Dukati

A e dini sa milionë euro në vit shpenzojnë shqiptarët për bare, restorante e hotele

A e dini sa janë rritur shpenzimet për bare, kafe e restorante vitet e fundit?

Kur vjen puna për të thyer rekorde jemi të sigurt që asnjë shtet në botë nuk mund të na e kalojë për nga numri i bar-kafeve, të cilat i gjen në qendër të qyteteve, në çdo cep të lagjes, apo edhe anash rrugëve ndërqytetase.
Por, sa shpenzohet në një vit në bare, restorante e hotele. Sipas INSTAT, i cili publikon konsumin final -të familjeve sipas grupeve kryesore, në 2018-n, viti i fundit kur janë në dispozicion të dhënat, shpenzimet totale për grupin e bare restorante e hotele ishin 47.8 miliardë lekë, ose rreth 385 milionë euro, duke shënuar një nivel rekord dhe duke u rritur me 11% në raport me vitin e mëparshëm.

Ndonëse të varfër, shqiptarët nuk kursehen për kafe dhe vit pas viti, shpenzimet janë rritur, të nxitur dhe nga ardhjet e turistëve të huaj. Nga 2014-a, rritja ka qenë e shpejtë, siç duket edhe nga grafiku.

Shpenzimet për kafe, restorante e hotele përbëjnë 3.7% të konsumit gjithsej. Shqiptarët shpenzojnë për kafe e restorante e hotele, më shumë sesa për arsimin, apo për pije e duhan, sipas INSTAT.
Sipas të dhënave të tjera të INSTAT numri i aktiviteteve që ofronin shërbim të pijeve arriti në 14,776 gjatë vitit 2018, duke u rritur me 4% në raport me një vit më parë, pas një rënieje në vitin e mëparshëm.

Në raport me popullsinë, Shqipëria numëron 518 bare për çdo 100 mijë banorë, duke kapur rekord jo vetëm në Europë, por edhe në botë. Ndërsa lë shumë pas vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas përllogaritjeve të “Monitor”, bazuar në të dhënat e Eurostat mbi numrin e aktiviteteve të shërbimit të pijeve dhe numrit të popullsisë, numri i bareve në Bashkimin Europian në vitin 2017 nuk ishte më i lartë se 115 bare për çdo 100 mijë banorë.

Në vend të parë për sa i përket numrit të bareve në BE renditet Portugalia, e cila kishte 427 bare për çdo 100 mijë banorë.

Në top 5 vendet me numrin më të lartë pas Portugalisë, është Spanja me 392 bare për 100 mijë banorë, Greqia me 343, Kroacia me 240 dhe Italia me 211.

Nga ana tjetër, numrin më të ulët ndër vendet e BE-së dhe vendeve kandidate për t’u anëtarësuar e ka shënuar Serbia, ku sipas të dhënave të Eurostat dhe përllogaritjeve të “Monitor” në raport me popullsinë kishte vetëm 9 bare (aktivitete të shërbimit të pijeve) për 100 mijë banorë.

Kafete e restorantet përbëjnë 16% të ndërmarrjeve në ekonomi, punësojnë rreth 50 mijë individë. Sektori është ndër më të rëndësishmit për punësimin, duke u krahasuar me industrinë e tekstileve e këpucëve, që ka gjithsej rreth 55 mijë të punësuar. 64% e atyre që punojnë në bare e restorante janë meshkuj.

Ndërsa në vend numërohen rreth një mijë hotele, por informaliteti mbetet i lartë.

A e dini sa milionë euro në vit shpenzojnë shqiptarët për bare, restorante e hotele Read More »

Deputeti shqiptar jep dorëheqjen pas kontraditave me kryetarin e partisë

Mbetem parimor dhe rrjedhimisht dorëhiqem nga mandati i deputetit të popullit për të evituar konflikt të mundshëm të interesit me votën time në kuvend”.

I tillë ka qenë vendimi i papritur, u deputetit shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, pak ditë pas zgjedhjeve.

I sapo zgjedhur nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim Florin Besimi bëri të ditur se do të jep dorëheqje nga posti i deputetit.

Ai thotë se për të është nder t’i përfaqësojë qytetarët në Kuvend dhe se rrethanat imponojnë të merr një vendim tjetër.

