Dukati

Kryedemokrati Lulzim Basha jep një mesazh lidhur me situatën e Covid dhe va ksinën për lu ftimin e Covid-19

Kryedemokrati Lulzim Basha jep një mesazh lidhur me situatën e Covid dhe vaksinën për lu ftimin e Covid-19.

Ai thotë se të gjithë e kanë të qartë se vaksina që po përgatitet në kohë rekord në laboratorë të ndryshëm të botës mbetet mjeti më efikas për ndalimin e pa ndemisë Covid-19.

Sipas tij, synimi është që ashtu si jemi vaksinuar kundër fruthit, rubeolës, hepatitit apo edhe virusit të gripit stinor, të mund që të vaksinohemi edhe kundër virusit Covid-19 sapo të jetë gati vaksina.

Ai shton se për këtë arsye gjithë vëmendja e qeverive anembanë botës sot është fokusuar tek sigurimi i vaksinës anti-Covid si mënyra e vetme për të ndalur virusin që po merr çdo ditë jetë njerëzish.

“BE, SHBA, por edhe vendet fqinje me Shqipërinë kanë paraporositur, rezervuar apo kanë ndarë fonde të veçanta për blerjen e saj, duke qenë se kërkesa për vaksinën anti-Covid është globale dhe kapacitetet prodhuese nuk mundësojnë dot një shpërndarje të njëtrajtshme të saj. Kjo është e vetmja qeveri që nuk ka thënë ende asnjë fjalë dhe nuk ka bërë publik asnjë plan për sigurimin e vaksinës. Është urgjente të përcaktohen fondet e nevojshme për vaksinën anti-Covid dhe të nisin bisedimet me BE dhe SHBA në mënyrë që edhe qytetarët shqiptarë të kenë mundësi të vaksinohen kundër covid19 sapo vaksina e re të jetë gati. Pa asnjë vonesë!”, shkruan Basha.

Ai thotë se shqiptarëve vazhdon t’ju mungojë informacioni se si është situata në spitale, sa teste janë siguruar, sa shtretër, sa aparate respiratore dhe medikamente janë në dispozicion për njerëzit në nevojë dhe se qytetarët ende nuk kanë mundësi të testohen edhe kur kanë patur kontakt me persona të infektuar.

Basha deklaron se nuk mund të vazhdohet më kështu dhe se pasojat e kësaj neglizhence do të jenë fatkeqësisht shumë të rënda, si për shëndetin ashtu edhe për ekonominë e shqiptarëve.

“Ndaj pa humbur më asnjë ditë, duhet që qytetarët të informohen me përgjegjësi dhe transparencë: sa vaksina kundër gripit sezonal ka siguruar qeveria, sa do të jetë fondi në dispozicion për vaksinën anti-covid dhe çfarë protokollesh do të ndiqen për bërjen e kësaj vaksine me qëllim që tu sigurohet mundësia të gjithë shqiptarëve sipas radhës së përcaktuar nga niveli i rrezikut të ekspozimit”, thotë ndër të tjera lideri i opozitës.

Në mbyllje ai përsërit thirrjen që qytetarët të kujdesen për shëndetin e tyre dhe të afërmve të tyre, të respektojnë distancimin social, të mbajnë maskat dhe të zbatojnë të gjitha protokollet shëndetësore të OBSH-së.

“Virusi është mes nesh dhe derisa të kemi vaksinën, kujdesi dhe masat e gjithsecilit prej nesh janë jetike për t’u mbrojtur prej ti”, deklaron Lulzim Basha. /noa.al

Kryedemokrati Lulzim Basha jep një mesazh lidhur me situatën e Covid dhe va ksinën për lu ftimin e Covid-19 Read More »

SHkencëtarët bëjnë parashikimin e madh/ Kur dhe si do të jetë fundi i botës

Shp ërthimi i madh që do të sjellë edhe fundin e botës nuk do të ndodhë për të paktën 101.100 vjet. Kjo shifër është një 1 e ndjekur nga 1100 zero – një numër aq i madh sa nuk ka as edhe emër për të. – “Nëse e shkruajmë është një faqe e tërë me zero,” – thotë autori i studimit Matt Caplan, një astrofizikan i Universitetit Shtetëror të Illinois. (Mosha aktuale e universit është rreth 13,7 miliardë vjet.)

