gruaje dhe shfaqet i qetë. Sakaq, burri lëviz lirshëm rreth bregut të detit.
Por ndërsa për të një plazh i tillë mund të jetë normalitet, veshja e tij nuk ka kaluar pa u vënë re dhe filmuar.