“Jam shumë krenar që vota juaj kontribuoi në arritjen e marrëveshjes më të mirë koalicionuese që kemi arritur ndonjëherë në të kaluarën, përfshirë edhe kryeministrin e parë shqiptar të vendit. Marrëveshje, e cila u vlerësua si historike nga të gjithë figurat relevante politike shqiptare”.

“Duke qëndruar stoik në parimet për barazi, drejtësi, mundësi për të gjithë dhe duke respektuar në tërësi dhe pa asnjë hezitim ligjin dhe vullnetin e popullit, unë ju njoftoj se mbetem parimor dhe rrjedhimisht dorëhiqem nga mandati i deputetit të popullit për të evituar konflikt të mundshëm të interesit me votën time në kuvend”, tha Florin Besimi.

Ai thotë se ky vendim vjen në pajtueshmëri me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe në ditën kur janë shpallur kandidatët për ministra të rinj.

“Marrëveshjet e mëdha historike e tejkalojnë mandatin tim të deputetit. Rikthehem në shërbim të popullit, aty ku mund të kontribuoj më së shumti, në profesionin tim dhe në qytetin tim. Zoti ju bekoftë dhe na priftë e mbara, gjithmonë bashkë dhe përherë për të mirën e përbashkët. Ju falenderoj nga zemra për mbështetjen dhe besimin e dhënë”, shkruan Besimi.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, kryetarja e Komisionit Anti-korrupsion, Biljana Ivanovska tha se Florin Besimi nuk do të mund të votojë për Qeverinë e re dhe për vëllanë e tij për ministër të Financave për shkak se kjo përbën konflikt interesi.

/NOA.al

Deputeti shqiptar jep dorëheqjen pas kontraditave me kryetarin e partisë Read More »

Si sot, 88 vjet me parë, ndërroi jetë Marigo Posio/ Edhe dritën e syve ja fali flamurit!

Si sot, 88 vjet me pare, ajo nderroi jete ne Tirane, stacioni i fundit ku e perplasen tallazet e jetes. Veterania kombetare ne vitet e fundit te jetes nuk mundi te mblidhte e te dokumentonte jeten e saj ne sherbim te kombit, pasi ishte e verber.
Marigo Posio vdiq e verbuar. Edhe driten e syve ja fali flamurit, derdhur ne qindra qendisma te shqiponjes dykrenore dhe fushes ngjyre gjaku. Tuberkulozi i mori asaj pothuajse gjithe familjen. Djalin Vaso, qe perfundoi Konservatorin ne Amerike; vajzen Fereniqi me te cilen botoi gazeten “Shpresa kombetare”; vajzen tjeter Liri e cila mbylli ditet e pakta te jetes se saj prane te emes. Mbetur vetem e duke djegur gjithcka kishte, me qellim qe te mos shpinte virusin e tuberkulozit ne Hocisht, fshatin e tij te lindjes, bashkeshorti i Marigose, patrioti Jovan Posio, jetoi edhe kater vite me shume. Ai vdiq me 1936 pasi i la dhurate fshatit te tij nje ure e cila ndihmoi femijet per te shkuar ne shkolle.
Marigo Posio dhe familja e saj lame pas nje emer te madh dhe nje aktivitet te gjere ne sherbim te Shqiperise. Ajo, jo vetem si qendistarja e flamurit te Pavaresise, por edhe si luftetare e emancipimit te gruas shqiptare. 💐🇦🇱 N.K

Si sot, 88 vjet me parë, ndërroi jetë Marigo Posio/ Edhe dritën e syve ja fali flamurit! Read More »

Ambasada e Shqipërisë në Greqi, jep një njoftim me rëndësi për të gjithë emigrantët shqiptarë

Ambasada e Shqipërisë në Greqi, jep një njoftim me rëndësi për të gjithë emigrantët shqiptarë.

Bëhet me dije se kanë mbërritur pasaportat dhe kartat e identitetit deri më 31 korrik.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë njofton se, kanë mbërritur pasaportat dhe kartat e identitetit deri më 31 korrik 2020.

Shpërndarja e pasaportave dhe kartave të identitetit ka nisur të kryhet pranë hyrjes nr. 1 të Ambasadës.