Ai thotë se para fundit të botës, me siguri prej kohësh jeta nuk do të ekzistojë më në Tokë, madje gjithçka do të duket e zymtë, dhe trishtuese.

“Është përtej fushëveprimit të çdo shkalle kohore për të cilën ne zakonisht mendojmë,” – pajtohet Polin me të, një tjetër studiues.

Por nëse Caplan ka të drejtë, këto shpërthime me siguri do të jenë ngjarjet më të mëdha astrofizike para fundit të botës.

Yjet digjen duke shkrirë hidrogjenin në helium, brenda bërthamave të tyre. Kur një yll mesatar, rreth madhësisë së diellit tonë ose pak më i madh, ka përdorur të gjithë hidrogjenin e tij, ai nuk ka energji të mjaftueshme për peshën e yllit të vet, dhe thelbi fillon të kontraktohet ndërsa shtresat e jashtme zgjerohen në mënyrë drastike. Ndërsa thelbi zvogëlohet, presionet dhe temperaturat rriten, duke lejuar që elementët më të rëndë të bashkohen.

Ylli përfundimisht hedh shtresat e tij të jashtme, dhe ajo që ka mbetur formon një objekt ultra të dendur vetëm disa mijëra kilometra përtej – ose formon një xhuxh në formë të bardhë.

Këta yje të bardhë ‘xhuxh’ janë fotografuar gjatë një studimi astronomik të realizuar nga Teleskopi Hapësinor i NASA-s në 2006.

Gjatë një periudhe triliona deri në qindra triliona vjet, xhuxhët e bardhë rrezatojnë çdo nxehtësi që mbetet, dhe mbetjet e ngrira nganjëherë quhen xhuxha të zinj. Por, edhe pse xhuxhët e zinj janë të ftohtë dhe të vegjël, duke i bërë ata të jenë të qëndrueshëm për periudha të mëdha kohore, llogaritjet e Caplan tregojnë se bashkimi bërthamor mund të ndodhë falë një dukurie të njohur si “tunele kuantike”.

Brenda bërthamave të xhuxhëve të zinj, bërthamat e atomeve individuale kanë secila një ngarkesë pozitive, kështu që ato zmbrapsin njëri-tjetrin si polet e një magneti. Por sipas teorisë kuantike, çdo bërthamë vepron si një valë, apo si edhe një grimcë.

Falë kësaj dukurie të ngjashme me valën, bërthama herë pas here do të “tunelojë” përmes barrierës së repulsionit që e ndan atë nga fqinji i ngarkuar në mënyrë të ngjashme.

“Ne i mendojmë xhuxhët e bardhë si këto objekte krejtësisht inerte,” – thotë Marten van Kerkwijk, një astrofizikant në Universitetin e Torontos, i cili nuk ishte i përfshirë në studim. “Vërtet është e kotë të mendosh që këta yje të qetë dhe të vdekur mund të vazhdojnë të shkrifen.”

Gjatë triliona vitesh, këto reagime super të ngadalta të shkrirjes do të prodhojnë hekurin e elementit të rëndë, sipas Caplan. Procesi gjithashtu do të lëshojë pozitrone, të cilët janë të ngjashëm me elektronet, por kanë ngarkesë pozitive. Kur këta pozitrone ndeshin elektrone në thelbin e yllit, ata do të asgjësojnë njëri-tjetrin. Nga elektronet dhe presioni që ata ushtrojnë, xhuxhat e bardhë nuk do të jetë më në gjendje të kapërcejnë tërheqjen e gravitetit.

Ato do të vazhdojë të zvogëlohet derisa të ndodhë shpërthimi, i ngjashëm me një nga supernovat tradicionale.

Caplan vëren se vetëm yjet më të rëndë se xhuxhi i bardhë – ata me një masë më shumë se rreth 1.2 herë më të madh se dielli – mund të pësojnë një shpërthim të tillë. Edhe kështu, një shpërthim i xhuxhit të bardhë do të jetë fati i rreth një përqind e afërsisht 1023 yjeve që ekzistojnë sot, – thotë ai, lidhur me studimin shkencor, mbi fundin e universit tonë.