Ambasada njofton se procedura për tërheqjen tyre kryhet nga dita e hënë deri të premten, ora 08:00-16:00 “Nëse dëshironi që të merrni nëpërmjet postës vetëm pasaportën na dërgoni në adresën e emailit: [email protected]

Emër mbiemër Adresën e saktë të banimit Kodin postar Numrin e celularit Foto të kuponit të aplikimit

Lidhur me tërheqjen e kartës së identitetit është e detyrueshme paraqitja fizike në Ambasadë”. /noa.al

Ambasada e Shqipërisë në Greqi, jep një njoftim me rëndësi për të gjithë emigrantët shqiptarë Read More »

Monika Kryemadhin me Baba Mondin në Tomorr: Covid-i mundet me oksigjen

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, i është bashkuar pelegrinazhit që mbahet në malin e Tomorrit, këto ditë fund gushti.

Prej andej ajo ka ndarë një fotografi me kreun e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, Edmond Brahimaj, apo siç njihet ndryshe si Baba Mondi.

Kryemadhi jep një mesazh, duke shkruar, “Covid-i mundet me oksigjen dhe ku ka më shumë oksigjen se në Malin e Tomorrit! Zoti i bekoftë shqiptarët!”

Prej vitesh në teqenë e Kulmakut që ndodhet në malin e Tomorrit, shkojnë me qindra mijëra pelegrinë, të cilët kalojnë natën në mal në çadra dhe kampingje të improvizuara.

Ata luten në teqe dhe pranë varrit të Abaz Aliut për shëndet dhe mbarësi.

Monika Kryemadhin me Baba Mondin në Tomorr: Covid-i mundet me oksigjen Read More »

Talat Xhaferi rizgjidhet kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Pas zgjedhjeve të reja dhe marrëveshjes mes partisë fituese të Zoran Zaev dhe partive shqiptare të kryesuara nga Ali Ahmeti, Talat Xhaferi është rizgjidhur kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut edhe për 4 vite të tjera.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat vendase.

Raportohet se Xhaferi u zgjodh me 62 vota “pro” dhe 43 vota kundër.

Për zgjedhjen e Talat Xhaferit në krye të Kuvendit votuan 62 deputetët e Koalicionit qeverisës.

Ata ishin 46 nga Koalicioni “Mundemi”, 15 nga BDI dhe Menduh Thaçi nga PDSH.

Koaliconi ASH-AAA kishte lajmëruar më herët se nuk do të merrte pjesë në votimin e kryeparlamentarit.

Kryetari i Kuvendit në ditët në vijim duhet të caktojë edhe mbledhjen e parë, për zgjedhjen e qeverisë së re. Afati i propozimit për zgjedhjen e qeverisë së re është 2 shtatori.

/NOA.al

Talat Xhaferi rizgjidhet kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Read More »

Këngëtarja e mirënjohur Maya në Dukat: Një ditë me emocione të forta në shtëpinë time! (foto)

Këngëtarja e mirënjohur Maya Alickaj vajza nga Dukati nuk harron asnjëhere orgjinën e saj dhe gjithmonë ndan kujtime nga fshati i saj.
Dhe këtë fundjavë ajo ka zgjedh të rikthehet atje në vendin e saj,në shtëpinë ku u rrit.
Këngëtarja ka ndarë me ndjeksit foto me familjarët dhe djalin e saj të vogël të cilat i shoqëron me një koment në të cilin shpreh emocionet e forta në Dukatin ku u rrit.

‘Nje dite me emocione te forta ne shtepine time, ku u rrita ne Dukat…’/orikuminews

Këngëtarja e mirënjohur Maya në Dukat: Një ditë me emocione të forta në shtëpinë time! (foto) Read More »

Rama, gjermanëve: Ejani pushoni në Shqipëri!

Kryeministri Edi Rama ishte në gjyq me një gazatar të gazetës gjermane ‘Blid’, por ka tërhequr padinë ndaj tij.

Rama e hodhi në gjyq gazetarin duke e akuzuar për shpifje, pas publikimit të dosjeve që flisnin për shittblerjen e votave në zgjedhjet e fundit elektorale.

Pas pushimit të çështjes gjyqësore kryeministrii Shqipërisë ka dhënë një tjetër intervistë për këtë gazetë, ku ka folur për disa çështje, përfshirë edhe situatën e koronavirusit.

“Vendi i tij është një nga pikat e nxehta që politikanët gjermanë fajësojnë për rritjen e numrit të të prekurve nga koronavirusi në Gjermani”.

Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë flet në një intervistë për BILD për akuzat dhe se si vendi i tij po lufton koronavirusin.