/NOA.al

SHkencëtarët bëjnë parashikimin e madh/ Kur dhe si do të jetë fundi i botës Read More »

Gazetarja Rudina Xhunga: Na duhet pikërisht një vaksinë për babëzinë!

E gjithë jeta jonë tani duket se po rrotullohet rreth koronavirusit.

Problemet e tjera çuditërisht janë harruar, edhe pse janë ende aty, si para shfaqjes së virusit, madje problemet mund të jenë edhe më të mëdha tani, pavarësisht se për to, flitet gjithnjë e më pak.

Gazetarja Rudina Xhunga, përmes një “story” në instagramin e saj ka treguar punën që po bëhet në çdo cep të Tiranës për të ngritur pallate sa më të larta, ndonëse shumë prej tyre bllokojnë të tjerat që ndodhen rrotull.

Ajo në shenjë revolte është shprehur se duket sikur askush nuk e vë re këtë ‘katastrofë’ dhe këtë e quan babëze që ka nevojë për ‘kurim apo vaksinë’.

Koronavirusi nuk është asgjë, teksa ajo thotë se na duhet pikërisht një vaksinë për babëzinë.

Këtë vaksinë gazetarja e lidh me mosndryshimin dhe babëzinë që kanë shumë njerëz duke prekur edhe të drejtën elementare të të tjerëve, siç është drita dhe dielli.

/NOA.al

Gazetarja Rudina Xhunga: Na duhet pikërisht një vaksinë për babëzinë! Read More »

Rama: Mëso Ilir se s’të ka borxh Shqipëria!

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërsih akuzave të Presidentit, Ilir Meta, në lidhje me situatën e krijuar së fundmi, në pikat kufitare të kalimit në Kakavijë dhe në Kapshticë.

Pak momente pasi u akuzua nga Presidenti, për situatën, përmes një postimi në rrjetin social Twitter Rama tha se e njëjta situatë ndodhi edhe në Bullgari, por presidenti i këtij vendi nuk ka akuzuar qeverinë siç bën Meta.

“Sipas gazetës “Ekathimerini” radha e veturave që pritën nga Bullgaria në doganën e Kulatas në Greqi,shkoi 10 km,ndërsa ajo e kamionëve arriti 15 km!” – shkroi Rama.

“Por Presidenti bullgar s’doli të fajësojë qeverinë e as i quajti qytetarët pa atdhe e pa shtet!Mëso Ilir se s’të ka borxh Shqipëria”, mbylli Rama reagimin e radhës.

Meta falënderoi në reagimin e sotëm qeverinë greke dhe ambasadoren shqiptare në Athinë, për zgjidhjen e situatës, duje fajësuar atë shqiptare, madje bëri fajtor Ramën që juridikisht njihet edhe ministër i Jashtëm.

/NOA.al

Rama: Mëso Ilir se s’të ka borxh Shqipëria! Read More »

“Syri i kaltër” – Një aset që qan për Zot – Nga Sejmen Gjokoli

“SYRI I KALTËR” – NJË ASET QË QAN PËR ZOT…
-Ose: Tortura që e ka emrin “Syri i Kaltër”-
Kisha kohë pa shkuar te Syri i Kaltër, më mirë të them, prej kohës kur rruga ishte e asfaltuar.
E dija që as dy vite të shkuara më parë, kishte të pa asfaltuara vetëm dy apo tri kthesa ndërkohë që sot, prej rrugës nacionale e deri ku del uji i Syrit, është e gjitha pluhur e baltë, pa as një të vetme grimcë asfalti.
Për çudi asnjë shënjë e vetme diku, si të mos kishte parë asnjëherë asfalt në kurriz.
Jam befasuar nga vizitorët e shumtë po edhe jam brengosur kur mu desh të shikoja me sytë e mi cfilitjen e tyre, makinat lënë vend e pa vend anës rrugës, shumë larg destinacionit, njerzit-vizitorë në këmbë përmes pluhurit dhe vapës.
Dhjetra e dhjetra makina me targa të lloj-lloj shteteve, me qindra e qindra njerëz të moshave e gjinive të ndryshme.
Ardhur prej Kosove, Maqedonisë së Veriut, Italisë, Bullgarisë, Greqisë e plot të tjerë nga vendi.
Të gjithë të nisur si drejt një feste të stërmadhe në natyrë.
Të gjithë drejt “Syrit të kaltër”, si një burim i rrallë natyror, ca më tepër si atraksion turistik me statusin “Monument natyror”.
Po, për të ardhur keq,
“Syri i kaltër” i katandisur si mos më keq, gjithandej ferra e driza, shkurre e bimësi si pa parë kurrë vëmëndje dhe dorë njeriu.
E tillë e gjithë sipërfaqia, dikur me shtigje e rrugica të kuruara hijshëm e nga ku mund ti bije kryq e tërthor asaj mrekullie natyrore në të dy anët e lumit që bëhet njësh me ujin që buron nga Burimi monumental. Tani gjithë ajo merekulli e gjëlbër natyrore e ujore e mbetur pa as më të vogëlin shkëlqim të së kaluarës.
Gati të dhimbseshin ata njerëz që prej kushedi nga vinin e të etur për të vizituar “Monumentin natyror” me emrin “Syri i kaltër”, ofruar jo pak prej agjencive turistike por që jo pak është shpenzuar gjithandej për promocion.
Madje seti promocional në hyrje të rrugës, aty ku duhet të kthehesh majtas apo djathtas për te “Syri…” shkëlqen i ndezur nga ngjyrat e bukuritë.
Edhe punonjësi i shërbimit, bash aty në hyrje të rrugës që kalon mbi digën e liqenit, tepër korrekt kur të jep biletën dyqynd lekëshe, po edhe kur e pyet e ngre supet kur i thua diçka për katandisjen e rrugës.
I hadha një sy biletës për të parë institucionin mbikëqyrës e menaxhues dhe lexova të shkruar me bojë të kaltër, në ngjyrën e ujit të “Syrit…”: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura”.
Të paktën për “Syrin e Kaltër” më duhet të them: “Monumenti i Natyrës”, “Syri i kaltër”, një aset i jashtëzakonshëm turistik që, për fat të keq, ndodhet në një “Zonë të pa mbrojtur”.
Sejmen Gjokoli
Syri i Kaltër, 16.08.2020

“Syri i kaltër” – Një aset që qan për Zot – Nga Sejmen Gjokoli Read More »

Presidenti Meta dekoron tre nga emblemat e polifonisë shqiptare

Në vijim të vizitës në Pilur të Himarës, Presidenti i Republikës vlerësoi tre nga emblemat e polifonisë shqiptarë, këngëtarë të grupit polifonik “Bejkë e bardhë”.

Në ceremoninë solemne të organizuar në sheshin kryesor të Pilurit, ku merrnin pjesë Kryetari i Bashkisë së Himarës, Gjergji Goro, Kryeplaku i fshatit Pilur, Dritan Bala, autoritete vendore dhe dhjetra qytetarëve, Kreu i Shtetit vlerësoi me Titullin e lartë, “Mjeshtër i Madh” *Kristo Çipa me motivacionin: “Për kontributin dhe talentin e spikatur në lëvrimin e këngës polifonike të Bregdetit. Si poet, prozator, publicist, organizator i grupeve folklorike dhe krijues i këngëve me karakter të theksuar lirik, shoqëror e atdhetar. Përçues i traditës dhe ideve të krijuesve popullorë e atdhetarë në trevën e Himarës”.

Gjithashtu, Presidenti Meta vlerësoi me Titullin “Mjeshtër i Madh”, znj.Ermioni Mërkuri, me motivacionin: “Si një nga interpretueset më të talentuara të këngës polifonike piluriote. Me pasionin, zërin e rrallë dhe dashurinë për këngën e popullit te saj ajo ka luajtur një rol të madh në ruajtjen e traditës dhe kultivimit të mëtejshëm të folklorit të zonës”.