Intervisa e plotë:

Zoti kryeministër, janë vendet tuaja që fajësohen pjesërisht për këtë fakt. A po rriten të prekurit me koronavirus?

Unë nuk mendoj se shtetet e Ballkanit paraqesin kërcënim për Gjermaninë apo ndonjë tjetër në Bashkimin Europian, sepse në fund të fundit shifrat flasin vetë. Numrat e lartë janë për këdo një kërcënim. Por kur mendoj se Kina ka pesë raste sot dhe Shqipëria ka 100, atëherë ka diçka që nuk shkon. Dua të them që ka shumë lojëra në veprim me numrat. Ne kemi vendosur të jemi jashtëzakonisht transparent në këtë drejtim. Sigurisht, pas hapjes, u përballëm me një sfidë që ishte më e madhe, sepse ka të bëjë edhe me sjelljen e të gjithë qytetarëve.

Por, përsëri: A është Shqipëria pjesërisht fajtore për numrat në rritje në Gjermani?

Unë kam prirjen të mos pajtohem me këtë, jo sepse unë duhet të mbroj vendin tim, por për shkak të matematikës së thjeshtë. Është e pamundur për ne, për sa i përket numrave, që të jemi në gjendje për të ndikuar te një vend i madh si Gjermania apo shtete të tjera ballkanike të ndikojnë te Franca a vende të tjera të Europës. Dua të them që është më tepër politikë sesa realitet.

Pse ka akoma një ndalim hyrjeje për njerëzit nga Ballkani?

Sepse ka BE dhe jo BE. Pra, është shumë e thjeshtë. Ne kemi një ndarje që në terma praktikë vendoset nga ana e BE-së dhe jo BE-së. Për sa i përket numrave, më lejoni të përsëris se ka sigurisht arsye të mira për këtë dhe se ka një kujdes të arsyeshëm në Gjermani dhe në vendet e tjera. Dhe jo rastësisht, Gjermania është mbi të gjitha, pasi ajo po e trajton Covid-in në një mënyrë mjeshtërore.

A duhet të paguajë Kina për dëmin e shkaktuar nga Corona?

Unë do të mbroja fuqimisht idenë që të sqarohet se si po ndodh gjithçka. Dhe sigurisht nëse dikush ka luajtur kartat e gabuara, duhet të paguajë. E gjithë çështja është se pse bota nuk u informua në kohën e duhur. Pse ka kaq shumë pyetje në lidhje me karantinën në Kinë dhe udhëtimin falas nga Kina? Këto janë pyetje që nuk duhet të çojnë në teori konspirative, por në një hetim të qartë dhe në një analizë shumë më të plotë. Dhe nëse përfundimi është se luhet në mënyrë jo të pastër, atëherë ata që janë përgjegjës duhet të paguajnë.

Kthehemi përsëri në Ballkan: çfarë mendoni për pretendimet e bëra nga disa politikanë për një itinerar ballkanik “Korona”?

Kjo është politikë, sepse nuk ka Korona Ballkanike, nuk ka Mafia Ballkanike dhe as Tërmet Ballkanik ose Sëmundje Ballkanike. Por, politika ndonjëherë ka nevojë – dhe në ditët e sotme gjithnjë e më shumë – për këto shenja dalluese për të arritur te njerëzit. Sigurisht që na trishton, por jemi mësuar me të. Nuk është hera e parë. Ne duhet të merremi me këtë stereotip dhe të përpiqemi të shpëtojmë prej tij.

Çfarë u thoni gjermanëve që duan të shkojnë për pushime në Shqipëri?

Unë u them gjermanëve që të kujtojnë Franz Josef Strauss. Ai erdhi shumë kohë më parë – në 1984. Ai ishte aq entuziast për Shqipërinë atëherë sa sugjeroi – dhe në atë kohë kishte akoma një regjim komunist – se vendi mund të jetë i hapur për turistët gjermanë dhe duhet të gjendet një rrugë midis Shqipërisë dhe Bavarisë. Sepse mendimi i tij, vizioni i tij, bindja e tij ishte që Shqipëria ishte një parajsë që gjermanët duhet të zbulonin. Pra, nëse gjermanët kanë nevojë për një dëshmitar, ndoshta nuk ka asnjë më të mirë se sa Franz Josef Strauss.

/NOA.al

Rama, gjermanëve: Ejani pushoni në Shqipëri! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com