Ndërsa me Titullin “Naim Frashëri”, Kreu i Shtetit çmoi Dhimitraq Bala me motivacionin: “Si një prej këngëtarëve më të shquar të këngës polifonike. Me talentin e tij, si kthyes klasik e tradicional, i ka dhënë frymë dhe timbër kësaj kënge, duke fituar admirimin e publikut të gjerë të isopolifonisë”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Meta në një postim në rrjette sociale, ku shkruan: “Këngët e Atdheut tim Janë ilaç dhe janë shërim” Piluri nuk mund të perceptohet pa polifoninë e tij magjike. Këngët e pilurjotëve kanë frymëzuar luftën e kanë zbukuruar jetën, dhe janë disa prej perlave të fondit të artë të kulturës sonë kombëtare. Pilurjotët i kanë kënduar bukurive të bregut, dëshmorëve, betejave për liri, heronjve, lirisë së Kosovës dhe atdhedashurisë! Breza të tërë në kushtet e një jete tejet të vështirë, janë frymëzuar dhe argëtuar nga kënga e jashtëzakonshme “Tundu Bejkë e bardhë tundu”. Ndaj në shenjë nderimi, pata kënaqësinë të vlerësoj në Pilur tre nga emblemat e polifonisë shqiptare, pjesë e grupit polifonik “Bejkë e bardhë”, Kristo Çipa, Ermioni Mërkuri dhe Dhimitraq Bala, të cilët me pasionin, talentin dhe zërin e rrallë kanë përçuar me mjeshtëri të rrallë nga brezi në brez, traditën, kulturën dhe kanë kultivuar folklorin e jashtëzakonshëm të Himarës. Ju këndoftë zemra përherë!

Presidenti Meta dekoron tre nga emblemat e polifonisë shqiptare Read More »

Vogëlushi shqiptar në Kakavijë, ulet në gjunjë,mban shtrënguar në gjoks pasaportën shqiptare dhe qan me lot

Ka.osi që ka përfshirë pikën kufitare të Kakavijës ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Njerëz të lodhur, të stresuar, pa gjumë, pa ngrënë, me sytë nga shteti për zgjidhje, këto janë pamjet që na kanë ardhur nga Kakavijë gjatë 5 ditëve të fundit.

Por “vulën” kësaj situate ia vënë fotot e mëposhtme. Një djalë i vogël, me l.ot në sy, i lodhur nga prijta e madhe në kufi, mban shtrënguar në gj.oks pasaportën shqiptare. Ai bashkë me të afërmit e tij i bindet urdhrit të policisë shqiptare duke qëndruar në radhë. Ndërkohë, në një moment dor.ëzohet, ulet në gjumë dhe nis të qajë.

Nuk dihet sesa netë ka qëndruar djali në Kakavijë. Ajo që dihet është se ai është zhg.ënjyer nga shteti shqiptar, nga i cili ka shpresuar çdo minutë dhe orë se do ta zgjidhë këtë situatë.

Vogëlushi shqiptar në Kakavijë, ulet në gjunjë,mban shtrënguar në gjoks pasaportën shqiptare dhe qan me lot Read More »

Vasili,Ramës: ‘I thoni të mbyll gojën ky korb i mallkuar’

Nënkryetari i Levizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, shpërthen në akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, ku e quan “korb të mallkuar”

Ai u shpreh i pakënaqur me menaxhimin që qeveria po i bën situatës në Kakavijë.

Vasili tha se Rama nuk bën as përpjekjen më të vogël për të ndërprerë pushimet e për t’u shkuar në ndihmë qytetarëvë që po vuajnë.

“I thoni që të heshtë ky Korb i Mallkuar, pra KM-ja! Në Kakavijë po konsumohet një dramë humanitare që dhemb shumë. KM-ja është thjesht spektator dhe komentator. Por një komentator që i ngjan një Korbi të Mallkuar: që ndjell keq, që nuk ndihmon, që të lë në baltë, që jua hedh fajin shqiptarëve, që nuk lëviz gishtin, që nuk lëviz pushimet, që nuk lëviz ndihmat, që nuk lëviz paratë për të ndihmuar, por dhe kjo është më e liga edhe nuk pushon së foluri zi dhe papushim. Një ndihme mund ta japë KM-ja: TË MBYLLË GOJËN DHE TË HESHTË,”-shkruan Vasili.

Vasili,Ramës: ‘I thoni të mbyll gojën ky korb i mallkuar’ Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com